
Gruaja, një mesogrua, u veçua nga turma, mori fëmijën rrëmbimthi dhe u ndal prapa njërës pemë aty. Dukej vetëm hija e lëvizjes së duarve nga çanta e saj në një çantë të dytë për fëmijën. Ngjarja ndodhi sot nga mesdita. Vendi aty rrotull nuk kishte asnjë pikë ujë, e jomë lumi Buna; ishte para selisë së Bashkisë së Tiranës.
Pas pak fëmija me çantë ‘me domate për familjen’ u afrua te një deputet, i dha diçka të rëndë dhe u nis prapë për te shkurrja dekorative. Deputeti e hodhi molotovin në drejtim të policëve ku njëri prej tyre mbeti pa frymë; dhe e kreu punën.
Pastaj radha tjetër: Nga shkurret e nënave, te fëmijët dhe më në fund te politikanët që hedhin bomba e vrasin policë. Janë të njëjtët që kanë vrarë qysh prej fillimit.
Linja e furnizimit të vdekjes u kualifikua sot nga Policia, gjatë revolucionit të dy partive të zhytura në krime prej tre dekadash: Rithemelim dhe Liri. Mjetet e luftës për vdekjen e tjetrit i mbartin gratë nëpër sytjena ku u jepet gji fëmijëve, ua ngarkojnë bombat fëmijëve nëpër çanta, i shtyjnë fëmijët drejt zjarrit dhe drejt kriminelit, dhe ky i fundit bën ‘shtytjen e viktimës’.
Sa shumë fëmijë e nëna mbyten në këtë ‘revolucion’ nuk do të mund imagjinoheshin as në Danub e në Dnjepër. Nënat që mbartin armën e krimit për vete e shkatërrojnë shpirtin dhe ‘qumështin’; fëmijët që bëjnë krimin e parë nuk do të mund dalin kurrë mbi sipërfaqe; dhe politikanët që do të përhapen arave për të helmuar popullin ku i përkasin.
Të gjithë në krim.
Po lulet ku janë këtu?
… Natën e 28 Marsit 1997, në një kthinë të vogël si dhomë hoteli në Skelë të Vlorës, një ekran i vogël televizori nuk më kishte lënë të flija deri pas mesnate, me siguri me ndjesinë se një lajm i kobshëm pritej. Një anije shqiptare e nisur atë mbasdite për në Brindizi, u mbyt në thellësinë 823 metra. Në bordin e saj ndodheshin 145 njerëz që tentonin t’i iknin luftës me armë që qeveria kishte nisur kundër popullit. 81 prej tyre humbën jetën, 23 nuk u gjetën kurrë më. Shumica ishin fëmijë dhe nëna.
Gjithë vitet, qysh ato ditë kur qeveria sulmonte me armë popullin e vet, asnjëherë nuk pushuan lulet në portin e Vlorës. Sidomos nënat e mbetura në breg të veshura në të zeza.
Por po kështu, asnjëherë shteti që bëri krimin, nuk i ndaloi kurrë lulet në det. Çfarë ndodh kështu?
Tragjedia e Shkodrës, ku një nënë u hodh në Bunë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, shton vetëm një dhimbje të madhe në shpirtin njerëzor; por nuk sjell gjë të re në hartën e krimit. Që nga viti 1993 është plotësuar gjithë skena e krimit kundër njeriut: Është sulmuar nga uji, nga toka dhe nga ajri. Nuk ka pushtet më mizor në botë se pushteti i mbetjeve të Rithemelimit. Në mars 1997, dy pilotë, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi u urdhëruan nga presidenti Berisha që të ngriheshin në qiell të armatosur dhe të sulmonin popullin e Vlorës në urën e Mifolit. Asnjëri nga pilotët nuk e zbatoi urdhrin; u arratisën qiejve, por nuk bombarduan. Mifoli mbeti simboli i mizorisë së asaj qeverie. Qëllimi i sulmit ishte të këputeshin lidhjet, të shembeshin urat, të mbytej kush të ishte, të vriteshin ata që ndodheshin në tokë dhe të mos mbetej dëshmi në qiell.
Gjithë harta e krimit është plotësuar që atëherë: Qiell, tokë, ujë!.
Janë vrarë mbi 3000 vetë, më shumë se sa në Kullat Binjake të Nju Jorkut. Nëna dhe fëmijë kanë mbetur duke kërkuar varret e vëllezërve dhe fëmijëve në Gërdec, në Bulevard dhe në Kune. Deri te sheshi në mes të Tiranës ku nëna furnizon me armë fëmijën, fëmija furnizon politikanin dhe politikani u kthehet nënës e fëmijës.
Mes gjithë asaj barbarie, gjëja e përbashkët mbeten lulet. Sikur kaq shumë lule të ishin mbledhur në ‘Rrugën e shpresës’, Sali Berisha, më i përgjakshmi i vendit do të mund të zbriste lehtësisht për te militantët, pa shkallë. Të tjerat nuk kanë lidhje imagjinare. Vjedhja dhe dhuna mbi njeriun e ka helmuar tokën dhe ajrin; ky model e ky frymëzim e çon edhe sot njeriun për në tragjedi.
Akome ha mut ky spiuni sigurimit.
Shkruan për tè fundmin komunist që frymon akoma mbi çati si mish i t'erur i qelbur, për ate qe m'ban krimin e fundëm të rrugicës se krimit..!
Biku te qifte derri teteme, merru me cfare thote, jo kush eshte.
I njeh Biku spiunët e sigurimit, sepse është vet bir spiuni........................
Njeriu doli nga shtrati, e,u mbyt në “Bunë” “Tragjedia e Shkodrës, trupat e Nënës, dhe tre fëmijëve të mitur nxirren nga lumi Buna! Konfliktet midis palëve pergjatë martese, eshte i pritshëm. Shkaqet?! e shumta, studimet ende vazhdojnë . Ka plot të pa bindur ndaj regjistrit martesor. Ka plot bashkëshortë dhe familjar të tyre që pronësinë mbi fëmijët e kthejnë në betejë për jetë a vdekje. Kur puna vjen te divorci faktik, goditja bëhet asgjesuese. Shume fjalor ushtarak, agresiv, si i nxjerr nga ndonjë mësymje midis dy ushtrive armike, përdoret prej çiftit në shmangie të opsionit DIVORC “ nuk të dua më, dua të ndahem”. Bashkëshortet nuk i binden vendimit të tjetrit. Publiku shokohet nga mënyrat dhe mjetet e përdoruar. Ata specializohen si “kasapë” të njeri- tjetrit. Pritshmëria e një shoqërie të emancipuar, është, që të respektohet e drejta e një procesi gjyqësor të drejtë, të pa anshëm, korrekt dhe solemnë. Ata, ish bashkëshortet, të bëjnë paqe e si ‘çobanë’ të kujdesen për rritjen e fëmijve të tyre. Por ‘Buna’ na tregoi gropat e zeza te shoqërisë sonë. Do të ketë të tjerë “kasap” madje edhe të fëmijve të tyre. Uroj të mos jene tre. Shumë “kasap”, e pak “çobane” për fëmijët e tyre prodhon konflikti midis bashkëshortëve, në shoqerine shqiptare!? Mos thoni, ju lutem, që trashigimia jonë “otomane” e ka fajin ende...
A mor Biku... sa mjeran je. Me siguri sapo je armatosur nga ndonje femije. Po pse or Diku a nuk jane te verteta keto qe thote gazetari Frrok?!!! Si zakonisht Frrok per mua, jo per Dik-un je i vertete. Ti dhe me keto gjema te perbindshme qe ka bere monstra SaliH, me shrimin tend edhe te argeton... per menyren e thenies se idese se vertete qr ke.
O zoti Çupi! .... . Kapet dikush me një thikë buke në xhep dhe dënohet për armëmbajtje pa leje....................................... Po të mbash dhe të hedhësh bomba molotov, e aftë për të shkatërruar një tank, quhet sport? Hedhje granate?
A E DI KRYEMINISTRI KETE NGJARJE ?! une mendoja se italia nuk shlyhet kurre me ne. AI na tregon faturen e borxhit, ende sot.
Dhe kjo e vertete e hidhur ,sa do te vazhdoje ne kete toke te bekuar nga Zoti por e mallkuar nga politika..???
Ky zoteria po shkruan dicka te sakte dhe nuk po han ashtu sic thoni ju i ashtuquajtur "Biku". E verteta eshte e hidhur por eshte reale,ndaj edhe nuk ju pelqen Juve te Rithemelimit.
Z. Gazetar ke bere nje shkrim te bukur dhe real , te gjitha ato qe ke shkruar kane ndodhur :Nuk eshte vetem shpata qe vret por edhe PENA .Uroj qe neser te beheni me shume .Nje BRAVO .
Eshte e tmershme per shoqerine shqiptare ne pergjithesi,nga njera ane mbrojme shoqerine glamur nga ana tjeter fejohen qe ne djep,bile edhe kur dashurohen ndodh e njejta situate(si rasti i fundit,kur nena mbyti dhe femijet e saj,vetem per ti bere keq dikujt,se kujt…nje zot e di)Po mire moj “sokoleshe”,cfaj te kane femijet kur ti u dashurove nuk pyete se sa e c’femije do te kishe…Kur merr nje me te ri ne moshe se ty cili do te jete produkti,qe ai do te livadhise….Kur dashurove duhet ta njohesh dhe ligjin per divorcin,respekti dhe nderi kthehen vetem ne nder e respekt…Apo dashuria dashuri,dhe per familjen mendojne te tjeret…Nena dhe babai kur vendosin te martohen (pra me dashuri)te mendojne per familjen e per femijet e tyre dhe te njohin mire dhe ta respektojne ligjin e divorcit.Nje shoqeri e pacivilizuar rend ne trendin e saj… te shijojme modernizmin,pa per familjen,celula kryesore e shoqerise mendojne te tjeret…sic po vrasim mendjen edhe ne sot,pas prockes qe na beri kjo sokolesha.Mire e mbyti veten e saj po me femijet c’pati….
Ka vetem nje hilac qe e sheron ate shkrim te perkryer kod zgjedhor demokratik dhe keshtu zhduken vemiet e Sali rithemelimit nga politika ne raste te kundert kjo muzik do vazhdoi vetem lufte fialesh do kemi ne parlamente dhe material per lajme gazetash e portale.