Ata që duan t’i ikin gjykimit të 21 janarit…

14 Nëntor 2025, 15:40Blog TEMA
Ata që duan t’i ikin gjykimit të 21 janarit…

Nga Alba Malltezi

Është për t’u habitur se si disa shqiptarë vazhdojnë të bëjnë akrobatët duke dhënë spektakël në sy të të gjithëve se si e sfidojnë drejtësinë e re. Nuk është as një, as dy, por janë një grup i tërë politikanësh që në mënyrën më qesharake refuzojnë fletthirrjet për t’u paraqitur e për të thënë versionin e tyre të fakteve.

Duket sikur Drejtësia e re po i privilegjon, po u lë kohë, po bën sikur ata vërtetë nuk marrin fletthirrjet. Në një farë mënyrë, po i lë të japin spaktaklin e tyre të fundit para se të japin llogari për ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri që pas hapjes së viteve ’90. Ngjarje ku humbën jetë njerëz totalisht të pafajshëm.

Si në një rodeo alla shqiptare, që kërkon të zërë me lak përgjegjësit dhe shkaktarët e 21 janarit, drejtësia e re ka në dorë sot jo vetëm atë që ndodhi me 21 janar në sy të gjithë telekamerave, por edhe e gjithë ajo që ndodhi përreth secilës ngjarje, secilës viktimë, secilit të plagosur në ditët që do të vinin më pas.  Sepse asgjë nuk mbaroi atë 21 janar. E gjithë puna e pisët nisi pikërisht pas 21 janarit. E gjithë puna e një shteti të inkriminuar, të kalbur, të korruptuar nën dëshirat dhe urdhërat primitive të një individi u bë pas atyre vrasjeve flagrante që të gjithë i pamë të shënuar me rrethin e kuq të studiove televizive dhe të komentuara nga gazetarët tanë.

Kapjet për llogaridhënie për 21 janarin janë ndër më të vështirat, më të lodhshmet dhe më të rëndësishmet për drejtësinë dhe shoqërinë tonë. Por “demat e tërbuar” të politikës së mbrapshtë, në një ditë apo në një ditë tjetër do të bien nën litarin e “kaubojsve” të drejtësisë. Është vetëm cështje kohe për ata.

5 Komente

  1. H
    Holy justice

    Askush nuk ka te drejte te marre jete, pervec ZOTIT!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Me keto metoda Fatmir Mediu ka 10 vjet qe shtyn gjyqin e Gerdecit. Ndersa Erjon Veliaj vajti futi koken ne gijotine, dhe shiko si e trajtojne, si qen. Eshte me mire ti thuash ik pir.dhu SPAKut, se njesoj denohesh, nuk merret asnje rrethane lehtesuese po u solle korrekt. Ja ku eshte Salianji, e shtyu gjykimin 8 vjet, beri nja 8-9 muaj burg, doli si pasha. Shikoni Saimir Tahirin, e moren ne burg, beri 3-4 vjet, tani eshte i mbyllur ne shtepi, nuk ja mban te dali as tek shkallet. Keto jane dy standartet e SPAKut.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Mirë shkruan ti o motër, por kujt po i thua? SPAK deri tani po bën lojën e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luan

          Fajin e ka Drejtësia! Kur nuk i merr për bythe dhe t'i fusë në burg,t'u vendosë përpara fletëthirrjet dhe t'i detyrojë ose firmos ose rri në burg

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Me qëndrimet e tij me dy standarte SPAK po na zhgënjen.Kishim besim se diçka do të bënte,por mesa shohim spaku nuk do ta kryej misionin që i ka ngarkuar historia e vëndit tonë.Nuk ka mëndje të shëndosh që ta kuptojë moszotësinë e prokurorisë së posaçme për t’i dorëzuar një urdhër prokurorie për tu paraqitur pranë organit të akuzës.Shkonin në shtëpi dhe rojet nuk pranonin ta merrnin fletëthirrjen,shkonin tek selia në shqup nuk i pranonin dhe thoshin që maloku nuk është brënda.Nqse një qytetar nuk i bindet ligjit kundër tij përdoret shoqërimi me forcë.Oficerët e BKH-s duhet ta prisnin tek dera e shtëpisë ose kur të dilte nga zyra e tij në shqup dhe t’ja dorëzonin fletëthirrjen.Nqse nuk do praninte ta merrte në dorëzim t’i hidhnin hekurat plehut,ashtu si thotë ligji.Pse nuk u sollën ashtu me like hajdutin,por e e tërhoqën zvarrë si një kriminel dhe mirë ja bën.Po E Velin që e morën nga mbledhja e bashkisë duke e arrestuar pa akuzë por në bazë të një denoncimi anonim.Këto janë standarte të dyfishta të spakut.sali maloku është qytetar si gjithë të tjerët dhe ligji është njësoj për të gjithë e nuk e privilegjon këtë kryekriminel e të korruptuar.Kjo tregon se ka prokuror të spakut që ka nostalgji për këtë kërmë që vjen era m.t.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje