Nga Çapajev Gjokutaj
Jozi nga Shqipëria i hoqi një shuplakë Gjestit nga Kosova. Po atë ditë në trojet shqiptare u grindën e u rrahën mijëra të tjerë si këndej edhe matanë kufirit, madje shumë nga këto grindje ishin ku e ku më të egra sesa ajo mes Jozit e Gjestit. E megjithatë të gjitha mbetën në hije.
Përkundrazi shuplaka e Jozit u bë temë e ditës, madje arriti të shkaktojë një luftë të egër, natyrisht virtuale. Mori kaq shumë vëmendje ngaqë ndodhi faqe të gjithëve, jo në ndonjë mejhane a oborr shkolle, po në Big Brother, mediumi ku një grusht bjerrakohësh mbajnë ngjitur pas ekranit qindra mijëra të ngeshëm që s’dinë si ta shtyjnë mbrëmjen. Siç e thamë, rasti e pruri që njeri të ishte nga Kosova e tjetri këndej kufijve dhe kjo e bëri incidentin edhe më joshës për sharje, ndarje e përçarje.
Kaq u desh dhe shuplaka u bë shkak për fillimin e një lufte të paparë, shqiptarë e shqiptarë (kosovarë) fytafytas me njeri tjetrin, kush ka merita më shumë e cene më pak. Jami a s’jemi popull luftëtar? Kemi bërë kurdoherë namin, po sot jemi shumë më të papërmbajtur, të marrim gjak në vetull ngaqë betejat zhvillohen në fejsbuk e gjaku virtual shkon deri në gju të kalit virtual.
Dhe s’di i gjori njeri si ta shpjegojë gjithë këtë mllef e tërë këtë urrejtje. Kemi vëllazëri e unitet lindur mbi histori, kulturë, vlera e interesa të përbashkëta, apo jemi komb i stërlashtë po gjithsesi në formim e sipër?
Mes tollovisë së diskutimeve tërheq vemendje edhe interpretimi se përmasat e tollovisë virtuale për mëritë mes shqiptarëve të këndej dhe andej kufijve nuk janë kaq të mëdha sa duken; është në natyrën e rrjeteve sociale t’i ndajnë njerëzit në grupe dhe nëpërmjet dukurisë së quajtur ‘echo chamber’ t’u fryjnë zjarreve të kundërvenies ‘ne vs ata’, se grupi nuk mund të ngjizet pa kontrastuar me tjetrin.
Bie në sy edhe një interpretim tjetër që e sheh gjithë këtë si vepër armiqsh të jashtëm. Lufta në ditët tona është bërë hibride, ndaj shërbime të huaja sekrete paguajnë zanatçinj interneti që krijojnë falanga personash të rremë, anonimë a me emra të çuditshëm dhe i hedhin në sulm për të minuar dashurinë vëllazërore ndërshqiptare.
Ah këta armiqtë e jashtëm, s’na u ndanë kurrë. Kaq të fuqishëm e tinzarë janë sa s’na lenë as të gjykojmë esëll për një thesar të kulturës kombëtare siç është Big Brother, t’i themi amatorizmit amatorizëm, mediokritetit mediokritet e budallallëkut budallallëk.
Po pse e bani te Madhe o Gazetar Jozi nuk ishte per at Format loje dhe as Gjibani aty mrena formatit ka provokime dhe kush i man Nervat del fitus kshuqe ma i miri asht Gjesti dhe meriton Fitoren Kosov Shqiri jena nje Si hyni Gjesti fidhoj loja vertet nuk ka shkoll por asht djal i mir dhe me zemer te mir
Shkodran rrespekt shoku .
Gjithashtu falmners Naqe
Keshille , meso te shkruash gjuhen shqipe. Nese je simpatizant i nje analfabeti mjere ajo krahine e prapambetur ku thenja e Kurtovitç qe koqevaret jane analfabet paska qene biblike.
Pse more ti a e ditke gjuhen shqipe a.
Pse niveli i larte tregohet me mbajt nervat, me provoku dhe me qene pa shkoll je VIP...???? O te pjerdhsha trute... kar komplet. Po muti mutin pelqen. Nuk ka lidhje Kosov Shqri jane nji...... duket dhe niveli jot sa BB VARI KARS qe je.
Tej ketij debati idiot , nuk do ishte keq qe ky palo program vipash ( !!!! ) te zhdukej e te mos behej më sa ca te marre e te pagdhendur ndikojne jo pak ne audiencen e tyre . Kjo tregon varferi ne programe po ca më shume varferi ne mendesite tona .
U soll aq ndyre ky gjesti me sjellejen e tij primitive provokative Kosovare. Plus ajo hedhja e kryqit mua si shqiptare mysliman me dogji shume. Kemi punuar aq shume ne Shqiptaret e Shqiperise te kemi marredhenie te mira me Krishteret e te vijne keta talebane qe kane djegur kisha Serbe pafund dhe te shkeli mbi vlerat tona dhe te provokoj pambarim. NUK JAM Pro DHUNES POR NE KETE RAST TI PUTH DOREN ATIT MIRDITORIT KATOLIK QE JA DHA HAKUN KESAJ QENIEJE TE ARDHUR NGA LINDJA E MESME
Po dallohesh nga larg çfarë "vlerash" ke. Je përçarës. Vetëm njerëzit me inteligjencë të ulët dhe dashakeqësit i përgjithësojnë gjërat.
Me brek t’shkurta tallet me kapele???? Me kapele t’policise????? Nje bythqire kosovet rrit me zhele???? Ja rrosh karin tan Shqiperis???? Na ka rrite nana ne djep??? Na ka ushqye te votra???? Se Shqipria cep me cep??? Nuk can karin per gjeste hora??? Pa ndigjoni more serbozi,,, kur flet Shkodra e ushton Vlora,,,? Eshte e forte nje Shqipri,??? Serbomdhenjve ja bejme fora??? Se prej Konispolit ne Koplik??? Ne t’toke te arberit n’toke te lashte??? Musliman e katolik??? Ne per shqipen behemi bashke??? Mos t’na prek kush ne nderin??? Pederastat serb i nxjerrim jashte??? N’dore e kemi maliherin
Ti nuk din ça flet!
Vetem nje reforme arsimore e thellë na shpeton neve shqiptareve ne te dy anët e kufirit. Të zhdukim primitivizmin kombetarë, se paku brezat që vijnë se brezi i tashmë ka ikur për lesh njejte si top Chanel.
Ju nuk e shifni qa ban Gjesti Han buk dhe ja fut tu ba hekura ky asht Gjesti qa ke mi than normal kur te hash buk nuk munesh mu la ja me ba hekura ose pompa si ban ky Pra Gjesti metet Gjest hahahaha
Kush e ka marrë këtë malokun Jozi? Malok i shekujve të kalum. Tip inatçor që mërdhezet e nuk pranon humbjen e lojës. Burrë pa burrni dhe pa sens për humor. Edhe veshjen e malokut, demodé prej nji shekulli. I dhunshëm. Ça ke që më shikon?
Mos harroni se BB eshte nje loje , dhe si ne cdo loje zbatohet me rigorozitet Fair Play.. kundershtari qe humbet as provokohet dhe as bulizohet… Gjesti e lypi ate shpylle edhe pse te tjeret e paralajmeruan.. cdo burre ashtu do vepronte si Jozi.. Ne qoftese Jozi do te kish trajtuar nje vajze nga Kosova publikisht ne BB ashtu sic Gjesti beri me Eglin.. si do ndiheshin kosovaret .. pse djemte e vajzat e tjere nga kosova ne keto spektakle kane treguar te tjeta cilesi dhe qytetari… Nqs nje njeri i pashkolluar , (ish) perdorues narkotikesh , endacak ne jete dhe me te vetmen cilesi paturpesine dhe eksteavagancen , atehere ky eshte halli i Kosovareve te Rexhep Qosjes , Dua Lipes , Rita Ores e shume shume figura te tjera te shquara ku Gjesti nuk vlen as sa nje qime bythe atyre ..!!