Strategjia e 50 protestuesve

7 Maj 2024, 17:50Blog TEMA
Strategjia e 50 protestuesve

Nga Dritan Hila

Kush ka jetuar në Tiranë në vitet ‘97 e më pas i mban mend protestat e përditshme të militantëve të Berishës që bllokonin bulevardin e Tiranës në orën e pikut të tij.

Ishin vetëm 50-100 persona që bënin një ritual me të cilin shpresonin të vinin në pushtet, kurse Berisha e dinte fare mirë që ishin joproduktive politikisht, por edhe mënyra më e mirë për të qenë në “piacën” politike.

Në vitin 2005 Berisha erdhi në pushtet, por protesta e përnatshëm nuk ndikoi aspak në rishfaqjen e tij. Berisha u rikthye për shkak të korrupsionit të socialistëve dhe mbi të gjitha mungesës së vullnetit të Fatos Nanos për të mbajtur pushtetin. Ata 50 vetë që protestonin, më shumë ishin bezdi e tiranasve sesa faktor pushteti.

E njëjta gjë vlen edhe për këtë vit, ku veç militantëve të Rithemelimit janë shtuar edhe disa kokrra të Metës që protestojnë përpara bashkisë, por ky akt nuk është se i qas me pushtetin, përkundrazi. Madje Rama do të donte t’i kishte përditë, por puna është se krahu tjetër nuk ka as njerëz e as takat.

Një pushtet bie për tre faktorë, kriza ekonomike, shthurja e shtetit dhe mungesa e vullnetit të drejtuesve në pushtet për të mbajtur komandën.

E vërteta është që shteti aktual ka probleme të rënda me korrupsionin. Afera 5D është nga më të rëndat në mos më e rënda për nga mënyra e organizimit. Por ky nuk është tregues i përgjithshëm.

Dy faktorët e tjerë janë në favor të Ramës. Rritja ekonomike në një Evropë në stanjacion, është e kënaqshme. Qytetet kryesore kanë një jetë ekonomike të kënaqshme, e cila tashmë po ndihmohet edhe nga turizmi.

Sa i takon vullnetit të Ramës për të mbajtur pushtetin, kjo nuk ka asnjë dyshim dhe e tregoi edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar me qeverinë. Ka oreks si ditën e parë kur u instalua si ministër Kulture.

Dhe ndoshta e fundit arsye që nuk paralajmëron ndryshim është se do të ishte mirë që ata 50 vetë në protestë mos të ishin deputetë dhe funksionarë të opozitës. Të paktën ata të 50-të t’i kishin militantë. Por mesa duket askush nuk beson që mund ta rrëzojnë Veliajn, lëre pastaj Ramën. (Dritare.net)

17 Komente

  1. a
    agushkari

    duhen marre ca popull nga afrika qe te shtohet numri I protestuesve dhe mis tyre dhe argita likja dhe baldosa vokshi

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hulsi Hako

      Ti nuk mban dot Rudinen mo derdimen jo me te menaxhosh 50 protestues te PD?

      Përgjigjjuni
    2. a
      agushkari

      duhen marre ca popull nga afrika qe te shtohet numri I protestuesve dhe mis tyre dhe argita likja dhe baldosa vokshi

      Përgjigjjuni
      1. a
        agushkari

        duhen marre ca popull nga afrika qe te shtohet numri I protestuesve dhe mis tyre dhe argita likja dhe baldosa vokshi

        Përgjigjjuni
        1. a
          agushkari

          duhen marre ca popull nga afrika qe te shtohet numri I protestuesve dhe mis tyre dhe argita likja dhe baldosa vokshi

          Përgjigjjuni
          1. a
            agushkari

            duhen marre ca popull nga afrika qe te shtohet numri I protestuesve dhe mis tyre dhe argita likja dhe baldosa vokshi

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Po poooo! 50 protetus,po jane ajka e demokrateve dhe Vojokushet e P.Likerise.A e pate çfare i bane Bashkise trimat e Falli Bariut xhunior,djale mokerkar nga dinastia e Ballinjve,paçë,pilaf dhe nje panine.Ej,e shqyen gardhin e hekurt te bashkise.A e degjuat ju qe nuk moret pjese ne proteste se kishit pune,fjalen e mis Tritolit?! Do e shikoni javen tjeter se çfare do bejne trimat e Papafingos me ne krye Giten qe i kane marre peng BABEN! O vajmedet,trimat e Salukut dhe Likes ç’i ka gjet!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labeati

                Nuk e kuptoi pse shkruani per keto lloj specie qe kane cuar vendin tone ne gremine sa here kane qene ne pushtet

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Pse më dolën 51 mua ? E thënë në mënyrë ironike , po i 51ti është ai gomari që po xurrufjepset tani në pleqëri. Del tjetri në dritare dhe nis ritualin sikur të jetë hoxhë.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    saliu duhet te shpallet terrorist

                    50,50 por me cilsi,jane ajka e ceceneve,si te duket kellici,cuni faros nje spiun i thekur,po sali lusha,po goca baces sali me bluze lironi babin,po vjollca si thithlope po muli me bocin,nuk pame gazmenden.....

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      ilir demaliaj

                      Vepren e baballareve e vazhdojne bijte e tyre

                      Përgjigjjuni
                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Të kujton protestën e të ndjerit z.Arbënori, brenda në veturë....i njëjti skenarist dhe regjisor që ka rënë në " dashuri" me karrigen e Kryeministrit, duke drejtuar nga ballkoni.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          ILIR

                          Gazetar dhe komentues qe e meritoni vjedhjen qe ju behet.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tinto Brass

                            50 veta po ishte dhe gruaja jote aty.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              N.Frakulla

                              Ky Dritani i Partise me kujton kohen kur ne qendrat e punes na vinin disa persona qe quheshin propogandiste dhe na sparonin per situaten politike. E or Dritan nuk u bere njehere gazetar mbete si propogandistet e dikurshem

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Respekti

                                I sakte i drejte fisnik si gjithmone i nderuar Dritan!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Aman o Tani,çna e djell mutin,qoftë dhe për gallatë. Bajga është shëmbulli i materjalizimit të tezës,sërbe se shqiptarët janë të poshtër dhe nuk dinë të vetqeverisen.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje