
Nga Alesia Balliu
Kur një lider politik përpiqet të rikthehet në qendër të vëmendjes pas një kohe të gjatë në hije, zakonisht mbështetet në një ekip komunikimi për të rimodeluar figurën dhe për ta shitur si “versionin e ri”. Sali Berisha ka zgjedhur ta bëjë këtë përmes një eksperti amerikan të PR-it, La Civita. Por kjo është një përpjekje për të krijuar një iluzion që nuk mund të zgjasë. Sepse problemi nuk është se si e thotë, por çfarë përfaqëson.
Partia Demokratike sot është më e përçarë se kurrë. Nuk bëhet më fjalë për një debat të brendshëm, por për dy realitete që nuk e njohin dhe nuk e pranojnë njëri-tjetrin. Berisha, në përpjekje për të ndërtuar një koalicion sa më të gjerë, ka hapur listat për figura të ricikluara nga LSI e PDIU e disa parti të tjera – jo për të bërë opozitë, por për të mbijetuar politikisht.
Në këtë proçes, janë sakrifikuar parimet që “Foltorja” pretendonte se mbronte. Ideja e primareve dhe kthimit te vota e demokratëve rezultoi një tjetër premtim i pambajtur. Kandidatët e zgjedhur nga baza u anashkaluan. Vendimmarrja u rikthye në zyrë, jo në forum. Demokracia e brendshme u përdor si slogan, jo si standard.
Më e rëndë se kaq, rikthimi i figurave të konsumuar nuk është thjesht problem imazhi – është provë e një politike të vjetër, të lodhur, që s’ka më as freski, as ndershmëri. Shumë prej tyre njihen për pazare të errëta me mazhorancën.
Në vend që të nxiste një brez të ri në të djathtën shqiptare, Berisha ka rikthyer në skenë fytyra që publiku i ka refuzuar prej kohësh. Kjo nuk është ringritje. Është restaurim. Një përpjekje për të mbajtur gjallë një status quo personale në emër të së djathtës.
Në këtë panoramë të zymtë, çfarë mund të bëjë La Civita? Pak, shumë pak. Ai nuk është ndonjë emisar i Donald Trump apo ndonjë figurë me peshë politike ndërkombëtare. Është një konsulent i zakonshëm komunikimi, që vjen aty ku e thërret pagesa, jo bindja. Është thjesht një specialist i paketimit, jo i vizionit. Ndoshta ndihmon me ndonjë video të kuruar, ndonjë slogan më të zhdërvjellët, por nuk mund të ndryshojë realitetin. Sepse përmbajtja nuk ndërtohet me drita skene – ndërtohet me ide, me njerëz të rinj, me besueshmëri. Dhe asgjë nuk ka ndryshuar me çështjen “non grata”. Pavarësisht propagandës, Sali Berisha mbetet i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar – dhe kjo nuk është një pengesë që zgjidhet me PR.
La Civita është fasadë. Një përpjekje për të mbuluar krizën me komunikim. Por shqiptarët nuk mashtrohen më lehtë. Sidomos elektorati i djathtë – që kërkon përfaqësim të ndershëm, ide të qarta dhe liderë që i shërbejnë publikut, jo vetes.
Berisha sot nuk është thjesht një ish-kryeministër që kërkon rikthimin. Ai është simboli i një politike të mbyllur në të shkuarën, që kërkon të imponohet sërish me të njëjtat fytyra, të njëjtat metoda dhe të njëjtat pazare. Dhe kjo nuk është opozitë. Është pengesë për ndërtimin e një alternative të vërtetë – një alternativë që Shqipëria e ka më shumë se kurrë nevojë.
Mire e ke then dhe fjalet e tua ne vesh te zotit..., por kush do te degjoj pa le te kuptoj se c'ke shkruar!? Te gjithe langaraqet e zorraxhit jane mbledhur rreth Legenkar Plakut Matuf SaHale Breshkari dhe presin t'u hedh ndonje thel mishi dhe pushteti. Le te shohim se si do i vej filli ketij kriminali e maskarai sebashku me plehrat e ricikluara qe e ndjekin pas11 Majit!? PD dueht te kalojn te pakten 2 dekada pasi te hiqet qafe mortja SaHale dhe llummi e qelbesirat qe i shkojn pas.
Ty dhe ati kaposhit të Peqinit ji a paska bërë mirë PD qe sju kandidoi, qenkeni tamam plehra, ikni ke Lul Brava se ai ju vuri në listë Para 4 vjetësh
Shkruar shume bukur. ...
Kjo sorra e zezë,deri dje lehte dhe donte të na bindte se non grata eshte e vetmja shpresë e kombit.Kur ju prish interesi personal,tani leh për të na bindur të kundërtën e asaj që thoshte më parë.Kjo laraska mendon se njerëzit janë budallej dhe shkojnë mbas asaj që thotë kjo.
Une nuk e kam idene se kush eshte kjo dhe se çfare ka thene me pare, por ato qe thote tani, jane te verteta te pa mohueshme
Qelbësira Baloshja, po shof që qënke shumë e nevri-karosur. Kujdes pak me nervat sepse ndikojnë shumë në zemër. Baloshja irridentiste, nuk ka as një muaj, në një studjo TV-je, ti gati jua nxorre sytë me gjuhen dhe thonjt e tua të pa-larë, Azgan Haklajt dhe Romeo Karajt, të cilët thonin për Sali shkerdhatë Shiqeren, që është hajdut, që është genjeshtar, që është i pa-besë, që është kriminel dhe që është një non-grata total në demokracinë Amerikane dhe Angleze. Ti Baloshja e Elbasanit, je e fejuar dhe e salduar me Sali tradhetar Berishen dhe partinë e tij private, që shumë e shumë vite, dhe deri tani në natën e martesës, nuk e paske njohur që ishte një person dhe parti kurvë, dmth e qirë dhe e shkerdhyer në të gjitha birat, kurse ti, natën e martesës, dole në dritare dhe bertite, që nusja ime nuk është e virgjer, qënka e qirë....!!! Qelbësira Baloshe, në të gjithë historinë sociale Shqiptare, janë rrespektuar ata burra, që pranonin që gruaja e tyre ka qënë kurvë, por tash e mbrapa do sillet mirë, dhe mbi të gjitha thonin që e donin. Ti Baloshe, e ke ditur që në sekondat e para kur ke vendosur të qihesh me Pe-De-rastinë e Sali udb-ash Shiqeres, që si Saliu, si partia e tij private, janë kurva, janë hajduta, janë tradhetar, janë kriminela etj, por megjithatë ke vendosur të martohesh me ta, dhe mbi të gjitha ti reklamosh si të virgjer, pra të pa-qirë kurrê nga Serbët dhe Grekë, dhe që nuk e kanë Siden. Pe-De-rastja Baloshe, populli e ka një fjalë të urtë, që thot " më qorr se qorri, është ai që nuk don të shofin ", pra ti pallosh-Baloshja, je më qorr se qorri. Nejse, ti po sillesh si kurvat që çmenden, kur dashnori jua jep nji shqelm bythve dhe i gjuan si klluf-Cari.
bravo sale flet kot fare
ik o kriminel. sali se nuk ta var njeri. ne shqiperi. se je. kerma sali. ne mezi po presim te te. ven. hekurat. o kriminel. se nuk te shohim dot. me suratin. poshte. krimineli kerma shpellari. sal. berisha.