Nga Desara Çela
Ne nuk dimë të jetojmë, ose e thënë ndryshe nuk na e kanë mësuar të jetojmë.
Kur them: jetojmë e kam fjalën për të qenë të lirë.
Të lirë nga inferioriteti që ne ndjejmë çdo ditë, pa t'a ndjerë se çdo të thotë ose mendoj tjetri komshia/u, kush më pa dhe si më pa, pa jetë luksi, kjo e fundit fake, (e dimë mirë se sa jetë luksi bëhet në Shqipëri) pa e çarë kokën se çdo veshë e ç'markë do i veshë rrobat (se në fakt marka ke ne mbeti)
I kam zili për këtë lirinë që i'a japin që në ngjizje, në fëmijëri, në adoleshencë e më pas ku janë mazhorenë, e kjo shkon brez pas brezi.
Kam 3 ditë që pyes veten se Lefton po e po: A kanë stres njerëzit që jetojnë këtu?!
Mua më duken të lumtur, bëjnë një jetë të paqtë, pa shumë komplekse. Ndryshe nga ne që çdo ditë maskën e kompleksit ja vendosim vetes.
Të lumtur, darkave me një gotë vere në dorë ose një aperol spritz duke qëndruar jashtë barit në këmbë edhe pse është 9 gradë celsius (në Campobasso bën gjithmonë ftohtë, por e sfidojnë atë) me gotën në dorë e bisedojnë për gjërat se si kanë shkuar. Nuk e kërkojnë me doemos luksin, vëmëndjen, për të qenë në vendin VIP, me shisha e ku di unë. Nuk e bërtet me të madhe që kanë lekë, që janë të pasur. Kuptohet nga ora që ka në dorë që është i/e pasur.
Ku shkojnë buzë plazhit e shtrihen në gura, në varkë, në trotuar, në karrige, ku të munden. Të rinjtë me çanta shpine e bukën me vete nisen për të bërë një dorë jetë.
I shikoj me admirim për mënyrën se si jetojnë, unë nuk mundem të jetoj si to sepse nuk jam mësuar të jetoj ashtu.
Kjo më mungon në Shqipërinë time, më mungon të jetoj!
Po mire moj Desara , kush te pengon qe te besh ate qe te pelqen ? Pse e pergjitheson pervojen tende negative ? Po nuk ke faj ti , faj kane ata qe botojne broçkullat e tua ! Ti Desara ose je injorante , ose je ne trysni te vazhdueshme nga nuk e di se kush ! Jetoje jeten ashtu siç te pelqen , brenda takatit tat ekonomik dhe do jesh e lumtur .
Kujt i tregone kjo bibe se si jetohet jashte Shqiperise ku ne po jetojme prej 30 viteve dhe ketu ku jam une 50% e miletit jane me autism dhe depression. Jane bere te neveritshem qofte gazetaret, por ne vencati ato gazetaret e tv shqiptare.
Ore, e ka kaluar moshen 15 vjeç kjo Desara? Sepse moshen e trurit kaq e paska. Një nivel inferioriteti shumë i larte. Me kujton ca debila ne.Tiranë në kohën e Enverit që çdo gjë e huaj u dukej hyjnore. "Pse diell është ky? Diell kanë ata jashtë." Edhe dielli.ndriçonte me mire të just se sa ne, per disa kllufa ksenomanë. Në dime të jetojmë. Madje shumë mirë. Por per një kohe të gjatë nuk na kanë lene të jetojmë. Erdha para pak kohësh në Shqiperi, dhe pasha Tiranën. Kisha kohe pa e parë, sepse me shumë shkoj në Vlore per plazh. Gjithshka me pelqeu. Tirana, rruget, kafenetë, njerezit. M'u duk Tirana si një Paris i vogël, me njerez indiferentë, që as t'a fershellenin fare se kush je ti (fantastike), ato kafenete e bukura, Kafe Mulliri në veçanti, ato byrektoret e çastit, qetesia e lagjeve, zhurma e rrugeve plot turistë. Ndersa Desara na e nxiu sikur shqipetarët jane injorantë dhe asaj i vjen keq që ka lindur shqipetare. Kam 30 vjet jashtë Shqiperisë, dhe mund të them që jemi një popull shumë i mire, por vetem duhet të mposhtim frikën dhe tju tregojme vendin pjeses tonë të rrumpallave që kane uzurpuar politikën keto 30 vjet.
Zoti Shpend pak ashper po e qorto. Ajo çka thote ësht e vertet,pamvarsisht se nuk e ka shpjegur ne menyr profesionale as gramatike
Lere mo Shpend budallaqen se po rrëfen jetën e vet e të sërës së vet, jo tonën. E pyeti njëherë fëmija mamin dhe babin se nga e ka prejardhjen njeriu dhe njëri i tha nga majmuni e tjetri i tha nga zoti. Fëmija u mërzit shumë që mori dy përgjigje të ndryshme, por babi i tha mos u mërzit o bir se secili po flet për racën e vet. Kështu dhe puna e kësaj gazetaruces.
hartim me cilesii shume te dobet! Mero djali ka ardhur koha qe te rritet cilesia a shkrimeve qe boton ne portal
Nga kush pret te rrinet niveli nga mero.!? Mero shyqyr gjeti nje shkrim ta publikoje pa leke qe i sherben dhe propagandes. Ju siguroj se po mos te kishte mundesi komentesh 70% e lexuesve te temes as sdo begenis in me e menduar si faqe jo me per ta lexuer e le me per tu informuat nga merua. Shqiptaret dine shume mire te jetojne e te shinojne ashtu si greket italianet spanjollet e tere mesdheu. Ata qr nuk dine te jetojne dhe as te vishe e as te mbahen jane ata qe ke shkruar ti desara.
Rritu Desata rritu..! Kush ka jetuar në Itali e ka kuptuar më mirë fjalën stres. Nuk është e vërtetë që janë I indiferent karshi luksit, të dukurit, të thashethemeve ,se çka veshur tjetri , me kë shoqërohet , kë ka dashnore dhe ku I bën pushimet. Të siguroj për këtë. E kam me të provuar , jo me të dëgjuar. Kjo që përshkruan ti është saktësisht ç'ka trasmetonte RAI me anë të reklamave të shndritshme, që motivojë shumë prej brezit tim t'i hynin detit më këmbë.
E sakte
Aq te lumtur e pa strese jane, me çupe, sa qe po votojne per kthimin e façizmit.
Shkrim i dobët, pa cilësi, thjesht një shkrim ashtu siç mund të shkruajë dikush në faqen e vetë Fb. Për të mos folur për anën gramatikore, copë copë, ose përdorimi i fjalëve të huaja pa lidhje fare (mazhoren??? ????), mjerim..
ik o Dasara ik, ik futi mjo tas hashure
Zonja e paska gjetur mungesen e stresit dhe jeten me kuptim ne atdheun e narcisisteve.Pas aperitivit dhe bisedes se shtruar pa levizje duarsh,koke dhe kembesh , diku, dikush, dikur perfundoi ne vasken me acid, diku afer Campobasos se Dasares tone qe ia humb kuptimin e jetes edhe nje shprehje e vogel luksi e shqiptareve.
Po jo , more demokar , mos e përgjithëso gjithë Campobasson me një që na paska përfunduar para shumë vitesh , në vaskën me acid .
Per te gjithe komentuesit qe fshehin te verteten, kjo eshte me se e vertete. Fodulleku, mendjemadhesia,inoranca mbizoteron. Veshje firmato nga gabi, ska gje se ai qe i ka patur ka vdekur nga kolera apo zgjebja.
Pse e kemi kete mani per t'u viktimizuar dhe per te share popullin dhe vendin tone !! Me ka bere pershtypje tek emisioni i Fevziut me emigrantet qe jetojne ne cdo cep te globit,se kur ai i pyet se c'fare nuk u pelqen kur vijne ne Shqiperi,nje pjese e madhe pergjigjet se nuk u pelqen pesimizmi tek shume njerez,te cilet edhe rine gjithe diten ne kafe dhe ne anen tjeter thone se ky vend nuk behet !!!
Si ore nuk dine te jetojne shqiptaret?ato po vjedhin e po bejne kerdine dhe po e shijojne jeten me cdo mjet!Motoja e shqiptarit eshte:bej para qofte edhe po te shkosh ne burg!Fundja e fundit e dine po vodhen dalin shume shpejt nga burgu ama kane parane!Kjo eshte filozofia!
Mendoj qe je gabim Desara. Nese njerezit luftojne,stresohen per para(leke) ne gjithe boten,per se I duan nese nuk kerkojne lux? Perse stresohen,lodhen per tu pasuruar nese nuk shkojne ne hotele te shtrenjta,nese nuk blejne makina te shtrenjta,jahte apo private jets? Tjetra eshte dukja apo te shiturit mend. Ne pergjithesi vendet ku te pasurit takohen jane vetem per ata,jo se nuk lejohen te tjeret por nuk kane mundesi financial. Psh,luajne golf. Resortet me fusha golfi fillojne me $50 000 ne vit. Vene ne restorante ku pjata eshte $120 . Jetojne ne komunitet ku shtepite kushtojne shume dhe pages mujore(HOA) eshte e larte dhe jo e perballueshme per cdokend. Dmth ti e di qe ai komshiu apo ai antari I resortit ku je ti,eshte po aq I pasur sa ty. Nese ti je milioner nuk vete ne Diner ku haet me $50 qe tu shesesh mend atyre me veshjen. Edhe ketu jane te ndare te pasurit me te varferit prandaj nuk takohen shpesh qe nje pale te shesi mendje
Eshte mentalitet i dobet! Qe nga titulli dhe tema dukesh qe je prape mbrapa! Nga kush kerkon leje per te jetuar? Edhe to dukesh qe vepron dhe jeton per te tjeret!
Njerezit qe komentojne ketu, nuk mund ta kuptojne, se nuk kane lindur apo jetuar ne liri. liri te shprehesh, te jetosh, pa friken e ndeshkimit dhe gjykimit. Shqiperia nuk te ofron liri. Te ofron te jetosh ne vendin tend, prane familjes, i pasur ne shpirt. Por ndrydhja qe fillon qysh bebe dhe deri sa vdes, nuk hiqet dot kollaj. Per fat te keq, nuk mund ti shpjegosh qorrit, si duket perendimi i djellit mbi det, ashtu nuk mund tu shpjegosh para komentuesve se si mund te ndihesh i lire! Faleminderit Desara! Pirja e duhanit dhe stresi shkojne dore per dore. Dil nje xhiro ne Tirane, dhe i sheh te gjithe, te nxire nga duhani dhe pluhuri, por nuk pushojne se shari njerezit ne perendim.......a sa budallenj, qe nuk dine te jetojne. Nje fakt i vogel. Dikur Anthoni athanas, merrte cdo shqiptar ne pune te restoranti i tij ne Boston. Shqiptaret e rinj dhe te zgjuar te demokracise (ulerimes dhe rumpalles) flisnin me njeri tjetrin per antonin duke lare enet ne guzhine " ky nuk di nga jeta, biljoner dhe punon 12 ore cdo dite, ngeli ketu" I degjoi dhe i degjoi plaku, dhe nje dite u flet: " Degjoni ju trima, kur ka stuhi dhe bie bore e madhe, dikush mer geshtenjat dhe i pjek, kenaqet ne prush dhe ngohtesine e shtepise. Dikush tjeter, merr skite, dhe shkon ne maje te malit ne stuhi, te zbresi poshte. Une, ndodhi qe jam skiator, ju ca p. te memes doni?' Morali........mos i qani kembet kaloresit se i varen. Ne perendim njerezit zgjedhin vete jeten qe duan, dhe e jetojne........ne nuk kemi kaluar 600 vjet te turqise ende. Kismet nga shekulli tjeter!
O Mero, a nuk ke ndonje redaktor qe t'ia rregulloje kesaj vajze (zonje) gabimet gjuhesore para botimit ne gazete? Ajo, si shumica tani ne Shqiperi, dine e shkruajne me mire fjalet e huaja (edhe ato shpesh perdoren pa vend) se sa shqipen.
Po ik o kare muti se na cat karrin na i bet sikur jane me brire
"gurat"???
Komentet shpjegojne fiks ate qe po thote vajza siper...:)
Shume interesant dhe i vertete,kendveshtrimi i vecante i Desartes,mbi menyrat e ndryshme te jeteses,midis njeriut me kulture perendimore dhe njeriut me mentalitet oriental,qe merre fryme ne keto anet tona.Por mendoj se Desarta,ben nje gabim,kur thote qe nuk na kane mesuar te jetojme.Ata njerez,pa kpmlekse qe ka pare Desarta,vijne nga mijevjecare progres kulture,kurse truri shqiptar,sic po e tregojne me se miri, keto mbi tre dhjetvjecare,vazhdon te ekspozohet ne forme te deformuar dhe denatyruar,nga gjysem mijvejcari pushtimi otoman dhe gjysem shekulli izolim diktatorial komunist.
Na jena ndryshe Desara
E fillove mire, por kur dole te Italia me zhgenjeve. Atdheu i vanitozeve nuk mund merret si shembull. Mund te kishe marre shembull ndonje vend nordik, apo Gjermanine a Hollanden por jo Italine. Ne shqiptaret nga italianet jemi frymezuar per te folur per marka veshjesh e per gjera siperfaqsore. Ne Itali jane plazhet plot me shezllone private njelloj si Shqiperia, nderkohe qe ne vendet e tjera te Europes nuk eshte turp te shkosh ne plazh «me buke, djathe shalqi, dhe xhiro me komardare » sic ironizon ai artisti i deshtuar. Ne Côte d’Azur ku shkojne turiste nga cdo cep i planetit, plazhet private jane nje rrip i ngushte krahasuar me pjesen publike ku njerezit e pa kompleksuar ngulin cadren dhe hane sandwiche. Por ne Itali njelloj si ne Shqiperi vendasit paguajne shezllonin « se nuk jane pabuksa ».
E çmoj sinqeritetin tuaj, por do shtoja se Maturi është të mësosh të largohesh nga njerzit dhe situatat që kërcënojnë paqen e mëndjes, respektin për veten, vlerat, moralin dhe vetvlerësimin tënd. Administro vetminë.
Shkrim me idiot!!! E para kush te pengon ty te besh jeten qe do … vetja jote që ka te njejten mendesi dmth ke kompleks Edhe shkruaj shqip mos na fut fjale te huaja kot me kot se na hapet barkun…
Duket si një gargare inferioriteti për të hequr inferioritetin, me një titull shumë të guximshëm, që nuk mjaton fjala aperitiv për t'i dhënë zgjidhje. Çfarë i dini shqiptarët që botoni kshu traplliqesh?
E dashur....... Italia eshte vendi i poezise .......i gjuhes *infinite italiane.......i gjuhes zyrtare korrekte qe flitet nga Pantalleria a Lampedusa e der ne Risa........i edukates apo "cipes" popullore.......i "dizenjos"......kuzhines......modes.......elegances.........i seriozitetit ne pune.........etj etj. Shqiptaret .......sdi nga ti kapesh......s'dine Shqip !!!!! flasin me gjuhe lacash....qe ne fillore....dhe vdesin me keq akoma..... Te jetosh.....sic deshiron ti, eshte rrezultati i shume proceseve shoqerore....qe formojne ate qe quhet "cilesi jetese" ! Merr Ryanair....e shijo fundjavat ne itali......e shyqyr qe eshte afer me shqipen.......se imagjino te kishim grek...turk...serb...e te mbyllej hesapi me ndonje gjerman, francez...a ndonje shtet arab a afrikan. E kishin mbyt fare shqipen mu si pul koteci !!
Ti nuk di të shkruash e jo më të mendosh se si të jetosh... ç'na gjeti me këto që lexojmë.
Thelbi është I drejtë, por komentuesit janë të vrazhdë dhe injorantë. Gjynah.
Po pse moj Desara,ti vendin e qejfit me vete e ke bile mund te behesh e pasur shpejt sa te harrosh cfare po shkruan! Futi nga 10 te q.. .ne dite dhe do harrosh keto halle qe thua se do te zene hallet e tjera!
Mos fol me "Ne" ne shumes, fol per veten!
Desara fol per vete qe nuk di te jetosh,shumica Shqiptarve dine dhe shume me mire se ti. Pesonalisht kur ika para 30 vjeteve zgjodha Zvicren,te tjeret Gjernanine Ameriken e te tjera shtete,nje pjese po lene Greqine e po shkojn ne vende te tjera me mire,te dish te jetosh eshte e lehte,mjaft ti bosh naften Shqiperise.
Desarta,ta thote qarte,mor lab,por ti nuk don ta kuptosh:Ti mund te shkosh kudo,ne cdo vend te globit,mund te behesh dhe miliarder,por qendrimi dhe mentaliteti i tend osmano-komunist,ka per te vazhduar me breza.
Kur flasim për të jetuar, nuk kemi parasysh vetëm të ekzistojmë fizikisht. Kemi parasysh të jetojmë me liri, të lirë nga ndjenja e inferioritetit që na ndjek çdo ditë. Nuk duhet të ndjehemi të detyruar të përputhemi me standarde të rreme të shoqërisë a? Nuk është e rëndësishme se çfarë mendon tjetri për ne, se çfarë veshjekemi, ose se çfarë markash veshje mbajmë. Liria është të mos e çajmë kokën për këto gjëra...
Ideja e shkrimit qëndron, por autorja nuk ka ditur ta shtjellojë si duhet dhe ta mbështesë me fakte. Më e drejtë do të ishte të thuhej se ne shqiptarët "nuk jetojmë për vete, por jetojmë për të tjerêt", për opinionin publik, shpesh herë fshataresk dhe anodollak. Ne nuk ngrihemi dot sipër këtij opinioni. Këtu ka ndikuar pa dyshim edhe 45 vjet komunizëm" zëri i masave, shoqëria të ul, shoqëria të ngre" dhe budallalliqe të tjera. Duhet të kesh nivel dhe guxim të mos përfillësh opinionin e shumicës, që shpesh herë të mbyt. Jetojmë për të tjerêt dhe dhe merremi me jetën e të tjerëve. Duam të dukemi se sa të fortë dhe trima jemi, se kemi bo ndonjë lek, se jemi tê fuqishëm etj etj. Pastaj nuk jetojmë dot edhe pa thashetheme:" Qyqja unë më duket se filani me filanen po ndahen! Kush është ai që po kalon andej?! Kë ka komshi ajo te shkalla e tretë?" etj etj. Mentalitet turkoshak dhe oriental. Në Perëndim askush nuk e njeh komshiun që ka përballë, dhe jo të dijë sa pjata dhe pirunë ka! Secili jeton jetën e tij, pa iu bërê vonë për opinionin publik. Ndërsa ne rrojmë për tu dukur, për me bo "me plas atë tjetrin". Nuk jetojmë dot pa marrë nëpër gojë, pa hyrë e pa dalë te tjetri vend e pa vend. Më kujtohet andej nga fillimet e viteve '90 kur u mësua se në Perëndim kur shkon te tjetri për vizitë duhet ta marrësh më parë në telefon dhe ta njoftosh, një nga ndrikullat e lagjes shpërtheu:"Uh po qe se duhet me e marrë në telefon, unë nuk shkoj tek ajo për 1 000 vjet"! Kjo është jeta jonë. Me një fjalë mungesë kulture dhe qytetërimi. Që na kanë munguar gjithmonë.
Po çkeni o njerëz, asaj i duket e drejt ajo që thotë, edhe mua po ashtu më duket shumë e drejt ajo që thotë Dasara. Pse, sepse shikoj rreth e rrotul prindër që i edukojnë keq fëmijët, jo po i do firmato tutat, jo po atletet, çantën e shkollës etj. Shikoj niorit e mi që thonë po në shkollë filani i ka tutat kështu, atletet ashtu… Pra i edukon keq fëmija im. Duhet të kisha edukuar unë fëmijët e mi që ti mësonin fënijët ndryshe, kështu është e kjo bëhet vazhdë. Kurse ata që janë jashtë e dinë vkerën e parave dge nuk e shpenzojnë për LECKA por r ti ushqyer më mirë, r ti shkolluar më mirë e ti përgqtitin më mirë për jetën. Desara për mendimin tim ke kapur një problem që duhet ta rqafojnë të gjithë që synojnë jetën e luksit….