Big brother Vip - Formati që nxjerr ‘lakuriq’ artistët, kujt duhet t’i besojmë?

22 Janar 2025, 10:53Blog Nga Blerina Moka

Big brother Vip - Formati që nxjerr ‘lakuriq’ artistët,

Për të katërtin vit radhazi, Big Brother Vip Albania, vijon tja dalë të nxjerrë ‘lakuriq’ artistët që vendosin të marrin pjesë në këtë format për të fituar çmimin e Madh prej 100 mijë euro.

Jo vetëm kaq! Por dhe të ofrojë skenar të njëjtë, love story që zgjasin vetëm brenda formatit dhe debate e dhunë mes njëri-tjetrit, ku fiton ai që bërtet e ulëret pasi ecet me teorinë “ka të drejtë ai që bërtet më shumë’.

Ajo ca I serviret shikuesit, janë dramat, lotët për histori që nuk kanë asnjë dallim me cfarë kalojnë njeëz të thjeshtë përtej ekranit, dhe pak, shumë pak vlera, për të mos thënë fare.

Prej kohësh, në Big Brother Vip Albania nuk ka VIPA. Atje shihen njerëz të rëndomtë që nuk e kanë për gjë të përdorin fjalët që gjenden në faqen e fundit të fjalorit të shqipes.

‘Artistët’ tanë VIPA, nuk janë as më shumë e as më pak, se ai gangsteri i lagjes, ose ajo llafazania apo intrigantja e shkallës, e cila në kujtesën time ishte një grua plakë e vetmuar, ndërsa në Big Brother Vip Albania, imazhi i saj është i kuruar deri në detaj.

Gangsteri VIP të shitet si i drejtpërdrejtë, ai ulëret, fyen, lëndon, pështyn, jargavitet madje të vjen deri tek fytyra pa mundur të të godasë, sepse e di që përjashtohet direkt.

Kurse llafazania e shkallës, intrigantja, teksa përpiqet të hiqet si VIP, zonjë, apo ku e di unë çfarë etiketimesh i pëlqen ta quajnë, e ruan veten deri diku, por më pas del në origjinë.

Nis të ulërasë, të ngatërrojë kush ti dalë, të fyejë me nënë e motër, të të kujtojë çke qenë e cdo jesh, e më e keqja, këtë thotë se e bën në kuadër të lojës.

Ajo çfarë sheh publiku nga jashtë, duket se ngjason me skenat në ndonjë spital psikiatrik, ku kamerat fiksojnë mimika fytyrash të çmendurish.

Por ajo që dëgjon shikuesi I këtij formati, në dy netët  e spektaklit, është jo vetëm shokuese, por e paimagjinueshme.

Në Big Brother VIP, secili prej personazheve artistë VIP kalon një dramë në jetë, si ne të gjithë. Secili prej tyre ka kaluar momente depresioni, panik ankthi, disa prej tyre kanë shkelur dhe ligjin, janë dënuar, e kështu, zinxhiri i historive dramatike të VIPA-ve tanë është i gjatë, sa ti mendon sa me fat je që s’i ngjason asnjë historie të tyre, ose të paktën s’ke ndërmend të bërtasësh sa ke vuajtur në jetë.

Në fund të cdo sezoni të Big Brother VIP ti thua se nuk do e ndjekësh më, pasi janë të njëjtët personazhe, arrogantë, intrigantë, pa vlera, rreken të ngrenë kauza por nuk janë asgjë, të gjithë janë kundër të gjithëve, për të rrëmbyer çmimin e madh.

Në fund të çdo sezoni, ti kupton se paraja është motori që nxjerr në pah të keqen, zbulon thelbin e njeriut të veshur ‘me petkun e artistit’ por vetëm artist që nuk është!

E në fund të çdo sezoni, gjithnjë e më pak, ti dëshiron ti shohësh këta artistë në skenë, si dikur, para se ti njihje në ‘skenën’ e Big Brother VIP.

Dhe sado të justifikohen se sjelljet e tyre janë në kuadër të lojës, ajo çfarë ke parë në 4 muaj të mjafton të krijosh bindje se njeriu nuk sillet ndryshe nga çfarë është.

Të jesh njeri, është sfidë që jo të gjithë ia dalin, aq më pak në Big Brother.

15 Komente

  1. T
    Top Chanel nje turpe kombetar

    Télé réalité i rendomte ku vetem VIP nuk ka ( perjashto ( L.Vasili , R.Radi ) te tjeret jane thjeshte ......si munde te futesh ne kete emision nje personne qe ka dhunuar aktorin L .Vasili per çfare e ka futur ? per te vazhduar dhunen Top Chanel nje tv i peshtire ju rekumandoje ta bojkotini.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Bravo,super shkrim

      Përgjigjjuni
      1. J
        Josif

        Ke thën pak!Thjesht mbyll televizorin për ti shpëtuar ç'mënduris kolektive!Ose kaloje te Grande Fratelo për t'ju qasur qënies së vërtetë njerëzore!

        Përgjigjjuni
        1. m
          me mire dilni ne rrugeve

          Pa nivel,pa dinjitet,te semure nga shpirti dhe nga mendja,asnje lloj interesi per ti pare kur qurraviten per pese para...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurveria asht zanati me i vjeter ne bote

            Demokracia e ka fenomen te perhapur edhe degjenerim, nuk mund te jete ndryshe per Albanistanin. Nje parti kurvash e kurvaresh mund te fitoje boll deputete ne Kuvendin tone. Bashke me kurvat e PD ato marrin pushtetin. Prandaj epoka pas-demokratike do jete nje bote me modelin kinez mbizoterues.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bastuni

              Zere se e kam bërë unë këtë shkrim,aq mirë ndjehem i përfaqësuar,se ‘më ke vjedh’ jo vetëm idenë,por edhe detajet e përmbajtjes.! Bravo,komplimente!

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jon

                Fatkeqsi për nivelin e ulët të shoqëris shqiptare,një program i degjeneruar një mini psikiatri shihet sikur të jetë programi më i bukur në shqipri.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emisioni i zhveshur

                  Duhet mbyllur urgjentisht ky program degjenerues dhe ai tjetri "perputhen". Nuk jam dakord me ata qe thone :"mos e shih!" Po cfare te shohesh, kur degjenerimi dhe llafollogjia e rruges eshte ne cdo emision. Por emisionet eTOP Cenellit qe ai i quan "spektakle te famshme" vetem se ne mes eshte paraja, jane degjenerim dhe turpi i ketij Stacioni qe e mban veten per Kombetar.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nari

                    Perse quhen vipa shumica derrmuese e pjesmaresve ne ate emision llum,i cili eshte turpi i medias ne kete vend,vetem zoti dhe Top-Qenefi e di !!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali leshi

                      Ore nje gje nuk kuptoj , i gjithe bota keshtu eshte ne realitet,pse habiteni...shum te habitur jeni.Shkrun dikush nje artikudh ndoshta per hadh te vet dhe ju o burra ti shkojm si mbas ineresit. O njerez behuni tolerant... Nuk ju pelqen NDRRONI KANAL KAAAAAQ!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        GRETA

                        NJERZIT, TË MËRZITUR NGA POLITIKA, PREFEROJNË MË MIRË TË SHOHIN BB.. SE SA TË NJËJTAT FYTYRA, KËTU E 35-vjet.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          aleks

                          mos u beni budallenj, shqiptaret(ketu futem edhe une) do dalin te gjithe ne rruge po ju mbylle bigun, rroga dhe pensionet as qe ju intereson , shitja e sazanit po ashtu, vetem bigun mos jua mbyllni, se te gjitha i pranojne , vetem bigun jo

                          Përgjigjjuni
                          1. Qytetarja

                            Shume artikull i goditur Mbizoteron arroganca

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xon Lugati po nxjerr kunj me sojzezet

                              Ja ky eshte shembulli per te rinjte e sotem, si mund te kurverosh nen televizion dhe i shikueshem. Bravo Top Cenell. Keshtu jua pafshim pjellat tuaje, kush merr parate nga ky stacion televizive. Une ka shume vite qe e kam braktisur “tv felliqesiren”. Eshte perpjekje, deri tani e sukseshme e ketij palo-tv, per te legalizuar amoralitetin shoqeror, krijimin e figurave mediatike false dhe me nivel medioker si shembull per rinine, shkurt ky stacion duhet quajtur “Turp Kombetar-Tv”

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhimbnia e madhe POPULLL

                                *Xhon Lugati*me te lumte sa shkruan..te degjofshin *viktimat e ketij YRNEKU*.Jo vetm te quhet stacion *TURP KOMBATAR* po te ELEMINOHET!.. me ju *Dhimbie e madhe POPULL*

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje