Të rrosh me 200 euro minimumi në muaj...

13 Prill 2025, 18:12Blog TEMA

Të rrosh me 200 euro minimumi në muaj...

Nga Ardi Stefa

Pyes veten nëse do të mundet ndonjëri nga ministrat, deputetët apo liderët e partive politike, që kanë kaq muaj që po na lodhin kokën duke i mëshuar premtimit se këtë mandat do të jetojnë me 200 euro. Pasi kaq premtojnë se do ta vendosin minimumin jetik apo edhe pensionin më të ulët.

Dhe kjo mendohet se do të jetë shifra, me të cilën duhet të jetojë një njeri, i cili punon, apo është në pension.

D.m.th një njeri, i cili duhet të paguajë qira, të blejë në ushqime e veshmbathje, të paguajë dritat, ujin, ilaçet; të shkojë një herë në kaq për të pirë një kafe, t’i hedhë karburant makinës, të shkollojë fëmijët, duhet të jetojë me 200 euro...

Hajde të bëjmë një llogari nëse kjo shifër mundet të mbulojë nevojat bazike të njeriut, duke pasur parasysh faktin se ku kanë vajtur çmimet dhe sa është rritur kostoja e jetesës. 

Llogaritë nuk dalin ngado që t’i rrotullosh, sidomos për ata njerëz, që në Shqipëri sot janë shumica dhe që paguhen me rrogën bazë, pra rreth 400 euro, pa sigurimet. Pasiguria se mos, larg qoftë, i ndodh diçka e papritur shëndetësore apo humbet punën dhe buxheti mujor hidhet në erë, është evidente.

Sa lekë i duhen në muaj një çifti me një fëmijë, kur të dy paguhen me rrogën bazë dhe kur dëgjojnë për “arsimin falas”, “shëndetësinë po falas”, të cilat realisht janë aq shumë të shtrenjta?

Të paktën në Vlorë, (sepse Tirana është ku e ku më e shtrenjtë) një apartament 60- 70 m2 ka një qira tepër të lartë. Variojnë nga 200- 300 euro në lagjet periferike (më shtrenjtë kur janë të mobiluara), ndërsa në Lungomare, edhe kur gjen varion, nga 1000- 1500 euro. Dhe kontratat nuk janë afatgjata, por pronari i shtëpisë mund ta ndërpresë kontratën dhe të të kërkojë të largohesh kur të ketë qejf. Pra jemi në fazën kur po të gjesh një shtëpi me qira 300 në muaj duhet të konsiderohesh fatlum.

Pastaj familja duhet të hajë, të vishet, të paguajë dritat, ujin. Fëmija duhet të shkojë në shkollë. Ka nevojë për mjete didaktike, meqënëse librat i merr të përdorur. Ka nevojë për uniformë, pagesa të tjera ekstra për rojen e shkollës, ngrohjen, etj, etj. Në rast sëmundjeje mundësi të blesh ilaçe apo të bësh analiza nuk ke, sepse ilaçet janë shumë të shtrenjta dhe analizat tashmë bëhen vetëm në privat...

Ky është realiteti për të cilin flasim. Fuqia blerëse përtokë, mirëqenia nuk rritet, varfëria shtohet...

Dhe ndoshta njerëzit nuk jetojnë në rrugë, por ëndrrat për ta janë të ndaluara, pavarësisht se punojnë shumë, disa herë edhe dy punë dhe privohen edhe nga kënaqësitë më të vogla të jetës: një kafe apo një drekë në restorant, një shfaqje në kinema apo teatër, një...

Dhe këtu fillon dëshpërimi. Sepse kuptojnë se me të tilla të ardhura nuk kanë të ardhme...

Dhe pastaj themi pse emigrojnë... Dhe pas ca vitesh u kërkojnë të rikthehen dhe u premtojnë qiellin dhe yjet...

Tani imagjinoni mjerimin e pensionistëve, të cilët janë kthyer në lypsarë...

Të gjitha këto shpjegojnë se pse si shoqëri jemi shndërruar në një shoqëri me pritshmëri të ulëta, por edhe vizione modeste. Në një vend ku shifrat lulëzojnë, po jo njerëzit, të cilët mbijetojnë dhe nuk jetojnë.

Në një vend ku politikanët, ministrat e deputetët e pozitës e të opozitës që marrin 15- 20 herë më shumë në muaj se minimumi jetik që premtojnë, apo që në një muaj paguhen më shumë se sa mund të marrin në një vit pensionistët apo shtresat e margjinalizuara trumbetojnë minimumin jetik si pikë kryesore të programit të tyre.
Dhe kur thonë këtë bëjnë mitingje madhështore ku vetëm qiraja për videoprojektorët, pagesat e muzikantëve, dritate e fishekzjarret kushtojnë më shumë se pagesat vjetore të të gjithë pensionistëve apo atyre që paguhen me rrogën bazë!

Tallje!

Sikur të paguheshin për një periudhë kohe edhe propozuesit e minimumit jetik me pagën bazë 400 euro në muaj, ndoshta do ta kuptonin se çfarë ekzaktësisht propozojnë e trumbetojnë. 

Ndoshta janë populiste këto fjalë, do më thoni.

Por a nuk është populizëm, madje populizëm i keq, fakti që disa gëzojnë që propozojnë dhe u paraqesin njerëzve në takime pikën programore që pagën mesatare do të çojnë në 500 euro dhe minimumin jetik nga 185 euro në 200 euro neto në muaj?...

24 Komente

  1. P
    Perse " Ankoheni " !

    Edhe 200 Euro i keni shume ..! aty i keni kriminelet qe ju kane shkateruar jeten ish Politikane ish hajdute etj.... mos beni bla bla neper Gazeta dhe neper mbledhje ne kafe ! behuni sebashku grupe grupe dhe lidhini ata qe ju kane vjedhur tere keto 33 vite ! akoma nuk jnei ngopur dhe vetem shikoni dhe perjetoni se si ju kane shkateruar ! Dikush duhet te behet Hero ! perndryshe keto 200 Euro do ti keni tere jeten... Aty i keni Oligarket me Vila ne Shqiperi dhe me pasuri miliarda Euro ! qe i kane te ndertuara nga djersa e secilit ! nje pjese ju shkoni nga mbrapa ! atehere cfare kerkoni !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashke dhe p. dh te rruajtur

      Po ky qorr budalla eshte? Po flitet per ndihmen ekonomike qe sot eshte 30€/muaj,po filitet per pensionet minimale ne fshat e qytet qe variojne nga 80-170€ /muaj sot dhe per bursa studentesh etj qe jane shume shume te uleta sot.Nqs ke makine do benzine dhe p.dh kafe ,atehere veshtiresohesh po patjeter.Analist karuc . Po sic po thuhet do jrpen dhe ushqime me kupona me skonto pa tvsh per njerezit ne nevoje dhe ilace falas te cilesise se BE Nqs behen keto eshte hap i madh,natyrisht nuk jemi Zvicra apo Danimarka por pervec efektit ekonomik direkt,jepet dhe nje mesazh pozitiv ndaj njerezve ne nevoje. Shqipot jane te trashe kur shohin njerez te varfer nuk e kuptojne qe ata jane problem per te gjithe si shoqeri,nuk funksionon .Sa me mire te jene njerezit ekonomikisht dhe shpirterisht aq me mire jemi te gjithe,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dikush qe mendon dhe kupton.

        Ke te drejte. Perpara se te komentosh duhet te kuptosh. Mendja jote nuk kupton. Te ka ngelur te ajo qe nuk ke. Te p.dhi.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Perse " Ankoheni " !

      Edhe 200 Euro i keni shume ..! aty i keni kriminelet qe ju kane shkateruar jeten ish Politikane ish hajdute etj.... mos beni bla bla neper Gazeta dhe neper mbledhje ne kafe ! behuni sebashku grupe grupe dhe lidhini ata qe ju kane vjedhur tere keto 33 vite ! akoma nuk jnei ngopur dhe vetem shikoni dhe perjetoni se si ju kane shkateruar ! Dikush duhet te behet Hero ! perndryshe keto 200 Euro do ti keni tere jeten... Aty i keni Oligarket me Vila ne Shqiperi dhe me pasuri miliarda Euro ! qe i kane te ndertuara nga djersa e secilit ! nje pjese ju shkoni nga mbrapa ! atehere cfare kerkoni !

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Shtrihe hapin sa ke trapin o filozof

        Përgjigjjuni
        1. E
          EMIGRANTI

          I dashur artikullshkrues,ne pergjithsi jam dakort,por minimumi jetik nuk pretendon te bredhesh me makine plus "lukseve"te tjera dhe e dyta nga vijne keto njeres qe duan te jetojne me qera ne qytet dhe me keq ne zona turistike?

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jeten e keni vete ne dore !

            Kjo thenje eshte fantastike dhe mese e vertete : Dhe pastaj themi pse emigrojnë... Dhe pas ca vitesh u kërkojnë të rikthehen dhe u premtojnë qiellin dhe yjet... ! por dikur ju versulet Depove te Armeve se keshtu ju dha urdher krimineli penecilina sali ! tani versuluni pasurive te kriminelit penecilina sali me shoke ! aty i keni te gjithe pasurite qe jane djersa e te gjithe popullit . Harojeni gjithcka : edhe me keqe do te behet , nese juve te gjithe sebashku nuk mblidhni mend dhe Qeveria me kerkesat e juaja sebashku , tju konfeksojne pasurite hajduteve pasanike qe nuk i kane vene me djersen e tyre ! por me vjedhjet qe ju kane bere te gjithve....

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jeten e keni vete ne dore !

              Kjo thenje eshte fantastike dhe mese e vertete : Dhe pastaj themi pse emigrojnë... Dhe pas ca vitesh u kërkojnë të rikthehen dhe u premtojnë qiellin dhe yjet... ! por dikur ju versulet Depove te Armeve se keshtu ju dha urdher krimineli penecilina sali ! tani versuluni pasurive te kriminelit penecilina sali me shoke ! aty i keni te gjithe pasurite qe jane djersa e te gjithe popullit . Harojeni gjithcka : edhe me keqe do te behet , nese juve te gjithe sebashku nuk mblidhni mend dhe Qeveria me kerkesat e juaja sebashku , tju konfeksojne pasurite hajduteve pasanike qe nuk i kane vene me djersen e tyre ! por me vjedhjet qe ju kane bere te gjithve....

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeten e keni vete ne dore !

                Kjo thenje eshte fantastike dhe mese e vertete : Dhe pastaj themi pse emigrojnë... Dhe pas ca vitesh u kërkojnë të rikthehen dhe u premtojnë qiellin dhe yjet... ! por dikur ju versulet Depove te Armeve se keshtu ju dha urdher krimineli penecilina sali ! tani versuluni pasurive te kriminelit penecilina sali me shoke ! aty i keni te gjithe pasurite qe jane djersa e te gjithe popullit . Harojeni gjithcka : edhe me keqe do te behet , nese juve te gjithe sebashku nuk mblidhni mend dhe Qeveria me kerkesat e juaja sebashku , tju konfeksojne pasurite hajduteve pasanike qe nuk i kane vene me djersen e tyre ! por me vjedhjet qe ju kane bere te gjithve....

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daku

                  Tani qe do fitoje mandatin e 4 Rama do e bëjë fushë me lule Shqipërinë, siç e bëri Enver Hoxha qe hëngrën shqiptarët me lugë floriri. Rama thotë po ma dhatë përsëri qeverrisjen jo se nuk do vjedhim por, duke ju vjedh në 2030 pra jo brenda mandatit të 4 do ju çojmë në europë. Votoni Ramën, Gjiknurin, Xhaçkën, Belën, Denajn e kompani

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Terroristi sali akoma gjalle !

                    Ho Daku Edi Rama te pakten ka bere shume gjera qe ne kohen e kriminelit penecilines , pervece vjedhjeve dhe korrupsionit ne maksimum qe edhe sote eshte e veshtire te pastrohen menjehere ! Ai aqe ka patur mundesi ! me te mire per momentin nuk ka ! Milionat aty i keni nga kriminelet e ish politikes te vjeter si te PD apo PS apo LSI ! Ho Daku e ke krahasuar ndonjeher Shqierine me kohen ekriminelit penecilines sali dhe me kohen e Edit ! si nata me diten..... keshtu qe Edi per kohen eshte me i miri.... ndersa Ai kriminelei penecilina akoma eshte gjalle dhe akoma ciceron plehra !

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Terroristi sali akoma gjalle !

                      Ho Daku Edi Rama te pakten ka bere shume gjera qe ne kohen e kriminelit penecilines , pervece vjedhjeve dhe korrupsionit ne maksimum qe edhe sote eshte e veshtire te pastrohen menjehere ! Ai aqe ka patur mundesi ! me te mire per momentin nuk ka ! Milionat aty i keni nga kriminelet e ish politikes te vjeter si te PD apo PS apo LSI ! Ho Daku e ke krahasuar ndonjeher Shqierine me kohen ekriminelit penecilines sali dhe me kohen e Edit ! si nata me diten..... keshtu qe Edi per kohen eshte me i miri.... ndersa Ai kriminelei penecilina akoma eshte gjalle dhe akoma ciceron plehra !

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Na myten

                      Ministrat dhe deputetet kur jane ne karrike jetojne me Zero Euro ne muaj se nuk e fusin ndonjehere doren ne xhep.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pensionisti

                        O shoku minimumi jetik prej 200 eurosh qe ben opozita eshte nje hap gjigant ne krahasim me gjendjen e sot ku nuk ka fare minimum jetik, ashtu si pensionet minimale 200 euro kur jane 500 mije pensioniste me pension poshte 200 euro dhe nga keta mbi 300 mije pensioniste me pension poshte 130 euro. Ta krahasosh kete zotim te opozites me kembengulkjen e Rames per te mos rritur pensionet se per minimum jetik as qe e permend eshte si dita me naten. Ne vend te minimumit jetik Rama premton pasaporten europiane ne vitin 2030 pra pas ketij mandati per te cilen po behen zgjedhjet .Nje mase e madhe e ketyre pensionisteve nuk do jene gjalle ne ate periudhe. Vetem largimi i Rames ben te mundur minimumin jetik dhe dhe nje rishperndarje te drejte te te ardhurave.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fjala

                          Keto fryte ka kapitalizmi; mos kerko me shume sepse merrje pak ne kohen e shokut Enver, por shtepine e kishe tenden ose me qira deri 170 leke=170 cent, domatet falas se i vidhje ne fushe, buke 2 kg-she 40 cent, sheqerin e orizin 70-80 cent, dritat 140 cent ose mund te vendosje dhe nje magnet tek sahati e gjysmen e muajit nuk punonte, kafene 7 cent...se Daku ateher ka qene ne topet e te atit apo burrit te nenes dhe na jep mendje. Sot jane ngritur kembet e i bien kokes, sidoms ka dale dhe nje politikan i ri qe fluturon neper bote si ai Llapaj, s'e di sa miljona harxhon ne dite vetem flutirime, pa lere kur shkojne budallenjte apo fare e fisi ne mbledhjet e tij dhe e beri si ne kooperative, ku kryetar vete, nenekryetar babai, shefe llogarie gruaja, pergjegjes sektori vjeherri dhe gjithe fisi komandon kooperativen madheshtore. Rrenjet tek Saliu dhe mbeshtetjen tek Dumani efendemi e Dadua i Lirise. Pa lere kur thote se parate i marr si avokate duke mbrojtur kriminelet (i japin para te madhe ata!). Ky eshte kapitalizmi, duam apo nuk duam por jemi te dteyruar qe te ngreme kembet si te gjithe qe te na vije prapa Saliu, Adriatiku, Mehdiu, apo Dulja te na e vere ne tule ne çameve. Keta na japin menie neve. Pikaaaa!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Shqipetaret duan te gjithe te jetojne ne qytete ne apartamente, dhe ti kene falas cdo gje te paguara nga shteti, duke mos menduar se keto falas dalin nga taksapaguesit. Duhet qe ata qe kane toka neper zonat rurale te rikthehen, sikur edhe pjeserisht dhe te fillojne te zhvillojne ate cope toke edhe per nevojat e tyre personale. Sot kushtet jane pak me te mira nga ana e infrastruktures.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Daku Tarallaku

                              Dil ti Daku, jep alternativen tende e konkuro me Ramen, sinqerisht TY do ta japim voten

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Plaku

                                Po ça alternative ka Rama aman pash zotin. Ka 12 vjet kryeministër, 12 vjet kryetar bashkie e 3 vjet ministër kulture. Tiranën e bëri përshesh me lejet qe ka dhënë sa nuk jetohet, Kryeministër gjithe kabinetin në Burg nga vjedhjet. Kur gjithe minsitrat vjedhin ky qenka më i ndershmi. Tipik si Enver Hoxha qe sdinte gjë se krimet i bënte Mehmeti me Kadriun. Ju jeni ftohur në bythë

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjati

                                  Ti e ke kuptuar se cfare shkruhet në artikull apo thjesht shkruan qe te shkruash?

                                  Përgjigjjuni
                                2. J
                                  Jimi

                                  Fillosof ! Jo 200 por edhe 500 euro ne muaj do te ishin te pamjaftushem. Tani keta qe ishin dhe keta qe jane ne pushtet, nuk deshen dhe nuk duan qe t'u japin miletit aq para sa u duhen, apo meqense kane vjedhur e po vjedhin shum nuk mjaftojne per fukarenjte ? Me e mundshmja mund te jete, se duan po nuk kane aq para, por edhe per me keq, nuk dine. Por nuk po e perjashtojme edhe ate qe vjedhin shum dhe nuk tepron gje per fukarenjte. Ti si fillosof po te jesh ne vend te ketyre qe kane, apo pretendojne pushtetin, si do ta zgjidhje dhe kur !? Cila eshte ajo formula jote "magjike" qe do ta bente te mundur kete qe ti po parashtron ? Ashtu sic ti pretendon se do ti zgjidhje problemet ekonomike, ashtu thone edhe keta qe sote jane turrur ne teren per fushaten e zgjedhjeve. Por ja c'e do qe kur vijne ne pushtet, te gjitha premtimet firojne dhe fillojne justifikimet. Pikerisht kete si do ta ndaloje ti more fillosof? A do te "vaksinoje" gjithe administraten shteterore me vaksinen kunder virusit te vjedhjes, qe ti se fundi e paske zbuluar ? Po ne kote po lodhemi e po bredhim pas bythes se ketyre "Lidereve te famshem"! Po hajde more xhanan,se ti qe po na premton qiejt, ty do te zgjedhim ne krye te qeverise, qe edhe hallet tona te marrin fund nje here e mire. Ky milet ka kohe qe po prete qe "Mesia" te zbresi ne toke !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vlonjati

                                    Ti e ke kuptuar se cfare shkruhet në artikull apo thjesht shkruan qe te shkruash?

                                    Përgjigjjuni
                                  2. K
                                    Kur ha pilaf

                                    Filozof je i ardhur nga hëna me sa duket.A e di o njeri se ky ujku plak që kërkon pushtet,në kohën që qeveriste kishte vënë tavanin e pensjonit 24600 lekë të reja ,pamvarsisht nga vitet e punës dhe kontributet që kishe derdhur.Shummë njerës me paga të larta nuk ishin të interesuar të derdhnin sigurime sipas pagave që merrnin,por bënin sigurim sipas pagës minimale.Mos flasim për punën në të zezë dhe sot ulërasin se u del pensjoni ulët Që nga janari 2015,i gjati hoqi tavanin dhe e përfiton pensionin sipas kontributit, dhe mbi vitet e punës që kërkohen sisas ligjit për cdo vit më shumë pērfiton 3⁰/⁰ shtesë në pesjon.Ai që ka tokë bujqësore ta punoj për të siguruar të ardhuradhe mos ngelet me pensjonin e koop.bujqësore.Jo çdo gjë eshtë e përkryer,ka korrupsion se e prodhon vetë sistemi që kemi zgjedhur ku më shumë e ku më pak.A është korrupsion lobimi që bëhet për ta bër të zezën të bardhë Ja që ky eshtë kapitalizmi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vlonjati

                                      Ardit , Po pse shkon me kembet e tua ne thertore . Gjeje hapsira te tjera per te shpalosur ide ... Tek Merua te presin kasapet e Bermudes ...!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demotakercita

                                        O Ardi,ne Shqiperi ekonomistet nuk jetojne me.Politikanet te lidhur breke e b...e me bisnesin nuk u intereson jeta e njerezve.Ju qe punoni ne shkolla private e dini se si paguajne presidentet padrone. Ne vendin tone kapitalizmi qe jetojme nuk ka "fytyre njeriu",ai eshte kapitalizmi i shekujve 16-17. " Kapitalistet"nuk ju duhet jeta e shqiptarit u duhen vetem parate dhe s'ka rendesi si vine,(me vjedhie, droge,evazion fiskal e cdo rruge e pa ligjeshme).Sa per minimum jetik shteti yne nuk mund te flase se me sa duket nuk i dalin hesapet.Keta qe jane ne pushtet dicka per mire kane bere por, kur ekonomia eshte si ne vitet 30-t te shekullit te kaluar gjerat veshtiresohen.Shqiperia kapitaliste nuk mund te jete shtet social,se eshte nje xhungel ku ne plan te pare eshte grabitja dhe jeta e njeriut eshte gjeja me e lire.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje