Athina, para dhe pas mitingut të Ramës!

14 Maj 2024, 09:45Blog TEMA
Athina, para dhe pas mitingut të Ramës!

Nga Rudina Xhunga

Për herë të parë në Greqi, shkova pas ‘97-ës. Zhurmat e punimeve në ndërtimin e një pallati, përballë kafes ku u ula, më ngjanë melodi për veshët. Unë vija nga lufta. Athina ishte parajsa. E bukura e dheut. Po pse këta, çfarë kanë më shumë se ne? I shikoja me radhë në autobusin urban e nuk e shpjegoja dot.

Pastaj radha në aeroport. Avioni u mbush, nuk kishte vend për të gjithë. Radhët me gra e burra Shqipërie, të varfër, të dëshpëruar. Nuk kishte vend në avion. Një grua kthehej me arkivolin e fëmijës. Unë mbeta aty. Më mori në shtëpi një ikonë e televizionit, dikur, emigruar pasi mbeti pa punë. Ajo komoja e gruas së tij, bosh, m’i tha të gjitha. Ata ishin yjet tanë në mërgim.

Athina shkëlqente dhe ata ishin aty si mijëra ne, për t’i shërbyer atij shkëlqimi. I kam intervistuar këto 30 vjet, qindra-mijëra emigrantë në Greqi. Kam qenë me dhjetëra herë, në çdo qytet, çdo fshat. Nga Filati në Evron greke, nga Parga në Artë, Selanik e Paramithi. Shqiptarët janë kudo. Të hershëm e të rinj. Kam intervistuar Odisenë, të parin e klasës se Selanikut që nuk e lanë të ngrejë flamurin se ishte shqiptar, jo grek.

Kam intervistuar ata që u rrahën, poshtëruan, që u fshehën dhe u rrëzuan maleve që na ndajnë nga Greqia. Kam intervistuar familjen e Ilirit që mori peng autobusin se nuk i dhanë rrogën. Dhe e vranë. Familjen e Gramozit që festoi golin. Dhe e vranë. Sepse ne nuk mund të kërkonim, as festonim. Ne shërbenim, ne punonim. Kaluan 30 vjet, mbijetesë. Ato janë një çast në historinë e një vendi. Por janë një jetë në historinë e një njeriu. Këtë moment gjeti kryeministri shqiptar Edi Rama të shkojë në Athinë, për të takuar njerëzit tanë që mbijetuan.

T’i shikoje dje në atë pallat sporti, të veshur me kostume popullore, të mbuluar me flamuj dhe të mbërthyer në entuziazëm, të kapte emocioni për gryke e nuk të lëshonte.

Sepse pas 33 vjetësh u bënë bashkë, pa frikën që ka qene shoqëruesja më besnike e jetës në Greqi për një shqiptar.

U bënë bashkë kuq e zi. U bënë bashkë jo domosdoshmërish socialistë, ishin të të gjitha moshave, gjinive, ishin të ikur hershëm dhe të lindur atje. Gjetën zërin dhe shpërthyen.

Edi Rama gjeti momentin e duhur, fjalët e duhura për t’u thënë shqiptarëve në Greqi çfarë force kanë tani. Nuk ka fshesa që t’i fshijë më. Ata janë Greqia. Ata ia dolën. Dhe kryeministri tyre u ul në gjunjë, siç i ulet njeriu-njeriut që vuajti, që mbijetoi bashkë me shqipen, bashkë me flamurin, bashkë me krenarinë për Shqipërinë.

Politikisht Rama ishte dje i pari që futi në treg forcën e 500 mijë shqiptarëve në Greqi duke i vetëdijesuar për fuqinë që kanë bashkë dhe faktin që tani nuk ka më kthim pas, ca afendikonj e ca skllevër.

Diplomatikisht Edi Rama luajti në sulm dhe në skuadër, duke bërë bashkë blu e mavi në një slogan; Ne jemi kuq e zi. Ky është hapi ynë i parë i bashkimit dhe vetëdijes kombëtare, përballë një kryeqyteti evropian, ku shqiptarët janë përçmuar më shumë se kudo gjetke. Pas këtij hapi të guximshëm dhe të pamundur, deri me sot, gjithçka tjetër do jetë kronikë.

Shqiptarët në Greqi do i ndajnë historitë me shpjegimin kohor, para dhe pas mitingut kuq e zi në Athinë. (Dritare.net)

10 Komente

  1. n
    nje qytetare

    I bukur artikulli, urime

    Përgjigjjuni
    1. F
      From Vlora with love...

      Super pershkrim per nje takim aq emocionues, thjesht dhe bukur,

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shefi 55

        Bravo Rudina! Nuk te mungon as pena dhe as guximi per te thene te verteten sic eshte.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gezim

          Bythelepirja e Rames eshte bere profesion I dyte per ata qe shkruajne te Tema. Nuk ju mjaftoi nje leje ndertimi?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Rudina ke thene vetem gjysmat e te vertetave te emigranteve shqipetar ne Greqi, por edhe gjetke! ke thene ato te verteta qe te interesojne ty , por jo duhet ti thuash te gjitha. Duhet te thuash, se kur ra muri i izolimit ne shqiperi, e ku pa frike 70 % ishin shpellar, pra te pa dalur, te pa pare, qe nuk kishin kaluar ndonjehere edhe jashte zonens se vendbanimit te tyre, nuk kishin pare as edhe det me sy, u dynden si kope ujqerish te uritur edhe ne Greqi si vendi me i afert me standarte perendimore. E pasojat qe lane jane te shumta mbi kurrizin e popullsise greke. Tashme pas 30 viteve sigurisht qe gjerat kane ndryshuar per mire, por abuzimet e grekeve ndaj shqipetareve kane qene me te pakta se bemat e shpellareve atje. Kjo eshte e verteta.

          Përgjigjjuni
          1. N
            N.T

            Taulant ndoshta ti ishe shpellari dhe ndoshta ti i di ato që bene shqitaret në greqi ti i ke informacion te dores se pare se i ke bere vete. Sigurisht që jane bere edhe gjera jo te mira nga disa dhe media greke që eshte një media plere i superzmadhoi ato por 99% e emigranteve shqiptare punuan në punet me te veshtira me ndershmeri per te rritur femijet e tyre sa më mire te ishte e tundur. E pra ata që punojne rendshem nuk kane nevoje te vjedhin. Por sigurisht eshte ajo pakica, në të cilen hyn edhe ti, si në cdo populli, perfshi ketu edhe greqine tende. Burgjet në greqi aty ishin edhe para se te venim ne dhe nuk I kishin kot. Dhe ti harrove te permendesh krimet makaber te grekeve që mediat nuk i permendin kurre por që të gjithe i dime. Shqiptaret të ndershem dhe punetore kane qene dhe do mbeten dhe ti dhe ca si ty plera keni qene dhe plera do mbeten.

            Përgjigjjuni
          2. s
            suzana

            Ju pergezoj Rudina per artikullin e mrekullushem,si gjithmone e drejte ne mendime dhe nje patriote shembull per te gjithe ne,qe duhet te ngrihemi ne nivele me te larta per kete komb te mrekullushem.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipja

              Taulant po pse o burrë po mbron grekun nga Rudina? Nuk i shau ajo tregoj të vërtetat që dinte. Po populli shqiptarë si populli grek ka të mirë dhe të këqinj, populli thotë nuk ka pyll pa derra. Tregoi dhe ti ato që di po jo sot se për ata mijra që janë sjell mirë për ata foli Rama, dhe ai e theksoi të tjerët u pritën nga populli grek. Ka shqiptar që grekët i kanë shpëtuar nga vdekja, nga ndjekja e ushtarëve në kufi, po janë raste të pakta. Politika që ju ka zënë sytë disave i fut të gjithë shqiptarët në një kallëp, jo ne jemi të mirë të duruar dhe keni hequr në Greqi, por disa, po shumë pak, kanë bërë sjellje jo të denjë dhe këta futen tek derrat që thitë populli.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Driton Hileja

                Te pergezoj Rudina. Je frymezim per mua dhe fanar ndricues. Me perulje dhe I eksituar. Dritoni jot ( horny puppet sic me therret ti me kur do gili vili)

                Përgjigjjuni
                1. p
                  perdhosje fare

                  Edhe kjo sorre buke shkale,kish mbetur pa dale,nostalgjike e semure, e komunizmit dhe osmanizmit,bashke me simetrikun e saj te familjes,pjelle e kryehetusit gjakatar te regjimit hoxhist.E gjithe hordhia orientale e ripushtimit,po ngjiren duke lehur ne kohe dhe bejne hosana per erdogan-rami.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje