Nga Adrian Thano
Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet aristokratike që shtrihen sa një lagje e tërë. Dikur ishte rezidenca e familjes Pamphili, që la gjurmë në historinë papnore; sot është skena e preferuar e qeverive për t’u takuar mes gurëve të lashtë dhe kamerave 4K.
Aty ku dikur flitej për shpëtimin e shpirtit, sot flitet për fondet e BE-së dhe marrëveshjet e migracionit. Nuk mungon sigurisht ceremoniali barok: kolona, mozaikë, trëndafila që u bëjnë sfond fjalimeve për bashkëpunim të ndërsjellë.
Pikërisht këtu, në këtë amfiteatër luksi, do të takohen qeveria shqiptare dhe ajo italiane. Do të jetë mbledhja e parë mes dy qeverive; edhe më bukurania padyshim. Një shenjë miqësie mes popujve? Sigurisht. Por edhe një kujtesë se politika moderne e do shumë skenografinë.
Italia e Melonit dhe Shqipëria e Ramës e kuptojnë njësoj rëndësinë e imazhit. Pamja, ndriçimi, tapetet dhe “kuadri historik” peshojnë po aq, ndoshta më shumë, se vetë përmbajtja.
Andaj, jo vetëm Italia, që shpiku barokun, po edhe Shqipëria e vogël, vjen me të njëjtën drithërimë përballë pasqyrave të veshura me ar të vilës Pamphili. As qeverisë së saj nuk i mungon dashuria për luksin dhe koreografitë.
Kushedi sa udhëzime të detajuara me ton të tendosur po shpërndahen në telefonat ministralë për pamjen. Kostumet, grimi, pozat duhet të jenë perfekt të koordinuara me llambadarët dhe freskot e vilës Pamphili. Çfarë ndjesie e thellë të bëhesh i bukur për historinë!
Të gjitha këto plus titujt e mëpasëm në media do ta bëjnë këtë moment të madh, serioz dhe imponues.
Dikush mund të thotë që do ishte mirë që në kohët e sotme, kaq të vështira dhe sfiduese për popujt, qeveritë të bëjnë më pak shpenzime për luksin teatral e më shumë politikë që u shërben njerëzve; që vendi i takimit apo pamja e dekorit të jenë më modeste, etj, etj.
Baah! Këto janë broçkulla baroke!
Nesër ministrat do të kalojnë të freskët e të parfumosur përmes aeroportit të Rinasit, drejt vilës së trëndafilave rokoko. Do kalojnë pikërisht aty ku një ditë më parë u derdh gjak. Një tjetër vrasje, këtë herë në portën hyrëse të vendit, si për t’u kujtuar atyre që siguria është barok vetëm në fjalime, ndërsa në terren, skena është më shumë gotike.
Por mos u shqetësoni. Për momentin asgjë nuk i pengon fluturimet mbi re luksi. Dhe mbi realitetin.
Shkrim idiot qe nuk thote asgje. Mero pse i botoni keto pacavure pa interes publik. O Thano po kujt ja shet keto dengla, apo nuk rrije dot edhe ti pa pjerdhur kete mengjes?
Popullit te thjeshte dhe te ndershem qe te kuptoje ke ka ne krye dhe perse e voton ta mbaje mbi koke , kur nuk shikon nivelin e ulet te pensioneve por luksin e tyre ? Ka te drejt Thano pamvaresisht si è zbukuron
Shkrim I idioti ka nevoj urgjent per doktor Nuk eshte turp
SIPAS TEJE TE VISHEN ME ZHELE ,O PALLE.....?????
Nje tekst i mpreht, elegant dhe ironik, qe perdor me zgjuarsi kontrastin mes madhështise baroke dhe realitetit politik, duke e zberthy teatrin e pushtetit pa e thënë asnjëherë drejt për drejt. I pershtatshem për lexues q kuptojn gjuhen nën rreshta. Kete pune e ka marre lumi, bota nga keta bufonë drejtohet Respekt autorit, pene e forte, migjeniane
I dashur Thano Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim që mund të zbulojë një nga faqet më të errëta të historisë europiane pas Luftës së Dytë Botërore: dyshohet se disa turistë të pasur italianë kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, sipas një raportimi të Daily Mail, që citon burime italiane dhe spanjolle. Këta turistë ishin anëtarë të partisë së Melonit, ekstremistë të djathtë proserbë. Këta mbeturina njerëzore përfaqëson Meloni. Po "palloshi" ynë cfarë do me ta? Thjesht kokëboshësia dhe lukso-mania. Palloshi është gjithcka por jo socialist. S ka socialist dashnor te luksit si kurvat eskortë. Po këta të mjerë që shajnë nëpër forume kur u prek luksin e të pasurve dhe u kërkon këtyre mizerjeve të jenë më modestë para popullit cfarë janë?? Këta më sipër që ndyjnë cdo forum dhe fyejnë këdo që ndricon mendjet cfarë janë? Do isha shumë.kurioz ta dija këtë përgjigje
Thano dhe Mero Mos u merrni me keta qe nxjerrin mut nga goja ne forumet e gazetave tuja por shikoni cfare po ndodh me projektet e stadiumeve në Tiranë, Durrës, Korçë e Vlorë. Po shërbejnë për të justifikuar ndërtimin e kullave, hoteleve dhe qendrave tregtare në 153 mijë metra katrorë hapësira publike. Nën maskën e modernizimit të sportit, qeveria ka projektuar grabitjen më të madhe urbane të dekadës. Fituese e projektit për stadiumin e Durrësit është kompania “51N4E”, ku punon vajza e Linda Ramës, dhe “Plan Comun”, e lidhur me vetë kryeministrin. Ndërkohë, pronat publike përreth stadiumeve po kthehen në terrene ndërtimi për oligarkët e ndërtimit, të afërmit e Ramës dhe politikanë të opozitës që përfitojnë përmes firmave të sapokrijuara !!!!
ALLAHU TE MESHIROFT PER SHKRIMIN KOT ,,
E vleresoj Z. Thano per artikujt e tije ktitike e te mprehte, por kete here me duket se ja ka futur kot apo si cthone plakat, per te vrare syrin e lik. Per mendimin tim do ishte me vlere te flitej per rendesine e takimit midis qeverive te te dy vendeve, per rezultatin e mareveshjeve dhe sd cfare dobie do te kene ato per vendin tone.
Italia shpiku stilin barok Shqiperia stilin qerpic dhe vazhdon feudalizmi i kohes turqis
Çfarë lidhje ka luksi italian me qeverine shqiptare,nuk po e kuptoj.Jo po shkojne jo po fluturojnë,po pse ne kembe do ikin per ne Rome.Ça po pjerdh mor bajraktar thone shkodranët per ndonje te folur kot,si puna e ketij shkrimit.Nuk thone shyqyr qe behen bashke i madhi me te voglin e del ndonje gje e mire,se Italia perjetësisht ka qene dera e pare qe na ështe hapur,ne çdo rrethane
Mut Meloni kak Rama. Nje surrat kan. Ekstremista fashist. Po ti futi dhe nje llap vlla talianit qe tia besh qefin tamam
Arkitekturen barok e shpiku Franca. Nejse, ky eshte artikull idiotesk. Cdo marreveshje me Italine ne te ardhmen do jete e perlyer nga marreveshja e ndyre qe beri fashistja e shkurter italiane me palloshin e gjate shqiptar per te perdorur Shqiperine si kazan plehrash per te padeshiruarit e Italise. Dhe tani kane ngelur si mut dhe as nuk e permendin me goje se doli nje farse e Melonit per teater mediatik. Tradhtare te ndyre.
Italia, veçanërisht Roma, është vendlindja e barokut. Aty Kisha Katolike përdori artin, muzikën dhe arkitekturën për të përcjellë emocione të forta fetare dhe për të rivalizuar ndikimin protestant në Evropën e Veriut. Nismëtarët kryesorë: Në arkitekturë, pionierë janë Gian Lorenzo Bernini, Francesco Borromini dhe Carlo Maderno. Në pikturë, ndikim vendimtar pati Caravaggio, me ndriçimin dramatik dhe realizmin e tij. Në muzikë, baroku u përfaqësua nga Claudio Monteverdi, e më vonë nga Bach dhe Vivaldi. Te duket ndonje emer francez nga keta?
Duhet ta bejne mbledhjen ne shpella dhe te veshur me zhele e te pa lare ? Mos shkruaj budallalleqe o njeri se eshte turp. Jemi ne vitin 2025 edhe te mos lahen e parfumosen njerezit, Sa per vrasjen e djeshme eshte ngjarje qe ndodh ne te gjithe boten. Ne SHBA i gjuajten Tramp ne miting. Apo I harroni keto raste.
Ore te lahen e te lahen mire Sidomos bythen Qe kur te heqin breket te vij erë e mirë
O Tatjana sipas teje meqe ndodhin "ne gjith boten" pun e madhe se vriten me plumba qorr kamarier e kalimtar me biciklet nga vrasjet ne shesh te hapur ne Shqiperi??? Po cfar logjike eshte kjo moj Tatjana?? Nuk e kupton qe ndersa akuzon te tjeret per idiot je vet nje IDIOTE nga rreza e bythes te maja e flokut??
Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi nje popull servil.,hajdut dhe pagan.
Sakte..shiko komenkarët qe mbrojne pushtetin qe vjedh e nga ana tjeter ata qe mbrojne pushteton qe vret dhe kupton pse kercet dyfeku perdit
Atij qe ka shkruar te njejtin koment 20 here: O bole eshte duke t thene qe vendimet per te varferit po merren aty ku te varferit nuk kane hyre kurre Le te mblidhen ne zyrat e shtetit pse mblidhen si te fortet ne Aruba? Nuk mjafton karshilleku me makina e vila luksi nga te fortet duhet edhe nga politikanet i njejti karshillek? Hajdeni ore lipsuni beni sikur keni lindur edhe ju aty ne lagjen e romanve t pasur.
Vendimet që prekin emigrantët ilegal të Afrikes dhe pensionistët ish-emigrant shqiptare, te dyja shtresa në nevojë njerëzit do të merren në salla me pasqyra floriri. Politika për të varfërit bëhet në ambiente te tilla, sikur nuk ka zyra shteti. Dhe pastaj thonë pse mblidhen gangot në Aruba. Karshillëk popullit nga të fortët me vila e makina luksi, karshillëk dhe politiqenrit me të njëjtën mnyrë.
Te lumte dora Thano djali Rilindja e Edi Ramës ka prodhuar një specie të re politike: socialistë me orë Rolex, me kostume firmato dhe llogari bankare që vetëm “solidare” nuk janë. Shtiren si mbrojtës të të varfërve, por janë majmur si sheikë në emër të “reformave”. Nëse e majta do të thotë drejtësi sociale, për këta rilindjotë drejtësia ndalet te familja, klientët dhe koncesionarët. Dikur e majta nderohej për thjeshtësinë, sot qeveris me makina luksi, dreka 5 yje dhe prona në bregdet. I vetmi "popull" që u rri afër janë kamerierët dhe shoferët. Përrallat për barazi i tregojnë nga resortet, ndërsa Shqipërinë reale nuk e shohin as nga xhamat e zinj të fuoristradave. Janë më pranë sheikëve të Dubait sesa idealit të Nënë Terezës. Dhe më pranë tenderëve se punëtorëve. Socialistë? Vetëm me fjalë. Në jetën reale, kanë privatizuar edhe kauzën e majtë. Respekte