Bllofi i gazetarëve me "faktet tronditësë” të SPAK për Veliajn

7 Prill 2025, 17:30Blog TEMA
Bllofi i gazetarëve me "faktet tronditësë” të

Nga Andi Bushati

Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, ka në dispozicion një makineri të fortë mediatike. Po të kthejmë pak filmin pas, në ditët kur Erion Veliaj do dilte para gjykatës së apelit për të vlerësuar masën e arrestit me burg ndaj tij, në publik shpërtheu një fortunë e vërtetë. Thelbi i saj konsistonte në ato që u quajtën provat e reja, të cilat do e gozhdonin në burg të arrestuarin më të famshëm të politikës shqiptare.

Nga kangjellat e SPAK-ut shfaqeshin reporterë që transmetonin live tmerret e këtyre përgjimeve. Në titujt e televizioneve dhe gazetave kjo fabul u mor si e mirqenë duke iu kushtuar një hapsirë përtej normales. Në një farë mënyre, viktima të kësaj atmosfere të përgjithshme ramë edhe ne tek Lapsi.al, duke folur për këto fakte të reja që mund ta linin Veliajn në burg, ndonëse nuk kishim parë, prekur apo lexuar asnjërin prej tyre. 

Sot kur bisedat e “Lalit” me gruan dhe të vëllain po zbardhen njëra pas tjetrës e vërteta po rezulton ndryshe nga ç’u shit në 11, 12 apo 13 mars. Në komunikimet e bëra publike vërtet shihet një tendencë për të ushtruar presion politik dhe mediatik mbi gjykatësit apo prokurorët, por aty përpos vizatimit të karakterit perverso-qesharak të stërnjohur të Veliajt, nuk vërehet ndonjë provë flagrante. Edhe më e fortë bëhet kjo bindje po të qëmtosh me kujdes dialogjet. Aty edhe vetë i burgosuri edhe familjarët e tij që gjenden jashtë, tregojnë që janë në djeni të faktit se ndodhen në përgjim. Pra ata nuk do i falnin me duart e tyre as SPAK-ut, as GJKKO dhuratën që do i zgjaste arrestin.

Tani kur situata është më e qartë dhe ne jemi njohur pak a shumë me përmbajtjen e bisedave të përgjuara, natyrshëm mund të ngrejmë pyetjen: pse u fry dhe u zmadhua pesha e tyre? Si ndodhi që u pranua të flitet për “prova gozhduese”, pa i lexuar ato? Cilët qenë ata reporterë që raportuan nga parvazi i SPAK "faktet tronditësë”, që nuk paskan qenë aspak të tilla? 

Të tëra këto pikpyetje të shpien tek konkluzioni që u tha që në fjalinë e parë të këtij shkrimi: atë të ekzistencës së një makinerie të fuqishme propagandistike që përdoret nga SPAK. 

Ky organizëm ka reporterët e vet që kanë ekzkluzivitetin e të vërtetave, por që pranojnë edhe të hedhin në treg “fake news-e” në favor të tij. Ai ka së dyti, armatën e opinionbërësve që komentojnë dhe fryjnë në studiot televizive “faktet” e raportuara nga të parët. Po ti shtosh këtyre edhe mbështetësit e partive politike që përkrahin, pa kaluar në filtrin e dyshimit, ç’do lloj akuze që qarkullon për rivalët e tyre, mekanizmi manipulativ bëhet i plotë. Pak a shumë me të njëjtat karakteristika si në rastin e Veliajt, ai është vënë në veprim për çdo goditje të rangut të lartë. Po njësoj ka ndodhur kur duhej arsyetuar izolimi i dyshimtë i Sali Berishës. E njëjta teknologji ka vepruar për të përligjur arrestimin e Ilir Metës. 

Por efikasiteti më pervers i kësaj makinerie oruelliane shkelqeu me tërë kapacitetin e vet në rastin goditjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kur dikush ngrinte pikëpyetjen për mungesën e provave, dilte gjithmonë një tjetër që i përgjigjej që të mos nxitohej se më pas do të dilnin gjëma të papara. Kur të parët flisnin për urdhër politik ndaj SPAK-ut, të dytët përgjigjeshin menjëherë me klishenë e antishqiptarit që kish përdhosur flamurin me shqiponjë dhe donte ti jepte Vorio Epirin Greqisë. 

Në të gjitha rastet motoja ka qenë e njëjtë: duhet mbarsur opinioni se SPAK ka të drejtë, duhet luajtur me emocionet për të heshtur zërat e atyre që kanë dyshime mbi thellësinë dhe saktësinë e provave të siguruara nga prokurorët e posaçëm.

Në këto kushte, kur tashmë është provuar se SPAK ka nxjerrë në fushën e lojës armatën e propagandistëve dhe manipulatorëve të vet, ngrihet pyetja se sa legjitime është kjo dhe çfarë pasojash afatgjata prodhon. 

Një mendim i atypëratyshëm të çon të arsyetosh se SPAK është në të drejtën e tij. Se në një fushë loje, ku pothuajse mungojnë krejtësisht zërat e ftohtë, të pavarur dhe të arsyeshëm, pra në këtë arenë që dominohet nga manipulatorët dhe zëdhënësit faktikë të partive të mëdha edhe Prokurorisë Speciale do ti duhej të hidhte në betejë ushtarët e saj. Përndryshe, pa këtë lojë perverse atë do ta masakronin publikisht.

Pra kur i duhet të përballet me berishistët që kërkojnë ta ruajnë të pacënuar imazhin e liderit të tyre, apo me rilindasit që nuk i pranojnë mëkatet e Tahirit, Beqes, apo Veliajt, edhe SPAK duhet të përdorë të njëjtat armë si ata. Në vendet perendimore nuk janë tabu betejat që prokurorët e çështjeve të mëdha kanë bërë edhe në skenën mediatike përveçse në sallën e gjyqit. E shpesh kjo i ka ndihmuar ti fitonin çështjet. Pak a shumë këtë ka bërë edhe SPAk këtu tek ne e kjo është një nga arsyet që e mban atë lart në sondazhet e besueshmërisë, sado të dyshimta të jenë ato.

Por, kjo lloj strategjie kur shndërrohet në normë prodhon një problem. Sepse ndryshe nga partitë politike që kanë në dispozicion taborët e tyre të protagonistëve, synimi i drejtësisë nuk matet me votat apo pëlqyeshmërinë, por me aftësinë për të zbuluar fakte dhe për ti shkuar të vërtetës deri në fund. Pra SPAK nuk është ngritur për ti përkundur njerëzit me iluzione, por për të prodhuar, prova dhe rezultate në të mirë të tyre.

Duke e vënë theksin më shumë tek e para, në dëm të së dytës, duket se SPAK po prekeket nga “Lalëi-zimi”. Ai po i përshtatet devizës të viktimës të tij më spektakolare, se rëndësi nuk ka puna që bën, por mënyra se si e shet atë në sytë e njerëzve. Dhe mbështetja tek kjo mendësi përmban riskun e prokurorëve gjithnjë e më të dobët profesionalisht: sa më të pafaktuara dosjet, aq më të forta ulërimat e llapaqenëve që ulërasin nëpër studio, për provat e rënda që gjenden në to, sa me e pabazuar akuza, aq me fortë zhurma mediatike.

Pikërisht kjo fabul duket se është përsëritur edhe me “skandalin” e përgjimeve të Lalit, që para procesit të tij në apel, u shit për atë që nuk ishte. Prandaj dhe kjo po i dha mundësinë mbështetësve të rekrutuar prej tij të përforcojnë alibinë se atë po e mbajnë brenda pa prova.

32 Komente

  1. I
    ILIR

    Andi Bushati,per mua je nje megalloman qe kushedi se car te duket vetja.Ti nuk je gazetar dhe une nuk e di si te therrasin neper studiot televizive.Qe te mbrosh Erionin apo Meten eshte e pamandueshme.Te mbrosh hajduter te tille qe ne jeten e tyre politike kane lene nam duke vjedhur ashiqari do te thote ose je i paguar prej seres se tyre ose je idiot dhe qorr.Nuk e kuptoj se si nje qe mbahet intelektual,kenaqet dhe se ka per gje kur edhe ai vidhet dhe i pelqen te vidhet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Habitem me Bushatin me pyetjen që bën! Cilët janë ata gazetarë që raportojnë skandalin e paparë.... . Po ti o Bushat pse bën sikur se njeh Pim Qekën?.... . Apo të pëlqejnë paratë që mer nga TV Syri i Berishës ndërsa del e komenton në studion e tij çdo dy ditë?..... A Bushat Bushat. Nuk ke guxim...

      Përgjigjjuni
    2. a
      arti

      Ky pisllek me gjoja "pergjimin" eshte bere me qellim qe te.njolloset hetimi. Tani Gjykata e Larte nuk ka zgjidhje tjeter perveç se ta liroje nga burgimi.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Arti! Ju lumte! Jeni i sakte. Sipas meje, poshtersia eshte me e poshter se kaq.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Analisti

        Një nga ato manipulator je edhe ti Bushati,është Klodiana Lala që t'i del në çdo studio me të,është Anduena Llabani,është Esiona, është ajo laraska Glidona Daci edhe Bledar Koka që ka çdo lloj informacioni në botë,ky di cdo gjë çfarë ndodh. Të gjithë ju jeni zagarë me pagesë që paguheni për të lejuar,lehjet shpërblehen në borderone e zen Berishës

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca

          Ky Bledian, Koka e vogël e ka…, mezi pret të lëshojë jashtëqitjet Shpellari i Viçidolit. I neveritshëm!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Simbad

          SPAK-u vertet nuk eshte prefekt. Asgje ne bote nuk eshte perfekte. Por : perpara alternatives SPAK jo perfekt ose Jo-SPAK, shqiptaret me te dyja duart votojne SPAK-un. Perpjekjet per te zbehur sadopak guximin dhe trimerine e atyre prokuroreve apo drejtuesve te SPAK-ut jane ne sherbim te hajduto-manipulatoreve qe kane 30 e kusur vjet qe nuk ngopen duke i pire gjakun ketij populli te rraskapitur.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi Bushati ka te drejte per Spakun

            Spak eshte nje gangrene e rrezikshme o Simbat. Hap syte se po ta kalon topin per shalesh Dumani me Dadon.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SImbad

              Per shalesh kane 35 vjet qe po na e kalojne politikanet, duke na pire gjakun si vampira. E thashe, nuk eshte ai qe enderrojme, po eshte me mire ta kemi se sa te mos e kemi.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Sakte. SPAK Eshte nje shkop hekuri ne doren e nje vrasesi qe ta merr shpirtin, jeten duke te torturuar, me turp. Sipas meje.

                Përgjigjjuni
            2. K
              Kazanet televizive

              A.Curri ...sipas burimeve te mia te sigurta ......E.Veliaj ka thene ....... A.Ballabani ..une si gazetare investikative kam folur me SPAK dhe sipas burimeve te mia te sigurta E .Véliaj i Jane gjetur 16 telefona. A.Hoxha ..e konfirmoje burrime te sigurta PO emrin nuk e them......E .Véliaj... E.Karramuco ....nje prokuror i SPAK me telefonoi nuk e them emrin ne qeli Jane vendosur apartura nuk i them dhe E . Véliaj ka bere sjellje jo .. K.Lala ..nese ka nje gazetare te mire informuar kam une , nje burrime nga SPAK emrin nuk e them E.Veliaj disponone nje share per te prêre hekurat dhe te arratiset . . Dhe nuk mbarojne nuk mbarojne nuk mbarojne nuk mbarojne debilat e studio e kazane qe une sinqerisht nuk i degjoje kurre po kurre

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapajane hesapi

                Shqiptareve iu intereson DREJTESI e vertete sipas parimit "ne shtetin ligjore te gjithe te barabarte para ligjit" Askujt nuk i duhet nje ASPAK, qe organizon intriga per LOJEN POLITIKE. Veprimtaria e Saj tregon deshtim te reformes ne drejtesi. Si cdo nepunes i shtetit, Prokuroret e ASPAK duhet te japin llogari para ligjit per shkeljet e Tyre.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Pleher e shtirsheme

                  Përgjigjjuni
                  1. q
                    qimi

                    "Ta mbaroj apo ta dhjes fare . ik ore pirdhu."

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nga Jala e LSI

                      Bushat e kush e rruan si me spak edhe pa spak njehre do te jete PAK. I lumi un qe ju kena ju. Hani kot me ndere se Luma njelloj e kullos kalin si me Buswhat ashtu edhe pa Bushat. Bjeri Bushat bjeri,merr rrogen.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        spata

                        Po lodheni kot se koti te gjeni misteret e Erjonit, se si perfundoje ne giotinen e Drejtesise.Na duhen suksese para negocjatave per ne BE.Rama detyrat qe i ve BE i zbaton me fanatizem.BE ka thene e ngul kembe :Pa gaditur korrupsjonin ne kupol,harrojeni integrimin.Me kete sllogan, Andi ,funksjonojne ato qe ju shkruani.Nuk fajsohet tellalli, kur Rama i premton popullit pasaporten Evropjane. Keto jane si tabu per shqiptaret e sidomos per ata qe bejne politike e per ata qe qeverisin.Kur ambasadori Bejker tha :Ja ku e kini "Cekun e Bardhe"hapni gojen dhe shkruani c'fare doni.Urra ,urra ,rrofte Amerika.Berisha kaq deshi dhe i vuri zjarrin e shkateroje gjithe ekonomine, se ajo na paske qene komuniste.Apo rasti i Tahirit.Kur Evropa ngulte kembe se nuk hapen negocjatat ,per BE pa luftuar kondrabanden e bimve narkotike .Opa Rama at deshi.Ne sulm,edhe pse populli ushqehej se s'kishte rruge tjeter. Me dhimbje vella Tahiri .Ti je pjese e grupeve kondrabandiste qe veprojne ne vend.Partia nuk te merr ne mbrojtje.Perballu me Drejtesine.E c'do bente Drejtesija para udhezimeve te BE.Burg se nuk hapen negocjatat per BE. Le te hyme ne kete shkrim te Bushatit ,qe aludon, pse eshte prapa hekurave Veliaj.S'do shume mente per shqiptarin.Doni pasaporte te BE .Futni koka te renda qe Evropa te besoje se Drejtesija funksjonon.Une ,po te ishja ne vendin e Veluajt,do ta pranoja kete tabu ,vec qe Shqiperija te behet pjese e BE.Por kam frike se "Kurva Plake" nuk do kenaqet me qefuj e lavrak , apo do hedhi syte nga peshkaqenet, qe po shqyejne per 35 vjet shqiptaret. E c'do fitojne shqiptaret?Do behemi apo jo me pasapirte te BEse, le te shpresojme.Por ka nje te keqe .Nuk do na shqiten hallet nga kemba.Kurr s'kemi per te patur shtet te se drejtes, sic po vuajne shume shtete qe jane pjese e BEse.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hisniu

                          O ju q.... robt ty Erjonit e te gjith te tjerve Se na keni ca b..... Gjithe plera jeni ka i pari deri ke i funit Ne e keni shpif ka 32 vjet

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lala që ha ngjala

                            Gjith këto akuza dhe shpifje i nxjerrë ajo kuçka LALA ! Në gjdo TV që del vetem shpifë,që drejtësia duhet të meret me këtë shpifëse.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juliano

                              Bushat e the por e zbukurove dhe sajove me akuzat e berishës dhe metës. Kështu që, me një gur ti do të barazosh tre zogj. Ndryshon totslisht akuza penale mes trrshes berisha meta dhe velija. I pari, meta u arrestua dhe ju komunikua akuza, berisha, u ndoq deri në gjyqë mbi një akuzë, po për veliajn, para se ti komunikonin akuzën, bln arrestimin, ku dhe sot ai mbahet i arrestuar krejt jasht normave dhe ligjeve në fuqi, ku akoma s’ka një akuzë juridike, vetëm akuzë opinjonesh dhe gazetarucësh, prsndaj prokuroria deshtoi. Deshtoi por nuk do ta pranojë dështimin, kështu që ngriti akuzën tjeter atë të ; i tha se do ti thotë por nuk i tha se po i thotë, e kupton se me çfar provash punon një noter prokuror. Dumani nuk do ta ulë hundën, sepse do sajojnë indicie për ta gërvishtur më e pakta, që velia mos dalë i pa prekur. Por në të tre rastet, duhet ta dijë gjithkush, varet nga këmbët e veta, sipas fskteve dhe akuza. Sa për atë që herë e ngren e here e ul, prokuroret ose prokurori i velias, ka dhe dëshmohen prova se është në spektrin e hskmarrjes, ku ky i fundit me prova, vërtetohet se është ky, që kërcënon klientin e tijë, dhe për hskmarje për atë që nuk mori, po hakmeret. Do jetë e rëndë dita, kur të përmbysen të gjitha sajesat e një prokurori të katapultuar ku askush se nga kush e si.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Obskurantisti

                                Shume obskur ky njeri. Nuk ka ndonje mik a shok qe t'ia thote kete? Per cudi, edhe kur thote ndonje gje me vend, nuk eshte i besueshem, se nuk i ka bere vend vetes me shkrimet e tij te njeanshme e partizane.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lisa

                                  Ne kohen e Saliut dhe Rames ato qe ishin ne kRT firmosnin tendera e merrnin apartamente ne vende te ndryshme si shperblim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lisa

                                    Ne kohen e Saliut dhe Rames ato qe ishin ne kRT firmosnin tendera e merrnin apartamente ne vende te ndryshme si shperblim.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. w
                                      w

                                      Mire vella te gjitha i morem vesh, po nje gje s'e morem vesh, a do te kthehen leket qe ka vjedh Erioni apo jo, te tjerat jane prralla me mbret. Ne rast se nuk i konfiskohet pasurua dhe parate ne banka e ofshore dhe ti kthehen qytetareve atehere cdo gje eshtee kote, me mire ta lirojne Veliajn, ti kerkojne falje per shqetesimin, ti blejne ndonje dollap te madh per garderoben e Ajoles, se perndryshe ai qe do zevendesoje Erionin do beje te njejten gje si lali Eri, do vjedhe e do shperdoroi parate e qytetareve te Tiranes me te dy duart, i majte apo i djathte qofte.Lufta e vertete kunder korrupsionit nuk behet duke i burgos disa koka si Veliaj apo te gjithe veliajt, por duke u marre parate e pronat e ngritura me korrupsion e duke u ndaluar pergjithmone punen ne strukturat shteterore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tirona

                                        Çne kaq alogjik Bushati kësaj radhe? Ky argumenti pa lidhje fare: "Pra ata nuk do i falnin me duart e tyre as SPAK-ut, as GJKKO dhuratën që do i zgjaste arrestin." Ta paska lënë më në fund Ajola o Bushato që të ka ik boshti...logjik?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Ethem Lalaj

                                          Pinjolli Bushatve ka 60 % të drejtë:Lali Eri u arrestua nga magjistratët me teserën e PD,me urdhër të shefit të tyre. Jo më kotë shefi organizoi mbi 1000 protesta te bashkia Tiranë pasi kishte info të saktë nga OLSI DHE BANI se TIGANI ISHTE VËN NË ZJARR PËR TË PJEKUR ERIONIN SI PENGESË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT.! Kështu,Bushati ka të drejtë kur deklaron: U punën në sintoni të plotë MEDJET KAZAN,HALEISTËT SHPIFS

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Liqeni

                                            E falenderoj Andi Bushatin. Me kete artikull - analyse, Ai eshte thjesht Intelektual me I te Madhe. Te gjitha sa thote Jane te Verteta me se te hidhura. Noten 10 per kete veper. Por, do t'i lutesha qe te vijonte me tej...ne kete kete line, edhe me kolege te vet, qe media te behet nje pushtet i katert, me qellim qe te trondiste poshtersine, te poshterit dhe poshtersite...Te merrte fund llapaqeni e llapaqeneria. Ju falenderoj, i nderuari Andi Bushati! Nje 'Viktime spektakolare', sinqerisht. Respekt!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zgalem

                                              Prova me e rendesishme e gazetarit Bushati , eshte argumentiet , qe paraqet , per pafajesine e Erio0nit. Kam bedse do te triumfoi si gazetar me talent Zgalem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Liqeni

                                                Populli eshte i mencuri, i urti: Qente le te behind, karvani te ece, te veje/shkoje perpara. Keshtu, edhe Ju, Andi Bushati, me te tjere. Kur nuk flet, kur, dhe ne fakt duhet te flasesh, kuptohet, nuk ke folur fare. Por, Ti, o Andi, ketu ke folur. Dhe ke folur sic duhet, ne kohe. Fol, fol, fol! Me respekt! Do te deshiroja qe keto fjale te mijat me se njerezore t'i lexoje Ti, o i nderuari A.Bushati.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Liqeni

                                                  Une nuk e kam vella Erjon Veliajn, as Fredi Bejlerin, as Ervin Salianjin, as ish-Presidentin e Republikes, as,as,as...mbi 100 te zgjedhurit e funksionaret zyrtare dhe shume shtetas shqiptare te tjere ne procedim penal me masa sigurimi personal 'Arrest ne burg', etj., por si njeri me vjen keq qe te vuajne turpin e mungeses se nje procesi te rregullt penal...Procese apo procedime te turpshme, me demaskues apo me poshterues se te kohes se diktatures! Te vjen keq qe keqperdoret liria e fjales, e shprehjes nga media, duke e inkriminuar, njollosur edhe ate...ne krime opinioni. Pse te mos kete procedime te ndershme, ndarje drejtesie dhe jo favore?! Ju faleminderit gjithe lexuesve e komentuesve.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Liqeni

                                                    Une, personalisht kam nje 'Viktime spektakolare'...e vepres me te re, madhore: Drejtesise se Vetting-ut dhe Reformes! Ka boll te tjere si rasti im. Fakt.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Drini I bardhe e I zi bashke.

                                                      Per mua juristet e spakut jane te paafte profesionalisht ,ose bejne sikur nuk jane Dosjet perpara se te dergohen ne gjykate duhen mberthyer mire faktet qe ti i argumenton si krim te kene mbeshtetje si argument ligjin qe fakton krimin. Argumentet qe sjell spaku per te argumentuar ,arrestin me burg te Veliajt . frika se mos arratiset ,nuk eshte argument dhe krim . Shteti ka polici nrper aeroporte ,ne rruget qe kalojne kufirin ne ligj dhe ta dini mire qe Veliaj do te lirohet ,sepse çkemi pare dosjet deri tani, sjane te kopsituraPo keshtu edhe per I.Beqajn nuk jane te mbeshtetura ne ligj ,ose Beqajn nuk kane dashur ta degjojne ne hetim.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Henk

                                                        Dmth gjithë ky shkrim i Bythatit vetëm e vetëm për të quajtur të paligjshëm burgosjen e egjiptianit Bejleri. Ehh more Bythat sa të di bytha ty, por nuk na e shket dot, e kupton edhe bufi që ke edhe ti një pjesë torte tek milionat që derdh Greqia për blerjen e shtypit (dhe jo vetëm të shtypit) në Shqipëri..

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje