
Nga Frrok Çupi
Vallë cila do të ishte dramatike:
E para, që presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe tenton t’ia mbathë jashtë vendit për të shpëtuar kokën?
Apo 500 mijë, 700 mijë, 1 milionë të rinj apo jo aq të rinj që shkojnë në vendet e Europës, pa asnjë rrezik në udhëtim, pa asnjë frikë, dhe atje punojnë pse mendojnë se ‘është më mirë aty”?
Të arratiset presidenti që ka hyrë në gjak me popullin apo të jetë njeriu i lirë të zgjedhë çfarë të bëjë?
Nuk është fantazi, as edhe një ëndërr e keqe. E kemi përjetuar këtë dramë. Madje pak më parë kishim përjetuar dramën e pushkatimit të atyre që tentonin të kalonin kufirin, deri në vitin 1992. Pas kësaj date vazhdoi po ajo dramë; veçse largimi në masë, pa asnjë mundësi jetese në vend. Në kufi nuk ndodhej më ushtria shqiptare por ishte deti me gojë të madhe, mali me ujqër e armë…, që gëlltiti jetë njerëzish…
Tani këta që tentuan arratisjen nga vendi për shkak të krimeve kundër njerëzimit, kanë vënë duart në kokë se ‘po arratisen të rinjtë nga vendi’.
I dëgjova sot gjithë ditën nëpër tribuna partish makabre, dhe më erdhën para syve ditët kur presidenti i Republikës kërkonte një helikopter që të arratisej nga vendi.
Ishte marsi i vitit 1997. Sali Berisha, në datë 3 vuri përpara si bagëti deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe urdhëroi: ‘Më votoni për mandat të Dytë, ndryshe…’. Ndryshe, banditët rreth presidentit prisnin jashtë sallës me kallashnikovë në duar. Kjo ishte data 3.
Në datë 4 të marsit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën Nr. 1101 për të vendosur në Shqipëri një operacion ushtarak që të mbronte qytetarët shqiptarë nga ushtria ilegale e presidentit. Në Vlorë, ku ndodhesha gjatë gjithë luftës, pa asnjë ndërprerje, djemtë e Labërisë kontrollonin Urën e Mifolit, bregun e Detit dhe hyrjen nga Mesapliku. Ditë e natë, me pishtarë në duar se ‘mos na vjen dushmani’. Dushmnai ishte presidenti Sali Berisha.
Bota ishte tmerruar nga mizoria e presidentit kundër popullit. Kishte mbledhur mijëra civilë nga krahinat e Veriut të vendit, i kishte armatosur, i kishte ngarkuar si thasë me byk nëpër makina dhe i kishte nisur që të luftojnë në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Kuçovë, Cërrik…, kudo në Jug. Skalioni i dytë i sulmit përbëhej nga ushtarët iranianë të dezertuar në Bosnjë Hercegovinë dhe do të luftonin në Vlorë.
Po në datë 4 mars, një ditë pasi u rizgjodh, votuar me grykën e armës, Presidenti urdhëroi ekuipazhin e aviacionit reaktiv UTI MiG-15 me dy pilotë në bord, që të ngjiteshin mbi Vlorë dhe të sulmonin popullin me armë kimike.
Dy pilotët, Ardian Elezi dhe Agron Daci, i dolën duarsh presidentit gjakatar, nuk sulmuan vëllezërit e tyre, dhe fluturuan drejt Italisë duke njoftuar më parë: ‘Kemi ngarkesa armësh kimike”. Italia pranoi pilotët shpëtimtarë. Por ndërtoi edhe një mision të tërë shpëtimi për shqiptarët e sulmuar nga kreu i shtetit. Operacioni i kryesuar nga Italia u quajt Alba, si një agim për Shqipërinë. Përgjegjësinë e ruajtjes së paqes mes presidentit dhe popullit në Shqipëri e mori Korpusi i Tretë i Ushtrisë Italiane. Ky ishte misioni i parë shumëkombësh i udhëhequr nga Italia që në kohën e Luftës së Dytë. 11 vende nga bota dërguan ushtarë në Shqipëri ( gjithsej 7265 trupa ushtarake), për të mbrojtur paqen mes shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë.
Ato ditë, presidenti në jerm lëshoi thirrjen se ‘po vjen Vlora të më vrasë!’. Kërkoi avionin, jo avionin që u ul në Itali pasi nuk qëlloi mbi Vlorë. Kërkoi helikopter dhe leje për të zbarkuar në Europë. Helikopteri u ul në fushën e stadiumit Qemal Stafa. Edhe disa gazetarë militantë lëshuan alarmin se ‘presidenti po arratiset’.
Por me sa duket, Perëndimi nuk e pranoi që atëherë, si sot. Presidenti i arratisur shpiku ‘vrasjen nga populli’, por nuk iku dot. Ditën kur u çlirua selia e presidentit, pas zgjedhjeve të 29 qershorit, në atë seli nuk mund të hyhej më. Miltantët dhe militarët që ruanin Berishën kishin ndotur çdo cep të asaj godine ruso- kineze. U deshën gati tre muaj punë pastruese. Nuk ishte atëherë as Veliaj kryetar Bashkie, që të sillte ushtrinë e pastrimit…
… Tani presidenti i arratisur dhe i pa bitisur qanë hallin e qytetarëve të lirë që shkojnë në Europë. I vetmi që nuk lejohet të shkelë në atë kontinent, është po ky.
Mirepo Spak haleja kerkon fakte te tjera, se keto I duken perralla. Edhe hajd beso tek kjo drejtesi shpellareshd!
"haleja" ka urdher nga mbreti i pashpallur i Shqiperise qe te mos e preke sali vukun se atij i duket se i duhet si "gogol" per mandatin e katert, kur mandatin e ka te fituar me kohe.
O Cupi , o spiun i piste. Ik o legen ke surrat e flet ti o kellire qe spiunoje shoket
Çupi te pakten po Spiunon te verteten e piste siç ka mdodhur, kshu qe Sala te japi llogari çfare i ka bere Vendit dhe popullit
JE GJIGAND FRROK CUPI !!!!!
Jemi deshmitare te asaj kohe, ndaj s'i hiqet asnje presje shkrimit. Por seç kam nje ngërç mu në fyt dhe s'di si ta nxjerr. Me gjithe keto bema te Sa-lehut, si ta shpjegojme faktin qe në 2005, ai u rikthye në pushtet. Dhe u kthye si pohim i fjales se urte qe : "Ujku qimen ndërron po zakone s'e harron!". Bëri më keq: Do mjaftonin dy: Gerdeci, mars 2008 dhe 21 janari 2011. Po le te kthehemi ca vite pas, per ato qe shkruan Frroku. Cilët e shpëtaun Salehun në 9 mars 1997? Prej asaj date 1997-ta, u kthye në vitin e Zi, qe mori afro 3000 njerez. Po Komisioni Parlamentar i ngritur per ato ngjarje, me në krye dy spartakët e partisë, Ngjela dhe Braho, si përfunduan? E pra jane keto qe duhen analizuar. Frroku jund ta beje ate shume mire! Se vetem atehere njerezve u duhet thene, sidomos atyre qe nuk i kane perjetuar gjemat dhe bemat e Saliut, se realisht fajtor nuk ishte vetëm ai. Po cilët ishin? Shume si une e dine, po më mire le ta them ate me vargjet e poeit Ilirian Zhupa: "Kombi im/Komb të kam në fyt/As të vjell dot/Por as dhe të gëlltit.
U kthye ne pushtet sepse cdo popull MERITON qeverine qe ka. Me gjithe gjemat qe beri vetem pak vite me pare, saliu u votua perseri prej... (po e quaj) popullit!! Dhe ky eshte deshperimi me i madh, ai qe vret shpresen. Ikja e trurit, mer kuptim te plote ne rastin e Shqiperise. Shumica e atyre qe kane ikur nga ky vend, jane vertete ai... truri i ikur i Shqiperise. Ketu kane mbetur HAJVANET(jo te gjithe).
Po sot kush po I largon? Saliu? E di o Qup sa largohen? Me diploma me para e shtepi . Jo me barkun bosh. Ikin se nuk ka drejtesi. Ikin se duan te trajtohen barabar e mos ti detyrojne te hidhen nga ballkonet. Vetem Zamua e Gimcet bejne te kunderten...rrine ne Shqiperi sepse jane mbi njerez e bejne ligjin e ne vendet nga ku kane pasaporten do trajtoheshin si kushdo. Ndaj oligarket rrine ne Shqiperi e intelejtualet ikin. Ikin edhe pse nuk ka opozite e nuk ka shprese se vjen dikush me I mire. Ikun dhe prej Saliut padyshim.
O Teo,,te gjithe thone ikin Shqiptaret!!!atje te gjitha klubet jane plote,,,ne vere nuk gjen nje karike bosh per kafe,,te gjithe me Mercedes,te gjithe me shpia te veta (moderne), me rroba te firmes (mesuam se kush jane format) nuk gjen nje apartament ne Tirane (nje dhome gjumi)posht 10,000,euro,,kush I blen?ku I gjejne leket,,shtepite I kane te mobiluara,,luksoze,,mishi ne frigorifer,,me bollik,,une nuk I kam keto kushte,,dhe punoj 10-12 ore ne dite,,,te vine ta provojne,,ketu eshte America ????????
Me fal 100.000 euro,,korigjim
Eshte ajo kategori we po e ben te pajetueshem ate vend per njerezit Normal...nuk matet ekonomia me kafete plot me nje filxhan 80 leke para..se nuk kane ku te shkojne njerezit...o kafe o shpi...as ne rruge nuk ecen dot e as parqe nuk ka. Nuk matet as me 400 mercedese droge e parashe te pista....
E vertet e gjitha e kam par nepermjet televizorit ne Amerike (kisa ikur 1 vite me pare 1 dite pas zgjedhjeve te 26 majit) ndersa Frok Cupi e ka perjetuar vete.Ne qe e shikonim nga larg is him ne Ankth po ju qe perjetuat ate kafshe terori qe dhe zedhe hitleri do ta kishte zili.Nuk e kuptoj se si mundet SPAK-u ta vonoj akoma denimin e tij. Ose duhet ta denoj spaku ose do ta egzeutoj Avni Rustemi nje gje do ta bej ZOTI.
Po Spaku ku e ka futur koken si struck?...
Nuk ka by the spaku te hetoje Saliun mos shpresoni kot ata dhe meten do ta lirojne qe te prishin provat ose ti fshehin
Po ku prishen provat dot me, ata qe kane denoncuar rrezik i kan bere disa kopje provave
Superhero....
Doli pak çyryku i mirdites me marre tasin e supes. Ky ka pjerdh fare , ka kalu ne Salifobi, Ptu rrace muti , Doktori as bythen se fshi me ftyren e ktij tarallaku.
Ik or Frrocko se ty te shkoi jeta ik e shko tek prehri Saliut aq sa ti vete nuk i mba mend sa ecejake ke bo si lavjerres.
Ore spiun, meqe ra fjala ke presidenti, kemi president ne? Keni degjuar ndonje te re pre presidentit? I kam harruar fytyren fare?! Apo, c’e deshe! Te gjitha rolet i luan Kryekari KM. Jepini ndinje rol mbeshtetes edhe te ngratit se paguhet sa 20 pensioniste
Mire do ishte te ikje ti dhe plehrat si ti o spiun, po fatkeqesisht ikem ne. Iu shofte fara plera antishqiptare, Zoti vonon po nuk harron
Jam tmerrësisht shumë për drejtësinë, për tu dënuar e keqja në këtë vënd, por.... Dumani me SPAK me sa vë re nuk ka në mënd të merret me krimen që i janë bërë këtij vëndi, me shkatërrimet barbare, me vrasjet e tmerrshme, me zhdukjen e njerzve etj, etj Në vend që ta filloj këtej ai po merret me pabarazinë në tender, u mortja dhe po lë që çdo ditë vrasësi e keqja e këtij kombi të dalë nëpër tribuna e të vazhdoj të thelloj numurin e kërcënimeve. Shpresa e popullit për drejtësin po kthehet në klloçk, prandaj Frok mos u lodh, faktet e tua e të popullit nuk merren për bazë se nuk dihet ku i kanë marrë detyrat këta.
Tani qe Saliu idyte deklaron qe te ardhurat nga taksat dhe pasurite shteterorei kemi per te forcuar oborrin dhe obortaret do te arratisen pensionistet .Ish presidenti kriminel dhe kryeministri Pictor bolesh do te tunden ne parlament edhe sikur mos kene marre as voten e gruas. Jetojne realitetin Frok dhe mos lepi paret qe ti jep shejtan piktori me doren e qerosit
Ti mali me mut ska se si ta fshije bythen i ashtu quajturi doktor se ja lepin ti o lehaqen.
Vetem nje gje nuk na sqaroi Frroku. Meqenese ky paska qene deshmitar okular i gjithe ketyre mynzyrave te Berishes madje paska qene edhe ne Vlore ne ate kohe mu ne zemer te kryengritjes se vitit 1997, si ka mundesi qe Frroku u bashkua me Berishen pas vitit 2005 madje mori edhe nje post te larte ne ministrine e kultures. Ndoshta Frroku nuk e ka kuptuar sa i keq ka qene Berisha ne 1997 dhe e kuptoi vetem pas 2013 kur Berisha iku nga pushteti. Jam i bindur se po te vije Berisha ne pushtet, Frrokut i humb kujtesa prap dhe kerkon te behet edhe njehere drejtor me "engjellin" Berisha.
Po , ne ato dite ke qene ne Vlore . Dhe sec bete atje ti apo skenddr Gjinushi , e di Vlora . Qe ke operuar me te verteta ne narrative tende , askush nuk te kundershton dot . Madje edhe me shume mund te numeroj bema e gjema per misionarin e PP-se , komunistin vrases , Sali Berisha . Do t'u kujtoj te gjithe ju glorifikuesve te E. Rames dhe qeverise se tij , hapi marcial I komunistit vrases ( zaten komunistet vrases Jane te gjithe ) S. Berisha , ne krye te nje bande mozaik vrasesish , hajdutesh , dhunuesish te hurit e te litarit , te armatosur me hekura PERSE Po shkonte me 8 JANAR Tek selia e PD-se , te drejtuar nga LULZIM BASHA ( BENIAMIN I AMERIKANEVE , pse te mos e themi dhe kete ? ) per t'i puthur , per t'i perqafuar , per t'i takuar APO per T'I VRARE ?! E para kjo qe askush nga ju kritikuesit patetike qe u dhimset kaq shume KY ATDHE , nuk keni denjuar te thoni nje fjale , vetem nje fjale per masakren ne tentative te kriminelit me emrin Berisha !! Dhe e dyta , e poshter , e lige , cnjerezore sa s'ka ku te shkoje me . Ndaj ketij sulmi me hekura , prej disa oresh , si nuk ua tha goja nje fjale per sehirin makaber , shkeljen e syrit heshtjen e lige , sikur te ishin pjese e kohortes vrasese te S. Berishes nga pushteti I E. Rames ...?! E di pergjigjen : Ju mbroni STATUSkUONE r Estabilshmenti kriminal 33 vjecar ose e thene ndryshe RAli dhe Katovices . Juve kritikuesit e medhenj te monsters Berisha Po u del gurrmazi duke e permendur , pa pushtim , emrin e tij si kryetar opozite dhe playset sa e pajiset me Vule , logo e seli ... I lini dokrrat , Frrok , se muret e kalase qe mbrojne Berishen dhe berishizmin , Jane te njohura . Vec belane e madhe e keni me anglo-amerikanet....
O frrok edhe ti je nje shkerdhate si puna e salehit por me nje profil te ulet si jozefina.Kur shkruan provo te mos genjesh se pastaj edhe te vertetat nuk ti beson kush.Per shembull,ti genjen kur thua se po e priste helikopteri per tu arratisur jashte por nuk e pranuan! E verteta eshte se komandanti i gardes xhahit xhaferi me miratimin e salehit donte ta dergonte ne Lac por shoqeruesi i tij Izeti i ka thene se ti do te rrishe ketu dhe kur te vdesim ne merreni dhe shkoni ku te doni.Pastaj salehit i ka sjelle sllobodanka batanije,jastek e carcafe dhe kopili serb flinte poshte tavolines qe mos ta kapnin as plumbat rikoshete.
Paska dale varremihesi Frrok çyqari prap.
SPAK eshte i frikesuar nga saliu,ata me Krajen ne krye bejne sikur punojne,por vetem zvarisin pafund,presin....rezultatin e zgjedhjeve ,kush do i fitoje. Strasburgu foli qarte per 21 janarin,si krim shteteror,banda e krajes,kondileve,dumaneve ,heqin vetem pluhurin e dosjeve. Populli fillimisht e perkrahu spakun,tani po kupton se ata duhen largu so me pare dhe jo tu shtohet mandati i dyte.TURP!!!!
Frrok je gazetar me vlera respekt
Ky artikull nuk ben asgje tjeter vetem se sensibilizon ikjen e shqiptareve nga atsheu i tyre sikur ata vete e deshirojne kete gje dhe nuk jane te detyruar ta bejne kete gje nga pushteti i sotem i Rames! PS ,PD dhe LSI jane e keqja me e madhe e ketij populli dhe kete duhet te sqaroje autori dhe jo ti bjere rreth e rrotull !Ska pike dyshimi qe qofte Saliu,qofte Rama ,qofte edhe Meta perdorin mjete shantazhi kundrejt Spakut duke ditur qe ne gjirin e ketij institucjoni Spak ka sa te duash njerez qe ju sherbejne si Saliut ashtu edhe Rames e Metes!