Nga Evarist Beqiri*
Ndërsa zgjedhjet e 11 majit 2025 po afrojnë në Shqipëri, partitë politike po shpalosin më në fund programet e tyre, duke synuar të bindin qytetarët për vizionin e tyre për të ardhmen e vendit. Megjithatë, para se të kalojnë te premtimet e reja për problemet e vjetra, do të ishte më e ndershme që partitë të shpjegojnë dhe analizojnë arsyet pse disa prej çështjeve që ripremtojnë për t'i zgjidhur nuk janë realizuar më parë, kur ato kanë qeverisur vendin. Debati kryesor është përqendruar te qasja ndaj integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe reformave institucionale. Programi i Partisë Socialiste (PS) është më realist, ndërsa ai i Partisë Demokratike (PD) përmban disa premtime ambicioze, por pa garanci të qarta zbatimi. Le t’i marrim me radhë disa nga çështjet kryesore.
PS ka ndërtuar një program të bazuar në projekte konkrete dhe në një filozofi të vazhdimësisë, ku investimet në infrastrukturë, reformat në administratë dhe masat për të përshpejtuar integrimin evropian zënë një vend të rëndësishëm. Nga ana tjetër, PD prezanton një program me premtime të forta, si ulja e ndjeshme e taksave dhe reformimi radikal i sistemit të drejtësisë dhe administratës publike. Megjithatë, mungesa e një skeme të detajuar për financimin e këtyre reformave dhe mungesa e koordinimit me partnerët ndërkombëtar, e bën këtë program të vështirë për t’u realizuar.
Një nga pikat më të debatuara është ekonomia dhe politikat fiskale. PS mbështetet në një model zhvillimi gradual, me rritje të investimeve publike dhe stabilitet fiskal, duke synuar ruajtjen e taksës progresive dhe forcimin e menaxhimit të financave publike. Nga ana tjetër, PD propozon rikthimin e taksës së sheshtë, ulje drastike të taksave dhe rritje të shpenzimeve për biznesin dhe shtresat e mesme, një qasje që mund të rrezikojë financat publike nëse nuk kombinohet me burime të qëndrueshme të ardhurash. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë dhe uljen e hendekut të pabarazisë sociale.
Një zhvillim pozitiv është njoftimi se bankat shqiptare do të fillojnë të aplikojnë për të qenë pjesë e sistemit SEPA, çka do të lehtësojë transfertat bankare ndërkufitare me vendet e BE-së. Gjithashtu, sipas vlerësimit të Standard & Poor’s, Shqipëria ka kaluar nga "BB-" në "BB", duke konfirmuar një perspektivë të qëndrueshme ekonomike. Borxhi publik është në rënie, ndërsa rritja ekonomike ka mbetur mbi 3.5% në vitet e fundit, duke dhënë sinjale inkurajuese për të ardhmen.
PS ka mbajtur një kurs të qartë drejt integrimit evropian, duke u fokusuar te reformat që kërkohen nga BE, si përmirësimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. PD premton përshpejtimin e këtij procesi, por pa një strategji të detajuar mbi mënyrën se si do të realizojë ndryshimet e nevojshme. Programi i PS, bazohet në angazhimet e qeverisë ekzistuese dhe në progresin e deritanishëm. Aktualisht në rajonin tonë, Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që kanë përparuar më shpejt drejt anëtarësimit në BE.
PS ka treguar se është e gatshme që të heq dorë nga pushteti politik, për hir të forcimit të pushtetit të pavarur të drejtësisë. Reforma në drejtësi mbetet një ndër proceset më të rëndësishme të dekadës së fundit, por ajo ende po përballet me sfida të mëdha. PS, pavarësisht luhatjeve të përkohshme, ka mbështetur fuqishëm krijimin dhe forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë, si SPAK-u. Nga ana tjetër, PD e ka sulmuar dhe ka qenë kritike ndaj mënyrës sesi kjo reformë po zbatohet. Pavarësisht mbështetjes nga BE dhe SHBA, sistemi i drejtësisë ende përballet me vonesa në gjykata, mungesë burimesh dhe presione politike. Një tjetër fakt alarmant për shoqërinë shqiptare, është mungesa e ndëshkimit të zyrtarëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Ata janë rikthyer në pozicione të tjera të rëndësishme, në institucione publike dhe private. Lajmi i keq për shoqërinë shqiptare është fakti që disa prej këtyre figurave, që simbolizonin kontrollin nga politika dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë, janë bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PD. Veprime të tilla janë tepër të dëmshme. Ato kthejnë përmbys gjithë sistemin e vlerave në shoqërinë shqiptare. Reforma është në një moment kyç: ose do të konsolidohet si një mekanizëm realisht i pavarur, ose do të mbetet një betejë e vazhdueshme mes forcave politike, në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Sa i takon sigurisë, në një botë ku kërcënimet po bëhen gjithnjë e më komplekse, Shqipëria nuk mund të mbetet prapa. Veçanërisht, modernizimi i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është thelbësor për të përballuar sfidat e reja, si siguria kibernetike, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi i organizuar. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të forcohet, ashtu si dhe investimet në teknologji dhe trajnimin e personelit.
Një sfidë madhore është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe pse janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, mbetet ende shumë për t’u bërë. Nevojitet një qasje më e ashpër dhe efikase për të garantuar transparencë në administratën publike, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe ndëshkimin e pandëshkueshmërisë.
Një nga temat më të ndjeshme që ka mbetur e pazgjidhur për dekada është çështja e pronave dhe legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Kjo plagë e shoqërisë shqiptare ka krijuar një kaos ligjor dhe social, duke prekur mijëra familje dhe biznese. PS ka ndjekur një politikë të legalizimeve graduale, megjithatë procesi ka qenë i ngadaltë dhe ka pasur vonesa burokratike. Nga ana tjetër, PD ka premtuar një zgjidhje "përfundimtare" të kësaj çështjeje, duke garantuar pronarët dhe banorët e ndërtimeve pa leje se do të kenë një proces më të shpejtë dhe të drejtë për legalizimin e pronave të tyre sapo të rikthehet në pushtet. Nga ana tjetër, mungon një plan i detajuar mbi mënyrën se si do të zbatohet ky premtim. Aq më tepër duke pasur parasysh edhe mënyrën se si PD, e ka trajtuar këtë çështje përgjatë qeverisjes së saj...
Administrata publike shqiptare vazhdon të vuajë nga ndikimet politike dhe nepotizmi. Për të ndërtuar një sistem efikas dhe transparent, meritokracia duhet të vihet në themel të çdo institucioni. Po ashtu, Shqipëria po përballet me një valë të madhe emigracioni të të rinjve dhe profesionistëve, duke shkaktuar një krizë të burimeve njerëzore. Krijimi i stimujve për rikthimin e emigrantëve dhe përmirësimi i kushteve të punës në vend janë hapa të domosdoshëm për të frenuar këtë trend. “Paketa e Maleve” është një nismë nxitëse zhvillimi e qeverisë shqiptare, e cila ndoshta duhej të ishte propozuar shumë kohë më parë. Megjithatë, ngelet për t’u parë mënyra e zbatimit të saj në terren.
Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë në arsim, duke i dhënë përparësi thithjes së trurit, inovacionit dhe kërkimit shkencor. Investimi në teknologji dhe inteligjencë artificiale është kyç për të siguruar konkurrueshmërinë e vendit në një treg global gjithnjë e më të digjitalizuar. Përmirësimi i cilësisë së edukimit dhe krijimi i mundësive për të rinjtë janë sfida që duhen tejkaluar.
Sistemi shëndetësor shqiptar, pavarësisht përmirësimeve përgjatë qeverisjes së PS, ka nevojë për të vijimin e reformave për të garantuar shërbime më cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët. Vijimi i përmirësimit të infrastrukturës spitalore, digjitalizimi i shërbimeve dhe rritja e financimit për shëndetësinë publike janë hapa të domosdoshëm, për të garantuar cilësinë e shërbimit. Po ashtu, nevojitet një strategji për të mbajtur dhe motivuar mjekët dhe infermierët që të mos largohen jashtë vendit për kushte më të mira pune. Investimet në teknologji mjekësore, krijimi i një sigurimi shëndetësor efektiv dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë janë thelbësore për të siguruar një sistem më të drejtë dhe efikas për qytetarët shqiptarë.
Pavarësisht premtimeve dhe programeve elektorale të paraqitura, shqiptarët vijojnë të jenë skeptikë ndaj klasës politike. Ky zhgënjimi e ka burimin tek dështimi i vazhdueshëm i partive për të përmbushur pritshmëritë dhe për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Politikat e bëra për interesa të ngushta partiake, mungesa e meritokracisë dhe dominimi i emrave të vjetër në skenën politike kanë forcuar perceptimin se politika shqiptare mbetet e mbyllur dhe larg qytetarit.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë shfaqur vazhdimisht fleksibilitet dhe aftësi për të reflektuar ndaj gabimeve, duke krijuar një avantazh strategjik të qartë ndaj Partisë Demokratike. Ky fleksibilitet i ka mundësuar PS-së të përshtatet në kohë, duke adresuar dobësitë dhe duke konsoliduar pikat e saj të forta. Ndërsa Partia Demokratike duket se nuk ka arritur të reflektojë thellësisht mbi arsyet e humbjeve të saj të vazhdueshme. Ajo nuk arriti sërish që të ofrojë një reformim të vërtetë për të rifituar besimin e shqiptarëve.
Një nga mundësitë e humbura për të rikthyer shpresën dhe besimin te politika ishte procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pavarësisht pritshmërive për lista të hapura dhe përfshirjen e elitave të reja, partitë vazhduan të mbështeten te figura shpeshherë të konsumuara. Shumë profesionistë dhe të rinj të aftë mbetën sërish jashtë garës politike, duke u mohuar sërish shqiptarëve një përfaqësim më dinjitoz në parlament. Shoqëria shqiptare ka nevojë sot më tepër se kurrë, për modele frymëzuese. Kjo domosdoshmëri duhej të pasqyrohej në prurjet e reja brenda partive politike, sidomos në ato të krahut opozitar. Ndërkohë, që për fatin tonë të keq, pikërisht aty vërejmë një trashje të llumit të moçalit të politikës së vjetër.
Sytë e shqiptarëve ishin përqendruar tek forcat e reja politike. Për fat të keq, as ato nuk e përmbushën pritshmërinë e shqiptarëve në hartimin e listave të deputetëve. Ato nuk arritën të realizonin një proces demokratik, transparent dhe të drejtë. Paaftësia e tyre proverbiale, për të paraqitur një ofertë të ndryshme politike, kundrejt partive tradicionale do të reflektohet edhe tek rezultati zgjedhor. Partitë e reja dominohen nga kultura e kryetarokracisë, si edhe nga individë që nuk personifikojnë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët. Mediokriteti na paraqitet si normalitet, duke na garantuar degradimin.
Partitë politike duhet të kishin ndërmarrë reforma të thella të brendshme, të hapeshin ndaj elitave akademike dhe profesionale, dhe të ofronin një qasje më transparente ndaj vendimmarrjes. Pa këtë hap, besimi i qytetarëve do të vazhdojë të bjerë, ndërsa pjesëmarrja në proceset demokratike mund të reduktohet më tej. Shqipëria ka nevojë për një klasë politike që jo vetëm premton, por edhe reflekton mbi dështimet e saj dhe punon për të ndërtuar një të ardhme më të besueshme dhe të ndershme për qytetarët e saj.
Në këtë klimë politike të polarizuar, zgjedhësit shqiptarë duhet të shikojnë me kujdes kandidatët dhe programet e partive, duke bërë zgjedhjen e duhur. Premtimet mund të duken tërheqëse, por vetëm ato që kanë një plan realist mund të sjellin ndryshime të vërteta. Shqipëria ka nevojë për një politikë ndryshe, jo për eksperimente dhe aventura. Këto zgjedhje duhet që të përçojnë një mesazh të qartë reflektimi për klasën politike. Fati i politikanëve mëkatarë, nuk duhet të lidhet me fatin e Shqipërisë. Sot, Shqipëria gjendet në një moment vendimtar në rrugën e integrimit në BE, dhe zgjedhjet e 11 majit do të ndikojnë drejtpërdrejt në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës. Zgjedhësit shqiptarë kanë përpara një zgjedhje të rëndësishme, prandaj është thelbësore që vendimi të bazohet në fakte dhe në jo në retorike politike boshe...
*Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).
Shqipëria ka nevojë për një përmbysje totale në të gjitha fushat. Që as PS-ja dhe as PD-ja nuk e bëjnë dot, edhe nëse duan. Këtyre partive, sidomos PS-së, duhet tu hiqet monopoli nga duart. Duke votuar për partitë e reja. Për mendimin tim për partinë e Qorit. PS-në e ka mbytur vetëbesimi sepse ka përballë një karakatinë Prandaj ajo as që merr mundimin që te zgjedhë më të mirët, më të aftit dhe më të përkushtuarit. Por është mbushur me Lenka Çuko dhe Pali Miska si PPSH-ja në fundin e saj. Në fakt nuk ka garë elektorale. Nuk ka rivalitet. Dhe ndryshe nuk ka as shtet. Vrasje çdo ditë. Korrupsion dhe oligarkë ngado. Ç'e do këtë Shqipëri?! Prandaj edhe shqiptarët ikin. Se nuk ka më shpresë. As te PS-ja dhe as te djalli me të birin! Prandaj po e përsëris që ky vend ka nevojë për një përmbysje të plotë.
ca emri ?? enverist beqiri ka bre kete artikull. hajde besoje ca thote?
O Ferdo, qënke kokrra e koqes. Emri Evarist, nuk është shqiptar. Është emër francez. Po të keshë pak kulturë e të keshë lexuar, më së paku, do të ndeshësh, gjeniun e matematikës, Evarist Galua, ose siç therritej në fund të viteve 18OO si “më i madhi i të rinjve (matematikanëve), dhe me i riu i të mëdhenjve (matematikanëve) me në krye, Karl Gaus”. Larg qoftë e thua që kush emrin Karl, është patjetër komunist…. Rroftë kultura.
sali berisha duhet burgosur sa me shpejt. te jet e mundur. se do beje. na nje. krim tjeter. se ai eshte mesuar
Ku po e shihni Enverin mor shokeni,Evarist ështe emer me prejardhje franceze,ata pati deshire familja e tij me sa duket
Ri perbys ti ( Permbysja ) se je mesuar te ridh permbys me kenaq sumen , o pederast felliqesire or cecen pa buks , Sa per analizen jame shume dakort i ke prekur nje per nje , une do te thosha se sa per shendetesine e je gabim , kujtoj ku isha ne spitalin Nr 1 Tiranane ne vitin 1996 me duhej te merja me vete carcafet , me kujtohet kur dilja jasht me ble ndonje gje te kioskat shifje nja 30 qen rrugesh , Lope , Dele ,Dhi e Derra qe kulotshin aty ne spital , e ku jemi sot , spitale te reja sherbim shembullor , por edhe ka ndonje mjek e infermjere qe abuzojne ,
Bravo, Zotnia Evarist Beqiri! Ti vjen nga elita akademike...dhe me kete veper i dhe nje dore euro-atlantizmit...por edhe vetes. Nuk ka rendesi cila parti fiton shumicen, Ti je i gedhendur ne murin e elites akademike. Une do ta blej kete numer te Temes dhe do ta mbaj nen jastek.
Koha e partive politike ka mbaruar. Ne Kuvendin e Shqiperise duhet te zgjidhen 61 juriste, ekonomiste dhe perfaqesues te profesineve te tjera me konkurs profesional nga kolektivat e konkurenteve me juri te ngritur nga Akademia e Shkencave te Shqiperise. Deputetet kane detyre te hartojne dhe te miratojne ligjet e shtetit, kaq; pse duhen ushtare te Saliut apo Edit?!