Republika pa opozitë dhe beteja për ta shpikur atë nga e para

10 Prill 2025, 20:35Blog TEMA
Republika pa opozitë dhe beteja për ta shpikur atë nga e para

Nga Baton Haxhiu

ozita nuk ekziston si institucion. Ekzistojnë disa figura që nuk përfaqësojnë dhe një opinion publik që nuk i beson më askujt. Prandaj, ishte gjetje fraza e Blendi Kajsiut në shpjegimin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Ndaj 11 maji nuk është një përballje për të marrë pushtetin, por një moment për të shpikur opozitën”.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që zgjedhjet të jenë kaq pa dyshim për fituesin e qeverisë, por kaq të paqartë për fatin e opozitës. Dhe ky është një rast i rrallë për të kuptuar thelbin e një krize që ka dekada që gërryen politikën shqiptare nga brenda dhe shihet qartë dhe në thelb mungesa e një opozite që përfaqëson shpresën dhe jo nostalgjinë.

Edi Rama do të fitojë zgjedhjet. Kjo është e parashikuar dhe e kuptueshme. Por nuk do t’i fitojë sepse ka bërë gjithçka mirë, por sepse nuk ka kush tjetër përballë që bind se do të bën më mirë.

Ai është në pushtet jo vetëm nga forca e vet, por nga dobësia e të tjerëve.

Sepse Sali Berisha nuk është më opozitë,  është një e shkuar që refuzon të tërhiqet. Dhe votuesit e dinë këtë. E ndjejnë këtë. Ndaj nuk janë të etur për një fitore të opozitës, por për një lindje të saj të re.

Dhe kjo është ajo që po ndodh: një përpjekje për të imagjinuar një opozitë ndryshe. Por si ndërtohet ajo? Nuk ndërtohet me statuse Facebook-u. Nuk lind nga urrejtja ndaj Ramës, por nga një dashuri për një Shqipëri që mund të bëhet më mirë. Nuk ndërtohet mbi moralizime, por mbi institucione. Dhe mbi një përballje të sinqertë me pyetjen: çfarë do të thotë të jesh opozitë?

Të jesh opozitë nuk është të bërtasësh më shumë, por të kuptosh më thellë. Të jesh opozitë nuk është të jesh anti-Rama, por të jesh për një Shqipëri që funksionon ndryshe. Të jesh opozitë nuk është të veshësh rrobat e vjetra të zhgënjimit, por të ndërtosh një kostum të ri për përfaqësimin publik.

Në këtë betejë për të shpikur opozitën, partitë e vogla nuk duhet të jenë zëra të çrregullt të pakënaqësisë, por gurët e parë të një strukture që mund të mbajë peshën e një shoqërie moderne. Ato duhet të flasin për reforma, për drejtësi, për ekonomi reale, për dinjitet qytetar – jo për hakmarrje, jo për pazare.

Sepse në fund, Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër Berishë me fytyrë të re, as për një tjetër Rama me zë tjetër. Ka nevojë për një politikë që e thotë të vërtetën pa ulërimë, që e kërkon ndryshimin pa dhunë dhe që e ndërton të ardhmen pa nostalgji.

Opozita nuk vjen vetë. Ajo duhet shpikur. Dhe kjo është beteja e vetme që ia vlen të zhvillohet më 11 maj. Dhe çdo ditë pas saj.

Mund të nxjerrë një lider të ri, që nuk ka lidhje me mitologjitë e vjetra, që nuk mban krah askujt përveç publikut. Një lider që nuk vjen nga partia, por e bën partinë të vijë nga ai – siç ndodh në kohë të jashtëzakonshme.

Por nëse PD nuk e bën asnjërën , as tërheqjen, as rilindjen, atëherë do të ndodhë një përkeqësim i heshtur. Ajo do të mbetet aty ku është, një parti që ekziston pa kuptim, që rri pa peshë, që flet por nuk përfaqëson.

Dhe në këtë vakum të madh lind një pyetje më e thellë: Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë e re?

Jo thjesht opozitën, por vetë shtresën që mendon, punon dhe kërkon dinjitet në një vend që po afrohet me Evropën më shumë për shkak të shqiptarëve jashtë sesa politikës brenda.

E ardhmja e Shqipërisë nuk është një lider. Është një vizion. Dhe votuesit më 11 maj nuk do të zgjedhin vetëm përfaqësues , do të zgjedhin ose do te presin se cilën të ardhme duan të fillojnë të ndërtojnë.

Dhe për kë janë gati ta ndërpresin të shkuarën.

5 Komente

  1. V
    VINI GISHTIN KOKES

    Kur imzot F.Noli i kerkonte Faik Konices qe duhej te shkruante si autor apo te perkthente ne shqip klasiket , Faiku iu pergjegj : Ja . . . . , i shkrova hiresi , por kush do ti kendonje , se shqiptaret jane 95% analfabete . . . !

    Përgjigjjuni
    1. h
      h

      Sipas Batonit e Kajsiut dhe shume batonave e kajsive qe jane thesht tellall te qeverise e mbushin xhepat per keto opinione qe te ulin sadopak moralin e popullit opozitar, keto zgjedhje jane tjesht nje formalitet pasi Rama dhe rilindja jane fitues te padiskutueshem. Sipas tyre populli opozitar thjesht jane skllever qe punojne e paguajne taksa per PS dh Ramen. Sipas tyre populli opozitar do pranoje pafundesisht nje regjim qe e perjashton, qe e sundon e varferon dhe sllaveron, qe ben ceshte e mundur qe ai te largohet nga Shqiperia , sipas tyre populli opozitar nuk ka dinjitet dhe pranon te neperkembet, te mos kete te ardhme, sipas tyre populli opozitar eshte popull i dores se dyte qe i mungon aftesia dhe guximi dhe pret sa te rritet Zahoja qe Rama ti kaloii pushtetin dhe femijet e popullit opozitar te punojne per Zahon sic po punojne vete ata sot per Ramen e PS. Ne rast se eshte keshtu sic thote Batoni e batonat, atehere mete vertet qe populli opozitar nuk ka vend me ne Shqiperi por as nuk e meriton Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        @h, ok, e ke dhënë mendimin tënd por më duket se, edhe nëse e ke lexuar me vëmendje shkrimin e Haxhiut, mini alisht nuk e paske kuptuar. Lexoje dhe njëherë, por pa syze opake, se mbase ftillohesh.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nertila

        O Baton populli e ka vendodur kë do të votoj në 11 maj 2025, mos u përpiq kot. Do të fitoj Partia Socaliste nga që ta rrotulloni ju. Dhe e di përse? Sepse deri tani nuk ka parti më të mirë se Partia Socialiste dhe Edi Rama. Kur në Shqipëri të lindi ndonjë lider më i mirë se Edi Rama dhe ndonjë parti më e mirë se Partia Socialiste atëhere flasim. Shiko sa parti të reja dolën jo nuk lindën të gjitha janë zgjatime të PD. Shabani, Llapaj Shehaj, Alibeja, Basha e ku di unë. Parti e Re është vetëm partia Lëvizja Bashkë por është parti ekstremisht e majtë, dhe Sokol Balla na e ngriti në qiell po nuk është koha për parti ultra të majta. Koha është për një parti si Partia Socialiste, që mendon për të gjitha shtresat. Po nuk kuptoj disa që na thonë se mbështet PS dhe oligarkët. Po oligarkët nuk janë armiq me shtresat e tjera. Kush do të hapi vende pune po nuk ka oligarkë? Kush do të derdhi tatime nëqoftë se nuk ka oligarkë? Partia Socialiste është parti e të gjitha shtresave, në Kapitalizëm duhet dhe oligarku dhe këtë e kërkuam vet në 1990 kur kërkuam ndrimin e sistemit. Partia Socialiste është parti me fytyrë njerëzore nuk vret si në 21 janar, nuk të hedh në erë si në Gërdec e as nuk të vjedh si na vodhën me firmat Piramidale. Prandaj o njerëz mos dëgjoni analist, gazetar, e soj soj mileti që kanë hallin e xhepave të tyre ose nga ata që pëlqejnë vetëm vehten e tyre si Sokol Balla, Briseida Gjikondi, Fatos Lubonja, Andi Bushati e soj soj edepsezesh. Popull voto me kujdes e me mend e tua. Votoni Partinë Socialiste për të mirë tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Nertila, vetëm Briseida Gjikondin mos e fut në listën e analistëve dhe gazetarucëve që mendojnë për interesat e tyre, se ajo është një zonjë e vërtetë, me forcë fjale, mbron të vërtetën dhe flet realitetin. Për gra të tilla të mënçura dhe të urta ka nevojë ky vend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje