Gent Demaliaj – zëri i një brezi që guxoi të jetë i vërtetë!

23 Janar 2025, 09:53Blog TEMA
Gent Demaliaj – zëri i një brezi që guxoi të jetë

Nga Ilir Metaj*

Në  janar 2015 u shua një artist i rrallë, por jo drita e tij. Sot, 10 vite më vonë, këngët e tij dhe ato të “Djemve të Detit” vazhdojnë të godasin si dallgët e një deti të trazuar, duke na kujtuar çfarë do të thotë të jesh artist i vërtetë.

Këto kohë, kur tregu po mbyt çdo ndjesi dhe arti është kthyer në një copë etiketë, “Djemtë e Detit” mbeten një britmë rebele për ata që kanë guxim të ëndërrojnë, të ndjejnë, të krijojnë.

Muzika sot, në shumicë zhurmon tinguj plastikë, por aspak frymëzim, aspak shpirt. Këngët nuk janë më poezi – janë shabllone algoritmesh mediokriteti. Tekstet, nuk ngjallin mendim – janë stërvitje për memorizim boshllëku.

Dhe ky është problemi i shumicës së “artistëve”të kësaj kohe: nuk krijojnë më art, krijojnë receta limonatash për konsum të shpejtë.

Gent Demaliaj sigurisht do e kishte “hedhur në erë” këtë mediokritet. Ai ishte gjithçka që muzika sot ka humbur: poet shpirti rebel, muzikant i vërtetë, artist që nuk bënte kompromis.

Arti për të dhe për të tjerë të brezit të tij, nuk ishte trendi i momentit – ishte betejë për të mbajtur gjallë shpirtin e kohës.

Dhe Genti e fitoi këtë betejë. Ata e fituan.

Të dashur artistë të brezit të ri, mos krijoni për para, do të harroheni shumë më shpejt sesa mbushni xhepat. Mos krijoni tinguj- krijoni trashëgimi!

Si Gent Demaliaj!

*Deputet i PS

14 Komente

  1. E
    Endri

    Bravo!!!! I paharruar i madhi Gent Demaliaj!

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemer

      kur kishim muzije dhe muzikante. Tani ka vetem sharlatane me tekste mediokre dhe derisa i kerkon tregu atehere edhe tregu perbehet nga sharlatane dhe medioker.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roland G.

        Ke ber bukur mir qe e ke kujtuar Gentin o Ilir. Mesazh dhe fjal me vend po kujt ja thua kush te degjon nga keta llul kurveri e analfabet qe kujtojn se bejn muzik e art. Ky esht brezi i injorantve tik toku e stresave e muzrave me shok qe nuk kan lexuar nje liber ne jeten e tyre e jo me te bejn art.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elsid

          Brezi i sotëm pasqyron realitetin mendor të të rinjve sot,edhe në botë ka ndodhur ky ndryshim Roker të vjetër pëlqehen akoma sepse nuk ka më të rinj dhe Genti është një i tillë në Shqipëri.. Bravo per shkrimin

          Përgjigjjuni
          1. p
            parti-edi jemi gati si do ti

            Por dhe ti mor Metaj, nqse do te mbetesh ne histori, lesho tinguj opozite te nje demokrati te vertete, kundrejt sundimtarit tend dhe te ketij vendi, qe vazhdon te fluturoje me presh ne bythe, qe brumbullit vec ´´suksese madheshtore´´ dhe asnje gabim, si nje altoparlant i vjeteruar i ish bllokut.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mariana

              Djali i mrekullueshem Lezhjane Genti Demaliaj nuk harohet kurre ishte eshte dhe do jete i paharruar❤️❤️❤️❤️❤️❤️????????????????????????????????

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mariana

                Djali i mrekullueshem Lezhjane Genti Demaliaj nuk harohet kurre ishte eshte dhe do jete i paharruar❤️❤️❤️❤️❤️❤️????????????????????????????????

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lexhenda

                Une akoma vazhdoj ti degjoj kenget e grupit "Djemte e Detit" çfare zeri fantastik kishte Genti

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mariana Maratsi

                  Djali lezhjan Genti Demaliaj mrekullueshem nuk do harrohet kurre ishte eshte dhe do jete i paharruar ❤️❤️❤️❤️❤️❤️????????????????????????????????

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mariana Maratsi

                    Djali lezhjan Genti Demaliaj mrekullueshem nuk do harrohet kurre ishte eshte dhe do jete i paharruar ❤️❤️❤️❤️❤️❤️????????????????????????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Moisi nga Dibra

                      I paste Shpirti Drite. Ai ishte nje kengetar misionar per te orientuar brezin e ri te kengetareve, jo thjesht se levronte zhanrin Muskie te Kenges, por, Ai ishte nje Pinjoll i Denje te Deres se Fisme te Demaliajve, aq te njohur per kontributin e dhene ne dobi te vestries kombetare. Ai nuk doli ne nje terren shterp. Kujtoj ketu nje nder kenget e para tij, te ke dust nen tingujt e nje Roku modern, sic ishte “Kenga per Jakup Ferri”. Me ato kohe te coroditjeve, edhe ne fisher e muzikes, ishte nje rast kuptimplote. Me respekt per Te Ndjerin, Genti Demalia, te Lutemi: U prehte ne Paqe Shpirti Yt i Dlire, Genti.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ina

                        Cte shkruash per kete artist si Demaliaj,cdo fjale qe do shkruash eshte shume pak.Teksi,muzika dhe vokali i tij i paarritshem.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          flase

                          Ja fusni kot. Luteni te mos bejne ekonomi tregu, kur ate e stimuloni ju deputete me ligjet tuaja. PO kush pyet per shpirt me lutje?! Ja pyesni priftin qe lutet tere diten dhe tere naten çlutet ka shpetuar ndonje nga vdekja?! Keshtu eshte dhe lutja brenda te ciles keni mbetur pa fryme. Shikoni çfare behet ne Youtube. mjafton te klikosh dhe video me porno brenda familjes dhe me shume ata kosovaret e kane familjen mut qe bie era deri ne serbi. Shikoni çfare behet ne tik-toket apo kudo ne facebook japin lajmerime vdekje dhe s'e vene emrin qe te klikosh, futin genjeshtra qe te klikoshe ect ect, deputeti na kerkon shpirt njerezor. Ata duan leket sot se neser mund te jene te vdekur nga rrufeja, makina, armiku konkurent etj etj. Mos u tallni bythen njerzeve te ndershem, aman ! Na lerni tani te dalim sa me shpejt ne rrugen pa kthim.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Moisi i Dibres

                            I Madhi Gent Demaliaj, hodhi per here te pare idene e rrokut “patriotik” dhe me theks kombetar. Po, kush e kuptoi?! Nje nder kenget e tij te “rrokut patriotik” ( dikujt mund ti duket si dicka abstrakte) ishte nje kenge per nje figure te Madhe Patriotike, si Jakup Ferri. Natyrisht, per nje figure te tille patriotike, mund te kendonte me rritmin modern te kohes, vetem nje pinjoll i Denje i Nje Fisi te tille, nder te tjere si ai i Demaliajve. … por me tej, ky ze Brilant i ketij zhanri patriotik u mbulua nga Sinanet e Tallavase turko-sllave, bythet e ciljetes, shalet e Bleones, cicat e zajmines, droga e Stresit, Nojzi me koken nder shalet Pa numer te femrave (pra kuplara). I Madhi Gent Demaliaj, Paste Drite Shpirti Yt, dhe mjerre ata qe s’te kuptuan. Me shume Respekte per Ju, Gent Demaliaj, Moisi nga Dibra

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje