
Nga Eduard Zaloshnja
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e drejtë nuk i është hequr individualisht me vendim gjykate apo vendim mjeksor. Sipas KQZ-së këtë të drejtë e kanë aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë (rreth 1.93 milionë këtu dhe rreth 1.8 milionë në emigracion).
Por që të ushtrojnë të drejtën e votimit, shtetasit shqiptarë duhet të kenë një dokument biometrik identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të lëshuar nga shteti shqiptar, në mënyrë që të përputhet fytyra e zgjedhësit me foton e regjistruar të tij në databazën e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Ky nuk është problem për 1.93 milionë zgjedhësit e këtushëm (edhe ndonjë që s’e ka një dokument biometrik identifikimi, mund ta nxjerrë këtu deri në zgjedhje). Por është problem për rreth 1 milionë shtetas shqiptarë në emigracion që nuk kanë dokument biometrik identifikimi nga shteti shqiptar.
Teorikisht, zgjedhësit në emigracion pa dokument biometrik shqiptar mund të regjistrohen në KQZ me dokument biometrik të shtetit ku jetojnë. Por që KQZ-ja të verifikojë se dokumenti nuk është krijuar me photoshop, duhet që shtetet e atjeshme t’i krijojnë KQZ-së mundësinë të futet në databazat e tyre. Vetëm përputhja e të dhënave që jep kërkuesi, me të dhënat që ka shteti përkatës për të, mund të sigurojë se kërkuesi është real dhe jo një fallsifikator.
Kush kërkon (me të drejtë) që 1 milion zgjedhës pa dokumenta biometrikë shqiptare të kenë mundësinë të votojnë më 11 maj është kujtuar shumë vonë. Duhej që të paktën një vit më parë të fillonin negociatat e shtetit shqiptar me shtete të ndryshme, për t’i krijuar akses KQZ-së në databazat përkatëse. Por sidoqoftë, pak prej shteteve të huaja do të pranonin...
Po pse janë 1 milion zgjedhës që jetojnë jashtë, të cilët nuk kanë pasaportë shqiptare? Mos ja fusni kot!..... . Duhet të jenë shumë pak....... . Por, VËMËNDJE !...... . Ai shqiptar, emigrant, që nuk ka pasaportë shqiptare, nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri... As i plas bytha për Shqipërinë!.... Atëherë pse Shqipërisë duhet ti dhëmbë koka, për ti krijuar atij mundësinë për të votuar........ . E dyta, nëse ai nuk ka pasaportë shqiptare dhe vjen në Shqipëri me pasaportën e shtetit ku jeton [ për ata shtete që njohin dyshtetësinë] , edhe në këtë rast ai tregon injorim për shtetin amë dhe nuk kërkon shërbime nga zyrat e këtij shteti. Dhe as që pritet që një person i tillë të votojë....... . Ndërsa një pakicë, të cilëve ju ka skaduar dokumenti shqiptar, pasaporta, ai duhet të jetë o një humbameno, o një moskokçarës..... . Dhe këta mos prit se do të marin mundimin të regjistrohen për të votuar............ Megjithatë, Zalo, rri tek numri 200 mijë shqiptarë që mund të dërgojnë votën e tyre deri më 11 maj..... . Të cilët do të kenë zero ndikim në rezultatin e zgjedhjeve...... . Megjithëse opozita e pret rotacionin nga vota e diasporës....... . Idjotë. Vota e diasporës, thonë. . . Po fol mor zotni si e ka ligji. Vota e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit....... . Kështu e ka ligji..... . As diasporë, as emigrantë........ . Sepse ka pjesëtarë të diasporës, apo emigrantë të cilët nuk janë zgjedhës shqiptarë...... . Pse? Sepse nuk janë shtetas shqiptarë.... . Nuk janë në listat e zgjedhësve........ . Pra, Zalo edhe ju duhet të flisni sipas ligjit.
Ata emigrant qe nuk kane dokumente shqiptare do te thote qe nuk ju ref me per Shiperine... nuk duhet ti paragjykpjme, por ata nuk mund te vendosin per te ardhmen tone.. Eduard a nuk na sqaron pak si voton diaspora jasht psh Itali e Greqi..>>>> Pastaj flasim