Për dy muaj të tërë, me entuziazmin e një fëmije që i kanë premtuar lodrën e parë, bridhnin studio më studio duke bërtitur: "Prisni marsin! Surpriza do t'ju lërë pa mend!"
Iku marsi. Erdhi dhe iku prilli, pa surpriza. “Po vjen, po vjen, por e kemi lënë për në maj”. Nuk i ndihmoi as LaCivitaja, i cili në ato 30 sekonda që u fliste në mitingje, lodhej më shumë për të shpjeguar se nuk vjen në emër të Uashingtonit zyrtar.
Por surpriza më e madhe, që nuk e prisnin u ndodhi atyre vetë.
Sepse në Amerikë, atje ku fjala llogari është më e rëndë se fjala burrëri në oborrin e SHQUP-it, nuk ka "hajt mo", apo pagesa nën dorë si në qebaptoret e lagjes. Çdo gjë deklarohet. Çdo cent ka një adresë. Kishin shpresuar të kapnin një herë rezultatin, dhe e kishin menduar aq magjik, sa do të justifikonte çdo pagesë në sytë e njerëzve. Por për fatin e keq të tufës që ndjek pas non gratën, kontrata u publikua, bashkë me faturën.
Dhe çfarë kontrate!
Asnjë magjistar, asnjë Mesia, asnjë shpëtimtar me pasaportë amerikane nuk kishte pranuar të bënte mrekullira. Thjesht kishin pranuar të ofrojnë shërbime kundrejt pagesës.
Dhe çfarë pagese!
6 milion dollarë për të pastruar biografinë e një plaku politik që, sa herë është zgjuar me pushtet në dorë, Shqipëria ka përfunduar ose në flakë, ose në varfërim.
Tani edhe më naivët, edhe më të hipnotizuarit, fillojnë të kuptojnë: Non Grata-n nuk munden ta heqin me gjyqe imagjinare në Paris, as me retorikë folklorike në TV, dhe as me broçkulla mbi "pastërtinë morale".
Duan ta heqin me para.
Cash.
Të thata.
6 milion dollarë.
Ndërkohë, zbulimi i ka zënë në befasi. I ka kapur një mërzi epike. Këta që kapnin çdo gazetar për xhakete, që të shkonin studio më studio për të shpallur epokën e re të madhështisë pa non grata, kanë marrë urdhër të fikin telefonat, të zhduken nga ekranet, të mos guxojnë të zënë në gojë kontratën. Duken si ata krushqit që kishin ngritur çadrat për dasmën, por zbulojnë të premten në mbrëmje se dhëndri paska një tjetër nuse në një tjetër qytet.
Dhe nisin të shajnë kohën, fatin dhe nusen, pa pranuar se halli nuk është as koha, as fati, as nusja: halli është vetë dhëndri.
Dhëndri ynë legjendar, 80-e-kusur vjeç, sheh në horizont vetëm një ëndërr të parealizuar: Amerikën.
Përtej oqeanit, në vendin ku “nothing is personal, everything is business” është ligj i pashkruar, kompanitë presin me padurim peshq të mëdhenj dhe të pashpresë. Sa më i thellë halli, aq më e majme fatura.
Dhe halli i doktorit është vërtet i thellë: një njollë që nuk fshihet me sapun retorike, një barrë që nuk shkarkohet me predikime folklorike. Vetëm me para. Dhe prapëseprapë, pa garanci!
Por ironia më e dhimbshme është tjetërkund: Nuk është vetëm çmimi marramendës që paguajnë. Është fakti që edhe pas pagesës, mbeten të njëjtët: një tufë mjeranësh që s'kanë as forcë, as vizion, as shpresë për të bërë një hap përpara.
6 milion dollarë më pas, nuk janë as më afër me Amerikën. Janë thjesht më të zhveshur para shqiptarëve. Më të ekspozuar.
Fatkeqësisht, halli më i madh nuk është ai i dhëndrit. As i krushqve të hutuar. Halli është i Shqipërisë, që pret ende një opozitë që të merret me fatin e saj, e jo me hallin personal të një plaku që nuk pranon perëndimin e yllit të tij.
Deri atëherë, ne do të jemi këtu, duke parë cirkun e milionave të djegura dhe dasmës së prishur…
Po pse mo Buf kenete i jep Latifit nje thés me dollare , me 6 milione dollare kishe ndertuar 60 vila nga 100 mije dollare per Vrenozet e PD dhe ishin strehuar 300 Vrenozet do te kishin thene Merci .
Nje shkrim i perkryer, por fatkeqsisht ne stanin e Saliut dhe te opozites se stome nuk kane ate nivel ta kuptojne, ose mbyllin syte e veshet para se vertetes se hidhur.
Populli yne na paska qene i mallkuar. Keta hajdute e vodhen dhe shkaterruan gjithe shqiperine dhe me te drejte DASH i ka shpallur disa prej tyre NON GRADA por keta duhen shpallur te gjithe PD PS LSI, tani ky monster paguan 6 milion dollar per te hequr kete njolle me boje te zeze qe i ka bere me shume te drejte Amerika ketij, qe te shpetoj vehten, familjen dhe gjitha pasurine qe i ka vjedhur popullit. Ky nuk ka nevoj per lobim, se kete e njeh mire populli se kush eshte, i cili cfare nuk i ka bere ketij populli bashke me banden e tij te hajduteve, i ka vjedhur, i vodhi dhe shkaterroj gjithe pasurite kombetare per interesat e tij, i vodhi gjithe kursimet, i vrau ne Gerdec ne nje biznes familiar duke perdorur pasurine ushtarake te krijuar me gjakun dhe djersen e popullit, ky vrau ne 21 janar 4 te pafajshem ne nje protest kunder korrupsionit qeveritar. Keto lobimet duhet te ndalohen me ligj dhe kush parti merret me kete lloj biznesi mashtrues per popullin tone, duhet perjashtuar nga gara elektorale, sepse ne i njohim mire kush jane partite tona politike dhe ato qe jane ne krye te tyre dhe nuk kemi nevoj te vijne lobistet nga Amerika apo diku tjeter per te na i prezantuar keta kerma politike si florinj te paster, qe kerkojne te sundojn, te vjedhin, te shpopullojn akoma shqiperine dhe te vrasin popullin shqiptar ne perjetesi. Me 6 milion dollar, populli zgjidhte nje nga hallet e tij te fukarallekut qe i kane krijuar Sali berisha dhe Edi rama dhe jo tja japin dikujt per te zgjidhur proplemet e tyre personale, familiare te Sali Berishes per te shpetuar pasurite qe i ka vjedhur popullit. Keta jane kriminel te deklaruar dhe populli i njeh mire, por e ka shume te veshtire ose te pamundur per ti rrezuar nga pushteti me voten e lire, sepse keta jane bere bilioner duke vjedhur pasurite dhe xhepat e popullit. Me keto para keta blejne votat e fukarenjeve qe jetojn ne kete vend dhe vuajn per buken e gojes, keta jane te lidhur me krimin e organizuar dhe mafien nderkombetare qe bejne te njejten gje, blejne votat e fukarenjeve bile dhe te diaspores per te mbajtur ne pushtet keta plehra, qe nuk bejne gje tjeter vetem vjedhin dhe coptojne shqiperine dhe nxjerrin e miratojn ligje per te mbrojtur vehten, familjet, pasurite e vjedhura dhe kriminelet me te cilet jane lidhur dhe bashkepunojn, pa perjashtuar ketu qe keta me pasurite e vjedhura kane arritur te korruptojn drejtuesit kryesor te europes, e cila po luan nje role te vecant per ti mbajtur keta ne pushtet. Keta e kane hallall Non gradat qe i jep AMERIKA dhe ANGLIA, dhe do te ishte mire qe keta te denohen nga gjykatat nderkombetare per krime kunder popullit tyre, hajduteri, lidhje me krimin dhe mafien evropiane, ate boterore dhe mbajtjen peng te shqiperise per 35 vjete duke penguar keshtu zhvillimin e proceseve demokratike.
Ore pyetja është: po kaq shumë kanë vjedhur sa burojnë paratë si uji? Gënjeshtrën e patriotit s’e ha njeri, iku koha e patriotëve, këto janë paratë e Gjallicës që mbushi Zeni thesin dhe shkoi ne Suedi! Ndiqni paranë e ju del se familja ka paguar vetë. Kur ka shtet si Amerika, gjindet Nuredini, po këtë Nestin anonimin si nuk e gjetën? SPAK-u do gjurmojë krimet zgjedhore, apo pret të shkruajë Nesti një letër tjetër për socialistët, që të fillojë hetimin? Se të familjes Berisha nuk i sheh.
Shqiptar-katundari nuk fiton kurrë në bixhoz. Në një thes geshtenjash i mbushur plot me pidha dhe vetëm një kar, Shqiptar-katundari, fut doren dhe kap karin. Edhe ky Nuredin palloshi me katundarët e tjerë dum-babista, kanë vënë bast me 6 miljona dollarë mbi Gjeneralin e ushtrisë së vdekur. Kjo është njëra anë e medaljes së bixhozit Trapajan, që neve na duket një rrot-karizem, kurse ana tjeter e medaljes ështê më interesante, sepse ketyre rracë-qirve të udb-së Serbe, nuk ju intereson "penicilina" e Viçipoll-udb-së, por i gjuajnë "zarat" në ketë bixhoz me shpresen, që po ja hoqen damken e kurvës nga balli i Sali Shiqeres, do ju hapet të tjerve, shkerdhatave dhe tradhetarve që formojnë haremin e kurvave të kopilit të Shiqeres, "autostrada" për të ardhur në pushtet legalisht, pa shumë mut Amerikan në opingat e tyre. Pra keta rracë-kurvash, po paguajnë për të ardhmen e tyre të pas 4 viteve......?!!!
Shqiptar-katundari nuk fiton kurrë në bixhoz. Në një thes geshtenjash i mbushur plot me pidha dhe vetëm një kar, Shqiptar-katundari, fut doren dhe kap karin. Edhe ky Nuredin palloshi me katundarët e tjerë dum-babista, kanë vënë bast me 6 miljona dollarë mbi Gjeneralin e ushtrisë së vdekur. Kjo është njëra anë e medaljes së bixhozit Trapajan, që neve na duket një rrot-karizem, kurse ana tjeter e medaljes ështê më interesante, sepse ketyre rracë-qirve të udb-së Serbe, nuk ju intereson "penicilina" e Viçipoll-udb-së, por i gjuajnë "zarat" në ketë bixhoz me shpresen, që po ja hoqen damken e kurvës nga balli i Sali Shiqeres, do ju hapet të tjerve, shkerdhatave dhe tradhetarve që formojnë haremin e kurvave të kopilit të Shiqeres, "autostrada" për të ardhur në pushtet legalisht, pa shumë mut Amerikan në opingat e tyre. Pra keta rracë-kurvash, po paguajnë për të ardhmen e tyre të pas 4 viteve......?!!!
Edhe Ahmet Zogu mori arkat me florinj dhe çau ferrën, duke braktisur popullin më të varfër në Evropë, pa shtet, të varfër në ekstrem, të vjedhur e të dërmuar nën çizmen fashiste. Po këtë gjë po bën edhe Berisha. Dhe do përsëri të bëhet mbret. Hapni sytë!
Populli shqiptar eshte i dashuruan me të keqen nga i buron edhe mallkimi.