Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e vërtetë shqiptare

26 Janar 2025, 18:40Blog TEMA

Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e

Nga Ben Andoni

Vdekja e klerikut më të lartë të kishës ortodokse shqiptare është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Janullatos për shkak të shtetësisë, qëndrimeve dhe mënyrën sesi është sjellë në krye të kishës shqiptare ka krijuar shumë respekt, por jo pak herë reaksione të ndryshme. Përballja e çdo veprimtarie të Kishës ortodokse shqiptare ka pasur kundërshti, që kleriku i kulturuar ia ka fashitur me maturinë, kulturën e madhe dhe kujdesin. Politika jonë e të gjitha krahëve pavarësisht se indirekt e ka ngacmuar, përpara tij ka qenë vlerësuese dhe jo vetëm: i ka vlerësuar maturinë, kulturën dhe mbi të gjitha rolin e tij. Megjithëse autoritetet shqiptare ia vonuan shtetësinë, më 2017 ia akordoi përmes presidentit Meta.
Brenda kishës sonë kundërshtarët e tij të pakët se kanë pasur dot staturën e mjaftueshme të përballjes, qoftë sa i përket problemeve teologjike; atyre të tjerave që lidhen me kishën shqiptare; ashtu si edhe atyre të natyrës organizative. Kjo shpjegon edhe faktin që ai vazhdoi i qetë që nga viti 1992 të drejtojë por edhe ta kalojë tranzicionin e vështirë të organizimit të kishës shqiptare nga hiçi i socializmit deri në përgatitjen e një personeli të tërë deri në klerikët më të lartë, që tashmë do u duhet të marrin fatin e kishës ortodokse shqiptare dhe do të tregojnë thellësinë e rrënjosjes së besimit ndër shqiptarë.
Kuptohet se do të duhen kohë, që Shqipëria të ketë një klerik me formimin dhe staturën e Kryepeshkopit Janullatos. Sa i përket marrëdhënieve vështirë se kisha jonë do të ketë një përfaqësues të tillë me aq njohje dhe respekte, jo vetëm nga vendi i tij i origjinës (Greqia) por edhe nga vetë Patriarkana. Të mendosh kryepeshkopi (emri zyrtar: Anastiasos Gerasimos Yannoulatos) ka qenë deri drejtuesi i Përgjithshëm Apostolik i Kishës Ortodokse Greke, që nënkupton funksioni më i lartë administrativ i njërës prej kishave më të fuqishme ortodokse. Shërbeu në disa vende të Afrikës, ku përhapi dhe ngriti misionet e krishtera ortodokse në Kenia, Uganda dhe Tanzani, në emër të Patriarkanës. Kurse në fillim vitet ’90 erdhi si eksark (përfaqësues diplomatik klerikal) në Shqipëri për ta ngritur kishën tonë dhe në vitin 1992 u zgjodh si primati i saj. Jo vetëm ringritja e shumë kishave kudo në vend, por edhe përfundimi i katedrales së madhe në Tiranë dhe realizimi i Akademisë së klerikëve në Shën Vlash të Durrësit do jenë një trashëgimi, që do mjaftonin ta mbanin figurën e tij shumë të respektuar.
Sinodi i shenjtë, organizimi i cili do përcaktojë pasardhësin e tij, do i duhet pak kohë sipas statutit të përcaktojë klerikun, që do ta pasojë. Për fat, tashmë janë disa klerikë në krye të peshkopatave me origjinë shqiptare, por pesha e tyre do duket kur ta drejtojnë kishën shqiptare. A do ketë më përballje mes individëve, që jo pak herë dalin dhe mëtojnë për probleme teologjike ose të respektit të autoritetit të kishës së dikurshme; si do të vazhdojë respekti dhe vlerësimi për figurën e Fan Nolit dhe patriotëve të tjerë të kishës; sa do mundin të përballin shterimin e besimtarëve në një kohë gjithnjë e më larg religjionit…?! Një varg pyetjesh, por të gjitha këto mbeten të shikohen, kurse kisha jonë i duhet të tregojë sesa do ta përcjellë trashëgiminë e të ndjerit Janullatos dhe individualitetin e saj. 

17 Komente

  1. J
    Janullistan Airways

    Vdiq Janulla, vdiq Janulla, moj e mjera ShqipAsfalli, mëndje Dinaku, edhe shum i shkathti per Heleni ( jo per Ylliri apo Shqiperi), Vdiq Janulla, qani ju Korbazi Asfalli, Desh Bajram Curr edhe Puke, te greqizoi ate Istori Vdiq Janulla vdiq me i shquari I asaj Megali Idii

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spale

      Pa le shti në ku qasje kungulleshkash ! Farbostani mbille farishten , bostan , jo kunguj .

      Përgjigjjuni
      1. l
        lloji i bastardeve, qe nuk i perkasin asnje race

        allah akbar, turcelinjt derbedere na i ke lene ne dere!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kolonjari

        Per kohen qe jetoi e punoi ne Shqiperi kisha ortodokse duhet te krenohet nder komunitetet e tjera fetare se kishte ne krye kreun me te mencur dhe me fisnik qe i kish hije puna, mesazhi qe percillte nder njerezit per festa, respekti dhe nderimi per te tjeret dhe institucionet, njeriu qe kurre nuk shau qe kurre nuk u mor me politike e te bente politike. Shume njerezor e humanist i madh. Pasues i madh i Nolit te madh. I ndrihte shpirti dhe u prehte ne parajse ne kujdes te Zotit te madh!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazani

          Ngushellime, eshte nje humbje e madhe per helenizimin, tha. Veshtire do jete te vazhdohet te predikohet dhe te zhgaraviten ikonat greqisht ne Katedralen e Tiranes dhe ne kishat ne jug. Jemi shume ne merak edhe per shkollen greke te ngritur ne oborin e kishes se Himares. Veshtire do te jete edhe per varrezat e ushtareve greke. Kush do i ndertoje tani?

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yannoulatos sto dhjavolo !

            Ben Andoni je nje vemje e peshtire qe ske kellqe te thuash te verteten.

            Përgjigjjuni
            1. o
              orthodoksi

              Kam pershtypjen qe e qan ate rol ti o Ben- Ben.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Greku punoi për vendin e tij

                Anastasi e ka thurrë rrjetin.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jimi

                  Ben Andoni ! E di ti qe themelusi i kishes ortodokse shqiptare ishte fort i perndrituri Imzot Fan Noli dhe jo koloneli i Asfalise greke, qe ti mekaq perunjesi i thur kaq elozhe !? Me thuaj nje rast te vetem kur ky "Kolonel" i kishes greke tha nje fjale te vetme per themelusin e kesaj kishe ?

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nosi

                    Jimi,Andoni e ka mirë,themeluesi i kishës greke në Shqipëri është jonulitosi.Ai e quan Kisha autoq.e Shqipeërisë ku perfshihet edhe ajo a Nolit qe quhet kisha autoqefale shqiptare,e cila në fakt më nuk ekziston.Shqiptarët ortodoks shumica ,e kanë pranu këtë realitet ,falë punës së jonoilosit dhe a i thua grekë ose shqiptarë nuk kanë më emocione.

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Ringjallja pellazge

                    Sigurisht zoti Andoni, jemi ne bote te lire, sidomos ne mendime. Kendveshtrimi juaj, patjeter qe shikon vetem mbrekulli. Nuk te vëm faj pēr kët. Je nga ai fshat bregu, qe cuditerisht është shquar për shqiptarizëm dhe atdhetari(deri 1991) , por sot emri i fshatit është i shkruar në greqisht. Se sa banor te fshatit tuaj marin pensione si "grek" nga ata te pastërit "5000 vjecar", e di ti me mir se lexuesi. Qe kishat që të jan shtuar në fshat jan emëruar ne greqishte(se ai mergimtari juaj na harroi gjuhen e nenes) kët e di më mir se lexuesi. Të pakten mos i prano por, lexoj. Te gjitha keto jan merite e "shenjtorit" Janullatos. Megjithate zoti Andoni, perderisa kisha jone zyrtare na zgjodhi nje"mbiqirës" per momentin, na gezon. Shpresoj qe "mbiqiresi" te na kthehet KRYEPESHKOP, ashtu sic e ka tradita dhe gjuha e pater SHQIPE, te cilen, "shenjtori" Janullatos nuk e preferoj as kur sherbetori i tij koklopa I.META i dha shtetesin,te pakten ne menyren me te trash, nje fjale te vetme, FALEMNDERIT . Pra, me mirë me pak se akoma nuk e ka mar dheu(mos e dhente zoti te na ngjallet prap) por ana negative e tij do ndihet ne menyre te tmershme per qindra vjet. Zoti ndihmofte shqiptaret, qe vertet te gezojn si te tyren KISHEN ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE, sic e la i madhi NOL dhe me dhjetra prifterinje ortodoks shqiptar.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      Historikish qe kur filluan shqiptaret te perqafojne krishterimin mijra vjet perpara patriarkana e Stambollit per ortodokset ka qene menaxhuesja e drejtuesja e ortodokseve shqiptare. feja eshte mbi nacionalizmat por i respekton ato. Kanonet mijravjeçare te ortodoksise te cilat nuk mund te ndryshohen vetem pranohen do veprojne dhe ne situaten e sotme qe ndodhet kisha ortodokse mbaj vdekjes se kryepeshkopit.Politika te mos fusi hundet ne institucione fetare shqiptare se vetem dem kane bere.Te bejme protogonistet ne interpretimin e kanoneve kishtare eshte me e pakta injorance.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiperia Etnike

                        E kuptoj Meri Bazen dhe gjithë të tjerët e ngjashëm me të në politikë dhe media, një mish mash mizerje, grykësie, provincializmi, prostitucioni, hajnie, nxjerrje syshë, pështymash e lëpirjesh, por nga intelektualët e pakët shqiptarë pretendoj që të mos ngelen peng i mizerjes që na është ofruar si e vetmja alternativë, por të drejtojnë kombin drejt një shoqërie thellësisht laike, qytetare, indiferente ndaj çdo forme mesjetare tradicionale klerikale dhe pasojave dramatike që prodhon për kombin tonë. Kemi shembuj të shoqërive thellësisht ateiste si Çekia, Franca, Kanadaja, Suedia, Finlanda, Norvegjia etj, etj që dominojnë për nivel demokracie, qytetarie dhe emancipimi dhe shoqëri të prapambetura por në një farë mënyrë në lumenjtë e qarkullimit të parasë. Bota duhet të shkojë përpara dhe jo prapa. Dhe këtu është problemi më i madh për ne shqiptarët. Nëse bota do të shkojë prapa në llogoret ideologjike të religjioneve siç po ndodh me Rusinë, Turqinë, botën arabe, shtetet islamike, sajesat antihistorike neobizantine, perandoritë perlëndimore kristiane me mure dhe armë të frikshme, ne do të bëhemi 500 copash. Nëse jemi të fortë brenda vetes, të sigurtë dhe krenar për atë që jemi, ethet e të tjerëve nuk do të jenë më një atak kardiak për kombin shqiptar. Le t'ja dedikojmë respektin, mirënjohjen, vlerësimin Kadaresë, Agollit, inxhinjerëve të dritës, të naftës, Vaçe Zelës, Migjenit, Rilindasve, dëshmorëve dhe sa më shumë indiferencë për duart që na ofrohen për t'u puthur dhe veneruar. Jemi shqipe, jo zvarranikë! Vendosim ne për veten, jo amerikanët, grekët, italianët, arabët e Turqit. Më e keqa e gjithë kësaj që po ndodh është se askush nga politikanët, gazetarët dhe analistët nuk po dëgjon zërin e kombit shqiptar, por të gjithë janë në rradhë ti lëpihen formalizmave të imponuara ad hoc. Dhe duket qartë një krisje përfundimtare midis një elite impotente dhe të korruptuar që për privilegjet e saj mendon për aq sa ju intereson humorit dhe interesit të atyre që kanë zgjedhur për padronë të momentit dhe kombit shqiptar pa kokë dhe në drejtim të paditur.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shpërthimi

                          Anales i duket vetja më i mënçur se Kadareja dhe çdo intelektual me peshë i këtij vendi që s'ka panë kurrë surratin Janullatosit?! Harruan që të vetmit që e frekuentonin, në kishën e shqiptarëve që kishte marrë peng dhe që me kockat e ortodoksëve shqip6 bënte tregëti memorialesh VorioEpiri, ishin shefat e shtabit të ushtrisë greke, ushtarakët e lartë të Asfalisë, qeveria greke, Mavi dhe Agimi i Artë. Si nuk doli një shqiptar i vetëm me bole të thotë të vërtetën?! Të gjithë putana

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bulka

                          Titulli ndryshe ,permbajtja ndryshe?Permbajtja eshte alla merobaziste?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptari

                            Neni 17 i Statutit te Kishes: Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kanë shtetësi shqiptare.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Manastiri

                              Ik or grek i mutit ti gjua iqesh i mencem shko bej shuren dhe mos di me shume neper televizione se mos ta kripe koken donje do ta gjesh janulen

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje