Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka

13 Nëntor 2025, 10:08Blog TEMA
Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka

Nga Ylli Manjani

Ende jam i keqardhur për shkalafatjen disorientuese të PD-së. 

Padyshim që një parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell dëm në mjedisin politik. Nuk është e thjeshtë në shoqëri politikisht të ngurta si e jona të mbijetojnë demokratikisht, kur parti të mëdha alternative ndaj asaj që qeveris, kolapsin. 

Ngritja e një partie të re alternative është praktikisht e vështirë. E disa partive edhe më e vështirë. Arsyeja është se shumica mendojnë, "po ja e kemi opozitën, megjithse ajo s'bën.." Ideja që e kemi opozitën, por zëre se nuk e kemi, nuk ngjit. Duket si shaka me të cilën jemi mësuar...

Prandaj duhet të ndodhë një shok i madh social, politik dhe veçanërisht ekonomik që të vijë diçka tjetër si alternativë. 

Problemi është se sot nuk jemi në shok, por jemi në shkalafatje të ngadaltë të farfallave politike. Për pasojë të ligat na vijnë natyrshëm dhe pranueshëm për ne. 

Kjo spjegon pse anormalja tashmë quhet normë sjellje. Shoqëria, nga pak e çdo ditë është mësuar me të keqen. 

Kjo ka ndodhur edhe me shthurjen e PD, partia e dytë më e madhe në vend. Tashmë është e ngulitur thellë në memorien e "normalitetit" popullor që PD është aty sa për ta mundur në zgjedhje dhe për të parë gallatë me dëshmi nga "qytetari digjital, apo prodhuar "libra të zinj" me ankesa për vjedhje votash. 

Nuk e kam besuar kurrë teorinë terapisë së shok-ut, por kur shoh se si PD e shpartalluar shkëpurdhet me thirrje për protesta, bojkote, greva urie e pushtime imagjinare të parlamentit, mendoj se kemi nevojë për këtë terapi. Nuk shërohet kanceri me sodë buke.

Na duhet një shok i madh që të mbledhim mendjen dhe të provojmë realisht sa vlen demokratikisht kjo shoqëri. 

Mendoj se shërbimi më i mirë politik që mund të bëjë PD, është ta ulë qepenin. Të pranojë e shpallë atë që është në fakt: Faliment politik. 

Nuk e kisha menduar e as e pranoja këtë konkluzion më parë. Por ja që vjen natyrshëm edhe mendimi që nuk e pranon. 

Vetëm pas një shoku të tillë politik,mbase shoqëria zgjohet dhe fillon të gatuajë diçka tjetër, të përshtatshme për të mbajtur në këmbë pluralizmin, demokracinë dhe garantuar ndryshim qeverisje.

Do marrë kohë, padyshim. Po ne po humbim kohë të çmuar gjithashtu. Do rrijë Rama në pushtet? Po, do rrijë. Por ai po rri që po rri. Ajo që duhet të vrapojë është shoqëria politike. 

Me filma të djegur protestash, ankesash, denoncimesh e humbje zgjedhjesh pambarim nuk shkohet askund, përveç se tek anormalja që duket gjithnjë e më normale. 

Politikisht vendi ka nevojë për ballancë, dmth për një krah tjetër që e kërcënon seriozisht atë që qeveris dhe, për shpresë, dmth alternativë se gjërat do të ndryshojnë. 

Të dyja këto PD e as kjo opozitë në tërësi nuk i garanton dot më. Nga ky plesht nuk del dhjamë.

Ndaj qepeni i mbyllur është terapia e shok-ut, që ndoshta funksionon disi. 

6 Komente

  1. D
    Dumbabisti

    Po ky akoma se ka kuptuar qe PD tani ekziston vetem per hallet personale dhe familjare te Saliut? Pse ben si budalla? Pse nuk e thot troc qe PD ska me mision opozitar po mision te mbroj vjedhjet e Saliut. Saliu edhe sikur vetem nje mandat te marri, ate te vetin, do vazhdoj ta shfrytezoj per tu mbrojur nga drejtesia ai dhe familja. Vetem idjotet e dumbabistet nuk e kan kuptuar kete gje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dumbabisti

      Po ky akoma se ka kuptuar qe PD tani ekziston vetem per hallet personale dhe familjare te Saliut? Pse ben si budalla? Pse nuk e thot troc qe PD ska me mision opozitar po mision te mbroj vjedhjet e Saliut. Saliu edhe sikur vetem nje mandat te marri, ate te vetin, do vazhdoj ta shfrytezoj per tu mbrojur nga drejtesia ai dhe familja. Vetem idjotet e dumbabistet nuk e kan kuptuar kete gje.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        Bjeri legenit kot per zhurme. Thuaj shkurt: “Largoni monstren SB nga PD megjithe llumin rreth tij, pastaj flasim.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Mos shkruaj me per nje vit, se me kete shkrim I ke thene te gjitha. E vetmja thirrje we u duhet bere shqiotareve eshte. Sot varroset PD qe shkretoi vrau e vodhi Shqiperune. Te mblidhemi e ta varrosim sa me thelle qe te mos I duket me nishani, per te miren e Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pensionisti

            O Munika, jo nje vit por asne dite nuk mund te rrije Manjani pa shkruajtur Ti do ta lesh pa buke apo si e ke hallin.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              pa e zhdukur sali kriminelin dhe qe te flamur muti noka. me thuthuq. e shok nuk ka pd. flieni. mendjen. o shqiptar. saliu duhet varur ne mes te tiranes. per krimet qe ka ber

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje