Të drejtën e votës do ta bëjmë realitet!

13 Maj 2024, 12:41Blog TEMA

Të drejtën e votës do ta bëjmë realitet!

Nga Bendi Klosi*

Mirëse ju gjetëm, mirënjohje dhe falënderime pafund.

Një falënderim të veçante nga unë dhe grupi organizator i këtij takimi, për kaq shumë patriotë nga çdo cep i Athinës dhe qytete te Greqisë që jeni sot në këtë takim, që sot duket si gjëja më e lehtë në botë të organizohej, por çuditerisht dhe fatkeqësisht nuk ishte i lehte të mundësohej.

Jemi me Edi Ramën, kryeministrin e shqiptarëve, sot në këtë stacion të parë të turit "Krenarë për Shqipërinë" që fillon në Athinë dhe vazhdon në Milano, Londër e Dyseldorf, ku do të takojmë dhe do flasim me shqiptarët që janë tanimë një forcë e pamohueshme sociale dhe ekonomike në komunitetet europiane.

Sa keq, sa keq që vetëm këtu kemi patur probleme dhe pengesa nga më të çuditshmet për organizimin e këtij takimi.

Pengesa artificiale janë njësoj si artificiet që krijon politika në kundërshtim me frymën, sjelljen dhe pritshmeritë e popullit.

Por, që sot nga kjo sallë e mbushur me kaq shumë europiane, jam i bindur se njësoj siç u kapërcyen këto artifica të vogla falë komunikimit dhe vullnetit për mirëkuptim nga autoritetet greke, ashtu do të kapërcehen edhe pengesat artificiale që politika e ditës ngre për interesa elektorale në çështje që duhen kapërcyer mes Shqipërise dhe Greqisë.

Ju Vëllezër shqiptarët e Greqisë, jeni pasqyra besnike e asaj që në të vërtetë është populli shqiptar dhe Shqipëria reale, përtej llogoreve të konfliktit politik.

Ju i treguat popullit grek, se sa të ndryshem ishit nga piktura me të cilën ju nxiu balta politike dhe mediatike në vitet 90.

Ju dëshmuat se mes shqiptarëve dhe grekëve të zakonshëm nuk ka arsye, për tu parë me dyshim, për tu paragjykuar me inat, apo për tu gjykuar me syzet e zeza të urrejtjës apo përbuzjes nacionaliste.

Ju jeni sot shembulli i integrimit përmes punës, dijes dhe vullnetit për të fituar të drejtën e qytetarisë. Sot, askush nuk ju shikon dot ju nga lart poshtë dhe kushdo që e bën këtë gabim, thjesht tregon injorancën dhe shfaq kompleksin e inferioritetit nacionalist,

Shqipëria është si ju.

Shqipëria e do Greqinë aleate dhe partnere të ngushtë në rrugën e përbashkët të rritjes së mirëqenies dhe të sigurisë për të dy popujt tanë. Shqipëria sot nuk është me ajo që ishte deri 10 vjet me parë.

Shqipëria sot qendron drejt, shikon drejt dhe flet me zërin e sovranitetit të saj dhe me dorën e shtrirë të miqësisë strategjike me Greqinë.

Shqipëria sot është shtëpia e dytë e çdo qytetari nga çdo vend mik dhe fqinj padyshim dhe greket janë të mirëseardhur në Shqipëri ku po vijnë gjithmonë e më shumë edhe si turistë.

Miq e Vëllezër!!

Ne e dimë se ju keni problemet dhe hallet tuaja, siç kanë edhe grekët të tyret, siç kanë edhe shqiptarët në Shqipëri të tyret, apo siç kanë edhe minoritarët grekë në Shqipëri.

Ne jemi krenarë që përmes shumë ndryshimeve pozitive në aspektin e shërbimeve për ju, ju kemi lehtësuar shumë.

E dimë po ashtu se duhet të bëjmë akoma më shumë që marrëdhëniet tuaja me shtetin shqiptar, me Ambasadën shqiptare këtu, me sherbimet tona konsullore, të përmirësohen ndjeshem.

Ashtu sikundër, ne e dime shumë mirë që ju keni probleme me pronat tuaja në fshatrat e Shqipërisë, me hipotekat e shtëpive tuaja të para viteve 90 në disa zona rurale të Shqipërisë, që nga Mirdita e deri në Himarë.

Ne jemi të vetëdijshem se këto probleme pengojnë akoma për shumë nga ju, investimin e kursimeve tuaja në ato prona, por shumë shpejt ne do t’i japim zgjidhje të gjitha këtyre çështjeve të mbetura në raport me pronën.

Të nderuar Patriotë!!

Nga ana tjetër, me vizionin Shqipëria 2030 ne ju shohim juve, të gjithë emigrantët shqiptare, si investitorë të kursimeve tuaja, në rradhë të parë në zhvillimin e industrisë sonë të rë të turizmit përmes destinacioneve të ekselencës, ku bujtinat dhe agriturizmat janë xhevahir të një kurore që Shqipëria 2030 do ta mbajë si vendi kampion i turizmit në Ballkan.

Miqte e mi, motra dhe vëllezër, më e mira është e gjitha përpara. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ju dhe do t’jua kthejë më shumë arsye krenarie investimin 30 vjeçar që ju keni bërë për të, duke ndihmuar financiarisht familjet tuaja dhe ekonominë shqiptare në kohët e tyre më të vështira.

Besim dhe kurajo për ta bërë së bashku Shqipërinë 2030 vendin europian që qëndron krah për krah me Greqinë dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE në tryezën e familjes europiane.

Miq!!!

Dhe në fund, dua t’ju them se ne jemi të parët që e kemi dëshiruar përfshirjen tuaj në vendimmarrjen e madhe të zgjedhjes së parlamentit dhe të forcës qeverisëse në Shqipëri, përmes votës tuaj në distancë dhe do të ishim të fundit që do ta braktisnim këtë dëshirë të sinqertë dhe detyrim të patjetërsueshem ndaj jush.

Prandaj mos dëgjoni sharlatanë që s’kanë asgjë në dorë e që ju shfaqen si profetë nëpër rrugët e Greqisë duke ju premtuar të drejtën e votës, mos dëgjoni as ata të paudhë që plaken keq dhe që nuk heqin dorë nga pabesitë e tyre, kur ju thonë se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk duan t’ju japin të drejtën e votës, por kini besim tek e vetmja fuqi shtetbërëse e Shqipërisë dhe tek Kryeministri ynë Edi Rama, i cili thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Edi Rama dhe ne që sot qeverisim Shqipërinë e kemi thënë dhe do ta bëjmë edhe të drejtën tuaj të votës një realitet të demokracisë shqiptare.

*Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PS-së, në tubimin me shqiptarët e Greqisë

5 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Kur? Pse nuk jep afat? Duhet te ishte kry ne janar. Keni bo nje premtim deri ne 1 korrik. Te shikojme a do e beni realitet voten e emigranteve. Kini kujdes se do shpalleni non grata si minues te demokracise. Pas Xhackes do jete hera e dyte qe minoni demokracine duke mos zbatu vendimet e Gjykates Kushtetuese.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Mos merrni angszhime si Belua qe do na bente autobuzat pa para, sepse ne me te drejte mendojme qe ju jeni me te pherdhur se Belua. Hajd pirdhuni, qelbesira se fatkeqesia eshte e Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deputet i biri botës!

        Si duket ky Klosi i ka fund ndonjë bast, se vdes për çik Kumar ky i shkret. Nqs e kuptova qartë, ky thotë: " Na lini në në pushtet pa limit se ne do t'i bëjmë..." Me demek 12 vjet nuk ju dolën për të bërë diçka (nqs e donin me të vërtetë)... Kjo të vërteton faktin se edhe këta janë kurva njëlloj si ata që ishin para këtyre. I vetmi debat këtu është " "Se këta debatojnë me njëri tjetrin se kush janë më shumë kurva nga palët".

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlonjat

          Fjalim ekselent, nderkohe morrat qe shprehen ketu me siper, jane dhe mbeten morra.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pariot

            Jeni i madh Glendi! Post Rama do ju votojm Ju! Fisnik!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje