Një gazetar pa fakte nuk mund të shfaqë “superioritet etik dhe moral”

11 Prill 2025, 10:52Blog TEMA
Një gazetar pa fakte nuk mund të shfaqë “superioritet etik

Nga Alba Malltezi

Të kishim lexuar më shumë letërsi “të verdhë”, ndoshta do të na bënte më mirë si shoqëri, por duket qartë se në disa profesione, si ajo e gazetarëve, mangësia (për shkak të izolimit) e kësaj lloj letërsie, dallohet në logjikën dhe arsyetimin e të tërës dhe të detajeve në analizimin e ngjarjeve.

Megjithatë, mund të rekuperojmë. Kemi kohë, nëse ka vullnet. Për shembull në Netflix, për të apasionuarit, është në transmetim një super serial “The Residence”, një histori tipike “e verdhë” që ndjek misterin e një vrasje/vetvrasje në Shtëpinë e Bardhë.

Seriali është brilant. Pak i ngadaltë. Duhet durim të ndiqet logjika e investigueses e cila nga një copë letër gjetur në xhepin e viktimës që presupozohet të jetë “vetëvrarë”, arrin të bashkojë të tërën, të ngjisë copëza e qëllime, dëshmi e arsyetime e të gjejë vrasësen e vërtetë.

Por nga fiction-i, le të kthehemi në realitetin tonë, ku po ndjekim analistë, gazetarë, të vetëvendosur në një pozitë superioriteti moral, etik, duke pasur në dispozicion, asgjë. Si të themi vetëm atë copëzën e letrës së shkëputur gjetur në xhepin e viktimës në “The Residencë” në Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjithësi, shfaqja e një superioritetit moral dhe etik në publik mund të rrëshqasë lehtësisht në arrogancë dhe mungesë empatie, sidomos nëse shoqërohet me gjykime përçmuese ose me një qëndrim dënues. Edhe kur qëllimi është të mbrohen vlera të drejta (si drejtësia, transparenca, e vërteta), mënyra se si komunikohet është thelbësore.

Sa i përket gazetarëve dihet. Një gazetar i mirë duhet ë kërkojë të vërtetën, duke dokumentuar faktet me saktësi dhe ndershmëri. Duhet të ruajë një distancë emocionale, për të siguruar objektivitetin. Të mos sillet si gjykatës moral, por t’i japë publikut mjetet për të krijuar një opinion të vetin. Të tregojë respekt për njerëzit e përfshirë, edhe nëse janë të akuzuar ose në qendër të një skandali.

Kjo nuk do të thotë që ai/ajo duhet të jetë neutral në mënyrë sterile: një gazetar mund dhe duhet të mbajë qëndrim përballë padrejtësive të dukshme (si në gazetarinë hulumtuese), por pa një ton arrogance apo superioriteti. Autoriteti i vërtetë lind nga besueshmëria, nga puna e ndershme dhe nga respektimi i rregullave profesionale.

Të bësh moralistin në publik nuk është domosdoshmërisht një vlerë. Gazetari nuk është predikues: ai është ndërmjetës mes fakteve dhe opinionit publik;

Të jesh i përulur, por i qëndrueshëm në parimet e tua, është një formë force dhe jo dobësie. Sidomos kur faktet që ofrohen janë aq të mangëta dhe të diskutueshme saqë venë në diskutim punën e bërë si gazetar, pra si mbledhës dhe ofrues i tyre.

6 Komente

  1. 0
    01

    flet kjo per integritet ,hapu dhe Komplet e kapur bashke me carlon TURP

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      Pse more hajvan (01) , ç'pate me këtë gazetare , apo mania e idiotit vetëm për të sharë kudo që I del përpara .

      Përgjigjjuni
      1. Çika

        E drejtë por kujt ja thua ..Gazetaret dhe analistët janë pozicinuar në krahun e atyre patërtive që kanë bindjet politike.E rëndë por edhe drejtësia që u duk se u vendos në shinat jashtë anësive politike përditë dhe më shumë po e vërteton se reforma në drejtësi ka pësuar deformim dhe në segmente të të gjithë njveleve të drejtësisë kanë penetruar individë që hapur po e tregojnë anëshmërinë me parti të djathta por pse jo dhe me të majtën ..Domethënë edhe gazetarët që paguhen nga pronarët e shtypit dhe të mediave televizive nuk kanë si të veprojnë ndryshe ,nuk mundet të jenë të pavarur ,por duhet të pasqyrojnë intetesat e pronarëve pa ju interesuar e drejta ,e vërteta, e moralshmja dhe e virtytëshmja , mjafton tu pëlqejë pronarëve por dhe bandave që i bëjnë presion pronarëve të ndonjë medie apo portali a gazete.Sa larg jemi për të qenë në nivelin e kërkesave të demokracisë !.?Duan,sduan gazetarët janë produkt i ksaj shoqërie dhe demokracie paçka se nuk është mirë .sidomos kur bëhen palë me të keqen , me të pa drejtën .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psikologu 1

          Gazetari me perfaqesues i kesaj problematike teper shqetesuese eshte nje fare Saimir Kodra i Stopit...program qe me eshte neveritur jo per tematiken por per qendrimet teper arrogante te ketij tipit

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dëëgjues

            Po çfarë gazetarj është Saimiri? Ai është i sajuar. Gazetarët tanë mbajnë aq anësi sa njerzit kur i shohin në emisionet e mbrëmjes e dinë në detaje çfarë do të thonë, sidomod gazetarët e News24, Syri, Euronews,A2… Klan News, u harrova më të renë MCN . Kjo është gazetari e shëmtuar. Misioni i gazetarit është e vërteta, dhe nqs e di të vërtetën dhe nuk e thotë qëllimisht atëhere është njësoj si një kriminel. Asnjëri nuk flet e shkruan me mendjen e tyre, asnjëri nuk thot çfarë mendon po çfarë ka urdgëruar shefi. Po kemi dhe drejtues emisionesh që i ndërpresin të ftuarit duke thën gjithë kohën : po unë e kam thënë.., dhe shëmbulli më sinjifikativ, për mendimin tim, është Sokol Balla. Z. Balla i fton njerëzit dhe më shumë flet vetë duke na mbushur mendjen se ai e ka thën, se ai është i mirë informuat, se ai e dinte që do të ndodhte kështu e ashtu… Unë e di që ai, si kushdo ka mendimin e tij, por duke i ftuar njerëzit e duke folur më shumë Sokoli, nuk marrim vesh mendimin e të ftuarit ose të të ftuarve. Kjo është formë e arrogancës së moderatorit ose drejtuesit të emisionit. Sokol na lër të dëgjojmë të ftuarit, mendimin tënd e dimë je kundër PS dhe po shkon tek opozita, akoma nuk di tja vë emrin partisë, pra për ku je drejtuar?

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Si shikues i emisionit "Real story" me moderator Sokol Ballën, jam plotësisht dakord me komentin e @dëgjuesi. Por edhe pse 3/4 e emisionit mbulohen nga vetë moderatori, prej tij vërej dhe një të metë tjetër. Në shumicën e rasteve, nga nxitimi dhe nga belbëzimi, atij nuk merret vesh se çfarë thotë. Pavarësisht se si gazetar i politikës, nuk i duhet mohuar aftësia, informacioni që mbart apo larmia e temave që moderon, më mirë se gojtaria do t'i shkonte e shkruara. Kur në ato pak raste, e kam lexuar në këtë zhanër, më ka pëlqyer më shumë. E fundit që kam për të, është se ndjehet fort tek ai një lloj narcizmi. Në respekt të audiencës, shpresoj t'i lexojë këto vërejtje shoqërore.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje