Ja pse Berisha ka futur në kurth veten, Nokën dhe “patriotët” shqiptaro-amerikanë!

27 Prill 2025, 17:06Blog TEMA

Ja pse Berisha ka futur në kurth veten, Nokën dhe

Nga Carlo Bollino

Partia Demokratike është përfshirë në një tjetër skandal financiar me përmasa të mëdha. SPAK ka hapur hetim mbi një financim misterioz prej 6 milionë dollarësh, të përdorur për të paguar një kompani lobimi amerikane. Kjo shumë marramendëse, që zyrtarët e PD-së nuk kanë mundur ta justifikojnë bindshëm, kërcënon të zbulojë skema të reja të errëta të financimeve politike.

I kapur në befasi nga zbulimi mediatik i kontratës së nënshkruar, kreu i selisë blu ka tentuar të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke ia faturuar pagesën një fondacioni të panjohur: “Fondacioni Make Shqipëria Great Again” të mbeshtetur nga ‘’patriotë’’ shqiptaro-amerikanë që urrejnë Edi Ramën. Një subjekt që deri dje askush nuk e kishte dëgjuar, dhe që sot nuk lë asnjë gjurmë as në botën reale as online.

Në kontratë figuron emri i Flamur Nokës, sekretar i përgjithshëm i PD-së, i cili ka vënë firmën personalisht, duke e futur veten në një rrezik ligjor serioz. Po ashtu, si garant financiar shfaqet një qytetar nga Tropoja me banim në SHBA, Nuredin Saci – një figurë relativisht e panjohur për publikun shqiptar, për të cilin lind pyetja thelbësore: ku i gjen një individ i vetëm 6 milionë dollarë për të financuar ëndrrat politike të Sali Berishës?

E njëjta skemë është përdorur nga PD edhe në vitin 2017, kur tentoi të justifikonte një pagesë prej 500.000 dollarësh ndaj një kompanie lobimi me lidhje ruse, gjithmonë nëpërmjet donacioneve nga patriotë (anonimë) shqiptaro-amerikanë. Por ndryshe nga atëherë, këtë herë kontrata mban firmën zyrtare të PD-së, duke e bërë përgjegjësinë ligjore të drejtpërdrejtë dhe personale.

Ligji shqiptar për transparencën e financimeve politike është i qartë: çdo donator në favor të një force politike duhet të deklarohet me emër dhe mbiemër. Nuk mund të fshihesh pas një fondacioni fantazmë, siç përpiqet sot të bëjë Partia Demokratike. Nëse ekziston vërtet kjo "MAGA", atëherë duhet të publikojë menjëherë listën e plotë të donatorëve që kanë kontribuar për të mbledhur 6 milionë dollarët, që rezultojnë si donacione në favor të kontratës së lobimit të Partisë Demokratike. Një shifër marramendëse edhe duke e krahasuar me totalin që Shteti i jep Partisë Demokratike për aktivitetet e zakonshme dhe për fushatën zgjedhore, shumë që nuk kalon vlerën e 1.5 milionë dollarë.

Por problemi nuk është vetëm shqiptar. SPAK është i detyruar të hetojë edhe shkeljet e mundshme të ligjeve federale të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ligjin FARA dhe ligjet strikte të Floridës që përmenden në kontratën e lobingut. Në SHBA, financimi i partive politike të huaja përmes lobimit është rreptësisht i rregulluar dhe shkeljet sjellin pasoja të rënda penale dhe civile.

Sot kemi dy skenarë të mundshëm: ose kontrata e lobimit në favor të Partisë Demokratike është financuar nga fondacioni MAGA (i përmendur nga PD, por jo në kontratë), ose nga vetë Nuredin Saci (i përmendur në kontratë, por i heshtur nga komunikatat zyrtare). Në të dy rastet, bëhet fjalë për shkelje të mundshme të ligjit amerikan.

Nëse një fondacion shqiptar me seli në Shtetet e Bashkuara vepron si garant i një kontrate lobimi në favor të një partie politike shqiptare, i nënshtrohet rregullave specifike federale dhe shtetërore. Është i detyruar të regjistrohet sipas ligjit FARA dhe të respektojë ligjet e Floridës (të përmendura në kontratë) që kanë të bëjnë me zbulimin e donacioneve dhe kontratave me entitete të huaja. Transparenca e donatorëve kërkohet nga ligjet shtetërore dhe fondacioni duhet të sigurojë përputhshmëri të plotë me të gjitha rregulloret përkatëse për të shmangur sanksionet ligjore.

Ndërkohë nëse garantuesi është një qytetar i thjeshtë, fondet duhet të jenë të gjurmueshme dhe në SHBA dhe të provojë burimin e fondeve para autoriteteve tatimore (IRS). Pra Nuredin Saci është i detyruar ligjërisht të regjistrohet si përfaqësues i huaj sipas ligjit federal (FARA), sidomos nëse aktiviteti mbështet një parti politike të huaj. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve mund të çojë në ndëshkime penale ose civile.

Në të dyja rastet, një gjë është e qartë: si në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikë, duhet të dalë në dritë origjina e 6 milionë dollarëve. Dhe nëse pas tyre qëndrojnë vërtet “patriotët shqiptaro-amerikanë” të përmendur me propagandë, atëherë është momenti të njihen me emër dhe mbiemër. Sepse pas kësaj përpjekjeje të dëshpëruar për të fshehur financime të errëta, qëndron një skemë e njohur: dëshira e vjetër e një elite të vjetër për të kapur pushtetin me çdo çmim.

62 Komente

  1. n
    ne

    Vesi del me shpirtin…

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      Kar-lo eshte i çqetesuar per Mulin? Çudi? Si nuk u çqetesua Kar-loja per McGonigal qe ja jepnin çantat neper parkingje. Si nuk u çqetesua kur Aleksi jepte 130 milione te vetat dhe USAID per shoqatat qe i benin fresk qeverise. Po kur nje patriot i tij i rrembeu 130 milione Shqiperise se tij te dashur se kumanari u nxeh dhe i mbylli televizionin. Po kur i shiten shqiptareve nje inçenerator te padukshem edhe ky 130 milione. Jane fiksuar me kete 130. Kar-loja qenka i çqetesuar. Gjynah.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rp

        ana me interesante e kesaj idiotesie eshte qe Mul Noka do te perfundoje ne ato burgjet e tmershme ne USA, ah ah ah

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti 97

          Cdo histori korrupsioni gjykohet ne vetevete jo duke u krahasuar me historira te tjera pa lidhje. Sejcila te marre ate qe i takon ne baze te ligjit. Konfuzioni behet i qellimshem por i pa shprese per ti bere gjerat bashke kur nuk behen. Aq sa perzjehet uji me vajin. Fanatik mos humb kohen me keto lloj komentesh.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Filipi

          O Bole Caro, te kujtohet gje McGonigal se per ate nuk e hape halene asnje dite. Kontraten e PD nuk e gjete vete por ishte deklaruar dhe publikuar ne FARA ne menyre krejt transparente, Ne ndryshim nga Rama qe i jepte leket McGonigalit ne parkimin e makinave, apo ne ndryshim nga Basha qe paguante lobiste nga kompani offshore, PD e ka firmosur dhe pubklikuar kontraten sipas te gjitha rregullave sepse avokati i Trump nuk eshte gruaja e bilalit.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1997

            po mer Filip Vicidoli, eshte publikuar ke FARA e caracit, ah ah ah

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Te Fara e Mediut thuaj

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kështu o posi!

              Po o Filip,o trap,në FARA e gjetën kontratën.Nuk po thotë njeri që kontrata është fallco.Se La Civita me shokë janë të detyruar ta regjistrojnë e bëjnë publike.Por problemi është jo te kontrata dhe La Civita që i marin këto dollaro,por tek ata me në krye non gratën se ku i kanë gjetur ato 6 mil dollaro?!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbereshi

                qe avokati i Trapit nuk eshte Liria e Saliut apo Zeni i Gerdecit e dime fare mire ...

                Përgjigjjuni
              2. U
                U mbush kupa

                Kar-llua I Agimes kohët e fundit po I kalon netët atje ku pleshtat nuk I zë gjumi..karma is bitch

                Përgjigjjuni
              3. V
                Vala

                Ja te presim c'do na thote Dumani tani qe perveshi lleret.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli e ka hup durimin dhe besimin n'Spak

                  Dumani do thote qe nuk eshte shkelur asnje ligj! Sepse Dumani nuk eshte me ligjin por me Maliqin=Saliun. Prokuror do caktoje Dadon dhe ky Dadua e dime se c'ben, do shkruaje nje flate lavderimi per parate e pastra te PD te Saliut.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Ilir

                  Pervec shume te tjerave, keta jane edhe idiote. Si kane lejuar shqiptaret te udhehiqen nga kjo fare e ndyre?!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali hajduti ne Burg!

                    Idiote? Kjo eshte partia e "tokes se xanun". keta non njofin ligje, kur keta ishin ne pushtet Shqiperia ishte kthyer ne bordello ...

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Loni

                    SHBA e kanë shpallur Berishën "non grata" për korrupsion madhor. Me këtë shumë që bëhet fjalë në kontratë, mos vetë Berisha ka dashur të vërtetojë atë për të cilën e kanë shpallur "non grata"?

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhezo Smokthina

                      Si çdo komunist fanatik, Berisha mendon se Amerika parim moral ka vetëm lekun.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                        O Smokthine!Po ndihesh shQIptar e Lab hiqe ate fjalen 'Komunist' se po e qelb gjakun e te reneve me shurren uthull te EDvin Beroshes si XHIHADISTE e neofashiste

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Ha merr ika

                          Xhezo jo mendon por e ka bindje ai dhe kushdo qe ka pak tru.E shikoni çfare i bejne Zelenskit.O te q...me ne i thote Trapi ose te lame ne dore te Rusit.Ky eshte parimi amerikan sot e mot.Ndaj o Xhezo mavria akoma se paske marre vesh qe te eshte djegur shtepia. Pyetja e fundit per ty o Xhezo:A ka moral ne kapitalizem ore carr me zile?????

                          Përgjigjjuni
                      2. Kot nuk I beri miljonere me vila e me pasuri Noken e shume te tjere si Noka, qe duhet te hane kokat e tyre, per

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Era

                          Ih nan bre Muli ,ta fajti doktori...

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dhe shejtan dhe budall

                            Keta shpresonin se do ta mbanin te fshehurHarrojne qe USA cdo gje duhet te behet trasparente per efekt taksash,ndryshe ligji te ndeshkom.Po kujt i thua elektrcistit prej Tropoje e kuksianit dru me pre qe si I te lidhe dy fjale.Saliu si gjithmone ju a le dobicin ne dere te tjereve.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Titi

                              O Carlo cfar do mesosh ti me 12 Maj, me gjithe kete kurven e Malltezve,Po leket e incenaratoreve te tiranes ku jane Po sterelizimi po cekapi ,po tuneli llogaras po Leket qe i dha edi Megonigalit ku jane,,Ti je carlo agjent italian qe more kopeshtin dhe e bere TV REPORT

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                ce

                                O Titi o hunderr , nuk ke surrat ti o krric te fyesh Carlo bolinon. Mbaje mend k monster: jo 6 milion dollare por dhe 60 milion dollars te hedhe vampiri i vicidolit ne kete fushate ai e ka marre rrugen e mutit drejt gropes septiko politiko me 11 maj 2025 dhe bashke me ty o Titi do ngeleni me gisht ne bythe me 12 maj.dhe nongrata nuk do hiqet deri ne diten e fundit te jetes se vicidolit.

                                Përgjigjjuni
                                1. c
                                  cadra-pistolet

                                  O Astrit, ske nevoje te presesh deri ne 12 maj. Shiko sondazhet dhe pija lengun sekretarit te Partise se Punes, shokut Sali.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    robi

                                    Nuk duan te shohin 4 sondazhe keta hunderra se ju jane erresuar syte per pushtet, po ti shohesh kane marre gjithe nga nje luge ne brez ne pritje te dt. 12 maj kur vicidoli do te ndaje brenda gropes ku do bjere nga humbja apokaliptike qe sovrani ka vendosur ti jape qysh me 14 maj 2023 hallven se torte nuk ka me qysh nga torta e turpit e pavaresise .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. G
                                    GANO SH

                                    Ngavash o TYTA, jo kaq i eger... edhe pse mund te kesh te drejte nga fantazia e cfrenuar per piano dhe orkester, nuk do te thote qe eshte ashtu siç thua ti o tyte kari. Te gjithe po thone qe Salehu eshte i provuar per ksi punesh, si dhe eshte ne proces gjyqesor, ashtu sic jane dhe ato qe permend ti..... por nuk je ti KADIU qe te ndash davane. Prandaj mos ha merrrdaaaa, prit daten 12 maj dhe renko thelle ate qe do hani mbaah shpine.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Titi

                                      Mos ma vini re,jam rrotë kari me patentë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Uliks

                                        Begeja tit ne hetim me saliun per pastrim lekesh dhe shani bolinonn Jeni ne auditim dhe beni oastrim lekesh ne amerike me elekricistin nuredin civita

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          igli

                                          Carlo ka pjese te parate e inceneratoreve ...nuk i ke degjuar lajmet per bemat e Carlo mafiozit?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. i
                                            igli

                                            e pranoj qe jam rrote kari, pranoj edhe qe i laj bythen doktorit e Lirise cdo darke!

                                            Përgjigjjuni
                                        2. H
                                          Haka Tekizoti

                                          Ka shumë mundësi që SPAK-u ka njoftuar fillimin e çështjes thjesht për të "qetësuar" të revoltuarit me kryehajdutin e Shqipërisë që vazhdon zanatin (tani duke përdorur paratë e vjedhura për të larë mutin me shurrë, siç i quan populli raste të tilla). Dhe siç ka bërë deri tani do ta zvarritë çështjen derisa të mos jenë më në jetë ata që kërkojnë drejtësi e transparencë. Ata që vihen në shërbim të hajdutëve prej vetë hajdutëve kanë mësuar edhe mjeshtërinë se si të shërbejnë me përkushtim shërbëtori.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            meri

                                            Bo bo çme gjeti mua thote ne keto çaste Dumani dhe i shkojne djerset rreke.Kush i del perpara Sales.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            AS

                                            A jemi ne fundin e ndershmerise, barazise, dhe ligjit? Lufta ekonomike - Tarifat - po sjell konfuzion ne bote. Amerika po kerkon toka (si Groenlanda, Kanadaja, kanali panamez, gjiri i Gazes) pa asnje lloj logjike, thjesh pushtim modern. Amerika fal huliganet qe dhunuan parlamentin e policine dhe pushon nga puna prokuroret e gjyqtaret qe hetonin Trump. Sala pagon 6 000 000 dollare per te pastruar emrin, pa i ardhur turp. Sala nuk jep pergjigje per skemat piramidale, Gerdecin, 11 Janarin, perfitimin ekonomik te familjareve dhe bashkepuntoreve, etj. Amerika lejon organiza te saj te marrin ligjerisht para per te mbeshtetur (lobuar) cfaredo lloj personi qe eshte ne gjendje te paguaje. 6 muaj me pare Amerika, Europa, dhe Ukraina thonin qe Rusia duhet te largohet nga Ukraina, por sot thone qe Ukraina mund te jape pjese territori per te arritur paqen. Popullit palestinez po i thone mos rikthehet ne tokat e tij. Uroj qe populli shqiptar do dije te votoje te ndershmin, punetorin, atdhetarin, dhe largpamesin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. c
                                              cadra-pistolet

                                              Ke shume te drejte AS. Nuk kam pergjigje per pyetjen tende por mund te them dicka; shqiptaret jane me te zgjuar se amerikanet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                As apo pras?

                                                Atdhetari dhe largpamësi do na i ktheje 140 miliardë leke te Beketit? 140 miliardë leke te incetenatorit? 120 miliardë leke te check upit? 50 miliardë leke te Llogaras? 70 miliardë leke te tigrave qe nuk kane punuar asnje ditë? Po na ktheu gati 600 miliard lekë une jam gati ta votoj se ato 6 miliardë leke te Sali largqoftit me duken si milingona.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. B
                                                Belind Kerriçi

                                                Kur e morri vesh Trampi kete lajm qe ne Shqiperi Partia Demografike ka paguar 6 milion per ti hequr Sali Berishes damken Non Grata ai buzeqeshi dhe u tha lajmsve;Po ky mos do te kandidoje per President te SHBA-se pas meje????????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aron

                                                  Duhen denocuar edhe LaCivita bashke me Manafort. Keta te dy jane po aq kriminel, sepse e dine cfare po bejne dhe jane dine mjaft mire CV'ne Saliut. Madje edhe vete Sekretari i Shtetit Rubio mund te dali ky problem, nqs ai behet pjese e kesaj skeme duke i hequr non-graten Saliut. Kjo ceshtje nuk pushohet tani qe ka dalur ne shesh te mejdanit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Burg

                                                    Hahahahahahahahaahhahahaahhaah, me fal po hahahahahahaahahahahahahahahahababaababahahhahaahhaahah, si the si the ke do denoncojë? Muahaha muajahahahahaahahahahahahahahahahaahahahahah

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. K
                                                    K

                                                    U futa ne Google,asnje Nuredin Saci nuk egziston ne USA,vetem po qe illegal.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Erzeni

                                                      Sali mahtrimi gjithe jeten kete mutllek ka bere,por kete radhe nuk e shpetojn as 6 milion dollaret,as Latif Civita ,dhe as vet Trumpi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sela

                                                        Sado që të paguaj Saliu e di që në pushtet nuk vjen më por halli i tij është tjetërkund,ai do që të mos vdesë me damkë dhe fëmijët e tij të mos ngelen me damkë gjatë gjithë jetës

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          FCB

                                                          Po re Car lo po se e lane ta besh ti analizen qe vjedh leket e taksapaguesve Shqiptar cdo minut . I kane qepur letrat o Car lo i kane qepur . Hajdut me cizme.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            polici

                                                            hahaha po po mos e pyet cvarlo. a di ti sa lek ka haxrhu rama oper lobim keto vite, qindra nmilione euro, j pak

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Z
                                                              Zaza

                                                              Po socialistet pse nuk bejne ndoje denoncim

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lanabregsi

                                                                Nje pyetje...,Saliu ka paguar 6 milion dollar per te bler ndershmerin qe e ka humbur disa here ne keto 35 vjet, a eshte e ndershme?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  N

                                                                  O Sali kerma ty nongraten ta kan dhene shqiptaret me kohe,jo Latifi por dhe Trumpi vet nuk te bejne dot dermanin. Mos harxho paret kot,kur nuk te do populli yt ka mare fund cdo gje

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    T

                                                                    Ore lere te paguaj sa te doje ishalla I jep dhe bythen amerikes.sala e ka nongraten me popullin e vet ktu dhe do ta shofi ne dt 11 maj sa I vlen lëkura malokut.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. k
                                                                      kasem gahinji

                                                                      Perfituesit e ketyre parave Jane zyrtare te l'arte amerikan, madje after Trapit. Ndaj ceshtja duhet te vleresohet edhe nga FBI dhe shtepia e bardhe.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. I
                                                                        Ilir

                                                                        Karlo,ndonje pisllek tjeter pagiuar nga thesi i Arber Veliaj?!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. I
                                                                          Iso

                                                                          Akoma keni besim se skapi i sali vukut do hulumtoi dhe procedoi shtriganin nga vicidoli me baba serb,grua gjysmeserbe dhe dashnor puro Shqiptare! Harrojeni,tredhaket e skapit i kane pickat e grave peng te pergjimet e monstres.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. e
                                                                            emigranti

                                                                            o bollino keta nuk jane patriota shqiptare po disa servila, spiuna, hajduter te saliut qe ndihmojne saliun dhe zoti altin dumani qesh zgerdhihet dhe thot mos na cani koken sepse e dime ne kete pune

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Lot e lot

                                                                              Sa i ëmbël Car-lo, sipas tij avokatët e Trump marrin lekë qe nuk ua dinë prejardhjen. Po i dridhet pak po shumë pak dheu nen këmbë. Hajt se vjen Aleksi e nxjerr lalin, le qe lali u harrua, vjen Aleksi e fiton prap lideri global.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. P
                                                                                Poshte transgjinoret

                                                                                Mire keta karat shqiptare nga Ed Droga Nudisti qe ben rreklame per minorene nudot e tiij, por nuk te le rehat edhe ky Kari Bolja Bollino nga Italia. kokerra e bythe qiret qe zhvat nga parate e inceneratorit te Tiranes dhe eshte bere pronar i tokave shteterore nga qeveria kellire e patronazhisteve. Ky kari kur llap me nje ze femre dhe nuk kuptohet me gjithe se ka mbi 30 vjet ne Shqiperi duhet nje perkthyes per 't'a kuptuar.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. F
                                                                                  Fugsi

                                                                                  Carlo hiqe nga thonjzat fjalen “patriot”. Une jetoj ne USA dhe dhurova $10000.00 vetem qe njerez si puna jote te mos vazhdojne te vjedhin shqiptaret cdo dite. Fundi juaj do te jete tragjik. Keni vjedhur popullin me fukara te Europes.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. F
                                                                                    Fugsi

                                                                                    Carlo hiqe nga thonjzat fjalen “patriot”. Une jetoj ne USA dhe dhurova $10000.00 vetem qe njerez si puna jote te mos vazhdojne te vjedhin shqiptaret cdo dite. Fundi juaj do te jete tragjik. Keni vjedhur popullin me fukara te Europes.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. B
                                                                                      Boston1

                                                                                      Ti Fugs paske dhuruar $10,000.00? Muli apo Kellici ti dergoi ne Amerike dollaret qe dhurove? Edhe ne jetojme ne Amerike per 28 vjet dhe akoma kemi per te lare kredine e shtepise. Ne harruam te deklarojme vetem $1,000.00 nje bilete llotarie (gervish per te fituar) dhe IRS na dergoi nje leter qe duhej te paguanim dhe nje gjobe per mosdeklarim te ardhurash ne fund te vitit. Kush jane keta "patriote"qe qenkan bere kaq te pasur ne Amerike dhe te dhurojne dollare per nje kriminel. Shume shpejt i harruat bemat e tij kunder shqiptareve.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. z
                                                                                      z

                                                                                      Kjo levizje e shkelqyer Berishes eshte nje levizje prej kampioni. Nuk ka pike diskutimi se "rekrutimi" i strategut te fitores se Trump dhe tani i avokatit te Trump jane gure kilometrike drejt fitores se opozites, qe jo vetem do heqin nongraten por do hedhin drite edhe mbi lobimin dhe lobuesit e shpalljes nongrata. Vetem injorantet mund te mendojne se avokati i Presidentit te SHBA do pranonte para te paligjeshme per lobim prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. s
                                                                                        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                                                                        po kriminelin. sali berish kermen. nuk. e njohin te huajt. qe as. nuk. e dinin. se nga. bie. shqiperia. kur. e Pyeten. trampin. ai. tha. nuk e di nga bie. albenja. sali. kriminelin. e njofin vetem. shqiptaret. per krimet qe ka ber. qe nga. 97 piramidat. gerdecin. 21 janarin. dhe krimineli vazhdon. akoma. te beje krime. poshte kerma sali berish haleja. me nok dhe. shok

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. o
                                                                                          o

                                                                                          per komentuesin AS te ores 18.35. Ti shprehesh se: "Uroj qe populli shqiptar do te dije te votoje te ndershmin, punetorin , atdhetarin dhe largpamesin" duke nenkuptuar Berishen . Mire o vella votoje ti por ne te tjereve qe duam Ramen edhe pse nuk ka asnje nga keto cilesi nuk ke pse te na imponohesh. Sidoqofte e respektoj mendimin tend.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. P
                                                                                            Patrioti

                                                                                            Patriotet shqiptaro amerikan ta fusin ne byth dhe ta nxjerin ne goje ty italianuc plere

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. i
                                                                                              i drejti

                                                                                              jam i mendimit qe te gjitha komentet eshte nje dore qe i shkruan ndoshta mero por eshte e pamundur te arrishe ne kete nivel te mbrojtjes se ps nga njerezit qe jane pa breke ne bythe ose jane cmendur te gjithe ne shqiperi karlo eshte ne rregull e ka kuptuar se po te lepihesh per pushtetin bene para kurse begeti nuk e kuptoj e enisen por doli me i fituar se karlo per te bere 130 milon euro i duhet te lepije bythen e pushtetit te pakten edhe 200 vjete haaaaa vazhdo karlo vivi ala giornata po po ra mbreti ik se do kalosh rreston ne burg e do te perdhosin maloket haaaaaa.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. B
                                                                                                Beni

                                                                                                Eshte paguar me leket e Shqipetareve qe kane lene gjakun dhe jeten per 20 vjet neper kazinote e familjes Berisha!

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje