Nga Ruben Avxhiu
Kjo fotografi është bërë popullore nga disa në internet dhe ndërkohë që nuk u sjell vërtet ndonjë ndihmë palestinezëve, shërben si apologji për Millosheviqin, dhe hedh dritë negative mbi shqiptarët në Kosovë.
Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim të drejtën e Serbisë për të ekzistuar.
Po t’u propozohej zgjidhja me dy shtete do ta kishin marrë me vrap.
Nuk kanë rrëmbyer ndonjëherë civilë pengje, nuk kanë vrarë fëmijë serbë, nuk kanë përdhunuar vajza serbe – këto i ka bërë Serbia.
Shqiptarët nuk kanë vënë bomba në restorante e kafene serbe, nuk kanë hyrë për rë vënë bomba në Beograd e qytete të tjera të Serbisë.
Palestinezët janë të parët që nuk pranojnë krahasimin me Kosovën. Mendojnë se krahasimi i dëmton, se kauza e tyre mbështetet nga ligji ndërkombëtar kurse ajo e Kosovës jo.
Nuk do të shohësh ndonjëherë palestinezë me flamurin e Kosovës në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe udhëheqësit dhe diplomatët e tyre e kanë bërë të qartë se do t’u rrinë besnikë aleatëve të tyre tradicionalë si Rusia dhe Irani.
As krahasimi mes Netanjahut dhe Millosheviqit nuk qendron. Njëri është udhëheqësi i zgjedhur i një demokracie, tjetri është një diktator që ka vrarë udhëheqës të opozitës, kishte monopolizuar median, kishte një shtet paralel gangsterësh.
Për këtë krahasimin e dytë nuk më plas shumë, por është gjithësesi një krahasim nga i cili ai që përfiton është Millosheviqi.
Në planin ligjor, e gjithë mbështetja ndërkombëtare për Kosovën që për fat të mirë përfshin shumicën e botës demokratike, bazohet në kushtin që ky është një rast i veçantë që nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si precedent për raste të tjera.
Bota është e mbushur me popuj shumë më të mëdhenj se shqiptarët (25 milionë kurdë), me territor të madh gati sa Europa (Tibeti) që nuk kanë mundësi të kenë shtetin e tyre. Vetë vendet e BE-së janë të mbushur me province që duan të shkëputen.
Pavarësia e Kosovës ishte një kompromis, një përjashtim i rrallë, një sukses që ende nuk është çimentuar.
Kjo këmbëngulja jonë që jo nuk jemi të veçantë, jemi si rastet e tjera, jemi si Palestina, për mua është ftesë për ta rihedhur çështjen e Kosovës në debat, në një kohë kur debate duhet të mbyllet, Serbia duhet të pranojë zgjidhjen dhe rajoni të ecë drejt normalizimit e jo të kthehet në një lloj Lindje tjetër e Mesme, me luftra që nuk mbarojnë.
Njerëzit nuk rrinë dot indiferentë ndaj konflikteve kjo kuptohet por mund të mbështesni Izraelin ose palestinezët pa qenë nevoja për të bërë krahasime me shqiptarët, serbët, Kosovën etj.
Përvojat mund të ngjajnë në pamje të parë por nuk janë njësoj.
Mund të thotë dikush edhe që Kosova është si Izraeli, se dy, pesë apo shtatë milionë milionë shqiptarë po përballen me sllavët që janë qindra milionë dhe më shumë se 20 shtete, ashtu si 7 miliomë izraelitë përballen me qindra milionë arabë në më shumë se 20 shtete arabe. Apo se të paktën Izraeli e ka njohur Kosovën, kurse Palestina mban anën e Serbisë.
Unë i mbaj mend protestat për paqe kundër NATO-s në 1999, që kërkonin paqe në Ballkan se reagimi ynë i natyrshëm ishte: po ku qenë këta njerëz gjithë këto vjet që u kujtuan për paqen tani që hyri NATO në Ballkan?
Unë nuk dua të jem alarmist, por as nuk dua të mos e marr seriozisht kërcënimin e hapur të Serbisë për ta rimarrë Kosovën me forcë. As nuk mund të injoroj pikëpamjen e shumë prej shteteve që mbështesin palestinezët por mendojnë se Kosova duhet kthyer nën Serbi. As armatimin e Serbisë, vonesën apo më saktë daljen e politikanëve serbë liberalë e me kurajo për të zgjedhur paqen dhe njohjen. Të gjitha këto të gërshetuara me nevojën e dëshpëruar të Rusisë për një front të dytë në Europë, për nevojën e Kinës për një vende të pakënaqura në Europë për të përmbysur raportet dhe zgjatur ndikmimin e saj, në nevojën e Iranit për një ndikim më global, e plot të tjera më bëjnë nervoz.
Siguria e Kosovës varet nga gatishmëria e botës demokratje me në krye Shtetet e Bashkuara për ta mbrojtur duke vënë në rrezik djemtë dhe vajzat e tyre ushtare të dislokuara në Ballkan. Në një kohë kur opinion publik në këto vende e sheh gjithnjë e me më shumë bezdi këtë angazhim, në një kohë kur opozitat nacionaliste të djathta në rritje janë gati ta revizionojnë politikat e të kaluarës, përfshi edhe Luftën e NATO-s në vitin 1999. Ka një arsye të fortë se pse pikërisht këtyre opozitave Serbia vazhdimisht ua paraqet Kosovën si Palestina e UÇK-në si Hamasi me shpresën për t’i manipuluar.
Asgjë nuk i mbush ekranet televizive dhe faqet e gazetave sa konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe është e natyrshme që shumë shqiptarë ashtu si shumë njerëz të tjerë në botë emocionohen, shprehen, e angazhohen. Është njerëzore.
Mirëpo, do të kisha preferuar që mos bënin krahasime pa vend, e të mos përdornin lidhje e simbole që në fund mirë që nuk sjellin ndonjë ndryshim a përmirësim në situatat në Lindjen e Mesme por rrezikojnë të keqpërdoren e të ndihmojnë ata që duan t’i sjellin në jetën tonë të përditshme në Ballkan, pikërisht ato tmerre dhe vuajtje që duam të mbarojnë në Lindjen e Mesme.
Shqiptar e kosovaret e leshit.Po qe pra pse na kane nda nder sa shtete,s i jemi mirnjohes askuj,idiota.Tallen bota me ne
Eshte fakt se Palestinians dhe kosovare jane i njejti sorrollop,pra sunite si te tille eshte e drejte legjitime qe tja mbeshtesin(madje lopthi m'xhamie) kauzen e vllazerise....
Koqevaret e sotem do ti gjykoje historia e neserme . Shikoni Nagorni Karadak mbas 30 vitesh kur Aserbaxhani u fuqizua i dha nje goditje Armenise dhe hopa ku eshte sot Nagorni ? . Koqevaret jane njerez paqesor nese do ishin luftarak do kishin luftuar e vetmja qe i lidhe me Palestinezet eshte feja musulmane. Serbia nuk e le kur territorin e saj kosovo pamvarsishte qe ne na pelqene shkeputja . Ku gabuan koqevarurit , Euforia ja hoqi trurin menduan se kapen qiellin , por harruan rrezoluten 1244 qe firmosen ne Maqedoni ku ngelen brenda territorit Serbe sipas OKB . Dihet qe Serbet nuk i duan koqevarrurit i konsiderojne si njerez te dores trete dhe ka qene nje mundesi negocimi ku kosova te ndahesh serbet ne Serbi mirpo ku kuptone koqevarruri cfare eshte negocime negociacione per ata eshte te kerkoshe me shume e jo te ndashe . I thone vetes te pamvarur kur njohja eshte unilaterale i vetshpallur shtete , dikush thote jemi kombe , jane disa jevgje si Mazoshi Panduri Gashi Spahiu Buzhal e shume kosovo centriste e te tjere te tjere te tjere ku fantazojne studiove te fshatit ku kufiri eshte deri te molla e kuqe se ku eshte kjo molle ata e dine ! - Ne momentin qe Serbia do nderhyje ushtarakisht dhe vendet europiene do mbyllin syte , koqevaret do marin malet do ulen per te pire çajin dhe do thone GABUAM ..
Sigurisht ti je serb
Kirurg me rrofsh topet meqense e perdore mire bisturin jam 100 % dhe ivshikoje gjerat pa syze nacionalistivapo partiake o trap
@kirurg, ai më sipër po të jetë serb, si i tillë do ishte në të drejtën e tij të mendonte ashtu, por është shumë, shumë më i keq se aq. Është një birbo antishqiprar nga ata që kushedi se ku strehohen dhe kushedi se prej kujt paguhen. Historikisht, ndër shqiptarë nuk është vështirë të gjesh të tillë. Ky birbo që përmend rezolutën 1244 bën sikur s'e di se ajo si e tillë, ishte kalimtare për të arritur qëllimin e momentit, çlirimin e Kosovës dhe demilitarizimin e saj prej Serbisë, duke i dhënë kështu fund luftës. Më vonë në 17 shkurt 2008 ajo shpalli Pavarësinë, ajt që u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, dhe deri tani njohja nga më shumë se 115 shtete të botës. Rezoluta 1244 do shërbejë edhe ca kohë, deri sa Kosova të bëhet anëtare e OKB, por deri atëhere nuk do të thotë se Serbia, pavarësisht orekseve, gëzon të drejta mbi të. Kjo s'mund të ndodhë më, se mbi të gjitha është dhe kundër historike. Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare, po ata që i lanë apo ua dhanë padrejtësisht në Londër në Prill 1913, qenë po ata që ia hoqën, duke respektuar kështu Kartën e Atlantikut, po të OKB, "Mbi të drejtën e popujve për vetvendosje". Meqë jemi te Palestina, ajo ka bërë një gabim fatal kur nuk pranoi Marrëveshjen e Uashingtonit, arritur nën drejtimin e Bill Klinton, zgjidhjen me dy shtete pra të shtetit Pakestinez dhe njëherazi duke e njohur ajo Izraelin, rezolutë që ky i dyti e kish firmosur. Sot realiteti do ishte ndryshe. Ndaj heqja e paraleleve midis rastit Izrael-Palestinë, me atë Kosovë-Serbi, më shumë se paralele do t'i ngjante drejtëzave të kithëta.
Truboshe me syza Armani.
Pse ndodhë kjo në Tiranë?
Kete tabele me keto krahasime duket se I ka bere Vuçiç me doren e vet. ...Ose na ben te dyshojme qe qarqe ekstremiste muslimane ne Kosove bejne lojen e Serbise.
Shkrim me shume llogjike! Faleminderit! Per mendimin tim modest nuk ka nevoje per koment per hir te komentit por per perkrahje!
Mbas hapjes se kufijve,ne vazhdimesi ii njohem kosovaret ne vazhdimesi si jo shqiptare,por as qenie njerzore,por vec nje specie,qe sa me i eger dhe i ndyre te jete pushtuesi,aq me shume dashurohen ata mbas tij te llojit otomano arab,duke marre format me perverse te ketij pushtimi.Prandaj,sic eshte cfaqur katerciperisht,per ata eshte e husj,,liria njerzore dhe po vazhdojne ta kafshojne eger doren e perendimit,i cili ja u dha ate.
Shikojeni e njiheni personin qe e mban kete pankarte,mendoj kur te shihen qarte nuk do kete vend per koment,nese do kishim shtet personi do ishte ne burg,duket sheshit pankarta eshte e porositur,ashtu si ishte porositur kandidimi Bejlerit,dihet nga kush dhe dihet mire kush i zbaton porosite sllave ne Shqiperi.