Nga Fitim Zekthi
Ndarja e qartë e opozitës në dy pjesë tregon se ajo është në krizë të thellë. Në vetvete ndarja nuk është as shkaku dhe as arsyeja pse ajo është në krizë. Kjo do të thotë se dalja nga kriza e Partisë Demokratike nuk ka të bëjë dhe nuk mund të vijë thjesht nga kërkesa për bashkim apo bashkimi i dy pjesëve që janë të ndara. Pretendimi se ajo u bashkua ngaqë një grup deputetësh të drejtuar nga Gazmend Bardhi iu bashkuan lëvizjes së Sali Berishës është dëshmi edhe më e rëndë se ajo është në një krizë të thellë.
Kjo rrenë e trashë tregon edhe më shumë gjendjen e rëndë sepse përpiqet ta fshehë të vërtetën. Kjo rrenë përpiqet të thotë që dikush që nuk përfaqëson mendim politik, qëndrim politik, sjellje politike por që ikën nga një anë në tjetrën dhe bën lëzvije plotësisht ekstremiste pozicionesh qenka zgjidhja. Kaq sa për pretendimin (qesharak të bashkimit) e mësipërm. Le të përpiqemi ti shohim pak më në themel dhe më serizosht gjërat gje krizën e rëndë.
Një organizim i gjallë shoqëror, qoftë ai shteti, familja, komuniteti, partia, organizata të ndryshme civile etj., bie në krizë jo kur humb një luftë, jo kur i ndodh një fatkeqësi natyrore, jo kur sulmohet nga jashtë, por kur kalbëzohet nga brenda. Arnold Toynbe, një historian dhe filozof i madh i politikës, thotë se shteti, qytetërimi, shoqëria apo organizata rrëzohet, bie në krizë kur “pakica krijuese”, elita drejtuese bëhet narciziste, sheh vetëm veten e saj, mendon vetëm për veten e saj, kujdeset vetëm për interesin e vetes së saj, zhytet në korrupsion, zdërhallet pas epsheve dhe orekseve të saj, ndjek vetëm përmbushjen e këtyre epsheve dhe të kënaqësive të saj. Me pakicë krijuese ai kuptonte drejtuesit politikë, vendimmarrësit e rëndësishëm, njerëzit që përvijojnë konturet kulturore apo diskursin, ata që vendosin cilat janë standardet morale, ata që kanë në dorë hartimin e ligjeve dhe të rregullave si edhe zbatimin e tyre etj.
Edhe Partia Demokratike nuk ka rënë në krizë sepse është ndarë, ajo është ndarë, është zvogëluar, është rrudhur sepse “pakica e saj krijuese”, elita e saj drejtuese është bërë narcisiste, sheh vetëm veten e saj, ka vetëm interesin e vetes dhe ndjek vetëm orekset dhe epshin e saj që nuk mund të jetë vetëm pervers (bashkimi I pretenduar I grupit të Gazmend Bardhit është akti më I fundit I një sjelljeje të tillë).
Ndarja, kriza nuk ka ndodhur këto muaj apo këto javë. Kjo gjë ka nisur gradualisht prej kohësh dhe tashmë ka mbërritur në kulmin e saj. “Pakica krijuese” apo elita drejtuese e PD-së kohë pas kohe, ditë pas dite dhe javë pas jave ka heshtur, ka mbyllur sytë, është kujdesur vetëm se si të ruajë karrierën e saj, vetëm se si të ndjekë “kënaqësitë” e saj politike teksa partia zbriste nga një inkoherencë ideologjike në një tjetër, teksa partia sillej dhe mbante qëndrime krejtësisht apolitike dhe antipolitike, teksa partia rrethohej apo mbushej nga njerëz që nuk bartnin asnjë grimë vokacion politik të djathtë, teksa partia mbushej dhe rrethohej nga njerëz që nuk i lidhte asgjë me virtytin moral të djathtë, teksa partia e kthente qeverisjen në një entitet përfitimesh personale dhe më pas njerëzit e këtij entiteti partia i kthente në drejtues të saj etj. Shkurt të paktën që nga viti 2009 “pakica krijuese” ose elita drejtuese lejoi gradualisht kalbëzimin për shkak të narcizmit dhe egoizmit të vet për të mbërritur këtu ku jemi.
Bashkimi i këtyre dy pjesëve të ndara nuk është asgjë, nuk çon asgjëkund, mund të sjellë vetëm dominimin e kësaj elite apo sundimin e “partisë së bashkuar” nga kjo elitë për qëllime narcisiste dhe epshndjekëse të kësaj elite, por kurrë shërimin e krizës apo të kalbëzimit të Partisë Demokratike. PD edhe para ndarjes ishte në këtë krizë, por nuk e shfaqte sepse arrinte të mbronte në njëfarë mënyre interesin dhe narcizmin e elitës së saj.
Kjo elitë drejtuese qëllimisht nuk kërkon zgjidhjen e krizës së Partisë Demokratike, sepse ajo zgjidhje kërkon një reflektim të thellë, kërkon hapje dhe reformim serioz, kërkon pastrim të shkaqeve të kalbëzimit, kërkon gjak, oksigjen dhe inde të fuqishme të reja që ta mposhtin narcizmin dhe ndjekjen e orekseve të elitës drejtuese.
Lëvizja Foltorja, që pretendon se ka marrë me revolucion siç thotë vetë (dhe jo me ligj dhe rregull) godinën, zyrat dhe të drejtën e udhëheqjes së PD-së, pasi u end disa ditë në kërkesa për bashkim, pasi foli dhe trumbetoi disa ditë se po përpiqej për bashkim, tha se e përmbylli këtë fazë. Sipas Foltores, tashmë PD-ja u bashkua është më e fortë se kurrë, është kthyer opozita e vërtetë e vendit dhe po i kall tmerrin Kryeministrit Edi Rama.
Sigurisht që kërkesat për bashkim të Foltores, si edhe mjaft të tjerëve që nuk janë në Foltore, ishin hipokrizi dhe bëheshin nga shtysa që thamë e “pakicës krijuese” narcisiste që ndjek oreksin dhe epshet e veta dhe nuk sheh arsyet e vërteta të krizës së PD-së. Lëvizja Foltorja shkoi edhe më larg, e thelloi edhe më këtë tendencë, këtë sjellje të “pakicave krijuese” narcisiste dhe epshndjekëse. Lëvizja Foltorja tha se partia u hap, se në parti u rikthyen shumë njerëz, shumë figura politike që kanë pasur kontribut në këto 20-30 vitet e fundit, që tregojnë se PD dhe Berisha janë të hapur, nuk mbajnë mëri dhe pranojnë edhe kritikët apo kundërshtarët e tyre.
Kjo është një pikë edhe më e rëndë e krizës, kjo e çon mbrojtjen e interesit personal, mbrojtjen e oreksit dhe ndjekjen e epshit prej “elitës drejtuese” në një nivel edhe më të pashpresë.
Në Europën Perëndimore është zhvilluar një debat i thellë intelektual dhe filozofik, debat që zgjati mbi 40-50 vite dhe që jehoi në gjithë botën mbi natyrën e reformës dhe pikat, në të cilat ajo duhet të ecë. Një debat i tillë është bërë në njëfarë kuptimi prej shekujsh po i strukturuar, i nxitur edhe nga nevoja e madhe, ai është bërë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë debat u përfshinë dy filozofi, dy qasje, dy mendësi, dy botëkuptime. Ky debat I pati rrënjët tek mendimi I dy prej teologëve më të mëdhenj të krishëtrimit në shekullin e 20-të, Jozef Ratzinger (papa Benedikti) dhe Hans Kung. Këta dy gjigandë të fuqisë së mendimit mbrojtën dy anë, dy qëndrime në Koncilin e dytë të Vatikanit në vitet 1960-të. Gjithë Koncili u shenjua nga qëndrimet e tyre.
Për ta një jëë organizim apo organizëm në krizë është si një lumë që nuk ka ujë të rrjedhshëm, si një lumë me pak ujë, ku uji rri në vend dhe kësisoj lumi kthehet në kanal me ujë të ndenjur, të ndotur dhe me microbe, baktere sëmundje nga më të fëlliqtat. Të dyja anët e debatit e pranonin metaforën e lumit të kthyer në kanal dhe të nevojës gjigande për ujë të ri të pastër që ta bëjë rrjedhën të fortë dhe t’i japë jetë lumit.
Qëndrimet dy teologëvbe mbi mënyrën se reformohet një organizmë në krizë patën ndikim të thellë në teorinë politike e cila adoptoi këto qëndrime në lidhje me refominmin e systemit politik dhe partitë politike. Konservatorët, të djathtët, ata që disa parime i quajnë të përhershme, të paprekshme, të pashkulshme (që u rreshtuan me qëndrimin e Ratzinger) , kërkojnë që uji i ri të hyjë në lumë, por lumi nuk duhet të ulë brigjet, lumi duhet të thellohet, duhet të gërryhet, duhet të hiqen sa të munden papastërtitë. Brigjet duhet të rrinë aty të forta në mënyrë që uji i ri të mos prekë kufijtë e parimeve, të mos shembë moralin dhe normat e traditës.
Për anën tjetër, që koha tregoi se ishte e majta, socialistja, komunistja etj., lumi nuk ka nevojë të thellohet, lumi duhet të ulë brigjet dhe uji të dalë përtej brigjeve. Uji, kur del brigjeve të ulura, ka dalë përtej kufijve, ka shkatërruar parimet dhe moralin dhe më e keqja ky ujë krijon pellgje gjithandej në anë të brigjeve. Këto pellgje gjithandej në anë të brigjeve janë pak a shumë pjesë e lumit tashmë, lumë i cili është tmerrësisht i cekët, por edhe pa kufij, pa brigje, pa moral dhe pa parime. Këto pellgje do të ndoten dhe do të bëhen ujë i ndenjur shumë shpejt dhe gjendja do të jetë më keq.
Ajo që bëri Foltorja, hapja me demek e Foltores, ajo q ëka bërë Foltorja që nga viti 2021, ajo q ëbëri me kuvenin e prillit të vitit 2022, ajo q ëbëri me Gazmend Bardhin dhe grupin e tij të deputetëve është saktësisht kjo qasje e uljes së brigjeve, kjo qasje e prishjes edhe më të kufijve të prishur, kjo qasje e krijimit të pellgjeve pranë brigjeve. Pranimi I ccdokujt që ka hedhur akuza të tmershme, që ka akuzuar për krime, që është akuzuar për krime, që është cilësuar djallëzor dhe I ulët, I keq dhe I pistë është gjëja më e kudnër me atë që bën dhe duhet të bëjë një rorgamnizatë e djathtë.
PD-ja nuk mund të vitalizohet, nuk mund të reformohet për shkak se në të vijnë të gjithë kundërshtarët, të gjithë ata që kanë sharë dhe sulmuar njëri-tjetrin dhe kanë sharë dhe sulmuar edhe Berishën, janë sharë dhe sulmuar nga Berisha. Kjo nuk është hapje, ky nuk është bashkim. Kjo është ndotje edhe më e rënd e kanalit, kjo është ulje e brigjeve dhe bakterizim edhe më I madh. PD-ja ka nevojë për ujë të ri të pastër që hyn në një shtrat të gërryer, të thelluar që ruan brigjet. Mbledhja e të gjithë atyre që kanë qenë në PD këto 31 vite dhe që kanë hyrë e dalë nga ajo për shkak të luftës për pushtet, që kanë sharë apo sulmuar, që janë sharë apo sulmuar nuk mund të jetë qëllim dhe nuk mund të tregojë hapje.
Kjo është vetëm një përpjekje e “pakicës krijuese” për të ruajtur interesin e vet, për të ndjekur oreksin e vet dhe pa dyshim dëshmi e faktit pse jemi në këtë krizë. Kjo lloj hapjeje pa brigje që ruajnë moralin, që ruajnë koherencën, që ruajnë konsistencën, që ruajnë vlerat politike të së djathtës është në të vërtetë pellgëzim dhe moçalizim dhe nuk do të sjellë asgjë. Nuk mund të sjellë kurrë asgjë. E ka bërë e majta prej një shekullim kudo dhe ka shkaktuar kudo gjendje të këqija morale, politike dhe gjithfarësh. E djathta ekziston për të bërë bash të kundërtën.
O Fitim extremisti. Mire e ke per punen e opozites, por me mire do ishte te largoheshe nga komplkset e tua dhe te vije prane qendres se djathte. Je larg ne extrem, nuk te ben mire per shendetin.
Mirenjohje Pr. Zektrhi per analizat e thella qe beni gjithnje, mpor sidomos ne keto momente kur perleshja nes atyre qe e donin gjithnje me sinqeritet ish PD dhe atyre qe e shkatrruan dhe poe o çojne ne varr per ti sherbyer nje familje non grata, eshte teper e ashper, teper e dhunshme, teperkriminale e deri ne terror. Ju lumte, analize e thelle dhe e vertete dhe shkaqet qe e çuan Shqiperine dhe PD ne kete umnere. Mos u ndalni, njerezit kanr nevoje per keto analiza perkunder masjtrimeve qe perhapin kazanet e piste te Fevzos, Rakipit, Pakes, etj me çiraket e paguar me thase me euro si Bushati, Abilekaj, Curri, Shkullaku e te ngjashmit e tyre. Patriot si ju dhe intelektuale te nivelit tuaj i duhen ketij vendi.
I dashur filozof! Edhe pse mund te mos jem dakord me ty konsegueza jote eshte e admirueshme. Dhe me e rendesishmja. Pa te njohur ne jeten tende private, publikisht rrezaton ndershmeri, gje e rradhe ne politiken tone.
Fitim Zekthin, para se PD te shperbehej si organizate private qe ishte, nuk e kam simpatizuar shume, se mbronte, me ate belbrrine e tij nxitimeshme ato qe bente ajo PD. Kjo analize me pelqeu shume, me perjashtim te nja dy gjerave. Fjala ELIT vjen nga shkencat biologjike bujqesore. Si e tille, ka elite--e, superelite-se dhe supersuperelite-sse. Kjo vjen nga krijimi i dy apo tri... bimesive te zgjedhura dhe krijiohet nje bime me cilesi shume me te larta... kjo fjale nuk mund te perdoret per gjera te ulta dhe njerez te ulet. Dhe e dyta, kjo pd nuk mund te jete me parti me keta njerez qe ti sherbeje nje shoqerie. Duhen mbjelle te reja vitale!
Zekti sigurisht qe teorikisht me kete shkrim ka te drejte. Ama, shkruan si nje mjek patolog i cili evidenton semundjen, por jo si nje doktor klinicist qe njeherazi percakton dhe receten e kurimit te pacientit te semure. Thuhet se "politika vertetohet atehere kur ajo ndodh!".Ndoshta kete mund te kete ne mendje dhe Zekthi, duke e lene si mundesi deri ketu. Po le ta shohim dhe nen nje kendveshtrim tjeter. Edhe sikur kjo te vertetohet, qe ndonje dite sa i perket PD, te ndodhe "bashkimi", a do duhet te therrasim "Eureka"? A mund te mendohet se pa Saliun, Mulin, Paloken e co; opozita, pra dhe PD si pjese e saj te bashkohet vertet, po ajo me Bashen, Alibejn, Tabakun (nese) Kullurin, bejkon e co, a do jete kjonjë konkuruese e denje dhe pastaj shqiptaret duke i besuar do t'a sjellin ate dhe opoziten në teresi ne pushtet?! Vertet thuhet shpesh, "kurre mos thuaj kurre!" , por me duket se në kete rast me keta surrogato qe gelojne ne ate kenete, mund ta themi me plot gojen "kurre"! Pavaresisht makinacioneve politike qe do mund te kryhen, zgjedhjet e 2025 jane te humbura,, por me e rendesishme eshte ajo qe do duhet te ndodhe pas tyre. Dhe kjo do kerkoje si domosdoshmeri reformimin radikal të PD-së. Së pari duke u shuar formalisht si e tille, siç ndodhi në Shqiperi, pas 1990 me PPSh, po dhe kudo gjetke, sidomos me partite e Lindjes Komunsite; rruhet baza, pra anetaresia; afrohen prurje te reja; zgjidhet permes nje procesi demokratik dhe meritokratik lidershipi i ri, (mundesisht pa asnje nga figurat e mbjella, vaditur e rritur aty, nga Berisha-Basha, ne keto 34 vjet, pra te kompromentuarit nga Berisha=-Basha dhe te infektuarit nga berishizmi) dhe atehere kjo parti e re, me ate çka do t'i ofroje shqiptareve të vjelë frutet në zgjedhjet e e vitit 2029. Historia nuk eshte pune 3-4 vjetesh, eshte proces dhe PD eshte e destinuar te kaloje pa tjeter në ate rruge. Çdo rruge tjeter eshte humbje kohe, ose shuarje perfundimtare edhe e asaj qe mund te mbetet prej saj. Por gjithsesi hataja nuk do te ndodhe! Koha (dialektika) sjell zgjidhjet e veta, vakumi i krijuar perkohesisht do mbushet me forca dhe alternativa te reja. Zekthi, si i brendshem (anetar kryesie i PD se Vules), me shkoqur do duhet te jape kontributin edhe në kete drejtim. Si e ka bere reformimin Vatikani e morem vesh, por ne duam te dime nga ky politolog apo filozof dhe se si mund dhe duhet te refrormohet konkretisht politika shqiptare, e cila vertet ka 34 vjet qe eshte ne tranzicion te lodhshem per shqiptaret. Ne Shqiperi si askund tjeter nga ish lindja komuniste, ende prodhojne politike, pra dhe qeverisje, dy gjysmat e bajges PPSH, qe i hodhi në treg diktatori i fundit R.Alia, sipas platformes katoviciane te hartuar prej tij dhe te bashkepunetoreve te tij te ngushte, pasardhesit apo ndjeksit e te cileve gjenden sot kudo: Në qeverisje, biznes prej nga ku dolen oligarket, diplomaci etji. Lumi do thelluar, thote Zekthi, po si? Mjetet, pra dragat makinerite gryerëse qe sherbejne per thellimin e lumit "tranzicion", te kthyer në kenete, nuk na e thote. Të pakten në kete shkrim teorik, per te cilin gjithsesi e falenderoj. .
Po mirë mo Zekthi drejt i ngre problemet se si duhet t’ë jetë opozita , po vetëm si duhet t’ë jetë ama n’a thua ,njëjt sikur një mjek të thotë që pacientët e tij duhet t’ë jenë të shëruar . Pse nuk thua që PD-ja e bashkuar ka qënë si para dhe mbrapa 2021-shit , në zgjedhjet e pjesëshme të 6 marsit kush mori pjesë nga opozita përveç Rithemelimit , po në zgjedhjet e 2021-shit kush mori pjesë dhe kush harxhoi fondet e opozitës , kur Z Bejko e ka thënë që nuk pati as mbështetje politike as financiare si përfaqësues i PD-së zyrtare , përkundrazi Bardhi ka punuar kundër tyre , po në vendoret e 14 majit apo në ato të përsëritura kush mori pjesë dhe sa u përfaqësua PD zyrtare , e pra këtë duhet t’ë analizosh dhe t’ë thuash që “përçarja” eshtë farsë me urdhër të vetë kryefoltoristit , për t’ë justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe më kryesorja që t’ju thotë ndëkombëtarëve që unë jam opozita e vërtetë e jo ajo e VULËS , dhe masat ndaj meje janë përndjekje politike , natyrisht dhe atyre që i kanë mbetur dhe e ndjekin poshtë papafingos për t’i mbajtur të karikuar që shpëtimi juaj e i Shqipërisë do vijë vetëm nga unë nëpërmjet mbrojtjes të votës të lirë , ashtu siç zgjodhi së fundmi një dyzinë nënkryetarë të rithemelimit , me votën e vullnetin e lirë të demokratëve .