Pse vlonjatët nuk ndërtuan përbindësha mbi Jon?

10 Maj 2024, 17:17Blog TEMA
Pse vlonjatët nuk ndërtuan përbindësha mbi Jon?
Nga Alba Malltezi

Nuk e di si, kush dhe kur e ruajtën në Vlorë atë që në shumë qytete kryesore të Shqipërisë, nga Veriu në Jug, e shkatërruan dhunshëm: Rregullin!

Vlora, edhe pse e konsideruar ndër qytetet më rebele të Shqipërisë në gjithë tranzicionin tonë të dhimbshëm, sa herë e vizitoj, më shpalos të shtresëzuar në ndërtesat e viteve një rregull për t’u admiruar. Dhe këtë vit, dukej edhe më e sistemuar, edhe më mirë.

Asnjë vlonjat nuk ndërtoi mbi Vlorë përbindësha që i sheh me sy të lirë në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Korçë, në Sarandë etj. etj. dhe me siguri që biem të gjithë dakord se këta përbindësha urbanistikë nuk janë pak.

Nuk e njoh kodin që kanë përcjellë vit pas viti mes tyre vlonjatët, por ama në rrugica të reja e të vjetra, në pallate të rinj e të vjetër, asnjë vlonjat nuk i ka “futur gishtat në sy” vlonjatit tjetër. Ndjehet një kod respekti i hapësirave qofshin ato të varfëra, mesatare apo luksoze që këtu ka qëndruar i paprekur.

Në Shqipëri gjërat shpeshherë nuk janë si duken apo si thuhen. Nëse për vlonjatët kemi dëgjuar se janë aq krenarë e mendjemëdhenj sa e bëjnë gjoksin gropë, kjo legjendë, nuk është e verifikuar faktikisht në punën që ata bëjnë në qytetin e tyre.

T’i biesh gjoksit sa ta bësh vrimë, do të thotë të kesh një ego mbi të gjithë, përtej të gjithëve, por këtë jo me fjalë, po me vepra e sheh në ndërtesat e çmendura në Tiranë që zënë dritare; rrugicave që u marrin frymën kujtdo që është më i dobët në krahasim me më të fortin a më të pushtetshmin e lagjes.

Ka ndodhur dhe në Durrës e njëjta gjë! Ku individë të çuditshëm, pa atë famën e gjoksit me vrimë, kanë bërë përbindësha mbi rërë si për t’i treguar bashkëqytetarëve se ata janë përmbi qytetin dhe mbi të gjithë. Një rrjetë merimange ndërtesash në Golem e Kavajë janë harta e mëndjemadhësisë së banorëve dhe investuesve të atyre anëve.  Apo kulla e rezorte pa asnjë kuptim në Korçë dhe pallate frymëmarrëse si në Sarandë?

Vlonjatët e duan qytetin e tyre dhe kjo dëshmohet pa qenë nevoja për shumë fjalë. E duan aq shumë sa, tani, që e kanë akq të bukur dhe me aq shumë mundësi argëtimi, duhet ta ndajnë me zemërgjerësi, me të huaj apo bashkëatdhetarë, kënaqësinë dhe privilegjin e kësaj mrekullie në Jon.

30 Komente

  1. L
    Luli

    Futja kot...ne Vlore e ne Shqiperi eshte katastrofe ...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dg

      i mbajti maloket,larg::::Ne Durres e kodo,nuk ndertuan Dursaket,por fshataret e maloket e babezitur dhe inferjore,qe kujtuan se me shume pare ne xhep,do beheshin qytetare......Eeee...keta ne Vlore,ne fillim nuk u lane te benin pershesh

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jim

        Po gjiri Vlores i perket Adriatikut moj zonje a zonjushe.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leka

          Po po njashtu..ne vend te perbindshave kane ndertuar nevojtore.....ne cdo cep te plazhit

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimmy

            Pikërisht. Nuk e kuptova ku donte me dalë autorja me këtë shkrim. Shkrim i dobët dhe pa kuptim. Për të mos thënë që paraqet tendenca raciste dhe diferencuese ndër shqiptarë. Por përtej këtyre, thelbi është që Vlora është sakatuar njëjtë si çdo qytet tjetër në Shqipëri. Dhe kjo të trishton edhe në qofsh vlonjat ose jo. Për më tepër (e nënvizoj me sinqeritet) pa asnjë ngarkesë negative ndaj vlonjatëve por thjeshtë dhe vetëm si një profesionist në turizëm, e them me përgjegjësi se në Vlorë hasim probleme me shërbimin. Pronarët dhe menaxherët e hoteleve nuk pranojnë asnjë kritikë konstruktive profesionale dhe ta marrin çdo gjë si personale, ndërkohë që kamarierët dhe stafet e shërbimit transmetojnë vrazhdësi dhe aty këtu edhe harbutëri.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emnesa vlonjate

              KY, autori, e paska me të dëgjuar - dëshiruar, nuk paskësh qenë në Vlorë?

              Përgjigjjuni
            2. K
              Koli

              Po me Korcen cfare pate moj? Korca eshte per bukuri. Vlora vec lungomaren ka se pastaj eshte skandal. Korca eshte i vetmi qytet qe ka mbetur normal. Debile mutit

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lakja

                Ça thot kjo më??!!? Pa i hy rracizmit që po tregon...po ku ka rrojt deri më sot??? Në gjithë plazhin e gjirit të Durrësit janë me gishta ndërtesat e ngritura nga durrsakët! Në DR mësoi dorën çdo pusht e çdo plehrë apo injorant i Republikës përveçse durrsakët... Në Vlorë nuk ka patur të ardhur si në DR dhe të gjithë e trajtuan qytetin si plaçkë të huaj Pa i hyrë fare përdorimit që i ka bërë politika qlme bashibozukët e tyre Durrësit....për atë mjafton të shohësh hartën administrative

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Motra, a di ndonje shifer sesa miliona leke jane hedhur per ndertimin e sistemimin e Lungomares? Perfshi ketu edhe ate godinen brenda ne det tek Uji Ftohte.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sit back and relax !

                    Ka dhe VL mut sa të duash. Kanë bërë dge aty pislliqe sa të duash. Duke fillu me të gjithë kryetarët socialistë të bashkisë por sidomos Maja e Aijsbergut ai Pështimi!. Që i dha leje për 13 Kate Lul Hollandezit dhe 50% e pallatit ndërtuar mbi det (shikoni dhe fotot satelirore të google maps, VL nga 1980-2020). Dhe mos harroni se Luli morri 13M€ nga paratë tona nga vendimmarrja e keqe e Pështos ... Dhe plotë gropa e skandale të tjera kudo e gjithë kohës. Luishte te ndërtuar jo më gjigandte si ato që thua ti por s'ngelen mbrapa. (Me Fatmir Xhafa, Mezan Malaj (miku i Ramës ky) Adrian Kolloz(PD ky por që punoi fortë me Pështon), ai Gjomema që kishte dhe gruan prokurore e shumë Mostra të tjerë me gjasme ndërtues por që e kanë betonizuar shumë shëmtuar edhe atë qytet. (Por për më shumë pyesni atë deputet birin e botës Ilir Metaj jo atë nga SK jo por atë nga VL paçka se spiuna kanë qenë të dy) se e njeh mirë ai Pështon se e ka pas shef për kokë për shumë vjet rreth i ngushtë...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Vlora nuk ndertoi perbindesha sepse investimet u fokusuan ne Tirane e Durres. Ne keto qytete po rritej me shpejtesi cmimi i m2. Interesat ne Vlore filluan me vone dhe "ndertuesit e medhenj" ngecen ne kryeqytet. Ndertues me te vegjel iu perkushtuan Vlores por ata nuk xhironin aq shume para sa te ndertonin kulla shumekateshe as kishin mundesira te medha korrupsioni.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Vlora nuk ndertoi perbindesha sepse investimet u fokusuan ne Tirane e Durres. Ne keto qytete po rritej me shpejtesi cmimi i m2. Interesat ne Vlore filluan me vone dhe "ndertuesit e medhenj" ngecen ne kryeqytet. Ndertues me te vegjel iu perkushtuan Vlores por ata nuk xhironin aq shume para sa te ndertonin kulla shumekateshe as kishin mundesira te medha korrupsioni.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          Vlora nuk ndertoi perbindesha sepse investimet u fokusuan ne Tirane e Durres. Ne keto qytete po rritej me shpejtesi cmimi i m2. Interesat ne Vlore filluan me vone dhe "ndertuesit e medhenj" ngecen ne kryeqytet. Ndertues me te vegjel iu perkushtuan Vlores por ata nuk xhironin aq shume para sa te ndertonin kulla shumekateshe as kishin mundesira te medha korrupsioni.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Vlora nuk ndertoi perbindesha sepse investimet u fokusuan ne Tirane e Durres. Ne keto qytete po rritej me shpejtesi cmimi i m2. Interesat ne Vlore filluan me vone dhe "ndertuesit e medhenj" ngecen ne kryeqytet. Ndertues me te vegjel iu perkushtuan Vlores por ata nuk xhironin aq shume para sa te ndertonin kulla shumekateshe as kishin mundesira te medha korrupsioni.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlonjati

                              Vloren e shpetoi Edi Rama me lungomaren, bulevardin e plot pune te tjera.. I jepni hakun aty ku i takon. Vlonjatet duhet ti bejne nje monument ne Vlore kur te vdes.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjeografia nuk eshte opinion

                                Ndaj te njejtin mendim per bukurine e Gjirit te Vlores por eshte pjese e Adriatikut.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nafta

                                  Ne Vlore ndahet Adriatiku me Jonin. Nga uji i ftohte e larte eshte Jon, ndahen si me thike. Adriatiku eshte plazh me rere ai i Jonit me gure.

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Tironci

                                  Bravo Albana ,nje shkrim dhume i vertete ,mos u merzit per keta cecene qe te ofendojne ( se pa shkolle zoti hetus ) ishte kjo thenie ne nje film Shqiptar ,keta cecene po e po qe jane pa shkolle ,por jane idiota ,injoranta . Vlora nuk la cecene malok per te ndertuar pallete ,ndersa Tirana ,Durresi ,e gjith qytete me rradhe baba maloku Non Grata i lejoj qe benin si te donin ,kujto Parkun Rinia qe e beri me gardhe ( toke e xanun ) ku dhe e beri ( shurtore ) kujto ato ndertesa te Lana ,ku keta cecene qe shajne sot jane femijet e baballareve e nenave qe me ujin me mut e shure te lanes lanin rrobat ,Qytete e qytetareve ,jo te malokeve qe kane zaptuar .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    robi

                                    Ne Durres vazhdon bllokimi i trotuareve dhe ndertimi i dyqaneve mbi trotuar si tek lagja 12 ku nga 4 m trotuar 3 m u bene dyqan dhe 1 m u la per qytetaret qe ecin ne rresht per te kaluar. ku eshte policia bashkiake, e rendit apo IMT ja qe lejon ndertime te tilla absurde ne nje qytet turistik qe ne perendim as qe do te guxonte njeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. u
                                      uskania

                                      Si do zhvillohet Shqipëria, duke ndërtuar me stilin e komunizmit?Tirana po kthehet në një muze urbanistik, një befasi arkitekturore, larg bezdive, që sjell njëtrajtshmëria.Bota zhvillohet në lartësi, sodomos në metropole, nuk jemi në mesjetë Alba.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlonjati 12

                                        O zonje , qyteti i Vlores nuk laget nga Joni , po nga Adriatiku . Me sa duket duhet te kesh qene e dobet ne gjeografi .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          kopetenti

                                          Joni me Adriatikun ndahen ne ngushticen midis Karaburunit dhe Zvernecit. keshtu qe gjiri i Vlores ka ujra edhe nga Joni edhe nga Adriatiku.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Nga vjen kjo?!

                                          E di ti moj debile qe çdo gje eshte ngrirur mbi falsifikim dhe vjedhje pronash ne Vlore?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            L

                                            Ne Vlore nuk u ndertuan shume katesh sepse ne tranzicion Vlora ishte qendra e mafies qe fitimet i kishte ne trafiqet.e gjitha llojeve...........konrabanden etj si dhe ka patur emigrazione te pakufizuar keshtu qe ndertimii ka qen sekondar ne kete perjudhe.....konkluzionet nuk jane te sakta nga Alma.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Free media

                                              E paska shkruajtur kete artikull Alba pak ne ajer me nje vizite ne Lungo Mare me ca fruta deti ne shoqerine e ndonje Italiani qe e flet mire shqipen . Po te vendosi syze dhe te lexoje lejet e miratuara per Vloren nga KKT , aty ngjitur me restorantin ku ka drekuar kjo zonja jane miratuar 4 perbindesha dy nga 32 kate dhe dy nga 25 kate . Ndoshta vitin tjeter do i lexoje edhe pa syze tabelat e kantjereve

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dadhan

                                                Pa merreni nje rrugetim nga Mali I Zi , Kroacise e Sllovenise dhe do e shifni ju ne Shqiperi kush jeni , q’fare bete dhe si do dukeni . E vajtoj shqiperin e Enver Hoxhes deri ne vitet e ‘90 se ishte nji kopsht botanik e varfer por ishte nji biser qe veq duhej poliratur dhe t’ju sillte shkelqimi. Sot me shqiperin e para ‘90 do vlenit si shteti me i qmuarr ne bote , per turizmin VIP .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lasgushi

                                                  Kështu shkruuan një gazetare,që e meriton,emrin e saj,të nderuar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. i
                                                    ik o vaditu

                                                    Sepse jane përtacë. :)

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shakllabani

                                                      Paske pjerdh moj goce. Vlora eshte mbytur nga ndertimet si gjithe Shqiperia. Vlonjatet jane po aq llum sa durrsakt e sa shkodrant biles ca me shume.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Na myten

                                                        Pavaresisht se autorja ben lemsh gjeografine, antropologjine, s’kupton emigracionin e brendshem kaotik dhe sheh vetem majen e ajsbergut e cuditshmja e Vlores eshte respektimi i vijes se ndertimit, nje lartesie te arsyeshme godinash dhe dendesie ne te ashtuquajturen Lungomare. Ky eshte fakti. Shpjegimi me gjokse dhe gishta ne sy fut uje se edhe ata po shqyhen e vriten per cdo gje prej 35 vjetesh.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje