Nga Thoma Gëllçi
Ky është urimi më i sinqertë që mund t’i bëja sot gazetares Vasili, meqë ka edhe numrin më të lartë të votave në fund të raundit të parë për zgjedhjen e drejtoreshës së përgjithshme të RTSH-së.
Kjo epërsi dhe distanca ndaj të tjerëve e kthen vëmendjen te një dokument që zakonisht merr pak vëmendje: platforma. Jo emri, jo zërat për ndërhyrje politike, por ajo që vetë kandidatja thotë se do të bëjë me RTSH-në. Dhe aty fillon shqetësimi.
Në krye të dokumentit të saj, Vasili artikulon idenë se “forma aktuale juridike e RTSH nuk është e qartë” dhe propozon që institucionin ta kthejë në një shoqëri aksionare me 100% kapital shtetëror. Këtu fillon përplasja e parë me realitetin – dhe me ligjin.
Për të ilustruar këtë ndryshim, ajo sjell shembullin e BBC-së, si një model suksesi dhe flet për kuptimin e fjalës “corporation” si një shoqëri tregtare. Por ky është një keqkuptim thelbësor. BBC nuk është një shoqëri aksionare. Është një “public corporation” e krijuar me një kartë mbretërore (Royal Charter), dhe funksionon si një ent publik autonom, i ndarë nga tregu, i pavarur nga buxheti i përvitshëm i qeverisë dhe i financuar nga një taksë e dedikuar për qytetarët – “TV licence fee”. Ky model nuk ka asgjë të përbashkët me një ndërmarrje tregtare, dhe aq më pak me një strukturë që do të mbështetej në buxhetin e shtetit.
Ligji shqiptar për Mediat Audiovizive, në nenin 90 të tij, sanksionon: “Radio e Televizioni Shqiptar (RTSH) është person juridik publik, jo me qëllim fitimi, me seli në Tiranë, që kryen shërbimet e transmetimit publik në fushën e shërbimeve audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Pra, edhe RTSH, njësoj si BBC, është një korporatë publike e krijuar me ligj të Parlamentit që funksionon si një ent publik autonom, i ndarë nga tregu, pa qëllim fitimi.
Kthimi i RTSH-së në shoqëri aksionare nuk i jep asaj asnjë avantazh në lidhje me veprimtarinë tregtare, blerjet dhe shitjet, tenderat dhe marrëveshjet me ndërmarrje të tjera – siç thotë në platformën e vet Eni – por përkundrazi, e ngushton veprimtarinë e saj dhe e vë nën kontrollin e qeverisë dhe të Ministrisë së Financave apo Ekonomisë. Nëse RTSH do të kthehej në ndërmarrje aksionare, do të duhej të drejtohej edhe nga Bordi i Aksionarëve, që në këtë rast do të ishte qeveria e Shqipërisë.
Në platformën e vet, zonja Vasili i jep rëndësi financimit nga buxheti i shtetit, rritjes së tij, dhe duket një nënvlerësim për financimin direkt nga taksa e aparatit që paguajnë qytetarët.
Ideja për ta zhvendosur RTSH-në “nën sqetullën e buxhetit të shtetit” është një kthim prapa me dekada. Në vend që të garantohet një model i qëndrueshëm dhe i pavarur financimi, siç ndodh në shumicën e mediave publike evropiane (ZDF, ARD, RAI, France Télévisions), Vasili propozon që të mbështetemi te vullneti politik i një ministri financash që nesër mund të mos ketë buxhet për një dokumentar kritik apo një hetim mbi korrupsionin.
Në Gjermani, për shembull, mediat publike financohen nga një tarifë fikse mujore që qytetarët e paguajnë si pjesë e detyrimeve ndaj informacionit publik. E njëjta gjë ndodh në Francë dhe Itali. Qëllimi është i qartë: kush e financon median, ka dorë mbi përmbajtjen. Prandaj këto vende i largojnë mediat publike nga buxhetet politike – për t’i mbrojtur nga politika.
Në platformë përmendet gjithashtu ideja që RTSH ka disa frekuenca dhe se ato mund të përdoren për të nxjerrë të ardhura duke u dhënë të tjerëve. Por kjo është një tjetër mungesë njohjeje ligjore dhe teknike. RTSH, sipas ligjit në fuqi, zotëron vetëm dy frekuenca: një për transmetimet e veta dhe një tjetër për të ndihmuar transmetimin e televizioneve lokale. Ku e gjeti idenë që RTSH ka disa frekuenca dhe që i ka shumë dhe nuk i duhen? Duket si naivitet, por gjatë përvojës sime në punë në RTSH jam ndeshur shpesh me idenë e marrjes së një frekuence të RTSH-së dhe dhënies së saj një operatori privat.
Në realitet, në gjithë Shqipërinë ka vetëm 7 frekuenca kombëtare, nga të cilat tri i zotëron grupi Top Channel-Digital, dy RTSH, siç e shpjeguam më lart, një televizioni Klan dhe një televizioni Vizion Plus dhe Tring.
Në pjesën e dytë të platformës së vet, Eni Vasili e vë theksin te kompozimi i kanaleve.
Këtu vijmë te ideja e ndarjes së ekraneve sipas bindjeve politike. Një kanal për pozitën, një për opozitën. Që të ndihen të gjithë të përfaqësuar. Edhe ballistët e partizanët. Bile, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një anëtari të Këshillit Drejtues, zonja Vasili tha se për ballistët kishte menduar kanalin e dytë.
Pra, partizanët të rrinë të qetë se e mbrojtën edhe këtë radhë kanalin e parë të RTSH-së. Dhe mos u habisni nëse nesër propozohen edhe dy postblloqe policie: një i PS-së, një i PD-së; dy spitale, një për pozitën dhe një për opozitën. Vetëm tatime do të kemi një: vetëm për opozitën.
Ky është pluralizmi sipas Eni Vasilit: jo debat, por ndarje territori. Jo dialog, por duel monologësh.
RTSH, sipas kësaj logjike, nuk do të jetë më shërbim publik, por shërbim me menu politike: Zgjidh partinë dhe të sjellim lajmet me shije përkatëse. A dëshironi me propagandë apo pa?
Në fushën e programeve dhe kanaleve, dukej sikur zonja Vasili nuk propozonte ndonjë studim, por e kishte ndarë mendjen: 7 plus 2.
Fshiheshin RTSH 3 për diasporën, RTSH Shkollë, RTSH Shqip, RTSH Agro, katër stacionet lokale të RTSH-së në Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Kukës. Një pyetje që më del herë pas here përpara është kjo: nëse në RTSH punojnë shumë njerëz, rreth 1000, dhe ka shumë para në dispozicion, atëherë përse u prish punë mbajtja e kanalit të Shkollës dhe zhvillimi i tij në platforma të tjera?
Në një vend ku dega e turizmit është dega kryesore e ekonomisë shqiptare, si mund të hiqet RTSH Agro, kur ai ishte konceptuar pikërisht si një kanal i dedikuar bujqësisë, blegtorisë, peshkimit – fushave që lidhen me ushqimin e njerëzve dhe ekonominë e vendit? Si mendohet të zhvillohet turizmi i mbi dhjetë milionë turistëve pa bujqësinë? Dhe a ka mision më të madh për televizionin publik sesa ndërtimi i një kanali të mirë didaktik për bujqësinë, ushqimin dhe turizmin?
Po RTSH 3? Në një vend ku diaspora dërgon më shumë para se investitorët strategjikë, ndërprerja e një kanali të dedikuar për ta është si të mbyllësh ambasadën kulturore të Shqipërisë në botë. Dhe për ta bërë më dramatike, e gjithë kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin, që në nenin 13 të Ligjit për Diasporën sanksionon qartë se RTSH duhet të ofrojë një kanal të dedikuar për këtë komunitet. RTSH 3, kanali për shqiptarët jashtë vendit, është vënë në shënjestër për mbyllje.
Bile Këshilli i vjetër Drejtues ka një vendim për këtë. Por ky nuk është vetëm një veprim arbitrar. Është shkelje e ligjit. Jo vetëm Ligji për Mediat e kërkon një gjë të tillë, por edhe Ligji “Për Diasporën”, neni 13, e detyron RTSH-në të ketë një kanal të posaçëm për diasporën. Ai nuk është një dëshirë, por një detyrim ligjor. Dhe për më tepër, është një urë që lidh mbi një milion shqiptarë jashtë vendit me gjuhën, kulturën dhe informacionin nga atdheu.
Mua gjithmonë më habit fakti se si mund të propozohet mbyllja e kanalit RTSH Shkollë? Ky kanal e tregoi veten për dobinë e vet në kohën e pandemisë, por edhe sot shërben si model për qindra mësues se si duhet dhënë mësimi, sepse për ngritjen dhe përgatitjen e materialeve të këtij kanali u angazhuan mësuesit më të mirë të Shqipërisë.
Në RTSH Shkollë, fëmijët – dhe jo vetëm ata – mund të mësojnë se fjala e bukur shqipe “hapur” duhet përdorur për fjalën e huazuar “open” që përdoret vetëm me qëllim snobist, sepse shqipja nuk e shpreh dot si duhet. Ose, siç thotë një personazh i një filmi: “Ma ngatërron çupën kjo shqipja e mallkuar!”
RTSH Shkollë, në vend që të mbyllet, duhet të zhvillohet. Rrugët dhe mjetet për zhvillimin e tij janë të shumta, por unë nuk do të ndalem sot në këtë gjë.
Si mund të fshihen me një të rënë të lapsit studiot lokale të RTSH-së, një pasuri e jashtëzakonshme e radio-televizionit publik që e bëjnë të veçantë RTSH nga të gjitha kanalet e “qendrës”, që në fakt është pjesa më e prapambetur e shoqërisë dhe përfaqësuese e antivlerave?
Kjo ishte platforma e famshme që ka marrë më tepër vota deri tani. Asnjë fjalë për radion. Asnjë fjalë për lajmet. Asnjë fjalë për programet.
Më shqetësuesja nga të gjitha është boshllëku i plotë në platformë për përmbajtjen. Nuk përmendet askund gazetaria investigative, as informimi i pavarur, as ndonjë plan për të fuqizuar redaksitë apo për të mbështetur punën kërkimore.
Një RTSH pa gazetarë që pyesin, që kërkojnë të vërtetën, që denoncojnë abuzimet dhe që ndriçojnë skutat e errëta të shtetit, nuk është media publike. Është një lavatriçe propagande.
Në një kohë kur në vende si Suedia dhe Danimarka, mediat publike rrisin investimet në gazetari kërkimore si garanci për transparencën në shoqëri, RTSH po propozohet të zhvishet nga çdo mjet për të qenë roje e demokracisë. Dhe kjo është tragjike.
Në fund, kjo platformë nuk flet për përmbajtjen, për audiencën, për edukimin, për kulturën, për barazinë e zërave. Flet për struktura, borde, rregullore dhe një teknokraci që fsheh synimin: ta kthejë RTSH-në në një aparat tjetër nën kontroll të pushtetit.
Në fushën e zhvillimit teknologjik, i vetmi propozim në ato 15 rreshta që ka shkruar është hapja e një aplikacioni mobil të RTSH (ai që RTSH e kishte por e mbyllën pasardhësit e mi në kohën kur kishte mbi një milion shkarkime).
Asnjë fjalë për drejtimet se nga duhet të ecë teknologjia e radios dhe televizionit, asnjë fjalë për arkivin. Asnjë fjalë për zhvillimet në radio, mediat sociale, etj., etj.
Nuk është reformë. Është rikthim. Nga një media që duhet t’i shërbejë qytetarit, në një media që i shërben patronit. Dhe në këtë kthesë, qytetari është harruar. Si gjithmonë.
Por kjo platformë rezulton tani më e pëlqyera për anëtarët e Këshillit Drejtues, kështu që, shpresa e vetme është që Eni të bëhet drejtoreshë por të mos e zbatojë platformën e saj. Mund të marrë hua platformën e ndonjërit prej kandidatëve të tjerë. Janë shumë më afër përmbajtjes dhe reformës së vërtetë.
Le të bëhet drejtoreshë, por të zbatojë platformën e Laureta Roshit. Apo të Flamur Bucpapajt. Apo të Elton Metës. Ose të ndonjë tjetri, s’ka problem. Secila prej gjithë platformave të tjera sjell diçka të mirë për RTSH.
Kjo Voasili eshte nje debile dhe ben si bythzgjuar.
Kjo ta then karin n'rroje edhe pak i doket. Qifsh nonen tonde Arono.
Vertet po Fiton injorancä ne Shqipri, pas Xhestit tani do kemi dhe Vasilin.
Fener, I sakte!
Shume sakte
Hahaha gjesti vip,bota permbys, ke te drejte shoku, gjesti turpi i topit ky tv tashme ka damken e turpit
Nje analize serioze dhe shume e sakte prej profesionisti te apasionuar pas profesionit te gazetarise. Eshte shume enigme, pse Edi Rama po qendron indiferent kundrejt kandidatures se coroditur te sherbetores se kryekriminleit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berishes, llafazanes kokebosh Eni Vasili?!
Drejte,Rama ?!?!?! Ajo sle njeri te flase ne emisionet e saja. I duket vehtja absolute ,jane kthyer duket ne tregtare???? Thomai eshte adapt,gazetar me pervoje te gjate gazetareske e drejtuese!
Thoma mos bej me artikuj se te futen prape ne burg
Ta futi franga, sali haleja o Thoma. Spo i rruhet bytha për RTSH, por vetëm për telenovelat turke dhe për syri tv.
Cne Saliu mos lini nam. Ne kohen e Thomait ai nuk kishte asnje ankese per rtsh bile as parti.
MOS E ZGJIDHNI KETE vllehen Vasili ne krye te TVSh, vendosni nje shqiptar o njerez. Mbi 2000 vjet qe nga renia e Ilirise te huajt e pakicat ketu Kane bere cfare u ka dashur qejfi me shqiptaret!!!! PO E VUTE DO TE QEROHET ME CEREMONI SHUMEEEEE SHPEJT!!! Shqiperia e shqiptareve ne radhe te pare!
edhe e. rama vllah eshte nga i ati
Z.Gellci.edhe ju edhe zonja jeni produkt i familjes kryeministrore.Zonjen se do behej drejtoreshe e tvsh ka shume kohe qe e kane proklamuar biles arsyeja se eshte shoqe e kryeministreshes
Shume e vertete , mikesha e Lindes , nje gazetare e rendomte qe kurre nuk do te jete e afte te drejtoj ate institucion
Bravo per analizen Zoti Drejtor i Pergjithshem! Turp per larot idiote te keshillit partiak. Turp!
Kur ve bythen guzhiniere mut gatuhet
RTSH si të gjitha degët e tjera janë mbushur me malokët çeçenë të Saliut dhe kjo do të bëhet drejtoreshë e çeçenëve ku të dhjesin e shurrojnë Muli me Saliun e ca trushplarë që kanë sulmuar RTSH si terroristi islamik Kapexhiu,apo një shkodran sharlatan......
Te lumte Thoma !
Kjo baxhellë do ta bëj më keq se është...
Te zotit te shtepise e din ku I pikon çatia-thote nje fjalë e urte popullore. Shkrimi I zThoma Gellçi (opinion mbi platformen per drejtor RTSH t Eni Vasilit) ngre disa problematika nisur nga natyra e punes(pervoja,kendeveshtrimi etj) Si specialist I fushes (do te doja dhe opinione te specialisteve te tjere te fushes,I ben mire dhe debatit) zThoma e argumenton shume mire problematikat e kesaj platformen. Do ishte mire qe te afishoheshin dhe platformat e kandidateve te tjere,dhe pas tyre opinionet(Kritika,keshilla,sugjerime etj) qe lexuesi popull te kuptoje sadopak ku jane gjerat,se lexuesi-shikuesi-popull nuk ka gje tjeter ne dore veçse te paguaje taksat per RTSH. Zgjedhjen e drejtorit ja ka deleguar anetareve te keshillit drejtues te RTSH nermjet kuvendit. Çeshtja eshte ta dijme se cila platforme eshte me mira, dhe sa afer popullit eshte,dhe Jo afer politikes se qeverisjes se rradhes. Kerkesa per shtim buxheti nga qeveria duhet kur ti investon,dhe Jo kur mbyll kanale televizive. Jo per gje,por Kam merak se na merzitet zShehaj I cili don ta uli buxhetin e RTSH ne 5 million € nga 30min€ qe eshte sot.
Te lumte, Thoma. Keshtu shkruan nje gazetar qe e do profesionin, qe e njeh situaten, qe ka kontribuar per ngritjen ne nje nivel cilesor te RTVSH, qe me qetesi e thjeshtesi te admirueshme perpiqet te ruaj ato vlera te i ka ky mjet i madh dhe i jashtezakonshem i informimit, orientimit dhe edukimit te opinionit poblik me standartet e kultures demokratike te kohes. Nuk e njoh zonjen ne fjale dhe as e kam ndjekur ndonjehere, nuk njoh asnje nga aetaret e keshillit drejtues te RTVSH, por e kam bindje qe me venien dore te politikes mbi kete organ, me kontrollin mbi te te cilesdo force politike ne pushtet sot e neser, vetem dem i beht punes. RTVSH eshte prone e popullit.
Kjo ka mungese te dukshme intelekti, te pakten e kam konstatuar, pasi eshte personazh publik qe shfaqet pothuajse per cdo nate ne nje kanal televiziv. Fakti qe shume gjsa qe kjo te emerohet dretoresha e TVSH-se do te thote qe pretendentet e tjere jane me karroqe se kjo biba. Eh moj e mjera shqiperi ne doren e kujt ke rene!
Na lodhe
Kjo levizje eshte pjese e regjise se Kryem tone me sygjerimet e studjove keshilluese, me nje ovjektiv te qarte : shkaterrimin e identitetit shqiptar. Per ti'a arritur ketij objektivi, Vasalët gjejn plot...e me shumice Vasile si kjo Buze bytha gazetare (i thëncin). Qenkan shuar e zhdukur te diturit e shqiperise, e mire qe qenka verdalle kjo Znj kolëplota Vasili.....ne kembe, qe do *reformoje kete ent-histori !
Mbyllja e disa kanaleve te TVSH ne fakt i sherben Digitalbit te cilit i kane rene abonimet qe kur TVSH hapi kanalet e reja sidomos ate Shqip.
Eni Vasili jo vetem eshte fycke,por dhe nje berishiste e thekur.
Po pate thënë fyçkë, ke thënë automatikisht dhe berishiste.
I lumtë autorit. Vendosja e Eni Vasilit në krye të RTSH-së nuk është aspak habi. U hoq i gjithë këshilli drejtues i RTSH-së vetëm se pati guximin të rrëzojë kandidaturën e pseudogazetares Eni Vasili. E gjithë zhurma në Parlament dhe në Komisionin e Mediave ishte farsë. U bë vetëm për të zgjedhur Enin. "Puna e komisarit ishte LOOOJË", thoshte i madhi Ndrekë Luca.
Thoma, mos jep shume mend, megjithese mbahesh lart e poshte qe ke sa ti japesh edhe Kines dhe SHBA-se bashke. Ti je thjesht nje ish burgaxhi i rendomte i denuar per vjedhje. Gjyqtaret e korruptuar apo te paafte qe duhet te te plasnin brenda ca vite te mira, te kane dhene mundesine te mbrohesh per procedure. Thoma, nuk e lan dot hajduterine tende prej emigranti pabuks. Fshatari n'qytet, atdheu n"rrezik!
Nuk eshte per kete pune...kjo eshte e mire per gjera te tjera....nuk I dint.....
Po filloj te mendoj se kete njeri e kane futur ne burg sepse po i bente konkurrence te forte kanaleve private te oligarkeve. Po te ishte hajdut do rrinte ne nje cep edhe do shijonte parate e vjedhura, nuk do diskutonte mbi interesin publik.
Come jevgjiti na qenkesh merzitur shume se zgjidhet drejtoreshe RTSH Vasili e nxiton ti jape ca direktiva nga lloji atyre qe ka degjuar sa i eshte bere koka daulle kur ishte ne Zeri i Popullit per shume vite.
Comja vlen!
Behet fjale per 10 000 hektare ne Cerrik, prone e RTSH- se, qe duhet te firmoset shpejt ,do ja japin gjergj luces dhe gent sules. Nje gazetar gjobaxhi Mehmeti, qe gjoja kandidoj per drejtor, me disa te tjere, ka kercenuar para pak ditesh familjar te keshillit drejtus te rtsh, qe n q se nuk votojne eni vasilin, do ju sjellim KLSH.
Ne kete vend ka marre m.ti shalet.Mire thone nga jugu ik kembe se te dhien bythet keshtu u be kjo pune ne kete vend vendosin njerez ne detyra qe nuk dine asgje dhe ato qe done I fusin ne burg turp turp.
Paska harruar te thote se do te behet sh.a qe te jete me e thjeshte te prishet godina per tu bere kulle
Tru laraske... kinse i duket vetja e mencur...