
Nga Eduard Zaloshnja
Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte katastrofike. Mbi 25% e amerikanëve që kërkonin punë nuk gjenin dot një vend pune. Dhjetra banka e mijra fabrika kishin falimentuar. Mijra fermave u kishin mbetur produktet pa shitur. Në arenën ndërkombëtare SHBA-ja ishte mpakur, pas lavdisë së rolit vendimtar që kishte luajtur në Luftën e Parë Botërore dhe në Konferencën e Paqes së Parisit.
Pas 13 vjetëve, kur Franklin D. Roosevelt vdiq në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ishte kthyer në një superfuqi globale. Në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke krijuar strukturat e reja ndërkombëtare të pas-luftës, si OKB-ja, FMN-ja, dhe Banka Botërore.
Një ndryshim stratosferik i trajektores së SHBA brenda 13 viteve!
Në fillim të vitit 1981, kur Ronald Reagan hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte depresuese. Stagflacioni (një ndërthurje e stagnacionit ekonomik me inflacionin e lartë) kishte mbërthyer ekonominë amerikane për gryke. Largimi me bisht ndër shalë nga Saigoni i ushtrisë amerikane (pas 60 mijë ushtarëve të vrarë në Vietnam) kishte krijuar psikozën e një superfuqie në degradim. Nga ana tjetër, pushtimi i Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, avancimi i forcave komuniste në Angola e Nikaragua, dhe revolucioni islamik në Iran po jepnin sinjalin se forca të tjera po mbizotëronin në botë.
8 vjet më vonë, kur Ronald Reagan doli nga Shtëpia e Bardhë, në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke e çuar Bashkimin Sovjetik në shpërbërje dhe duke izoluar ishuj anti-amerikanë si Kuba, Nikaragua, Irani, etj.
Praktikisht, ai u largua nga Shtëpia e Bardhë duke e lënë SHBA-në superfuqinë e vetme në botë!
Donald Trump synoi një ndryshim të tillë trajektoreje në mandatin e tij të parë, por u largua me bisht ndër shalë nga Shtëpia e Bardhë. Të shohim nëse do ta realizojë synimin e tij në mandatin e rikthimit…
Çfarë shkruan o zelosh?? Sot Amerika ështe ndër Ekonomite më të fuqishme të gobit dhe Ndoshta që ështe në rritje për ditë, inflacjoni në Amerikë, sotë ështe për shkatë të Trampi, që primtoj lek pa farë për shkatë të kovit.. Sotë Rusija, Iran dhe terrorist e tjer Mysliman, janë plotsisht të shkatrrum, fale Badin nëpëmjet izraeli... Trampi fitoj veç për shkatë të immigration dhe ështe populist i pa parë mashtrus, të tjerat janë brroçkulla....
Cfare eshte ajo shprehje u largua me bisht nder shale, more shkerdhate ripjellje sorosiane. E dime se edhe ti bene pjese ne korin e atyre qe po vajtojne. Je i peshtire si analist, bastard!
uau sa u mërzit trapisti Real!