Rama i flet shqiptarisë, Berisha të pashpresëve e Meta Celltikut të Skocisë!

12 Maj 2024, 14:24Blog Nga Denis Dyrnjaja

Rama i flet shqiptarisë, Berisha të pashpresëve e Meta Celltikut

Rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme politike në Shqipëri dhe vetëm brenda 24 orësh, shqiptarët panë edhe nje herë panë diferencat e mëdha të vizionit, mënyrës, formës, përmbajtjes, arsyes dhe qëllimit, se përse dhe si bëhet politikë.

Brenda 24 orësh ish Presidenti Ilir Meta, sot president i vetëshpallur i Partisë së Lirisë dhe sfidanti i pretenduar për të rrezuar Edi Ramën nga pushteti, iu fliste përmes një videoje selfie tifozëve të Celltikut në Skoci për fitoren e kampionatit, të futbollit, ndërsa aleati i tij nga rrugica e pa 'shpresës' Sali Berisha  lëshonte syret e tij politike të zakonshme për një shpurë idhëtarësh që nuk dinë as vetë pse vazhdojnë të ecin në një rrugicë pa dalje politike.

Nga ana tjetër kundërshtari i tyre Edi Rama mblodhi mijëra bashkombas në Greqi, duke lëshuar treguar dhe konfirmuar fuqinë elektorale dhe duke përthithur në mënyrë gati hipnotizuese vëmendjen e qindra mijëra shqiptarëve në çdo shtet a vend ku ka një zemër kuq e zi. Kaq e thjeshtë është të kuptosh ku qëndron diferenca e madhe politike dhe përse Edi Rama ua merr zgjedhjet ne mënyrë të përsëritur dhe të paralajmëruar një vit përpara opozitarëve të molotovit në Tiranë.

Sepse politika nuk është çështje force, muskujsh a frustrimi, aq më keq dhune klithmash apo imponimi. Është çështje idesh, vizionesh dhe sigurisht komunikimi. Mënyra dhe koha, vendi e mesazhet se si Edi Rama gjen për t'i adresuar janë krejtësisht të ndryshme nga ato që kundërshtarët e tij politikë ofrojnë. Ndërsa Rama çel rrugë te reja komunikimi me shqiptarët, opozita ka mbetur në çarkun e ndryshkur të përsëritjes së vetvetes me të njëjtën gjuhë refraktare, me të njëjtat forma reagimi, me te njëjtët personazhe "të lodhur" dhe pa ide, të zhveshur tanimë nga miti i fuqisë inflacioniste politike të dikurshme. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe lexuar tanimë këtë. Prandaj ata mungojnë te rrugica e shpresës a lirisë dhe te protestat shterpë para bashkisë.

Kanë kuptuar se nuk kanë të njëjtën valë me ata që pretendojnë t'i përfaqësojnë, qeverisin apo shtetërojnë. Është e dukshme dhe e qartë. E ndoqa fjalimin e Edi Ramës me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Kur fliste pashë se rrudhat i janë shtuar në ballë dhe vitet e pamëshirshme të kohës kanë nisur te shfaqin gjurmët e tyre, por kjo i takon thjeshtë sipërfaqes, pasi ndoshta edhe paradoksalisht, koha politike për liderin e socialistëve sa vjen e rinohet, ai rishpik veten she me këtë rast edhe rinovohet. Kryeministri 11 vjeçar (mosha e pushtetit) po konfirmon çdo herë e më shumë se vitet nuk prodhojnë të njëjtin efekt për të gjitha qeniet politike.

Dikë e maturojnë e dikë e çakordojnë, dikë e bëjnë të zgjerojë dimensionet publike e dikë të rrudhet e zvogëlohet mendërisht edhe brenda dimensioneve te veta fizike. Mesazhet e kryeministrit shqiptar me bashkatdhetarët tanë te Greqisë ishin një tjetër sinjal i parakohshëm se Edi Rama është vështirësisht i mundshëm në zgjedhje, te paktën përsa kohë kundërshtarët e tij janë dy njerëz që jetojnë me të shkuarën e tyre, jo me të tashmen duke parë nga e ardhmja. Ndaj pa gjetur vetveten, mendësi të re, frymë e njerëz me mendim dhe kreativitet, besueshmëri, simpati dhe integritet Berishës, Metës@co do iu duhet të presin gjatë në opozitë, ndoshta deri kur nje ditë Rama do ta lërë pushtetin vetë.

24 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Ik more gruaqir..ti je me keq se sokol balla..paske vene leshte e bythes tek koka.

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Aman nje fjale per Lulezimen se mora vesh qe na paska prere edhe balluket te berberi.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Edi Rama,eshte nje kryeminister shume inteligjent,por eshte fatkeqesi per ate qe ndodhet midis budallenjeve te nje opozite me njerez te trash,malok nga viçidoli,Skrapari apo perderast nga kavaja. Keta budallenj nuk jane ne gjendje mendore te mire sa te kuptojn,te analizojn apo te zberthejn filozofine e fjalimeve te Rames. Meqe nuk e kuptojn,ata i futen rruges se tjeter qe e kane mesuar permendesh,shpifjet,akuza,baltosje dhe nxirje te figures se tij. Vetem per kete jane keta te opozites,se per alternativa nuk ja thon fare,po fare.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kapua

        Trushpëlari në Kosovë u flet trushpëlarëve të Prizrenit për "rritjen" më të madhe ekonomike në rajon, o tempora...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Shkrim real.Nga te paktet shkrime,opinione,analize e sakte ku i meshohet disnivelit katastrofik ndermjet Edi Rames me opoziten.Eshte harxhim kohe,intelekti,energjie etj,te merresh,te degjosh Liken, Salen,Lulin dhe shpuren e tyre.Eshte skandaloze te degjosh opinionet e karagjozve politik Nard Noka,Flamur Noka ,apo qesharakut Bardhi e shume,e shume te tjerve.Nuk duket ndonje ne horizont te rivalizoje me ide,vizion,politike, Edi Ramen.Vite drite larg.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Edhe ti o::::: me syze u bere kontigjent i gojores se pushtetit kriminal te ripjelljes.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oketo

              Bravo Denis , ke shkruar per realitetin , qe për fat te keq nje pjesë e shqiptarëve nuk e kuptojnë!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Texas

                Kur te futet ne qelin e Recit muret do biennial ne toke , kaq I shemtuar ne fytyre e shpirt eshte ky plehera

                Përgjigjjuni
                1. p
                  populli

                  Me pelqen shume ky artikull i goditur dhe esencial,vecse nuk duhe harruar i treti qe te formohet komplet orgni gjinital qe ne politiken e sotme quhet opozite:Ke harruar Lulezimen qe del para paqsyres dhe dialogon me vehten sikur ka Edin perpara . Keta tre poliqener kane te perbashket lehjen brenda kolibeve rsektive ,duke harruar qe jetojme ne 2024 e per rrjedhoje edhe maloku apo fshatari me i lodhur sot pretendon te shkoje drejt qyteterimit dhe jo drejt feudalizmit provincial:Ndaj dhe Edi Ram mbush pallate sporti,stadiume dhe sheshe sepse shoqeria ecen perpara .

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fcb

                    I foli patronazhisteve o Ymerr...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Servilat e pushtetit

                      I filloi dhe Denisi servilizmat ndaj Ramës. Është zakon profesional i mësuar në Top channel. Tani pritet të dalin me radhë për lavde partie, Frok Çupi, Minxhozi, Zaloshnja, Lenc Vangjeli

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shiko dhe voto

                        Kjo palo Opozit,,pa moral ,pa busull,,pa ide ,super të korruptuar,,me këta halabakët që mbledh rreth saj ,,me Salën, Liken, Paloqën,,Gazin, Gjekun e Markaj ,Mulin,,që nuk dinë asgjë tjetër veç të shajnë,,të hedhin molotov,,Nuk do ta rrëzojnë kurrë Ramën,

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          monika

                          IK MOR TA QISHA MOTREN TY E CELLTIKUT o rob qiri i skraparit

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            ME GJASHTE YJE******

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lasgushi

                              Çe gjeti popullin shqiptar dhe nuk e hoqi.Por më unikale,për të,kanë qënë pjesa rreth 80% të kryeministrave dhe presidentëve: Të poshtër,gënjeshtar,spiuna,hajdutë,pushta në kompleks ANTIPOPULLORË,që u munduan ta zhbënin Shqipërinëkonkretisht: Sali Berisha Aleksandër Meksi Fatos Nano Ilir Meta Pëndi Majko Jari Nishani Më të bukurit dhe më në hall,janë Berisha dhe Meta Ku i pari ka përfunduar pëllet natë për natë nga WC në katin e tetë. Ndërsa i dyti Meta ka zbuluar se më i rëndësishë është Selltiku se Skrapari.Dhe,zbulimin për Nobël se Pazari i Ri në Tiranë është jë kudhër edukimi trimëria dhe vëndi i heronjvë që Stalingrad dhe Trojanët janç miza. Pazari në fjalë,sipas ish KM Meta,është bekuar nga perënditë. Shqiptarë mos ndjeni,se është turp,për këta që kemi patur lart.

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                fani

                                Kerkush nuk e kupton qe Ilir Meta eshte President i Klubit te Selltikut ,kjo per te fshehur parate e vjedhura te Shqipetareve.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cubel Breca

                                  Vetëm ajo fjalia e fundit vlen për qentë e rrugëve. S'ka asnjë mënyrë që ata mund të vijnë në pushtet, vetëm kur ti mbushet Cubit me ikur vullnetarisht. Sa më dhimen këto lloj mostrash që vetëm vjellin vrer kundër Shqipërisë dhe në fund do marrin noc Rrokun .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Genti35

                                    Idiot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dr. Petrit Vargu

                                      Ik more felliqesire. O qelbes i politikes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Ushtari.

                                        A dini cdo te thote likja me kete "pirdhni ju pirdhni per mua une kam hallin te jete Selltiku mire."

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jimi

                                          Ky i lebetituri, ka lene dasmen e ka shkuar per shkarpa !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xhimi

                                            Bobo kush ka qen pr, vk si nuk ka ftyr ky

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Komunisti

                                              Edhe themeluesi i partise se Rames u fliste shqipetarise o llavesh. Dhe te shumte ishin ata we shqyenin duart per te. Turreshin me flamure efhe FATOSAT , edhe PIONERET efhe Kooperativistet e pabuke, biles edhe intelekualeshet e kohes. Ngazelleheshin e masturbonin ne delir per udheheqesin qe ja bente ZUS ARMIQEVE qe i ka Shqiperia. Mblidhni mendjen NJEREZ se vazhdojme te leme nam.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                King

                                                Si u katandis ky enuk

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje