
Nga Fatos Çoçoli
Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me mbi 6 mijë shqiptarë, emigrantë dhe përfaqësues të Diasporës sonë në Greqi. Po bëhen mbi 3 dekada që asnjë kryeministër i Shqipërisë nuk ka organizuar një takim të përmasave qoftë edhe dhjetë herë më të vogla, në një nga vendet me Diasporë të jashtëzakonshme shqiptare, si në Greqi, Itali, Gjermani apo Britani të Madhe.
Zemërdhënia për vështirësitë nga “çështja” Beleri
Takimi i Ramës në Athinë, ku shumë mirë që ishin edhe ZvKryeministrja Balluku dhe gati gjithë qeveria, përfaqësoi një zemërdhënie të jashtëzakonshme për të 420 mijë shqiptarët që kemi në fqinjin tonë jugor.
Gjendja me komunitetin e madh dhe vibrues të shqiptarëve në Greqi nuk është e lehtë, pas vështirësive dhe mosmarrëveshjeve të shumta, deri në vonesa ose mohim dhëniesh dokumentash krejtësisht të ligjshme shqiptarëve në Greqi, të pjella nga një çështje e stisur për të ngacmuar e zemëruar sedrën e sëmurë të shovinizmit grek, si “çështja” Beleri.
Kjo çështje e stisur u ka sjellë vota të gjitha partive politike në shtetin fqinj, por shqiptarëve atje u ka hapur shumë probleme.
Prandaj dhe u bë shumë mirë që takimi i parë i kryeministrit të vendit me Diasporën nisi në Greqi.
Zgjedhjet 2025 ose takimi me historinë
Pranvera e vitit të ardhshëm për të gjithë kombin tonë është një takim me historinë. Duhet të bëjmë të pamundurën që të gjithë, qeveri, opozitë, shoqëri civile e media, që të arrihet që të paktën 50-60 mijë përfaqësues të Diasporës shqiptare në Greqi, Itali, Gjermani, etj., prej një totali prej një milionë e 580 mijë qytetarësh në Bashkimin Evropian (shifra të fundit të EUROSTAT), të votojnë!
Nenet 24 dhe 25 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar më 22 korrik 2020, u japin mundësi të gjithë përfaqësuesve të Diasporës të moshës mbi 18 vjeç(janë mbi 1.35 milionë të tillë) të votojnë.
Mirëpo, vetë nenet nuk mund të bëhen shkop magjik dhe të shtrojnë udhën e votimit të Diasporës në zgjedhjet e përgjithshme apo ato vendore në Shqipëri. Nevojitet një infrastrukturë e plotë, të paktën elektronike (regjistër elektronik i të dhënave të përfaqësuesve të Diasporës: banimi, numri i identifikimit, pashaporta, etj.), si dhe nevojitet që vetë këta 1.35 milionë shqiptarë të njoftohen dhe të dinë botërisht se mund të votojnë për zgjedhjet në Shqipëri.
Lind pyetja: pse ka kaq rëndësi vota e Diasporës për ne? Ka rëndësi jetike për demokracinë tonë të brishtë, pasi, me votën e përfaqësuesve të Diasporës, vjen mendimi i pjekur politik, barazpeshimi dhe përgjegjshmëria që ne këtu na ka munguar aq shumë.
Vjen demokratizimi i mëtejshëm i jetës së vendit, perëndimizimi i tij(nga 1.58 milionë qytetarët jashtë vendit, 96 përqind e tyre jetojnë në demokracitë e Perëndimit). Përfaqësuesit e Diasporës kanë më shumë kapacitete se ne këtu, për shkak të mundësive në vendet ku punojnë, jo aftësive. Diaspora është komuniteti ynë qytetar më i hapur si mendësi. Ajo nuk e shet kurrë votën! Diaspora ka aftësinë të largojë paranë kriminale nga politika, gjë që nuk e kanë bërë në mbi dy dekada e gjysëm partitë tona. Ajo na afron më shumë me partnerët dhe organizmat ndërkombëtare. Mjafton të shikojmë ndikimin e jashtëzakonshëm pozitiv që Diasporat përkatëse sollën në Itali, Rumani, Kosovë dhe kudo. Votimi i saj rrit ndjeshëm interesimin e dhjetëra mijëra sipërmarrësve të Diasporës në zhvillimin ekonomik të atdheut të tyre.
Votimi i Diasporës dhe investimet e Diasporës
Nëse votimi nga Diaspora do të jetë i sukseshëm vitin e ardhshëm, do të shikojmë një shtim të ndjeshëm të dërgimit të parave(remitancave) nga emigrantët dhe rritje të numrit të investuesve nga rradhët e Diasporës.
Me entuziazmin nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre në zgjedhje, mund të ngremë me mekanizma shtetërorë fonde investimi, ku të kanalizohen të paktën mbi 2.3 miliardë euro dhe dollarë kursime të Diasporës, duke kaluar edhe paratë e pasigurta dhe tejet të kushtueshme të PPP-ve, aq problematike për ekonominë tonë.
Mbi 150 vende të botës dhe mbi 40 të tilla në Europë e aplikojnë votimin e Diasporës! Vendi ynë ka shansin të bëhet vitin e ardhshëm një prej tyre. E kemi të domosdoshme të emancipojmë realisht shoqërinë tonë, duke i mundësuar gjysmës së popullsisë që jeton jashtë kufijve të atdheut, që të votojë. Dhe ajo duhet të votojë! Me një fushatë të pashoqe komunikimi, informi dhe nxitjeje për të 1.35 milionë përfaqësuesit e Diasporës sonë të madhe dhe patriotike, për mundësitë që të votojë.
Burimi: Ministria italiane e Punës, prezantim i Dhomes se Tregtise se Athines, gazeta “Dielli” ne SHBA
Dje, të 420 mijë qytetarët tanë në Greqi u ndjenë të përfaqësuar dhe të mbështetur nga Tirana. Zemërdhënia dhe afërsia me Diasporën tonë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ndodhi vetëm dje.
Sa mirë që do të ndodhë sërisht edhe në Itali, me të 530 mijë qytetarët tanë që jetojnë atje! Duhet të na ndodhe edhe në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, pse sot kemi më shumë se 170 mijë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, që punojne dhe jetojnë në këto dy vende. E kemi të domosdoshme të sjellim më afër Diasporën dhe paratë e saj, pse prej tyre vetëm fitojmë. E ardhmja është Diasporë e integruar në atdhe!
O zoti Fatos!...... . A nuk mendon se termi diasporë, kur bëhet fjalë për votimin në zgjedhjet në Shqipëri, nuk shkon?.............. . Pra, lind pyetja. Kush quhet diasporë dhe kush quhet emigrant?............. . Diasporë janë shqiptarët e larguar prej shekujsh nga Shqipëria, por edhe vitet e fundit. Pse quhen diasporë. Sepse kanë shtetësinë e vendit ku kanë emigruar................................................... Dhe shumica e tyre nuk kanë shtetësinë shqiptare........ . Lejohen të votojnë në Shqipëri këta? Jo! Atëherë, pse përdoret shprehja, Votimi i Diasporës?.................. . Ata që duhet të votojnë, nuk janë diaspora, por EMIGRANTËT.............. . Sepse emigrantët kanë shtetësi shqiptare........... Është dhe një pjesë e vogël e diasporës të cilët kanë dyshtetësi............. . .. . Këta po. Këta kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri. Ndërsa diaspora jo, nuk mund të votojë. Sepse janë shqiptarë, por nuk kanë shtetësi shqiptare.
Demagogji nga provincia e humbur periferie e Perandorisē Osmane. Na permendni vetëm njē ligj per te ndihmuar ose mbeshtetur emigrantet e Greqisē. Ju i doni vetëm per ti vjedhur dhe zhvatur si hajdute te korruptuar qe jeni. Parate qe vijne ne shqipëri nuk jane nga emigrantet por nga trafikantēt. I mashtrusa te vetvetes.
Nje shkrim prej servili. Ti mor shoku Fatos, i paafte dhe bythelepires, do leket e Diaspores. Por ke kontradikta ne shkrimin tend. Ata kane me shume mundesi thua, por nuk jane me te afte. Ti je vete nje i paafte. A e di ti se ne diaspore, ka njerez ne pozicionet me te larta te shoqerive amerikane, italiane, gjermane, angleze, frnceze, profesioniste te niveleve shume te larta, qe ne Shqiperi nuk ekzistojne dhe nuk do jene as pas 30 vjetesh te pakten. Diaspora e do vendin e origjines, por do edhe te marre pergjegjesi: beje 20perqind numurin e deputeteve te diaspores, te kete mundesi te kontrolloje gjithe kete korrupsion, sepse vete thua qe diaspora nuk korruptohet. Kjo eshte e vertete. Sepse gjendjen financiare e ka te ndryshme, por eshte e pataksur nga keto qe sheh. Tani per tani, ka vetem dashuri per njerezit qe ka ne Shqiperi, kaq. Sa per punetoret e ndershem, qe punojne e jetojne me djersen e ballit, kete e dime, nuk ka nevoje te na i thuash ti mendimtar i madh kokebosh e servil. Diaspora di ti menaxhoje vete leket e saja, ne burse, ne fonde te ndryshme, ne banka etj, qe jane realitete qe nuk ekzistojne fare ne Shqiperi. Jepi diaspores kontrollion e vendit, dhe do shohesh ndryshime. Ti fluturon i pari, se je nje UFO ekonomie.
Shume mire qe vizitoi emigrantet e te larguarit pergjithmone nga vendi. Por pertej fasades, te krijoje politika ekonomike e subvencione qe Shqiperia te mos mbushet me afrikane e bangladeshas por me shqiptare te rikthyer. Mundesimi per pune dhe kredi me interesa te ulta do te ishte fillimi. Per sa i perket votes, te gjithe mendojne ndryshe. Une paguaj taksat e votoj aty ku jetoj. Nuk besoj se duhet te votoj per udheheqesit ne Shqiperi, pasi nuk besoj te kthehem me atje pervecse vizitor. Pra besoj se ato qe derdhin taksat ne atdhe dhe i plotesojne kushtet e tjera jane ato qe duhet te votojne.
Interesant por me gjithe kete pompozitet si nuk pati asnje pershendetje nga grupet e emigranteve ne Greqi. Kjo nxjerr fallco gjithe propoganden islamike te qeverise se ripjelljes.
Ketij Fatos Karqolit i duhen ndaluar komentet e jo me t'i botosh artikuj, nuk ka me koqe kandari qe e mban veten si ekspert ekonomie, por ka nje te "mire" qe eshte bythe-lepires dhe goja i bie era mut i Rames, i befte mire.
Hahahaha e kuptuat tani o te palare tourkalvanoi ( te dhiaspordhes)pse ra ne gjunje i tredhuri (atheos) citjonezi!? Paret tuaja do,ne shkembim te nacionalizmit e te big vatan qe ju aq shume i doni....se jeni plehraaaa sunite!
Je i madh fisnik patriot Fatos! Respekt!