Pse qet shkelma?

8 Maj 2024, 17:06Blog TEMA
Pse qet shkelma?

Nga Kimete Berisha

1. Po thua që drafti i Lajçakut për Asociacionin të ka pëlqyer, por nuk pranon ta dërgosh në Gjykatën Kushtetuese, sepse Serbia nuk e ka nënshkruar.

Sa je i madh e ke gabim.

Pikërisht që nuk pranon Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen, domethënë mirë është për ty....

Pse e lidh Asociacionin me Serbinë?

2. Perëndimi e sheh Asociacionin si punë të brendshme të Kosovës, ndërsa ti ke kërkuar që  Asociacioni të bëhet pjesë e marrëveshjes me Serbinë, si kusht për njohje të Kosovës nga Serbia. 

Pra, ti nuk e trajton Asociacionin si çështje të Kosovës, por si çështje të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.

Gabim e ke.

Unë të pyes: Pse pranon që t'ia japësh Serbisë Asociacionin (me kusht që Serbia të pranon shtet), e nuk ia plotëson kushtin e njëjtë Këshillit të Evropës (për t'u pranuar në Këshillin e Evropës).

Pse për ty më i rëndësishëm është pranimi i Kosovës nga Serbia se sa pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës!

- Përgjigju vetes se unë e di pse!

3. Nëse e çon draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, e plotëson kushtin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Nëse për shembull Gjykatës s'do t'i 'pëlqente' as ky lloj Asociacioni, ti s'do të humbje asgjë, e do ta fitoje Këshillin e Evropës.

4. Insistimi yt që Asociacioni të jetë kusht mes teje e Serbisë, duhet të analizohet. 

Nëse je i bindur se Asociacioni është gabim - mos e bëj.

Ama ta materializosh, ta bësh një gabim të pandreçshëm  (Asociacionin) për një njohje nga Serbia, që kur do të çnjeh, është gabimi më i madh.

5. Garancia që ia keni dërguar Këshillit të Evropës bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin (se do ta bëni Asociacionin) është pranim i kushtit, veçse pranim në mënyrë të pamençur dhe primitive.

Atë që e di se do ta bësh - bëje.

S'ka Asociacion të mirë, këtë ta garantoj.

Kështu qe, shtyrjen e zgjidhjes së problemit e bën veç në dëmin tënd.

6. Pse asnjë punë nuk e bën pa qit shkelma!

Ata 500 këshilltarët që i ke, m'i pá - a i njeh!

Asnjërit prej tyre, kurrë asnjëherë, një fjalë për këtë vend nuk u ka shpëtuar nga goja! 

Një tufë që marrin paga badihava pa e folur asnjë fjalë.

Besa njërën e pashë një ditë grindej në shesh me njërën me zë të lartë...!

7. Asaj që i tutësh - të ndodh.

P.S. Tërë jetën ligjëroi kundër pasionit dhe kundër ndjenjave, stoiku Chrysippus e shkroi edhe librin kundër pasioneve.

Por, vdiq duke qeshur kur e pa majmunin duke hëngër fik...!

21 Komente

  1. L
    Lenka Martopulli

    Albiniq Kurtoviqi, jo vetëm që është agjent -spiun i UDB-së Sërbe për të shkatërruar popullin dhe shtetin e Kosovës, por në mënyrë personale, është pederast femër që në gjihën shqipe, u thonë bythqirë.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Kimete Berisha e ka gjykuar shume drejt ceshtjen, dredhite Albin Kurtit. Kosova po humbet cdo gje me Albinin, edhe pamvaresine. Nqse Vjosa Osmani nuk i del perballe ne zgjedhje, ta heqin Albinin, Kosova e gjithe do behet Palestine.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Daullxhiu

      Albin kontrapedali po shkaterron me ndergjegje çeshtjen shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Pse e lidh Asociacionin me Serbine??? Kimete, shko e pi ilacet e futja gjume heret...gjumi ta shperndan ca budallallekun!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa.al

          Kimete, lëri dënglat! Thuaju troç shqiptrëve: A e do, a e pranon zajednicën sërbe apo jo? Po të jesh t'i kryeministre e Kosovës, a do ta miratoje Zajednicën apo jo?

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Perpara se te aplikohej ne Kosove, Zajednica eshte aplikuar me sukses ne Kroaci. Ligji per Komunat Serbe ne Kosove eshte kopjuar nga ligji i njejte ne Kroaci. Kosoves eshte duke ja futur Albini, ai kerkon perplasje ushtarake, qe Amerika te largohet perfundimisht nga kosova.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taulant

            E sakte Kimete,si gjithmone!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jugu

              Kimete je ber lamashe per vete. Te hedhin Mero dhe Rama nga nje kocke dhe fluturon me preshe ne sume. Nuk shkruhet "pandrecshme" por shkruhet "pandreqshme". Shkruaj no nje llaf per kete korrupsionin dhe hajdutizmin e Rames dhe Veliajt. Albini mund te jet patrioti me i madhe i tere koherave sot per sot, o Kimete.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mesuesi

                Nuk shkruhet " no nje llaf" shkruhet ndonjë llaf!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Profesori

                  O Mesues, Ç'ja bere mire ketij idiotit! Tmerr per Shqiperine tone, na mbyten debilat dhe injorantet!

                  Përgjigjjuni
                2. z
                  zot fale Jugun !

                  Jugu !!!!!!!!!!- e morte e mira Jugun pot te jesh ti nga Jugu ! Rrofte Vampiri i Jugut !

                  Përgjigjjuni
                3. k
                  kirurg

                  Kur nuk i merr ato "ilaçet", Kimetja di se ç'thotë, të paktën. Pastaj, nëse ia ka haberin asaj që thotë, kjo nuk ka rëndësi. Shumë mirë që sot është esëll.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cfurku

                    Pse asnje pune nuk e ben pa qit shkelma! Ke then thelbin e karakterit te Albinit. Po citoj nje thenje qe shoqeron nje pikture gjithe sarkazem te piktori spanjoll Fraçesko Goja qe i pershtaten me se miri Kurtit:- Sa me larte hipen majmuni ne peme aq me açik I duket bytha.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      bashkimi per drejtesi

                      .Çka të thuhet për njeriun që me tërë qenien qe 20 ka luftuar kundër institucioneve të Kosovës së Pavarur. VV armata analfabetike me në krye me Kurtin dogjën i institucionet e Kosovës, armiqëson me Shqipërinë, SHB, BE dhe vendet tjera demokratike, na përçan kombin shumë here më kaq se të gjitha regjimet kundër shqiptare. Tash jemi me sanksione, me izolim, me varfëri ekstreme, ikje masovike nga vendi. dështim në të gjitha sferat e jetesë, me korrupsion enorm, nepotizëm, dhunë etj. Tash e gati 4 vite pa asnjë njohje ndërkombëtarë, me bllokim të mjeteve financiare e pa asnjë shpresë për investime edhe kundër pranimit në BE etj. Sjellja e Kurtit po kënaq Vuçiqin sepse po shkojmë sa më largët vendeve ku vendoset fati kombit e shtetit. Pësuam nga demagogjikja e shfrenuar e mashtrimit. Kështu nuk ndërtohet shteti por shkatërrohet dhe ajo po ndodh duke i fyen e share etiketuar dhe anashkalon miqtë. Kjo ka vetën d.m.th. se; “ kur përkrah dhe punon për interesa siç duan iu pëlqen armiqve, humb ron miqtë dhe dëmton kombin dhe vendin tënd. BOLL MË.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UÇK

                        Albiniç Kurtoviçi I çet shqelmat sikur kali para ngordhjes

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapi

                          Zonja Kimete je e zgjuar por jo aq e zgjuar sa te kuptosh Albinin. Vertete eshte ne interes te Kosoves qe ta coje asociacionin qe propozon Evropa ne Gjykaten Kushtetuese, por Vuciqit do i mbetet hatri sepse ai ka nje mendim me te mire se Evropa per asociacionin dhe do cuditet me Kurtin se si ai ka guximin qe te coje ne gjykate asociacionin evropian dhe jo ate qe kane rene dakort bashke me Kurtin. Ketu eshte problemi Z. Kimete. Keshtu ka bere Kurti perhere. Psh reciprociteti para bisedimeve ishte nje platforme e sakte qe Kurti dhe Vuciqi ishin marre vesh per te arritur qellimet dhe Kurti vazhdoi me kete teori deri sa u morr vesh me Vuciqin te kalojne ne temen tjeter qe eshte asociacioni. Keto pune Z. Kimete behen me mirekuptim midis Kurtit dhe Vuciqit dhe jo me "te futur". Kurti nuk eshte bukeshkeles qe ta coje asociacoinin evropian ne Kushtetuese, pa u marre vesh paraprakisht me Vuciqin. Cfare kerokoni ju Z. Kimet: lufte?

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            RAIFI

                            Albini po qendron si shtetas dhe si mbrojtës i interesit kombtar.Po e saboton Edi Ramë tradhtari i cili iku në Francë për ta ndihmuar Vuçiqin e dëmtuar Kosovën.Tradhtia ka emër!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              si gjithmone shkelqyshem Kimete

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Malo

                                Midis komenteve tuaja vetem nje rreshte mungone,qe ju Shqipfolesit jeni me te mencur se vete Kosovaret qe zgjedhin Politiken e Albinit,edhe dicka se harrova,flisni dicka edhe per Ali Hametin me gjithe dekoraten e Lali Erit e he gri derrin.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkembi

                                  Demi qe po i ben Kosoves ky gangster antishqiptar, do duhen dekada per ta ndrequr

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Trotski

                                    O Popull i Kosoves shporreni sa ma pare vemjen Bin Laden Kurtin.Ai eshte Mallkim per Kosoven . Ma antishqiptar nuk ka dale ende .Po ecen ne Gjurmet e Sali Kermes dhe Like Hajdutit qe bejne tallava me armiqte e Kombit.Tyt Delenxhi i MosPerparimit !!!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje