Beteja për Tiranën

2 Shkurt 2025, 11:41Blog Nga Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021. Rezultati në këtë qark, me gjasa do të jetë përcaktues edhe për atë në rang vendi. Aktualisht, Partia Socialiste ka 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1. Tre mandatet e fundit u fituan përkatësisht me 13,024 vota (PD), 12,602 vota (PS) dhe 12,156 (PD). Nëse do kishte një mandat të 37-të në vitin 2021 atë do ta merrte PS me 11,939 vota.

Marrë për bazë numrin e madh të votuesve, Qarku i Tiranës mbetet shpresa më e madhe e partive "të vogla" dhe të reja për të fituar një mandat deputeti. Po cilat prej tyre kanë gjasa reale për të patur një sukses të tillë, duke ulur potencialisht edhe numrat e mandateve të PS dhe PD?

Që një forcë politike të përfshihet në zbatimin e formulës së ndarjes së mandateve do të duhet që të ketë grumbulluar së paku 1% të votave të vlefshme në rang vendi. Nëse numrit të votuesve të vitit 2021 në rang vendi i shtojmë 76,282 votuesit e regjistruar deri më tani nga diaspora, numri total i votuesve arrin në 1,738,556. Nëse për efekt projeksioni, mbajmë njësoj si në 2021 në 5% numrin e votave të pavlefshme, numri i votave të vlefshme në gjithë vendin do ishte 1,651,629. Rrjedhimisht, një subjekti politik ose koalicioni do ti duhej të merrte së paku në rang vendi 16,516 vota. Me shumë gjasë një pjesë e partive të vogla që pretendojnë mandat në Tiranë e kapërcejnë këtë kufi ligjor.

Deri më tani, për Qarkun e Tiranës janë regjistruar 15,454 votues nga jashtë vendit. Deri në përfundim të afatit të KQZ, rritja e këtij treguesi mund të bëjë që të shtohen edhe votat potenciale për subjektet e reja dhe ato "të vogla" ekzistuese.

Në 2021 Partia e Lirisë (ish-LSI) mori 2 deputetë. Mandatet e saj në 11 Maj mbetet e vështirë për tu llogaritur për aq kohë sa pritet që të jenë sëbashku në një listë me Partinë Demokratike.

Partia Socialdemokrate duket se e ka të sigurtë një mandat deputeti pasi në zgjedhjet e fundit lokale të 2023 ka marrë në 5 bashkitë e Qarkut Tiranë 17,664 vota.

Referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021, Agron Shehaj mori 13,855 vota preferenciale individuale në listën e Partisë Demokratike në Tiranë. Kjo e bën atë të favorizuar për të ruajtur pozitat edhe në 11 Maj duke konfirmuar një mandat deputeti falë edhe "kafshimit" të "tortës elektorale" kryesisht nga grupimi Basha dhe PD e Berishës.

Nëse shohim rezultatin e zgjedhjeve lokale të 2023, kandidati Arlind Qorri i “Lëvizjes Bashkë” arriti të marrë vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë 13,851 vota. Duke shtuar dhe votat potenciale në 4 bashkitë e tjera të qarkut, duket se edhe Qorri ka gjasa të mëdha të garantojë një mandat deputeti në kryeqytet.

Më e ndërlikuar duket situata në kampin e demokratëve të Lulzim Bashës. Në zgjedhjet e vitit 2023 në pesë bashkitë e Qarkut Tiranë ata mblodhën 39,486 vota. Referuar zhvillimeve të mëpasme politike, rikonfirmimit të Berishës si kryetar, rimarrjes së logos dhe selisë nga Rithemelimi dhe përçarjes së dyshes Basha-Alibeaj, ky rezultat duket i pa arritshëm. Gjasat më të mëdha janë që së paku këto vota të ndahen mes grupimeve të Bashës, Berishës, Alibeajt dhe Shehajt. Probabiliteti më i madh është që partia e Bashës të mbetet maksimumi në rang qarku tek 12,398 votat që mori kandidati i tij Roland Bejko në 2023 në Bashkinë Tiranë. Kjo mund ta mbante në kufijtë e një mandati deputeti.

Shanset që aleanca mes Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeajt dhe Bindjes Demokratike të fitojnë një mandat deputeti nuk duken dhe shumë në horizont. LZHK në rang Qarku në 2023 ka marrë vetëm 5,663 vota dhe do ti duhej më shumë se një dyfishim i tyre. E njëjta situatë është dhe në kampin e “Nisma Thurje” e cila në rang qarku në 2023 mori 6,993 vota.Pavarësisht sondazheve, elementi i panjohur dhe i pamundur për tu krahasuar është Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, subjekt i ri që nuk ka asnjë rekord të deritanishëm në zgjedhje.

Nëse PSD thjesht ruan mandatin e marrë në 2021, partia "Mundësia" e Agron Shehajt dhe grupimi Basha mund të heqin mandate nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Ndërkaq, Lëvizja "Bashkë" e Arlind Qorrit dhe potencialisht "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt mund të "kafshojnë" drejt të majtës.

16 Komente

  1. d
    deri kur?

    Beteja per te rrembyer Shqiperine eshte beteja, midis bandave te bllokut dhe haxhiqamilasv te rilindur, te kryesuar nga rama dhe saliu, ndjekur nga urrejtja dhe neveria, qe ka ky popull per ta.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Sakte!....skemi cshkruajme me shume se komentet per betejat e zgjedhjeve kemi kater vjet qe i vazhdojme , kena shteru nga mendimet....por ket radhe , eshte ndryshe..xhaxhi Edi e ka seriozisht...se bashku me Lali Erin, Tualet Pallen dhe Meron...lol

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironci

      Or ti Derr-verr Malaj, e thua dot se a do jete a jo Lali dhjEri komandant i Rilindjes ne betejen per Tiranen? Shko e pyet andej nga zyra e Ballukes nje here...

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Leshelija e paska marre rrugen e mutit, boll me se na cau trapin dhe Xhixho hundpinokja qe u tret e shkreta duke u marre me programin prej 5 pikash qe do te sillte mrekulline ekonomike dhe mireqenjen e madhe per shqiptaret qe do ja kalojme dhe Danimarkes apo Norvegjuse .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli im

          Beteja e leshit....Rama fitues me 83 deputete.kot hani mut non gratat e kombit te shkojne ne Mal te zi...apo Serbi...fuck komunistit Sali!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Levizja bashke mer te pakten 5 mandate ne Tirane. Esht e vetmja shprese per ndryshim

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironc tamom

              Or "Tironci" - Derri! Po me Ballykun cfare ke! Sot per sot, ajo eshte perfaqesuese e Tironsve! Eshte Balluk! Turp per ty tironci qe pergojon ate!

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Rinia universitare shqiptare,thur lavde dhe servilizem qeverisë më të korruptuar dhe hajdute në Europë.Rinia Serbe proteston dhe rrëzon qeverinë jo të korruptuar Serbe.E kuptoni ku jetoni o mbeturina të qelbura të Perandorisë Otomano-Bolshevike. Shteti shqiptar eshte i vdekur me rini oportuniste,servile dhe spiune vullnetare ,si tradita imponon.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pessimist...

                  Dardan , semantika e fjales 'Beteje" sikur eshte disi e rende per ate Dukurine ku e adreson ti ! I ke harruar thonjezat apo ke parasysh ate kuptimin e pare te kesaj fjale? Demek kesisoj do te Kemi nje beteje , vertete te eger , por beteje Jo per vlera , Po per plackeeeeeee , per ta plackitur e grabitur kete vend sic eshte bere tere keto vite . Je ne rregulli , mor bir !

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    h

                    Keto zgjedhje jane beteja e fundit jo per Tiranen por per shpetimin e Shqiperise. Ne rast se rilindja me metodat qe dihet tashme i merr edhe kete radhe zgjedhjet dhe populli opozitar e pranon nenshtrimin atehere opozita duhet te shkrihet, nuk ka pse te rrije kot si nje relike e panevojshme dhe populli opozitar le te riorganizohet de te gjeje forma te reja te qendreses e te perballjes ne rast se do qe te mbijetoi ne Shqiperi

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kritiku

                      Analizë shumë e dobët, që i deformon faktet për të promovu Bashën. 1. Votat e Bashës i llogarit gabim. Partia e Bashës me gjithë logo ka marrë 26 mijë vota në rang qarku. 2. Votat e Qorrit i llogarit gabim. Në garën për Këshillin, ku ishin të gjitha partitë partia e Qorrit ka marrë rreth 7500 vota. 3. Votat e Nismës Thurje i llogarit në rang qarku, kur në fakt ata kanë garuar vetëm në bashkinë Tiranë. 4. Thotë që Shqipëria Bëhet do marrë vota majtas kur ata e kanë thënë qartë që janë djathtas. Mirë që viheni në shërbim por mos lini nam të transformoni shifrat

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kritiku

                        Analizë shumë e dobët, që i deformon faktet për të promovu Bashën. 1. Votat e Bashës i llogarit gabim. Partia e Bashës me gjithë logo ka marrë 26 mijë vota në rang qarku. 2. Votat e Qorrit i llogarit gabim. Në garën për Këshillin, ku ishin të gjitha partitë partia e Qorrit ka marrë rreth 7500 vota. 3. Votat e Nismës Thurje i llogarit në rang qarku, kur në fakt ata kanë garuar vetëm në bashkinë Tiranë. 4. Thotë që Shqipëria Bëhet do marrë vota majtas kur ata e kanë thënë qartë që janë djathtas.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rroskopi I berishit

                          O 'H " Po pse ordhine plackitesve te Berishes Quan opozite ti ? Po shywyr te shkrihet dhe te shkoje ne hale te gomareve , se pas saj e ka rradhen I treti ( I dyti ne qyp eshte ) ne Bronx... Qenke qederosur zotrote per gerrdallen Sali , se beka opozite !!! Po thuaje hapur , ai na jep mundesine per te vjedhur ...

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            H

                            O "R" Se kush eshte hordhi plackitese na tha "z/Vendesi" nga Zvicrra. Po s'i besove atij mos perto bej nje xhiro andej nga burgjet se sa ka te "organizates" e sa te Saliut. Ose bej nje zhiro mos shef ndoj incenerator Tirone se ne te Saliut nuk shohim gje.

                            Përgjigjjuni
                            1. c
                              ce

                              Pritet qe ne zgjedhjet e 11 majit te dale force e dyte ne rang vendi particka e FRD-se se Sali Shehut me 3 antare, Saliun, sekretaren dhe rojen e zyres. Per rojen e zyres besoj e mbani mend si shpetoi nga thonjte e spiunit Agush 50 lekesh kur braktisi zyren e shtetit dhe u turr me vrap si i lajthitur tek FRD- ja pas kerkeses se Saliut dhe i futi duart ne fyt rojes fakir qe mezor ja hoqen nga duart policet bashkiake se do ta kishte mbytur. Dhe do pushtet prape kjo monster qe s'ka lene gje pa bere si karaxhoz , si garip, si bandit ne kete vend.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fshatari i pavarur

                                Lëreni SALIUN...PO ky DROGAXHI i rivjdhjes. Kur e ka te sigurte pse qyrravitet e ben lypsin e kane dhjerë dhe mbajnë ere larg

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje