Familja ime dhe “Zëri i Amerikës”: Si e shkatërroi Donald Trump një histori dashurie

10 Prill 2025, 09:31Blog TEMA
Familja ime dhe “Zëri i Amerikës”: Si e shkatërroi

Presidenti amerikan po i shuan radiot ndërkombëtare. Për diktatorët, ky është një lajm i mirë. Por për autorin e këtij teksti dhe babanë e tij një botë e mirënjohur po lëkundet.

Nga Enver Robelli*

Për babanë tim ka qenë gjithmonë e rëndësishme të kthehej nga kantieri në banesë para orës 18:00. Atëherë banonim në një fshat të qetë pranë Liqenit të Zürichut. Ai ngjitej me ngut shkallëve përpjetë dhe fillimisht futej nën dush për të hequr pluhurin nga trupi. Pastaj gatuante diçka – “shpageta, shpejt dhe mirë”. E thoshte këtë herë në gjermanisht, herë në shqip.

Në orën 18:00 duhej të ishim të gjithë të qetë. Sepse atëherë fillonin lajmet e “Zërit të Amerikës”. I dëgjonim në gjuhën shqipe, më pas edhe në serbokroatisht. Nuk duhej të humbnim asnjë fjalë. Asnjë lajm. Nga Washingtoni jehonte zëri i lirisë. Çdo ditë, disa herë.

Rreth një radioje me valë të shkurtra të markës Philips – babai thotë se ishte një Grundig – mblidheshin edhe burra të tjerë, të gjithë punëtorë emigrantë nga një vend që në vitet 1980-të quhej Jugosllavi. Të gjithë banonin në atë ndërtesë betoni pranë pyllit, e cila deri para pak vitesh figuronte në librin me numra të telefonit me emrin “Shtëpia e punëtorëve emigrantë Freienbach”.

Radioja ndërkombëtare amerikane ishte një burim i besueshëm dhe i saktë informacioni për terrorin e madh dhe torturat e vogla në diktaturat komuniste të Europës Lindore. “Zëri i Amerikës” raportonte për kundërshtarë të regjimit që përfundonin në burg. Demaskonte planet pesëvjeçare të mashtruesve të kuq. Nderonte rezistencën e disidentëve si Václav Havel dhe Lech Wałęsa. Një dramaturg nga Praga dhe një elektricist nga Gdanjsku mbanin të ndezur pishtarin e shpresës. Dhe ne i dëgjonim me vëmendje – jo vetëm lajmet, por edhe kur Frank Sinatra këndonte “Ever Homeward” në polonisht për të mbështetur popujt në luftën për liri kundër Bashkimit Sovjetik.

Në lajmet e “Zërit të Amerikës” përshkruheshin priftërinj që ishin ekzekutuar ose burgosur nga regjimi komunist në Shqipëri. Njëri prej tyre ishte Ernest Simoni Troshani, i cili shpëtoi për mrekulli nga dënimi me vdekje. Sot është 96 vjeç. Ai u arrestua në ditën e Krishtlindjes më 1963, pasi mbajti një meshë për presidentin e vrarë amerikan John F. Kennedy, gjithashtu katolik.

Aparatçikët komunistë e dënuan priftin me 18 vjet burg. Kur doli nga qelia, diktatura nuk ishte rrëzuar ende. Gjatë ditës pastronte kanalizimet. Natën u predikonte fshehurazi punëtorëve. Kur ky njeri trupvogël ia tregoi historinë e tij Papa Françeskut, ky shpërtheu në lot dhe e emëroi kardinal.

Që nga e shtuna e 15 marsit, “Zëri i Amerikës” nuk transmeton më lajme. Zërat e moderatorëve janë heshtur, faqet e internetit janë ngrirë, gazetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Me një dekret, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të shpërbëjë United States Agency for Global Media – agjencinë nënë të “Zërit të Amerikës”. Këto shkurtime masive i dhanë fund punës së radios ndoshta më të suksesshme të lirisë në historinë e SHBA-ve.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se “Zëri i Amerikës” kishte përhapur “propagandë radikale”. Dëshmi për këtë nuk u dhanë, por jetojmë në kohë kur lajmet e rreme shpesh peshojnë më shumë se e vërteta. Kështu përfundoi historia 83-vjeçare e “Zërit të Amerikës”.

Një radio që për dekada ishte mallkuar nga diktatorët komunistë dhe armiqtë e njerëzimit, sepse nxirrte të vërtetën në dritë. Një radio që KGB-ja sovjetike nuk arriti dot ta shkatërronte. Një radio që kontribuoi në rrëzimin e diktaturave në Europën Lindore. Një radio që transmetonte lajme në 50 gjuhë për rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën. Deri më 15 mars. Në një nga lajmet e fundit u citua kryeministri britanik Keir Starmer duke thënë se Rusia do të duhet të pranojë paqen në Ukrainë – herët a vonë.

Paqe. Liri. Demokraci. Mirëqenie. Liri e shprehjes. Të gjitha këto koncepte hynë në familjen tonë përmes “Zërit të Amerikës”. Ishte viti 1958, kur xhaxhai im, i cili kishte fituar pak para si murator në jug të Serbisë, bleu një radio të markës Iskra dhe e solli në fshatin tonë në Kosovë. Radioja ishte prodhuar nga një fabrikë në Slloveni. Prej andej, në kufi me Austrinë, deri pranë Selanikut në Greqi shtrihej shteti shumëetnik i Jugosllavisë – një “parajsë socialiste”, siç e quante sundimtari Josip Broz Tito. Ishte një diktaturë, por jo aq brutale sa ato në vendet fqinje si Rumania, Bullgaria apo Shqipëria.

Në lajmet e “Zërit të Amerikës”, dëgjuesit inkurajoheshin t’i shkruanin redaksisë në Washington për të treguar se nga cili vend i dëgjonin transmetimet. Një ditë, babai im mori një fletë të bardhë dhe i shkroi një letër “Zërit të Amerikës”. U tregoi redaktorëve se i dëgjonte me shumë dëshirë lajmet e tyre. Pas disa kohësh, postieri solli një letër nga kryeqyteti i botës së lirë. Një letër falënderimi nga “Zëri i Amerikës”! Ky mund të ketë qenë një nga çastet më të lumtura në jetën e babait tim.

Më 15 mars për të dhe për mua u shemb një botë e njohur. Një histori dashurie përfundoi. Donald Trump e shkatërroi atë. Edhe pse gruaja e tij vjen nga Sllovenia – po aty ku u prodhua radioja Iskra, me të cilën familja ime zbuloi Amerikën. Iskra do të thotë “shkëndijë”.

Atë që nuk arriti ta bëjë Stalini në Bashkimin Sovjetik dhe as diktatorët e tjerë të Europës Lindore për dekada me radhë, e bëri presidenti amerikan me një stilolaps të zi. Tani kanë arsye për të festuar autokratët e sotëm në Rusi dhe Bjellorusi, ajatollahët në Iran, komunistët në Kinë, diktatorët në Afrikë, despotët në Azinë Qendrore dhe politikanët e korruptuar në Ballkan. Gazeta e Partisë Komuniste kineze “Global Times” u shpreh e gëzuar që “radioja  ndërkombëtare amerikane u hodh në koshin e plehrave të historisë”.

Me vendimin e tij, Trump nuk e ndali vetëm “Zërin e Amerikës”, por edhe “Radion Europa e Lirë” (RFE), me seli në Pragë, e cila financohej po ashtu nga SHBA. Sidomos nga Ukraina, RFE raportonte në mënyrë të shkëlqyer dhe të detajuar.

Gjithashtu, “Radio Free Asia” (RFA) nuk do të transmetojë më lajme në gjuhën mandarin, uigure dhe tibetiane. Gazetarët e RFA kanë raportuar prej vitesh me njohuri të thella për shtypjen brutale të uigurëve, arrestimet arbitrare të disidentëve dhe padrejtësi të tjera në Azi.

“RFA bën një punë të jashtëzakonshme në kushte jashtëzakonisht të vështira në këtë rajon – veçanërisht në Birmani, Vietnam dhe Kamboxhia. Ne i referohemi kësaj radioje”, shkroi korrespondenti i BBC-së, Jonathan Head, në platformën X. Head raporton nga Bangkoku për zhvillimet në Azi.

Me urdhër të Trumpit, rreth 1300 gazetarë janë dërguar në pushim me pagesë. Çfarë mbetet është një boshllëk informacioni në vende ku nuk ka liri të fjalës. Si gjatë Luftës së Ftohtë, ashtu edhe në kohën tonë post-faktike, radiot si “Zëri i Amerikës” dhe “Radioja Europa e Lirë” kanë qenë një halë në sy të regjimeve autoritare.

Këto media kushtonin rreth 370 milionë franga në vit për taksapaguesit amerikanë. Nuk është shumë e madhe, po të kihet parasysh se këto kanale informative kanë përhapur vlerat amerikane të demokracisë dhe lirisë me më shumë efikasitet se sa batalionet e armatosura. Ne u qëndruan besnikë këtyre radiove, sepse ato raportuan me ndershmëri dhe pavarësi publicistike për zhvillimet në Ballkan.

Katarzyna Pisarska, themeluese dhe drejtoreshë e Forumit të Sigurisë në Varshavë, shprehu haptazi shqetësimin e saj në platformën X për mbylljen e radiove ndërkombëtare amerikane. “Në prill të vitit 1986, prindërit e mi mësuan për katastrofën bërthamore në Çernobil nga ‘Radio Free Europe’, ndërsa regjimi komunist polak e mbante të fshehur faktin se një re radioaktive po kalonte mbi Poloni,” shkroi ajo.

Falë një radioje të financuar nga qeveria amerikane, shumë fëmijë pas Perdes së Hekurt ishin më pak të ekspozuar ndaj rrezatimit – “dhe shoqëritë tona krijuan qasje ndaj të vërtetës që komunistët përpiqeshin ta fshihnin”.

Edhe sot, thotë Pisarska, “Radio Free Europe” – e themeluar në vitin 1953 – dëgjohet nga 40 milionë njerëz në 23 vende të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore. Në Rusi, radioja është shpallur “agjent i huaj” që prej vitit 2017, bashkë me “Zërin e Amerikës”. Pas fillimit të agresionit të plotë ndaj Ukrainës, autoritetet ruse bllokuan edhe faqet e internetit të të dy mediave.

Por ende ka miliona rusë e ruse që i ndjekin emisionet e RFE duke anashkaluar censurën shtetërore. “Zëri i Amerikës” dhe RFE janë burime të pazëvendësueshme informacioni në perandorinë e jo-lirisë të Putinit. SHBA-të po heqin dorë tani prej njërit nga mjetet më të rëndësishme të fuqisë së tyre të butë.

Fjalimi sekret i Nikita Hrushçovit në Kongresin e XX të Partisë Komuniste Sovjetike më 1956 u përhap shpejt në vendet satelite të Bashkimit Sovjetik falë “Radios Europa e Lirë”. Kështu u bë e njohur se Hrushovi e quajti Stalinin kriminel dhe dënoi ashpër spastrimet e tij brutale.

“Zëri i Amerikës” filloi transmetimet më 1 shkurt 1942, në mes të Luftës së Dytë Botërore. “Ne ju sjellim zëra nga Amerika”, tha gazetari William Harlan Hale në gjermanisht. “Sot dhe çdo ditë nga tani e tutje do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira për ne. Lajmet mund të jenë edhe të këqija. Por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Kur e pyeta babanë tim se çfarë do të thotë për të mbyllja e “Zërit të Amerikës”, atij i shpëtoi një fjalë që nuk mund të citohet. Pastaj tha: “Shkruaj më mirë: Është një katastrofë.”

*Ky shkrim u botua më 21 mars në gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”. Zhvillimet e mëvonshme lidhur me të ardhmen e radiove ndërkombëtare amerikane nuk janë marrë parasysh në tekst

 

19 Komente

  1. A
    Asd

    Trump ka bere shume gabime, por qe mbylli keto shpenzime per SHBA ndoshta beri mire. Sot eshte kohe tjeter dhe rrjetet sociale e interneti kane tejkaluar "radion politike", kete organ te vjeteruar. Kollaj eshte te ankohesh (si Robelli) derisa akoma nuk ke futur doren ne xhep e te nxjerresh nje dollar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vk

      Ik ne North Kore shikoje. VA Ishte per vendet qe nuk kane akses prandaj transmetohet ne vale te shkurtra.

      Përgjigjjuni
    2. m
      muc Chepa, diplomat karriere dhe prozator

      Sepse Zeusi udhehiqet nga realpolitika dhe nuk do te paguaj nje cerdhe emigrantesh nderkohe kur radio e mbaroi misionin qe kishte. Zeri i Amerikes ishte kthyer ne nje fole parazitesh qe jetonin me taksat tona, si diplomat ne Uashington kam pase rastin te shkoja ne kete institucion dhe perkufizimi i Trumpit eshte i sakte nje cerdhe emigrantesh dhe parazitesh. Shume faleminderit Trump qe shpetove gjithe ato shpenzime financiare per te mbajtur parazitet.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Florida

        ti Muc Xhepa prozator dhe diplomat kariere duhet te jesh ndonje rrot kari qe se bo nona

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere

          E ke gabim Florida, kam qene nje diplomat teper brilliant ne vitet qe kam sherbyer ketu ashtu sic kam edhe 4 vellime me proza qe do tjua rekomandoj ti blini dhe do te shikoni edhe jeten time te veshtire qe kam bere ne vitet e terrorit komunist, i perndjekur dhe i syrgjynosur ne fshatrat me te largeta, ardhja e demokracise me dha mundesine qe te shpalosen vlerat e mia intelektuale

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihanja prej Vicidoli

            ...eeee zbulove vehten plehre se kush je...hahahahaaaa na rekomandon te blejme edhe ato letrat higjenike te tua...po ik ore zhgorro se nuk hedh njeri pare kot per te mbushur xhepat e tua...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

              Jane kryevepra artistike, te shkruara me ndjenje, me nje pene magjepese dhe qe paraqesin realitetin e atyre viteve te zymta per vendin tone, aty do te shikosh edhe zemren trime te Muc Xhepes se si niset naten per te bere nje aksion qe do te hynte ne analet e kriminalistikes shqiptare por qe deshtoi vetem fale koincidences qe kaloi roja e turnit, jane proza qe rrale mund ti gjesh ne prozen shqiptare

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mustafahhhh

                Hahahahaha Ismaili numer dy. Tre njiheshin ne Shqiperi, Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe Mustafahhhhh Xhepa. Zot i madh na ruaj nga budallenjte. Ketij ja futen se kaloi roja i nates. Rrezik e kane zene duke vjedhur.

                Përgjigjjuni
            2. T
              Te noh

              Ke qene mesues anglishte i emeruar ne fshat e me vone ne Elbasan si gjithe te sapodiplomuarit. Po te kesh shkruar dicka te bukur publiko linkun e blerjes on line!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muc Xhepa, gjeniali i letrave shqiptare

                https://www.facebook.com/photo?fbid=10227022624816495

                Përgjigjjuni
              2. M
                Mustafahhhhh

                Mustafahhhh ai qe eshte briliant nuk shet pordhe. Nga menyra se si shkruan eshte fatkeqesi qe thua kam qene briliant. Je nje ish enverist qe kushedi pse jua ka futur dhe ju ka rrasur ne burg. Kushedi sa “poezi” vk i ke bere Enverit

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vasil Guga

                  Ti nuk je asgjë tjetër veç një kar... Boll më se na çave bythën. Idiot...

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ceni Boston

                    Mire ja u bere ketyre injoranteve o Pullumb!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Muc Xhepa karuc i diplomuar

                      Diplomat se morem vesh kur ishe , po nuk e spjegove dhe botove se kur ishe mbetet ne fuqi * rot kari *

                      Përgjigjjuni
                2. U
                  USA GA

                  Hajvanat me brina my far robeli Mos deshe edhe nje maune me leke me ta dergue trampi o idiot me ket zerin e mutit

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nardi

                    Po e keni gjetur kete Torrobellon o tema se na hapet barkun.Vetem te shkruajne kundra Trumpit dhe e botoni pa e pare fare shkrimin.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trampist Debil

                      Moooos. U merzit kari Trampist se shau trampin ai. Keta jane rrota kari te pashprese.

                      Përgjigjjuni
                    2. C
                      Ceni Boston

                      Koha ndryshon, ecen perpare dhe me te edhe teknologjia. Komunikimi sot dhe lajmi jane te castit. Nqtse dikush kerkon nje lajm ne moment e ka ne internet ate qe kerkon qofte nga USA qofte nga Europa apo nga cdo vend tjeter, Zeri i Amerikes si dhe shume programe te tjera shteterore jane vetem burokraci dhe streha te qeta per disa gazetare qe vegjetojne dhe nuk e kerkojne lajmin.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SPAK

                        Ne se ka bere nje gje te mire Presidenti Trump eshte mbyllja e Zerit te Amerikes {biberajt dhe Saliut}!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje