Nga Spartak Ngjela
E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!
Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Në Durrës ajo u prit me armë vetëm nga oficeri hero Mujo Ulqinaku, me një grup luftëtarësh.
Kurse mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, një ditë më parë kishte ikur nga Shqipëria. Dhe nuk duhet të harrojmë se mbreti ishte njëherësh edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare.
Ja, një të tillë rast të turpshëm nuk e ka kaluar asnjë vend tjetër në Evropë, kur ky ka qenë përballë një pushtimi nga një shteti i huaj.
Si mund të arratiset nga vendi i tij, ditën e pushtimit, mbreti që ka qenë kryetar i atij shteti!
E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!
Dhe ky ishte mbreti i Shqipërisë.
A keni parë të ketë lënë ndonjë gjë të shkruar?
Asgjë. Sepse ishte një hiçasgjë në kuptimin intelektual.
Dhe duhet ta keni parasysh gjithmonë se ky ka rrëzuar me ushtritë e Beogradit njeriun më të madh që ka nxjerrë deri tani populi shqiptar: Fan Stilian Noli; i cili, si kryeministër ishte zgjedhur me votën e popullit shqiptar.
Dhe koha kështu vijoi, se edhe Enver Hoxhën Serbia e solli në pushtet në Shqipëri.
Por...
Historia për një akt të turpshëm antikombëtar të një mbreti apo të një kryeministri të një shteti të pavarur, duhet thënë dhe treguar gjithmonë, në mënyrë që një akt i tillë antikombëtar të mos përsëritet më në historinë e këtij shteti.
Koha historike është një rrëfim për të vërtetën, dhe, një fakt historik, që është i turpshëm për një kryetar shteti, duhet treguar gjithmonë.
Si ka mundësi që, një ditë para pushtimit nga një shtet tjetër, mbreti i Shqipërisë të arratiset nga Shqipëria dhe ushtria e shtetit të shpërbëhet!
E kuptoni tani se si u zhvillua kjo historia jonë nga një akt i tillë? Nëse mbreti do të kishte drejtuar ushtrinë shqiptare në prillin e vitit 1939, historia e Shqipërisë do të ishte historia e një shteti evropian. Kjo sepse, e gjithë rinia heroike shqiptare që kërkoi armë masivisht në prillin e vitit 1939, do kishte nisur luftën kundër fashizmit italian. Dhe kjo rini që luftoi nën drejtimin e partisë komuniste për çlirimin e Shqipërisë, do të kishte luftuar po njëlloj e drejtuar nga mbreti i tyre që iku në një drejtim të paditur.
Por, pikërisht përballë një fakti të tillë, historia jonë do të ishte një tjetër histori. Kjo sepse komunizmi nuk kishte shans që të vinte në pushtet në Shqipëri, kurse Ahmet Zogu do të ishte sot jo një mbret ikanak që la atdheun e tij dhe u arratis për të mos iu përgjigjur me luftë pushtuesit italian, por do të ishte, sigurisht, një hero kombëtar.
Ja, kjo është përgjegjësia historike e çdo kryetar-shteti që është e do të vijë në Shqipëri, sepse ikanaku nga detyra shtetërore përballë një rreziku kombëtar, është një fantazmë historike dhe asgjë më shumë...
Respekte avokat ,qe shkruan gjithnje te verteten.
@Nik, lexoje me vëmendje dhe jo se të pëlqejnë ato që shkruan Taku, i ngjizur si komunist. Thua ti që ky thotë gjithmonë të vërtetën. Cilën të vërtetë? -Që 800.000 shqiptarë duhej të luftonin pprballë një fuqie 40 milionëshe? -Apo që mbreti Zog veproi njëjtë me mbretërin grek, bullgar, jugosllav, belg, hollandez etj, kur shtetet e tyre u mësynë nga fuqitë e Boshtit? -Në 1924, Zogu i larguar nga "grushti i shtetit" i Nolit, për të vendosur legjitimitetin, nga diku do vinte. Në mos nga Jugosllavia do vinte nga Greqia, se edhe pse quhej "Zog", nuk fluturonte dot!? -A e di ti se mu për shkak të Greqisë, Britania nuk i dha mbretit shqiptar statusin e monarkut në ekzil, ashtu si gjithë monarkëve të tjerë, për shkak të luftës, të strehuar aty? (Eduard Kapri) -Që asnjë shtet (ndoshta vetëm BS) nuk e njohu qeverinë e Nolit, pikërisht se nuk bëri zgjedhje që të legjitimohej, ndlrsa po thua se Noli u zgjodh nga populli?! (Ilir Ikonomi-"Rebeli") -Noli ishte i madh në shumë çka, por jo si politikan (dështimi dhe më pas tërheqja vetë nga politika), përkundër Zogut që, edhe pse pa shkëlqim në fusha të tjera ishte politikan i talentuar. Për aftësitë e tij si politikan, ka shkrime të shumta. Mbi të gjitha i njihet merita e konsolidimit të shtetit shqiptar, që lindi mbas Kongresit të Lushnjes. -Të kthehemi përsëri tek Taku. Shqipëria, u pushtua nga Italia, ashtu si shumë shtete të Europës nga Gjermania. Cilat nga ato luftuan? Ngjarjet ndryshuan mbas sulmit gjerman mbi BS në 21 qershor 1941, kur Kominterni me në krye Stalinin dha kushtrimin për komunistët, pra dhe për Kiçon e Verën e Takut, që të ngriheshin për të mbrojtur shtetin e sovjetëve. Dhe këta 5 muaj më vonë, nën drejtimin e Titos, krijuan PKSh. Lufta nuk u organizua prej tyre kundër italianëve pushtues (ku ishin komunistët për 4 vjet?). Kush i luftoi dhe i mundi italianët, lufta e Kiçove, apo Duçja, përballë ushtrive anglo-amerikanëve në 9 shtator 1943, deklaroi kapitullimin? -Dhe e fundit, nuk di nëse ke dëgjuar gjë për Napoleonin e madh. Ai nuk shkroi asnjë libër, shkollë kishte sa për t'u bërë toger artilerie, por si polutikan dhe strateg ishte gjeni. Për të janë shkruar mbi 1000 libra, por ai vetë nuk dimë të ketë shkruar ndonjë. Tani më thuaj që të bëhesh mbret, kryetar, shteti apo kryeministër duhet të jesh patjetër shkencëtar apo erudit si Fan S. Noli? Etj, etj, or Nik, se u bë vonë tani.
???? nuk kishte ushtri o Taku. Kishte vetem xhandarmeri. Kush ta tha qe Noli nuk e mori pushtetin me rrevolucion nga gryka e pushkes? Itali e Mussolinit Shqiperine e deshi si trampoline per te pushtuar Greqine apo jo?
O Alb,o tytë,kush të tha se Zogu nuk kish ushtri? Kishte ushtri o dyfek,kishte.Por s'kish zemër dhe atdhedashuri!Sepse ish një mbret i vetëshpallur që e desh Shqipërinë vetëm për ta rrjepur e bërë qejf! Po ti si haivan qe je, mos u mërzit kur e shajnë,se ka plot haivanë si ty ky vend.
Ja ke fut kot,nuk mbrohet nji mbret injorant dhe tradhetar. Le qe ai sishte mbret por nji fshatar koktrash qe e shpalli veten mbret.
Nuk e luan topi! Dhe ky tradhëtar frikacak ka monument në mes te Tiranës, i bërë nga si vëllai i tij Sali tradhëtar Berisha! Maskarenj të dy!
Muslimon brothers m'Albaniston..... plehra arabe pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit
Sakte, I nderuari Ngjela!
Cfare tradhtie beri Zogu???!!! Shqiperia do e ndalte Italine qe ishte pergatitur 20 vjet per lufte??? Perse nuk e beri Franca? Perse nuk i doli perballe Gjermanise Anglia?! Te mos flasim per Cekine, Austrine, Holanden, Belgjiken....gjithe Europen! Italianet shfrytezuan nje moment te delikat me situaten e familjes mbreterore! Mbreteresha Geraldine ishte 24 ore lehone pas lindjes se femijes! Rezistence simbolike u be nga forcat mbreterore, sa per te treguar se po vini si pushtues! Nuk do vendosej fati i Europes dhe i botes ne Shqiperi! U vendos gjetke!...
Te bente detyren e vet por ça pret nga nji injorant e frikacak qe ishte vetshpallur mbret
Alfred o Alfred Ta ka shpjegu avokati mire e bukur Kupton shqip ?
O Alfredo, te gjithe vendet qe ke renditur luftuan para se te pushtoheshin, vetem Ahmet Zogu zgjodhi te mos luftoje. Prej lufte veç ai largohet qe eshte lindur tradhetor - thote himni. Ka qene tradhtar dhe frikacak Zogu yt. Turpin ka lene mbrapa.
Zogu ishte largpames. Shtetin e la me forcat e Boshtit, vet kaloi me Antanten. Priti dhe ju dha mbrojtje Juiveve, te cilet i respektoi e mbrojti dhe shteti i lidhur me Boshtin. U happen shkollat ku kishte shqipetar. Shqiperi funksiononte si nje e tere. Sot forcat e ish Boshtit ne unisson me Ish Antanten i jane drejtuar autokracise. O kalim real ne demokraci, o lufte. Rrofte Mbreteria Shqiptare me ne kryer Mbretin Leka i Dyte. Perkulje per Mbretin Zog dhe lartesine e tij per kohen. Tre burra shqipetar u ndodhen perballe historise. ESAT Pashe Toptani ne Shkoder. E mbrojti derie kur u njohte shqipetare dhe e ''dorzoi'' per te nxjerre forcen Turke. Ahmet Zogu ne luften e dyte boterore. Ramiz Alia me 1990. Ramizi luajti si ruset dhe ja la pushtetin ''intelegjences'' komunistet e cila kamufloi me antikomunizmin. Enverit qe me fat, nuk u provua perballe historise. Levizi nga jugosllavet, ruset e kinezet ende pa qene nevoja.
keshtu u shperbe edhe ushtria e,Salih gerdeciit ne 97, dhe populli trim e sylesh e votoi ne 2005.
keshtu u shperbe edhe ushtria e,Salih gerdeciit ne 97, dhe populli trim e sylesh e votoi ne 2005.
ouuu Taku qenka bere republikan??? Dikur ka qene Legalist, me monarkine...Taku taku torollaku...
Avokat je edukuar ne kohen e te mallkuarit.Ti mendon se do fitonte me italine???Do vriteshin shume djem dhe pushtimi do behej.Ai iku se nuk Donte te dorezonte kuroren.dmth monarkine.U lidh me fuqite e atlantes ,do priste sa te mbaronte lufta pastaj do kthehej me monarki.Dihet si rrodhi,erdhi tjeter mbret absolut komplet i cmendur qe na beri te flisnim me vete.
Po çfar mbreti, po shkoni e shikoni tek busti tek materniteti ka te shkruar ne bronx emrin „ xhiku“, tek pjesa e bazamentit prej bronxi, ha ha ha , kishin mbreter te tjere, donte dhe ky te ishte mbret, po nuk u be kurre se e pame çfar beri ja mbathi si lepur… pale pa na quajne dhe nipin e tij princ, turp, po fajin e kemi vete ne popull merre merre, jemi kot, ju kujtohet kur dha interviste me gazetaret presidenti i atehershem zoti Bamir Topi kur doli nga shtepia e djalit te zogut pasi i beri nje vizite sepse ishte i semure, tha - vizitova naltmadherine … turp e faqja e zeze, po ku te kete turp ky soj politikani kur thote „ syze qe i pershtaten formatit tim, o lu marte muti shalet . Dhe historia perseritet me keto lloj idiotesirash dhe ne mbetemi ata qe kemi qene. …Po do vije dita qe Gjergj Kastrioti do zbresi nga piedestali dhe do ta pastroi sheshin nga felliqesirat .
Leji kto perralla me mbret. Nqs Nazistet do mundeshin to fitonin luften kunder flotes ajrore me Britanine, mbreti Anglez do u arratiste per ne Kanada. Ateher Britania ishte prap nje perandori por vetem kanali I La Manche-it e shpetoi. Shqipria athere nuk kishte buke me hanger. Anglia kishte flote ajrore dhe sidomos ate detare shume te forte. Kam pare nje documentar ktu ne Angli se si filloi Lufta e pare or te 2-te boterore. I jepte me photo e te gjitha. Serbet erdhen deri ne Durres. Po te mos ishte per Austrine qe i dha service ultimatum veriut is shqiprise do ishte Serbi. Ushtria e Serbise kishte uniforme kurse shqiptaret brekushe e qeleshe. Ne Shqiptaret u dukshim tejet te prapambetur.
O spartak plaku, ne te vetmin shkrim ke shume te drejte. Nga burgajeti fshat ,mbret , nga mbret hajdut e grabites, nga hajdut tràdhetar i kombit vet, kjo eshte e verteta. Ķy pinxhuku qe e quan veten princ leshi ,mori pronàt e shqiptareve ne gjithe shqiperine, ka filluar ti nderoje dhe grate, jeton si mbret ,persè nuk flet per te tashmen o tàku ,se e shkuara harohet ne kete Nahine tone ,pjese e se ciles je dhe ti si monarkist.Tradhetaret ,hajdutet dhe vrasesit ne shqiperì jetojne mire si sheike, ne I votojme o taku.......nuk e di perse nuk e futen ne listat e mbyllura edhe princ lekaleshin ,kùr eshte mediu, tritani, xhixhoja, likja ,apo mos e kan haruar......shikoje njehere o taku si eshte puna, se ai ka dhe flori, dhe likja I ka shume qejf verdhushkat....
Rrofsh Taku qe po na rilexon veprat e ish shokut te babait tend Enverin. Ke lindur e do vdesesh race fashataro- komunistesh o Taku! Nuk interpretohet historia sipas veprave te enverizmit o çuni i Kiço Ngjeles!.
Po mirë se skemi ç'të themi tjetër për një fundërinë mbretëror që nuk qëndrojë të shikonte situatën si vetmbret por ai vodhi dhe2,5ton ar që i depozitojë nëpër bangat e botës Po këto i vodhi se kish frikë se po i merrte Italia fashiste .Po për të ardhë në pushtet me ndihmës serbe përse i a dha ShënNaumin .Po me dhjetra intelektual përse i eliminojë nëpër Evropë për të mosi patur kundërshtar të politikës A mundet të thot njeri me mënd se për 15 vjtë në mbretëri a u ndërtua ndonjë vepër që të mbahet mënd.A u hapën shkolla, spitale që e griupopullin skamja, injoranca(mbi80% analfabet e popullsisë) Ata 800000 mijë shqipëtar i eliminojë sëmundja e malarjes turbekulosit milingjitit , morri shtrohej në sofrën e çdo familje sepse nuk kishi me se ta luftonin Kandili dhe pisha e malit i qorrojë popullin sepse dritë elektrike skishte në 90% të Shqipërisë ...,??! E çfarë mund të thuash për këtë satrap ??Çfarë bëri mirë dhe i ngeli pa drejtuar shtetin ditën e pushtimit italian???Largimi në 7 prill ishte fundi pa lavdi i mbretërimit të tij dhe mori vulën e tradhëtisë dhe të urrejtjes së popullit shqipëtar sot e për 85vjet të shkuara .Zogistët Ballistët Salistët e shumë funderina të tjerë i thurin ditirambte ksaj figure por jo se duan por për ts patur si material propogande ndajEnver Hoxhës. Por me gjithë gabimet dhe të metat e atij sistemi krahasimi është sikur krahasosh errësirën me dritën Por kjo ësh punë e historianëve , për tadhëtinë e Ahmet Zogut ditën e kiametit për popullin,ajo do të mbetet ditë e zezë dhe veprimi i tijë tradhëti e pastër dhe e çetifikuar si e tillë.
Rroftë Enver Hoxha, o Çikatru
ky muhabet eshte si ajo historia me pordhi kali ne dere te hanit..................... si me Ahmet e pa Ahmet Shqiperia skishte piken e shancit te fitonte...por gjakdhjeri gerrrki avukati do ti shohe te gjithe te vdekur ..me kete rrume eshte rritur e edukuar po nuk u fut njeri ne burg e po nuk u exekutua njeri nuk eshte nje dite e mire per te......anglo alabk sachsonin.....
Spartak Sheperiotsi fisnik! Respekt!
Historia alla Enver Hoxhë nuk shkundet kollaj, por le të shikojmë faktet; të gjithë mbretërit e vendeve Ballkanike u larguan nga vendet e tyre për në Londër kur forcat e aksit pushtuan këto vende. Shqipëria nuk kishte asnjë shans realisht të mbrohej para një force ushtarake 100 mijë veta. Rezistencën e vërtetë italianëve i'a ka bërë Abaz Kupi dhe të tjerë. Diktaturën komuniste në Shqipëri e sollën ata pseudo - intelektuale që përqafuan komunizmin dhe u bënë veglat e diktaturës. I kujtoj autorit ministrat e Enver Hoxhës për shembull. Ata që ngatërrojnë Fan Nolin poet dhe intelektual me politikan harrojnë që sa i lartë ishte si intelektual aq i dështuar ishte si i fundit. Zogu deri në fund i mbajti me pare kritikët e tij si Noli e Konica. Zogu deri ditën e fundit vdiq si antikomunist dhe patriot.