Dorëheqja nuk është dobësi.
Dorëheqja është akt guximi, shpresëdhënës, një frymëmarrje e re për Partinë Demokratike dhe për gjithë opozitën shqiptare.
Qarku i Gjirokastrës sot është një zë i brendshëm që thërret për ndryshim — një zë që nuk mund të shpërfillet më, sepse vjen nga zemra e demokratëve të ndershëm që kërkojnë ringritje.
Tre palë zgjedhje të humbura brenda dy vitesh nuk janë thjesht numra. Ato janë thirrje ndërgjegjeje, shenja lodhjeje, nevojë për ndryshim të thellë.
Z. Tritan Shehu është një nga themuesit e PD-së, një njeri që ka dhënë shumë për demokracinë shqiptare. Por tani është momenti për reflektim të thellë, për të parë përpara, jo pas. Momenti per dorheqje mos marim shembuj.
Kur një drejtim nuk sjell fitore, duhet të ketë guxim për të hapur rrugën. Kjo nuk është dënim, por akt përgjegjësie ndaj demokratëve dhe ndaj Shqipërisë që pret ndryshim.
Askush nuk flet me mllef, por me dashuri për PD-në.
Dorëheqja në këtë rast është akt frymëzues, që hap rrugën e bashkimit, riformatimit dhe ringritjes.
Gjirokastra Permeti,Tepelena,Kelcyra,
Libohova,Dropulli, duan ndryshim, PD nuk mund të justifikohet më me këtë realitet....
Zgjedhjet lokale janë shumë afër — dhe koha për të reaguar është tani.
Duhet të mobilizojmë strukturat, të ringjallim frymën, të rikthejmë shpresën dhe të forcojmë besimin se fitorja është e mundur.
Ky është momenti për analizë të sinqertë, organizim real, shtim radhësh, angazhim në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qendër votimi.
Demokratët duan drejtim, duan energji, duan të ndjejnë që PD është gjallë dhe gati për përballje.
Dorëheqja është ajo që zgjon, jo për të ndëshkuar dikë, por për të hapur sytë e një partie që duhet të fitojë.
Sepse ndonjëherë, për të fituar nesër, duhet të kesh guximin të tërhiqesh sot.
Koha për mobilizim, frymë dhe shpresë ka ardhur.
Koha për bashkim dhe fitore — është tani!
Tritani or tiij nuk e jep gjalle doreheqjen,or tiij.Vetem kur ta mori i modhi zot e kur te ike Salia,iken Triani or tiij.
"Tritan Shehu është një nga themuesit e PD-së, një njeri që ka dhënë shumë për demokracinë shqiptare"... biles edhe për kompaninë Shqiponja por ama ka marrë mbrapa lloj lloj prasi....