
Nga Eduard Zaloshnja
Në fillim të presidenceës së tij të dytë, Donald Trump deklaroi se po vinte në Shtëpinë e Bardhë me një mandat “plebishitar” elektoral. Por rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se ai nuk arriti dot të merrte as gjysmën e votës popullore (mori vetëm 49.8% të votave në shkallë kombëtare). Ai nuk fitoi dot në 19 shtete, ku banon më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së.
Fitorja e Trump-it u përcaktua në tre shtete kyçe nga vetëm 115 mijë vota (sa ç’është popullsia e Bashkisë Elbasan). Nëse në ato tre shtete (Pennsylvania, Michigan, Wisconsin), 115 mijë votues do ta kishin ndërruar votën nga Trump tek Kamala, kjo e fundit do të kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë…
Le të krahasojmë këtë mandat “plebishitar” elektoral të Trump-it me mandatet e dy gjigantëve elektoralë të 100 vjetëve të fundit.
Franklin D. Roosevelt e siguroi presidencën e tij të dytë më 1936 me 3/5 e votës popullore (60.8% të votave në shkallë kombëtare). Vetëm në 2 shtete fare të vogla nuk arriti ai të fitonte – Vermont dhe Maine (ku senatorët e partisë rivale kishin bazë të fortë përkrahje lokale). Mbi 98% e popullsisë amerikane banonte atëherë në shtetet e fituara nga Franklin D. Roosevelt! Se çfarë bëri ai me atë mandat vërtet plebishitar elektoral e ka regjistruar historia tashmë…
Ronald Reagan e siguroi presidencën e tij të dytë më 1984 me pothuaj 3/5 e votës popullore (58.8% të votave në shkallë kombëtare). Ai nuk arriti të fitonte vetëm në Minesota – shteti ku rivali i tij kishte bazën e vet politike. Mbi 98% e popullsisë amerikane banonte atëherë në shtetet e fituara nga Ronald Reagan! Se çfarë bëri ai me atë mandat vërtet plebishitar elektoral e ka regjistruar historia tashmë…
Se çfarë do të bëjë Trump-i me mandatin e tij “plebishitar” elektoral mbetet historia ta gjykojë…
Cry Zalo cry...!
Ky zalo ka nje problem te madh! Qe tashme eshte cmendur politikisht dhe ha mut sipas deshires se Rames. Per te ardhur keq te shohesh degradimin e tij profesional dalngadale! Tashme eshte i semure psiqik per PS ne si Cim Peka te PD ja. Per te vjelle
O Zalo te hengert tenja, ai flet me shifra dhe fakte qe historia i ka shkuar dhe vulosur, ti pas berihajt akoma si Sali Sheqere Kurva. Po nuk u bete njerez more derezes , kaq poshte u paska rene dinjiteti njerezor ! Kundershton ate qe ka ngjare dhe mbledhjen 1 1 bejne 42 , thote Zalo tenja.
Asnje gje nuk do te beje! Do jete nje deshtim spektakular. Trump nuk eshte politikan, eshte amator ne politike. Politika nuk eshte biznes, ku ben pislleqe (si ka bere pafund), dhe pastaj i rregullon me avokate, para, kercenime.
Linza, kur e bën piktori pse mos e bëjë biznesmeni! Mos ja qaj hallis se keni filluar te mbushni breket nga frika pa ardhur zgjedhjet
Si mund te besohet Zaloshnja, kur parashikimet e tij perfunduan ne plehra? Amerika prandaj eshte e madhe, sepse atje degjohet edhe zeri i shteteve te vogla. Shtetet, qe permend ky njeri pa vlere, 4 vjet ne pare votuan presidentin Biden. Vleresoheshin si bastione te tij. Sot, ato u kthyen pro Trump! Ne Amerike, po te kapen duke vjedhur votat, te bejne njeren. Ne Shqiperi, po vodhe votat (kujtoni Taulant Ballen), te bejne minister, bile te brendshem!
Jepi Daut , hiqe mos e keput; kenaqesi se kenaq veten duke mbyllur syte e mendjes . Pikaaaa!