
Nga Fatjona Mejdini
Pesë vite më parë, ndihmova dy gazetarë të mediave të rëndësishme perëndimore (mes dhjetëra të tjerëve) të pasqyronin një proces të rëndësishëm që kishte nisur në Shqipëri, siç ishte “vettigu” dhe Reforma në Drejtësi. Një nga të intervistuarat prej tyre ishte dhe Antoneta Sevdari, prokurorja e cila konsiderohej një “yll në ngritje” në sistem, por që papritur ishte shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkarkimi i saj kishte krijuar habi mes kolegëve të saj, por dhe asaj pjese të vogël të publikut që ishin në dijeni të rasteve që ajo kishte hetuar dhe kurajës profesionale që kishte treguar. Teksa po përgatitej për të festuar mes kolegësh zgjedhjen e saj si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ajo ishte njoftuar për shkarkimin dhe si rrjedhojë, përfundimin e karrierës së saj në drejtësi.
Intervista që ndërmjetësova me Antonetën në atë kohë nuk ishte e lehtë. Antoneta ishte në gjendje të rënduar emocionale, por gjithsesi pranoi të fliste për gazetarët e huaj. Për orë të tëra, përpara një mali me dokumente, nuk u lodh t'iu shpjegonte atyre se si shkarkimi ishte i padrejtë dhe kishte ardhur për shkak se disa vite përpara se të martohej, bashkëshorti i saj ishte punësuar nga një kompani në Arabinë Saudite, që nuk kishte paguar sigurimet për të.
Por një tjetër zhgënjim pasoi. Në asnjë prej të dy artikujve të publikuar në mediat prestigjoze ndërkombëtare, nuk u pasqyrua intervista me të, me argumentin e thjeshtë se:"e saja ishte një çështje e komplikuar për tu kuptuar nga një audiencë ndërkombëtare dhe kishte qenë më e lehtë thjeshtë ta linin jashtë".
E mirëprita dhe mirëkuptova zhgënjimin e shprehur të Antonetës pas kësaj situate, e vetëdijshme që kisha dhe unë pjesën time të “fajit” duke i ndërmjetësuar një zhgënjim të radhës. Urova vetëm që ajo të mos dekurajohej dhe të vijonte të luftonte për të gjetur të drejtën e saj.
Në fakt Antoneta vijoi të luftoj edhe pse nuk kishte në krahë opinionin e gjerë publik, nuk kishte as mediat ndërkombëtare, nuk kishte as precedent që ta ndihmonin, kishte me vete vetëm të drejtën! Por ndonjëherë, ashtu si nëpër filma, e drejta të lodh, të sfidon, por mjafton dhe në fund triumfon.
Kur e pashë dje në shkallët e Kolegjit të Apelimit të lumtur dhe të emocionuar, u ndjeva krenare për të, por edhe e frymëzuar. Ajo është shembull i një gruaje të brishtë dhe emocionale në dukje, por ama shumë e fortë, që nuk dekurajohet dhe i shkon deri në fund të drejtës të saj dhe të të tjerëve.
I uroj shumë suksese dhe kontribute në shërbim të drejtësisë shqiptare!
Bravo i qofte. Urime, se eshte grua trime dhe e ndershme. Kete gje duhej ta kishin bere dhe shume te tjere qe u larguan padrejtesisht nga vetingu, ku nuk kane nje shtepi te fusin koken dhe u lane ne sistem te krimburit ne korrupsion. Po vertetohet se ishte veting leshi.
Të vazhdoj si avokate e zenit të berisheve, atyre që jetojne e janë pasuruar me djersen e gjakun e Shqiptareve.
Lexova kete shkrim dhe u emocionova sepse dhe une jam nje si Antoneta. Faleminderit gazetare Fatjona per kete shkrim. Edhe une do te luftoj fort dhe do kem gjithmone ne mendje shprehjen " e drejta zhytet por nuk mbytet". Dhe kete koment e bej thjesht per t'iu treguar popullit se reforma ne drejtesi nuk po zbatohet ashtu sic eshte shkruar, por sipas deshires te anetareve te Kpk dhe Kpa, qe po largojne nga sistemi i drejtesise njerez si Antoneta dhe nuk po them per veten se deri tani e drejta ime eshte e zhytur dhe po lene ne sistem njerez per te cilet u be kjo reforme. Gjths koha do ta tregoje punen e tyre dhe korrupsionin e tyre, matetiar apo moral
Kjo Mejdini eshte nje nga gazetaret me te paskrupullta qe e kane nxire Shqiperine ne arenen nderkombetare,sa here qe i jepet rasti. Është vegel qorre e Salihit.
Personalisht kisha pak informacion mbi prokuroren Antoneta Sevdari dhe punen e saj. Helbete, punet e prokuroreve serioze pak reklamoheshin.Ndersa”ajka” e prokuroreve dhe gjykatesve 6-mujor reklamoheshin si drejtesi demokratike sa te dhimbnin syte kur i shikoje ne tv. Ky vend ka nxjerre prokurore dhe gjygjtare shume te mire profesionalisht dhe serioze qe gjithmone kane luftuar per drejtesi dhe per ligj e barazi per te gjithe. Mbi te gjitha per drejtesi! Dhe kete e vertetoi prokurorja A.S. E prisja kete se ajo e kerkoi dhe besoi per drejtesi deri ne fund, deri te instanca e fundit Gjykata Europiane Nderkombetare per te drejtat e njeriut! Kane shkuar te tjere per tu ankuar??? Shumica jo! Po perse valle? Merret me mend, ata jane te pandershem me veten e tyre e jo te japin dhe te kerkojne drejtesi! Ka gabuar KPA ne disa vendime ? Besoj se po! Por ama se gaboi KPA nuk do te thote se eshte fundi.Nje prokuror apo gjyqtar me Dinjitet nuk le gur pa levizur per te rivendosur Dinjitetin e tij Dinjitet=Drejtesi. Rrespekte pa fund per dinjitozen Antoneta Sevdarin.
Nuk mund ta marresh kaq lehte sa shkruan ky zoteria lart, pasi vendimet e gabuara te KPA nuk duhet te ekzistonin se jane organe qe te luftojne korrupsionin dhe jo te bejne vete korrupsion.Vendimet e gabuara te KPK dhe KPA kane pasoja te renda per popullin, sepse largohen nga drejtesia njerezit qe nuk duhen sic eshte dhe rasti i prokurores Antoneta Sevdari. Antoneta nqs KPA dhe KPK per raste te tjera do te zbatonin sic duhet reformen ne drejtesi, nuk do te rropatej 5 vjet per te gjetur te drejten e saj ne GJEDNj. Por KPK dhe KPA me vendimet e tyre skandaloze nxjerrin te paster persona qe nuk e meritojne. Po prisni se keni per t'ia degjuar kengen dhe vetingut. Sa per ilustrim tregojne ne barcalete. Nastradini donte te vidhte nje dyqan dhe po sharronte nje dryn qe ishte mbyllur dyqani. Aty prane kalon nje person dhe e pyet Nastradinin, cfar po ben ? Ai i pergjigjet, po i bie violines, po muzika e pyet perseri personi ? Nastradini i pergjigjet , neser do e degjosh, pasi te shikonte dyqanin e vjedhur. Keshtu eshte dhe ky procesi i vetingut. Hajt naten e mire tani.
Po ti vet, zonja gazetare, a ngjan sado pak me zj.Antoneta, nga integritet, nga të qënët e drejte, trimëresh dhe e vendosur krah së vërtetës? Ti je shumë e vendisur dhe e lidhzr pazgjithshmërisht me gënjeshtrën dhe me mjeshtrin e sajkryetarin e Rithemelimit. Ti jenjë grua shumë e politizuar, që nuk i lë të flasin të tjerët nqs nuk kanë mendimin tënd, dukeju ndërprerë fjalën dhe duke shpalosur anësinë tënde në politik. Nuk e njoh zj. Sevdarasi po nqs vendimi i përjadhtimit të saj u hodh posht pas kaq kohe tregon se ajo luftoi dhe triumfoj, gjë që ty nuk do të të ndodh…
Populli di shume gjera. Ashtu sic di qe vettingu ne te dyja shkallet vepron me padrejtesi, po ashtu di se si gjyqtaret e prokuroret jane te korruptuar deri ne palce. Korrupsioni eshte i turpshem per nje punonjes drejtesie. Jam dakort qe ka shume gjyqrare qe nuk e meritonin konfirmimin ne detyre pasi ishin te korruptuar dhe njeheraz jam dakort qe gjyqtaret kane bere bashkefajtor dhe familjaret duke i perfshire ne korrupsion. Kam mendim te ashper edhe ndaj KPK dhe KPA qe kryejne korrupsion kur jane per te dhene drejtesi per padrejtesine e gjyqtareve e prokuroreve. Ne nje paralele mund te vendosen edhe gjyqtaret e prokuroret qe kane dhene vendime haptazi ne kundershtim me ligjin, e shkruar e zeza mbi te bardhe, te cilet jane betuar per te dhene drejtesi. Sa turp, punonjesit e drejtesise japin padrejtesi e pranojne qe ne emer te ligjit te fitojne para mbi hallexhinjte. Per punonjesit e shtetit te korruptuar, neser do e degjoni barsaleten e Nastradinit. Te vjedhe punonjesi i drejtesise eshte mekat. Ja kjo eshte drejtesia e krijuar me njerez pa integritet, pa karakter e jo te afte profesionalisht.
Komentuesit qe e njohin sistemin e drejtesise, le te flasin me emra gjyqtaresh e prokuroresh qe jane konfirmuar ne detyre padrejtesisht. Edhe organet e vettingut perbehen nga njerez te paafte e pa integritet. Dhe ato korruptohen. Dhe per te luftuar korrupsionin ne keto organe duhet kurajo, si prokurorja Antoneta per te gjetur drejtesine per vete.
Per kmentuesin/en me emrin e shkurtuar Lulja! I/E nderuar! Lexova komentin tuaj te pare dhe sot ate te dytin. Zakonisht nuk bej komente per komentuesit.Çdo njeri ka mendimin e tij nga menyra e te parit,te shkruarit,te degjuarit etj.Kur kam kohe bej ndonje koment mbi shkrimet,opinionet,analizat qe botohen ne rubrikat e gazetes Tema. Une shpreh solidaritetin tim per ato mendime qe shkruanit ne komentin tuaj te pare.Nuk ju heq asnje presje, eshte rasti juaj. Ne kom. tim une kisha nje qasje tjeter ku i referohesha kryesisht Besimit,Moralit dhe Dinjitetit njerezor prej nga buron e drejta njerezore dhe e drejta profesionale.Nuk eshte se mora me te “ lehte” kete rastin e te nderuares Antoneta Sevdarit apo te ndonje te ngjashmit si rastin e saj. As rastin tuaj!!! Por kush punon dhe gabon! Rendesi ka mos te besh faje, ato mezi riparohen ose nuk riparohen fare.E kuptoj fare mire dhe komentin e dyte. E mira fare(ideale) do te ishte qe vendimet e KPK dhe KPA te ishin me te drejta dhe te pa ankimueshme. Kujtoj ketu rasti e perplasjes se nje prokuroreje me te famshmin Teo Jekobs me duket se quanin. Dhe te huajt qe erdhen me na ndihmuar gabojne.Une besoj tek e drejta dhe luftoj per te. Luftoj me fakte dhe te vertetat e mia. Kete beri A.S. Besoi dhe luftoi deri ne fund. Kete gje uroj dhe per Ju. E mira eshte te gjesh drejtesi ne vendin tend. Dhe KPK dhe KPA kane dhe vendime te “çuditeshme” qe dhe mua sme kane pelqyer. Pyetja eshte : Kush ja terheq veshin organeve te vetingut kur japin vendime te padrejta? Kush paguan per to? A do ishte mire qe demshperblimin ne vlere monetare(rasti i prok.A.S)per nje vendim dukshem te padrejte ta paguanin ata anetare te komisionit te vetingut te te dyja shkalleve? Pse te paguaje taksapaguesi shqiptare per papergjegjshmeri te disa anetareve te KPK dhe KPA? Tjua mbajne nga rrogat e majme qe marrin dhe te shohim sa idhet do tju vije. Nejse u zgjata shume por ideja eshte per te mire.Uroj me mirat per ju dhe drejtesi per Ju. Naten e mire