Lojtari i Madh!

20 Prill 2025, 22:00Blog TEMA

Lojtari i Madh!

Nga Kimete Berisha

1. Opozita thonë se Albin Kurti nuk i ka numrat...!

2. Nëse Albin Kurti do të donte t'i bënte numrat, a do të mund t'i bënte?

- Meqenëse s'ka kush, i përgjigjem vetes: Po.

Nëse Albin Kurti do të donte t'i bënte numrat, për një minutë do t'i bënte!

3. E pse s'i bën pra?

- Në këtë pyetje  përgjigjem në pikën 12.

4. A thua me kë po shoqërohet kohëve të fundit Memli Krasniqi, i cili po kthehet përsëri në fshat, ama jo si Afërdita, por si nxënës ngalakaq i Afërditës.

- Edhe të folmën e ka bërë folklorike, me do pasthirrma e me do mesele pashije.

5. Memli Krasniqi tha se nuk e votojnë asnjë kandidat të VV për kryeparlamentar, që domethënë as Saranda Bogujevcin.

- Memli Krasniqit nuk i ka munguar asnjë lugë në luftë, e Saranda dihet se çfarë ka parë me sytë e saj...

- Të bëhesh ekstremist kështu si Memli Krasniqi, duhet të mos kesh lexuar libër në katërdhjetë e pesë vitet e fundit.

6. Nëse ia do të keqen (politike) Albin Kurtit, pse pra nuk ia voton Albulena Haxhiun? 

7. Nëse ia do të keqen Albin Kurtit, pse ia fal kohën!

- Ai kërkon kohë - Memli e Lumiri i japin kohë.

- Ti, bash që e konsideron të 'keqe' Albulena Haxhiun, votoja.

- Pse Memli dëshiron ta nxjerr më të mirën nga Albin Kurti?!

- Se nuk merr vesh në politikë...siç e dini.

- Se po të merrte vesh, do të nxitonte ta votonte këdo të VV për kryeparlamentar...

pasi po thotë se VV nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë, e PDK i ka numrat për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër!

8. E Albin Kurti e zgjodhi Albulena Haxhiun për 'ta bërë' kryeparlamentare, sepse e dinte, si një e një që bëjnë dy, se Memli nuk është politkan, dhe nuk ia voton.

- Arsyeja që nuk e votojnë, as PDK e as LDK është se Albulena Haxhiu është konfliktuoze, është arrogante, është dogmate, është mendjemadhe.

Është.

- Por, pikërisht për shkak të këtyre arsyeve do të duhej ta votonin.

- S'e kuptoj pse kaq shumë ia duan të mirën Albin Kurtit e se lënë ta 'bëj'

Albulena Haxhiun kryeparlamentare!

9. Ajo dje tha se as që e imagjinon veten si kryeparlamentare, e sot u fut në mal pa sakicë.

- Ajo nuk e ka imagjinuar as që nuk do të votohet, sepse gjatë votimit i shikonte lëvizjet e gishtave të lodhur të LDK-së..!

10. Albin Kurti është lojtar i madh. por, s'do të ishte kaq i madh, sikur të mos i ndihmonte opozita që të bëhet 'i mirë', sipas shijes së tyre.

11. Për Fatmir Limajn nuk kam shkruar kurrë keq, dhe do të vazhdoj kështu...

m'u ka tekë.

12. Në pyetjen e pikës 3, tash s'dua të përgjigjem.

- Edhe  humbi momentumi, edhe s'dua ta deshifroj lojën e Albin Kurtit...sepse po më pëlqen Loja..

P.S.  Hëm, e di unë ç'do ti.

8 Komente

  1. T
    Tani

    Meqe nuk di hollesira nga orvajtjet e Kurtit per te bere qeverine,mund te them qe Kimete je e bukur Je kinge te pakten ne kete foto qe ve gjithmone Nese do te na bindesh edhe me shume qe je vertet po kaq e bukur dhe kjo foto nuk eshte njehere vezullim momental i fotografise,na trego dhe nje foto te dyte. Bukuria shpesh ndikon dhe ne imponimin e mendimit

    Përgjigjjuni
    1. H
      Ha

      Hahaha qimetja, bini, gervalla — gjesti i bigut- sara e ledijoni i topit tv, Haaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Edhe vete si kupton keto qe shkruan! Ose mendon qe kosovaret jane dostojevska. Dostojevski nuk ish budalle por gjeni. E. Kosovaret nuk e di cfar jane.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me emër

        I lexoj me shumë kureshtje shkrimet e Kimetes. Interesante. Sidomos pika 12.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kimete je si karamele

          Koqevaret jane te majte pa e kuptuar as vete qe jane te majte instikt . Thaci majtist krijoje PDK parti e majte , hyre te majta europiéen pastaj tha jam i djathte.... Ka shume analfabet qe mendojne se PD jane parti te djathta... Bibini vetfundosjes eshte sindikalist révolucioner nuk ka idéologji eshte antishqiptar dhe mashtrues ordiner Ne ate krahine shqipfolese te djathte nacionalist Serbe jane LDK me krye Serbin Ibrahim Rugovaviç . Nese sot behet nje référendum per bashkim ( gabimi qe Vucici qe nuk e kerkone ) 90 % e krahines votojne per Serbi . Pse jane antishqiptar si krahine ? e thjeshte kemi nje mase te madhe njerzish qe kane punuar per ex Jugosllavin ku per te punuar ne institucione duhet te ishe komunist dhe anti Shqiperi , psh te punoje ne arsim, gjykate , ushtri, polici, prokurori, poste , bashki , komune kritere ishte te kesh urrejtje per Shqiperine gjithe kjo mase e percolli urrejtjen anti Shqiperi te femijet dhe i shikoni sot , mosha te reja por me kulture familjar anti Shqiperi hedhin helme si Véton Suroi , Berat Buzhala , Léonard Kerrcuku, Blerim Gashi, Roni ...... ., Ylli Hoxha , Vehbi Kajtazi , Dibran Hoxha , Raci e shume te tjere pa gjykuar antishqiptaret e deklaruar si Nexhmedin Spahiu, Tom Gashi Halil Matoshi ku me parurpesi média kazane shqiptare i jep hapesire. Nje shembull :Nuk e perkrahe shpulle qe Jozi i dha analfabetit nga katundi Pejes , por mos te harrojme u vra nje djalosh nga Kuksi ne Prizeren , shkoje per te festuar, dhe me e forta ishte , kjo familje kishte strehuar plot 40 koqevar , nuk u degjua ne kazanet e krahines Serbe kosove asnje shqehtesim , ndersa per nje kllun analfabet u grise rrjeti me nje ndjenje urrejtje anti Shqiperi, ku pseudo gazetari Bubuzheli Berati tha : Kjo eshte aresyet qe ne nuk duam te bashkohemi ( sic duket ky krimb i lindur nga nje familje, ikur nga Puka per gjakmarje i fshehur ne koqevari e ka akoma ne ADN instiktin e vrasjes ) Dhe me fantastique eshte qe 36 mije koqevar kane bléré shtepie ne Shqiperi vende edhe i tyre ku rrethe 40 % e tyre duan te jetojne ne Shqiperi dhe 0,1 % e shqiptareve nga Shqiperia mendojne te jetojne atje , dhe i vetmi persone qe eshte pajisur me nje dokument koqevar nga Shqiperia eshte Adi Krasta pédophile i lindur . Pse shteti shqiptar eshte responsable , duhet qe keta personat te shpallen si te pa deshireshem dhe ndaje tyre te hapet nje proces pénal ( per urrejtje dhe percarje ndaj nje vendi ) te denohen dhe te futen ne listen e interpol si te kerkuar , pasi ndryshe keta nuk ndalojne, jo pa qellim Europe i bufi sanksione.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kombi Kosovar

            Albini ditet e fundit ka patur nje takim eshte me Gjestin duke i propozue atij nje vend ne politike e ai i ashte pergjegj se ku di une prej kesi soj pune,hajt naten e mire!Albini me buzeqeshjen e hidhun i ashte pergjigj.E une qi di ma pak se ti po drejtoj Kosoven,ti mujtesh me drejtue forumin rinor te vet -çvendosjes.Kuku i ashte pergjigjun Gjesti e une nuk di me shkrue vetem me kendue.Albini me buzen ne gaz i ashte pergjigjun :Nuk ka nevoj me shkrue por vetem me tregue e mesue se si mujt me genjye.Po mer po ket pune po e bej fill i ashte pergjigjun Gjesti i gezuem duke u largue me nje naten e mir.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Sofizma kosovaresh!?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angjelin

                Kim, Opozita ne Kosove eshte per faqe te zeze. Nuk dijn te kordinohen, nuk kane ide dhe secili kerkon te behet kryminister apo kreparlamentar. Jane shperndare si floket e arapit siq thojm ne ne Shqiperi. Me vjen vertet keq per PD sepse nuk e meriton Memli Krasniqin. As per brigadjer koperative nuk ben. Albini po talle ate qe nuk permendet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje