6 milionë dollarë të pista për të pastruar Berishën

27 Prill 2025, 09:30Blog Nga Desada Metaj

6 milionë dollarë të pista për të pastruar

Le ta themi që në fillim: 6 milionë euro nuk janë para që janë mbledhur nga shqiptarët e Amerikës për të lobuar për Sali Berishën. Sikundër as Edi Rama, Ilir Meta apo Lulzim Basha nuk i kanë pasur para donacionesh ato që kanë përdorur gjatë opozitës për të dalë në foto me presidentin e SHBA. Burimi i parave të partive politike në Shqipëri është aq i njohur nga publiku dhe aq i pahetuar nga prokurorët sa dhe fakti që 6 milionë euro të paguara nga PD për lobim në SHBA janë para të bizneseve (të pastra a të pista qofshin) që kanë lulëzuar gjatë “narkoregjimit” të Edi Ramës. Nuk mund ta fshehësh faktin që eksponentë kryesorë të PD, përfshirë familjen e Sali Berishës, kanë bërë biznes fitimprurës këto vite. Por kjo do të ishte e keqja më e vogël sikur në emër të këtij biznesi që është pasuruar me miliona euro të mos ishin sulmuar dhe anatemuar të gjithë ata që nuk kanë qenë në një linjë politike me Sali Berishën.

Që Sali Berisha bëri luftë të madhe për të marrë logon dhe vulën e PD në emër të betejës pa kompromis të luftës me qeverinë e kanë besuar tri kategori: njerëzit e afërt me të, ata që kanë qenë përfituesit e skemës së përfitimit të milionave, një pjesë e opinionbërësve publikë që na kanë shurdhuar veshët me teoritë se të gjithë ata që nuk janë në front me Sali Berishën janë të shitur te Rama, dhe pjesa e tretë. Ata më të keqtrajtuarit këto 12 vjet nga çdo parti politike. Ata që kanë besuar verbërisht se Rama do të ikë dhe në krye të kësaj beteje duhet të jetë Sali Berisha dhe shpura e tij. Ata që kanë 12 vjet që shpresojnë se gjërat do të ndryshojnë dhe ndoshta do të shohin një ditë të bardhë. Janë ata që sot janë më të tulatur se asnjëherë dhe mundohen të kuptojnë: ku u gjendën 6 milionë euro që Sali Berisha t’i bëjë figurës së tij makiazhin e fundit – heqjen e “non grata”-s.

Kush e ka ndjekur këtë fushatë elektorale e ka dëgjuar mjaftueshëm kryetarin e PD tek thotë se nuk ka ambicie politike për t’u bërë kryeministër. Dhe ndoshta kjo është një nga të paktat të vërteta që thotë në këtë fushatë. Sepse Sali Berisha paska qenë i qartë në ambiciet e tij. Nuk do të jetë kryeministër, ai kërkon thjesht të qëndrojë në krye të PD. Si mënyrën më efikase për të hequr “njollën” për të dhe familjen e tij. E mesa duket nuk është shumë larg këtij qëllimi. Por ndërsa lobimi prej 6 milionë eurosh mund ta ndihmojë në qëllimin e tij, kush dreqin e di se ç’do të ndodhë me të gjithë ata që shohin shpresë në 11 maj me logon e PD? Do të ketë sërish zhgënjim? Me gjasë po. Sado të përpiqen zhurmëmëdhenjtë e mirëpaguar të Sali Berishës, nuk e mbysin dot realitetin ulërues që po e çon Ramën drejt mandatit të katërt. Sado të bërtasin fort se e keqja qëndron tek ata që i bëjnë opozitë opozitës, nuk e fshehin dot faktin e thjeshtë se 6 milionë euro për makiazhin e Sali Berishës do të shërbejnë për diçka: së paku do të ftillojnë shumë shqiptarë të kuptojnë se opozita e opozitës në të vërtetë janë ata që i kanë tërhequr zvarrë me shpresa boshe për një betejë imagjinare me Edi Ramën. Se opozita e opozitës janë ata që bëjnë miliona që s’mund të bëhen kurrë pa bekimin dhe mbështetjen e Edi Ramës. Dhe se, në fund të ditës, 6 milionë euro të shpenzuara kaq keq do të ndihmojnë që në këtë vend të rritet numri i atyre që mendojnë me mendjen e vet dhe me arsye normale: nuk ka pse të zgjedhësh gjithmonë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ndoshta nuk të bind asnjë variant i tretë më 11 maj. Por së paku, ke të drejtë të mendosh si njeri i lirë dhe të mos zgjedhësh askënd.

Sepse nëse për kaq vite jeni përpjekur të na bindni se Edi Rama, nëpërmjet Soros-it, qenka përpjekur të njollosë Sali Berishën, i cili nga ana e vet paguan 6 milionë euro për të hequr njollën, mos ndoshta duhet të besojmë se, pa pasur miliona, është e pamundur të bësh politikë në Shqipëri?

46 Komente

  1. k
    k

    Jeni shtet i vdekur por nuk doni ta kuptoni. Ju ka vrarë krimi,korrupsioni,droga,oligarkia,degjenerimi,administrata,like-floriri ,non grata ,hametaj ,rama me "turizëm fallso,etj

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Po pse moj Gazekare e fut Ramen me keta, ju Qifsha Rracen, jepini çdokujt ate qe meriton.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Mc Gonigall mbase. Ka akuza te forta.E ka pritur ne Kryeministri tha e kam mik..dhe MC u kam me 200 mije dollars.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lenci

            O Desada po ti ishe bythe e breke me bashen tani del qe edhe ai paska pastruar para.

            Përgjigjjuni
        2. R
          Realisti

          Fut edhe emrin e Ramës që të duket asnjanëse por duke bërë këtë pa dashje e fut veten në kategorinë e njerëzve që nuk kanë problem të njollosin askënd mjafton të ngrenë veten mbi plehun që bëjnë vetë. Debile!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Black jack

            ???? , you’re right,

            Përgjigjjuni
          2. F
            Franz Kafka

            Mesa shikoj akoma nuk e keni kuptuar se Spak eshte nje kurth i Berishes ku ran te gjith brenda, nga Mero Baze der tek Edi Rama. Kurthi eshte i tille qe ta kuptoni o shqipo dangaller: Berisha e sulmon Spak gjoja per te krijuar iden se spak nuk eshte i pd-se. Keshtu spak merr mbeshtetje popullore. Dhe nga ana tjeter Spak si seksion esktremist i pd-se sulmon dhe arreston vetem majtas. Ne qershor do arrestoj dhe Ramen. Kaq e thjesht eshte e gjith loja apo kurthi ku keni ren te gjith brenda

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Nje e vertete absolute,fatkeqesisht

              Përgjigjjuni
            2. K
              Koment

              Dakort Desada votojme ramen edhe 12 vjet te tjera. Se per dosjen Megonigal ti nuk di gje.

              Përgjigjjuni
              1. A
                A

                Ti se ke votuar ndonjehere.ne po qe do e votojme

                Përgjigjjuni
            3. M
              Martini

              Më falni që po e nis ditën me sharrje. Po çfarë gazetare je ti dhe sa keq që të jep Tema hapsirë. Qënke ngritur me dhimbje koke, sepse thua disa gjysëm të vërteta dhe gjysmën tjetër gënjeshtra të mirëfillta. Ti vazhdo voto gjysëm Saliun dhe gjysëm kush të mbulon parat që shkruan këto gënjeshtra. Këtej nuk ke lën në këmb gazetarë, duke thënë që po i shërbejn Saliut ndërkoh që ti vet po i shërben Saliut. Nuk diskutoj për gazetarlt që ti ke në mendje po po shtoj dhe unë disa emra wë janë po kështu si ti “gjysma gjel”. Këta janë S. Minxhozi sa mish as peshk thot populli., S. Balla, L. Vangjeli dhe disa ndoshta 2, 3 të tjerë. E keqja e këtij vendi jeni ju gazetarët. Montaneli thoshte gazetarët që e dinë të vërtetën dhe e shtrëmbërojnë e që shkruajnë qëllimisht glnjeshtra janë KRIMINEL.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Bravo Martin. Asnjë presje nuk i heq. Më lejo të shtoj që këta që ke përmendur kanë frikë nga sali krimineli dhe i biri i tij zeni. Do çlirohen kut të vdesë kërma që është një walking dead tashmë.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazetaria qe duam

                  Montanelli shkruante dhe nese doni te dini sa Integritet Ka nje gazetar verifiko cfare jete ben sa si e Ka llogarine bankare.Nje gazetar qe ben me ndergjegje punen e tij domethene thote te verteten nuk behet kurre i pasur,se nuk kompromentohet dhe joshet me para.

                  Përgjigjjuni
                2. Y
                  Yp xhixhi

                  Kur thua; Ata (opozitaret) kane 12 vjet qe shpresojne per dite bardhe per ndryshim , do te thuash qe mezi presin te vjedhin shtetin , se ata nuk jetojn ne shpella. Apo kaq rrotakarin jane sa se kuptojne qe vazhdon jeta dhe po nuk ishin drejtora hajdutet e PD

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joti

                    Vetëm shpellarët i besojnë hajdutit vrasës Sali non grata,nuk di çfar bën SPAK.... Shikoni çfar shkruan ky k (kari)...malokëri...

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Bravo Desada. Ketyre qorrave te kufomes non grata u do thene e verteta pa le bejne sherifin, se kòkat e tyre do hane

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sefer Daja

                        Pse lodheni kot ta gjeni kush jan sponsorat??? Ata jan Tigri Ahmeraj, Gjush akullorja, Saje Tahiri, Erjon Soros Veliaj, Lefter Inceratori etj etj!!! Boj ironi që ta kuptoni se një parti si PS dhe PD, nuk e kan problem të paguajnë 250.000 € në muaj për 24 muaj!!! Në fund të fundit, çdo parti ka pagesat që bojn anëtarët e saj çdo muaj, dhe partia ka gjithë të drejtën ti përdorë këto të ardhura, qoftë dhe për të pastruar imazhin e saj ose të individëve të veçantë të saj! Po sa për ate se pa pasur miliona, nuk bon politikë, kjo është plotësisht e vërtetë!!!Me këtë kod zgjedhor ( lista të mbyllura të sigurta), o do të " paguash" tek kryetari të jesh tek lista sigurt, ose do hudhësh lek të përballosh fushatën në listat e hapura! Dhe nëse del ndonjë i ri ose e re që futet nga kryetari tek listat e sigurta, imagjinoni sa dinjitet ,sa pavarësi e sa iniciativë do të ketë ky deputet kur e ardhmja tij varet nga vendimmarrja e kryetarit!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sefer Daja

                          Mos ma vini re,jam rrotë kari me patentë.

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ...

                            Një zot e merr vesh sa bythqir duhet të jesh ti që i kundërvihesh me porosi partie çdo mendimi të komentuesve që nuk janë me PS.

                            Përgjigjjuni
                        2. s
                          soza

                          Me qe ke informacion per shkelje te ligjit nga partite politike dhe lideret e tyre, pse i shmangenei detyrimit ligjor per te bere kallzimin perpara organit te akuzes? Ose mbani pergjegjesi per ato qe shkruani ose kur te ndeshni nje dite ne hundelesh, do te paguani per demin e shkaktuar. Suksese ne jete, tha I.Beqja.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kokolari

                            mire kokolari nuk di ku i merr berisha po ti moj budalale nuk e njef lubi argite , 3 milone merte per nje firme si e bija kryeministrit, vampir jamarber malltuzi merrte milona te tjere me firmen krushkut kryeminister, vampiri tetr sypeshkaqeni me emrin shkelzen mirrte milona te tjere ne gerdec. nuerdin seci eshte i perdorur. nuredin seci edhe mund ti kete 5 miljon kjo vertetohet fare lehte taksat e tte ardhurat per cdo vit te nuredinit e familjes tij . ka deklaratat e taxave dhe gjendjen bankare korent. ai keto i shenon ne garanci. nuredinin e njof nuk besoj se bije aqe poshte sa te genjeje pa pase keto qe i kerkon garancia. boll poshte ka rene qe mbshtete nje kriminel e hajdut si berisha. vetem ne tropoje ka vrare 200 djem berisha, ka vra me 21 janar, ka vrare ne gerdec, ka vrare remzi hoxhen gramoz pashkon, pjeter arbrorin, safet zhulalin , sokol olldashin e qindra te tjere.kjo me cudite pse nuredini nje njeri i ndershem eshte perzier ne banden e berishes, shume e cuditshme duhet te kete pase nje hall te madh. asnje njeri i ndershem nuk bashkpunon me berishen, meten e kryemadhin. shume e cuditshme kjo e nuredinit. une besoj se nuredini e pergenjeshtron

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni

                              O Dara po ku e di ti qe jane te paligjshme. Ata qe e kane deklariar nuk jane budallenj sepse e hane atje ku jane. Si e hengri ai i fotos me Obamen.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Anton

                                Kush e ka deklaru ?Edhe Lul Basha keshtu tha ne fillim .ketu ne usa ne fillim te vitit do besh deklaraten e te fitimit te viti qe shkoi .ka aq budallenj qe do thone kemi depozituar kaq e aq per sponsorizim partie ?? Te siguroj qe asnje shqiptar ketu nuk ka kaq guxim . Gjithsesi ja lem kohes . 100 % i bindur se do dale komplet gje tjeter

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Teo

                                Nese Berisha ka 6 milion e nuk I ka deklaruar..cbejne 100 institucione te Rames. Nga tatimet, ildkpi, pastrami parave...cbejne? Ka shtetin e nuk e ka kapur...ose jane bashke ose ka administrate injorante ...kaq...o Desara beje dhe kte pyetje...se ky shtet per 1000 euro te keput te mes. Sa per Berishen...uroj te humbi thelle e mos mbaje peng opoziten.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Humoristi

                                  Titulli sakte e bukur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Miku i madh SHaBAni

                                    Le ta zeme se Jane te gjithe njesoj, si thote gazetarja "e virgjer", me Para te pastra. Po mire, po drejtesia cfare ben? Pse nuk reagon? Po' Ambasada amerikan, FBI care bejne? U be zhurme è madh e se nje "zyrtare I l'arte I FBI" u rekrutuar nga Rama. Po per kete administraten Trap qe del e korruptuar, qe nderhyn ne kundershtim me ligjet e ShBA dhe shqiperise, ne zgjedhjet e nje vendi tjeter, pse nuk reagojne? Sepse Jane mbeshtetesit te nje kryekrimineli. Ashtu si me pare e Kane mbrojtur dhe rehabilituar per krimet e bera, ashtu duan ta rehabilitojne dhe sot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toni M.

                                      Nje gje eshte e sigurte qe € s'mungojne te pd... por me noka- vokshi- balliu-kllici- paloka etj.etj shume shume veshtire te vijne ne pushtet... skane shpirtin e autokritikes... jane ne vend numero... pra mendja mashkull... kur mendja duhet te jete femen.. te prodhoje e riprodhoje fantasi ne popull per te fituar zgjedhjet.. gje qe d'ndodh.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ethem Lalaj

                                        OK,Desada:Por: 1.Nuk duhen futur të gjithë në një PUS TË MBYTEN.Më parë duhet të eliminohen Ata që KAN VRAR NË 2 PRILL 91 SHKODËR,GËRDEC,BULEVARD,TROPOJË,OTRANTO..MBI 20.000.! 2.SPIUNËT e deklaruar.Përse nuk hapen dosjet..? Çu bën letra e FILIP TALOS DËRGUAR LINDITA NIKOLLËS QË E KA SPUNUAR LIKE META.? A do e marri Like çertifikstën e SIGURISË NGA GENTA SULA SHOQA E OLIGARJUT TË LIKES.? 3.PSE nuk vepron SPAK,GJKKO..KUSH I POSHTRON ATO.! 4.Pse SPAK nuk rrethon VILAT NË GJ.LALZIT,TEG,LONG HILL,GOLEM,DHËRMI,SARANDË..? 5.A mundet të bëhet SHTET PA DREJTËSI.? 6.Kjo ishte drejtësia që na bëri AMERIKA(me Trapin me 34 akuza u bë Presudent),BE.? Si dhe Edi Rama që tashmë po lavdëron A.Dumanin si dhe OLSIN

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lumi

                                          Titulli tregon edhe permbajtjen edhe synimin e gazetares dhe misionin e saj. Jo e verteta i intereson te ashtuquajtures gazetare por manipulimi si gjithmone. Pata te pista thote zonja . Kush je ti dhe me çte drejte Akuzon ? Nese jane apo jo te pista parate e shqiptareve ne Amerike shyqyr ka organe funksionale akoma Amerika dhe mjafton qe ju apo kushdo qe e ditka kete gje beje denoncimin perkates ne Amerike por ju siguroj qe me argumenta si kto ne shkrim as mos e merrni mundimin se do e pesoni per kallzim te rreme. Ju siguroj se do gjeni mjaft adhurues te Rilindjes qe do jua mundesojne dhe do ju ndihmojne ddhe ne Amerike per te bere denoncimin. Te njejten gje mund ta beni efhe ketu nese mendoni se keni prova se eshte shkelur ligji i vendit. Perndryshe jeni vetem tifoze mjerane qe viheni ne sherbim te supaxhiut te rradhes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            selosaliu taso

                                            po amerika pse e beri non grata per zullumet qe ka bere, pastaj syleshet e kqz e lejojne te behet deputet, apo te dhjevsha spakun qe ben lodra pse nuk i kerkon amerikes prova qe e beri non grata dhe shkruaj sa te kesh qejf se te terra shkojne per lesh se nuk ka shtet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lumi

                                              Po SPAK u ka kohe qe ja ka kerkuar Amerikes PROVAT qe e beri non grata Berishen. Me zell te papare biles , sidomos kur ktu ishte Kim, por ktu qendron problemi , se nuk po gjinden kto Prova. E kur nuk arriti ti gjeje Amerika e Blinken (edhe pasi nje kongresmen ja kerkoi zyrtarisht Blinken) , dyshoj se do mundet SPAK te beje me shume.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Koli

                                                Amerika e beri npn grata me parate qe Edi i dergonte me çanta shpine. Boll me se ska ngel njeri pa e marre vesh sesi u be kjo puna e non grates. Prandaj ka nje qasje tjeter nga Amerika kundrejt doktorit. PD po lobon brenda ligjeve e jo me çanta shpne.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. K
                                              Komshiu

                                              Desada a e mba mend, kur i ke patur aty ne shtepine tende ciftin ilegal Tao Balla-Lyl Brava per here te fundit?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gjate do ta vuani berishizmin.

                                                KY veprim , kjo shifer , qe eshte nje hicgje per Berishen dhe inkubatorin berishist , produkt I te cilit Jane te gjithe , te majte e "Te djathte " , ne burg e drejt burgut ... Kjo shifer flet dhe ulerin : Shqiperia eshte cifligu yne , na thone maskarenjte duke na e peshtytur ne fytyre kete qime ...shifer , Shqiperia eshte parrajsa jone , ndersa per ju , o skllever , Ajo eshte ferri , nese doni te rrini ketu , ndryshe zhdukuni ! Kete kumt ogurzi , ata , te gjithe maskarenjte , te te gjitha kraheve , me kryetarin e te gjitheve , komunistin e zi , S. Berisha , na e thone cdo minute , cdo ore , cdo dite me tellallet e tyre , zagaret besnike dhe te mirepaguar ... C'jane 6 milione !? Ata nuk e leshojne placken e vjedhur , parrajsen e ngritur mbi besimin , deshirat dhe shpresat e ketij populli qe nuk di te mbrohet , sepse nuk e di c'eshte vota , por vazhdon avazin e Mukes , duke votuar si ne kohen e sh. Enver !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. l
                                                  leku

                                                  tani gjithekush e kupton pse u arrestue veliaj. berisha nuk e ka per gje ti jape bumani olsit e e mamit nga 5 milione me arrestue veliaj. veliaj ishte pengese per berishen sa non grata shikoni pasurite erin bamiy me pensionet e dy pleqeve cfare pasurie ka bere ia kalom nenes se monikes qe levizte ne banka nga 800 000 euro, kujtoni 700 000 mijshet e ilir floririt. ketu dumaani eshte treguar i zgjuar cfare te te ndodhe leke ka boll. sa te jete berisha ne politike e te kete miq ne greqi si vrasesi beleri veliaj do rrije ne burg.kete premtim ia kane dhe greket belei e olsi dado. berishes as seance gjyqesore nuk guxojne ti bejne se jane blere. te vraret e 21 janarit atry te rrijne berisha me dumanin bamin e dadon do vrase e vjedhe vprap. seseria k lala vazdon detyren. a e keni pare klodianen kur flet per te arrestuaeit e maxhorances gezon me shume se me i le nje djale 20 vjec. leku shterre detin thote populli

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pyetja nje milion dollareshe......

                                                    Pse PS nuk denoncon ne Spak kontraten e Saliut me 6 milione dollare?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Luli

                                                      Sa ka vjedh maloku i viçidolit çfar i ka maloku 6 miljon dollar

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        VISI

                                                        MARO TE QIFT KINA NEN E MOTER O FIS QIR SALIU YT KA VRAR NJERZ NE MES TE DITES O FIS QIR PA PERMENDUR NJE MAL ME KRIME E VJEDHJE QE KA BER NGA 92 E DERI TANI O TRUSHPELAR DERI NE 2030 DO MBANI KARIN E RAMES NE DORE RRACE E POSHTER

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kris

                                                          Shqiperia ka ndertuar dy stalla moderne,nje me derra blu dhe nje me derra mavi .Derrat nuk ngopen kurre.Pamvaresisht nga ngjyra derra jane Mos i ngacmo derrat se hidhen ne mbrojtje derkucet

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Labi

                                                            Jo 6 milion po 600 milion nuk e pastrojne Berishen nga ato qe i ka bere ketij populli.Para se te votojne Shqiptaret sidomos brezi mesem nuk duhet te harrojne se si Berisha i hoqi prinderit nga puna, pronaret nuk duhet te harrojne ligjin 7051,nuk duhet te harrojne ato gra e vajza qe u shiten rrugeve te Italise,nuk duhet te harrojne 1997,sidomos jugu ku Berisha coj njerezit e tij te vritnin Vloren Fierin e Permetin,nuk duhet te harrojne fajdet ku Berisha thoshte me te madhe se parat e Shqiptateve jane te sigurta,nuk duhet te harrojne Gerdecin e 21 janarin,nuk mund te them se Rama eshte i rene nga qielli po nuk te vret si Berisha.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. s
                                                              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                                              pposhte sali krimineli. kerma. shpellari. vrasesi. shkaterusi. i shqiperis. kush I jep vote. keti. qelbesire. ju thafshin duart. imagjinoje. kriminelin flamur noken. qe ju gjuan gardes policis. se shtetit. imagjinoje te jet maloku flamur muti noka ne qeveri

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Ermal

                                                                Ksaj desades ia kane shky pidhin kafshet pd-iste dhe ska faj e shkreta qe bertet se e kane lene cyryk lopet nga malet! Tani i lepihet rames po nuk e di qe ka kohe nuk i punon citjanes!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. U
                                                                  Une

                                                                  Pergjigje pyetjes 1 milion dollareshe - Sepse PS ate Kontrate e ka vetem per perdorim mediatik e shplarje te truve (aq sa kane) nga rradhet e veta!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. X
                                                                    Xxx

                                                                    Kjo Desada Metaj shume e dredh bishtin..., do t'a mbaj mirë me të gjithe

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      AS

                                                                      Korrupsioni dhe propoganda e keqe e kane kapur keq Shqiperine. Ne politiken shqiptare shume pak jane ata qe mendojne per vendin. Pjesa me e madhe jane ne politike per perfitime personale, per te fshehur te kaluaren, dhe per t'u mbrojtur nga ligji. Nuk mendoj qe Shqiperia mund te dale nga situata ne te cilen ndodhet, qe nga krijimi i shtetit shqiptar, pa mbeshtetje te fuqishme nga Perendimi. M.gj.s dhe Perendimi mendon per interesa te tij, shqiptaret duhet te zgjedhin njerzit e duhur per te bere me te miren ne interes te Shqiperise. Ne zgjedhje duhen mbeshtetur njerezit e ndershem, punetore, dhe largpames.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje