
Nga Endrit Hora
Në fushatën elektorale të ditëve të fundit, një moment i papritur u bë epiqendër diskutimi publik: Kryeministri Edi Rama, gjatë një daljeje publike, përdori termin “autikë politikë” për të përshkruar kundërshtarët e tij. Reagimi nuk vonoi. Shoqëria civile, qytetarë të thjeshtë dhe familje që përballen çdo ditë me çrregullime të spektrit autik, e përjetuan si një përdorim të papërshtatshëm dhe lëndues të një termi që lidhet me ndjeshmëri të thellë njerëzore.
Por çfarë ndodhi më pas, është një shembull i rrallë në politikën shqiptare: pa kaluar as 10 orë nga deklarata, Rama bëri një dalje të drejtpërdrejtë në Facebook, ku jo vetëm që pranoi gabimin, por edhe kërkoi falje përulësisht. Ai e pranoi se fjala ishte e papërshtatshme dhe se kishte dështuar të parashikonte se si mund të interpretohej dhe ndikohej. Ky nuk ishte një justifikim, por një reflektim i menjëhershëm dhe publik.
Në një klimë politike ku të pranosh një gabim shihet shpesh si dobësi, një gjest i tillë është për t’u vlerësuar. Jo vetëm për aktin e faljes, por për mesazhin që përçon: lidershipi nuk matet vetëm me vendosmërinë për të bërë, por edhe me guximin për të ndrequr.
Në kontrast të fortë me këtë sjellje, qëndrojnë disa prej momenteve më të errëta të politikës shqiptare. Në 21 janar 2011, katër qytetarë mbetën të vrarë në Bulevard gjatë një proteste kundër qeverisë së atëhershme. Jo vetëm që ngjarja nuk u shoqërua me me reflektim nga udhëheqësit e asaj kohe, por përkundrazi, Sali Berisha sulmoi institucionet e drejtësisë duke quajtur Prokuroren e Përgjithshme “lavire bulevardi”, një fyerje që i tejkalon kufijtë e çdo debati institucional. Ndërsa Ilir Meta, një tjetër figurë qendrore e qeverisë së asaj kohe, etiketoi qytetarët protestues si “kokëpalarë”.
Kaluan 14 vjet dhe askush prej tyre nuk kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur apo për vdekjet që ndodhën. Asnjë shenjë reflektimi. Asnjë fjalë për familjarët e të vrarëve. Asnjë përpjekje për të rikthyer dinjitetin institucional apo moral.
Ky krahasim nuk është thjesht për të vënë në peshore një gafë verbale me një tragjedi kombëtare. Është për të treguar dy mënyra të ndryshme të të bërit politikë: njëra e gatshme të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi për fjalët e veta, tjetra e mbyllur në një kokëfortësi që i sheh gabimet si shenjë force dhe jo si barrë që duhet ndrequr.
Shqipëria ka nevojë për më shumë politikë që reflekton, jo për më shumë politikanë që heshtin apo sulmojnë kur gabojnë. Kjo është ndoshta një nga ndarjet më të qarta mes së vjetrës dhe së resë në politikën shqiptare.
Te lumte artikullshkrues! E fitove per sot sufllaqen me dopio pite dhe nje pepsi! Me te njejtin ritem keshtu vazhdo, deri ne fitorjen e madhe te Partise, ku pas saj, Naltmadhnia e Tij, Ramazon, do t'ju sjelle ketu te Gjiro Ana Maria, per nje festival te madh sufllaqesh me titull "Ne BE ne 2030"!!!
Po qe u kerkoi vajzave socialiste te prostituonin me djem dmokrate per vota ke nje koment apo.... Po per superskandalin qe u kerkoi te miturve qe te shikonin fotot nudo te tij ne Google ke ndonje koment apo... hajt se ka para ky e paguan mire.
bbbbb çfare thua o débil .....per kete shpifje nese do isha familjar i Rames do te gjeja adresse IP dhe do te dergoja ne tribunal , atje te shpjegoje ...jeni bere si koqevaret te fshehur mbas ekranit shpif shpif derivsa dikush te haje burgun. Po ndaloni me keto shpifje se nje dite do ta personi plehre anonime
Cfare TRAPI e kaluar TRAPIT o Gjiro Ana Maria!!!???Une nuk i kuptoj kete fare komentuesish???Tjetri shkruan nje shkrim qe si pelqen Gjiro Ana Marias ….e ky gati komentin e tij…
Ee o Luli lulja, trapin direkt ne goje e ke, gati per te na e treguar e ne, pasi ia ke mbajtur ne goje Edit. Po edhe ti, e fitove sufllaqen, te lumte. Paraqitu neser ne oren 10, e ke sufllaqen me dopio salca XDDD
Ore idiotër, po mirë o kaq trushkulur jeni? O të shkretët ju që ju ka hyr Saliu dhe te krevati shtëpisë. Po tha Sali mirë është mirë po tha keq është keq u ju krypsha trut, bletët zhuzhu paskan ikur të shkretat. A e dëgjuat se çfarë do mbante për vdekjen e Papës m…, a e dëgjuat si e ul dhe e ngre tavani, a e dëgjuat që zgjedhjet do të bëhen në 12 maj etj etj. Po tallashi tuaj nuk di të kërkoj falje dhe më e bukura kur doli të justifikonte Adrianën që do të jepte eurot, haha. Ju jeni nga A tek Zh idiotë.