Nga Preç Zogaj
Spektakli është kripa e fushatave elektorale. Pa të do të ishin skematike, të mërzitshme. Por spektakolariteti duhet të ketë klas, përndryshe degradon në vulgaritet.
Nuk e harrroj një skenë të Bill Klinton-it në fushatën e tij të parë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ai kishte udhëtuar me tren gjatë natës drejt qytetit të lindjes së Elvis Preslit, mbretit të rrokut, që adhurohej si perëndi. Në të zbardhur mbërriti në stacion, ku po prisnin një turmë e madhe njerëzish. Klinton ia nisi si i përhënur nga shkallët e trenit duke thënë se kishte udhëtuar natën me Elvisin (vdekur para pesëmbëdhjetë vjetësh), se ishin kënaqur duke folur, dhe se kur ishte afruar çasti i ndarjes dhe Elvisi duhej të rikthehej në të përtejmen, i kishte dhënë një porosi për popullin e Tulepos. Porosia ishte: “Votoni Bill Klinton!” Të përfshirë në magjinë e fabulës, njerëzit në peron kishin shpërthyer në thirrje miratuese. Edhe pse e dinin se gjithçka ishte fantazmagori, inskenim.
Ka shumë shembuj të tillë të spektakolitetit gazmor dhe argëtues në fushata elektorale. Në vendin tonë, Edi Rama dallohet në këtë pikë. Gjetjet e tij me timon, me dajre e të tjerë, sikurse batutat pikante, mbahen mend.
Vjen koha kur pushteti i gjatë fillon ta bukosë fantazinë dhe të bjerë në masë, sidomos kur thërret në skenë të vdekurit. E pamë gjatë kësaj jave në përurimin e memorialit në nderim të Gjergj Fishtës në Zadrimë të Lezhës. Ishte për t’u vlerësuar projekti i realizuar, e bukur atmosfera, sado që jo aq gjithëpërfshirëse sipas përshtypjes që më lanë imazhet në ekrane.
Por vetpërmbushja karakteristike e zotit Rama nuk na e kurseu një skenë të pahijshme, për të mos thënë trashamane, me qëllimin e tij për ta përshirë edhe Gjergj Fishtën në bllokun elektoral të qeverisë.
Mund ta kërkonte, s’ka asgjë të keqe, aq më shumë kur ia ka mbushur mendjen vetes se vetëm qeveria e tij ka bërë për të rikthyer në piedestal emrin dhe veprën e Fishtës. Por së paku të shpikte ndonjë gjë të bukur. Klinton e mori vetë përsipër të fliste në emër të fantazmës së Preslit. Kurse Rama kapi nga xhaketa botuesin e famshëm, Frano Kulli, themeluesin e fishtianës në Lezhë, publicistin e talentuar gjithashtu, dhe iu drejtua: “Hë, për kë do të votonte Fishta?”
Ai gjest i tërheqjes nga xhaketa, instiktiv, sigurisht, dhe prandaj edhe më i vërtetë, ishte thjesht i… keq. Dukej sikur instiktivisht e kishte me vetë Fishtën: “Hë, kujt do t’ japësh votën?” A thua se po i dorëzonte hipotekën e legalizimit të shtëpisë. Duke e ditur sakaq përgjigjen, por kishte qejf ta dëgjonte gjithë mileti: “Për ty! Për kë tjetër veçse për ty!”
Janë gjeste të vogla në dukje që lexojnë stadin e lartë të megalomanisë, ngushtimin ekstrem të fushëpamjes për jetën dhe njerëzit, raportin sipërfaqësor dhe dekorativ me figurat historike, lajthitjen në eglendisje mendore parazitare, tipike për të vetëkënaqurit në poltrona.
Jo, po kë do të votonte Homeri?
Jo, po për kë do të votonte Shekspiri?
Jo, po si do të ishte bota po të ishte Jezusi grua?
Vendet do të patakseshin po t’i dëgjonin këto thagma nga politikanët e tyre të lartë.
Nëse do t’ua njihte me themel veprën, Rama do ta kuptonte vetë raportin e operandit të tij si kryeministër me vizionin e Fishtës dhe korifenjve të tjerë të rilindjes kombëtare. Jo për të mbetur në kohën e tyre. Politika është si arti. Trashëgon dhe tejkalon modele. Por ka gjithnjë një bazament vlerash që lidh kohët dhe ruan drejtimin.
Gjithë shtetarët, kush me shumë, kush më pak, kanë arritjet dhe veprat e kohës së tyre në këtë udhëtim. Edhe Rama. Meqë po flisnim për etërit themelues, të gjithë ma merr mendja do ta kishin lëvduar që arriti të mobilizonte një mbështetje ndërkombëtare të paparë për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019. Apo për shndërrimin e vendit në një destinacion turistik të paimagjinueshëm deri para dhjetë vjetësh.
Por në politikë, të mirat vendosen në raport me të keqijat. Madje rëndom janë të këqijat që venë vulën. Diku si verdikt i historisë. Diku si verdik i ngjarjeve të kohës. Enver Hoxha nuk ngrihet dot me veprat realisht të mëdha përmbi malin e krimeve të regjimit të tij. Veprat tejkalohen. Krimet mbesin kujtesë dhe apel për të mos u përsëritur.
Rama ka rekordet negative të markës së tij në rrafshin e shteformimit dhe zgjedhjeve: I pari është promovimi i krimit në pushtet, për rrjedhojë i pushtetit në krim me pasoja të rënda dhe afatgjata në zhvillimin e vendit. A do ta përfytyronin këtë ajka e inteligjencës dhe shtetarëve shqiptarë, Sami Frashëri, Gjergj Fishta, Ismail Qemali e të tjerë, e të tjerë?
I dyti është RREGJISTRI, domethënë rrethimi i zgjedhësve të nevojshëm të kuadratit proqeveritar, menaxhimi i tyre emër për emër gjatë gjithë kohës. Kam shkruar disa herë për këtë temë. Vazhdoj ta konsideroj një investim antidemokratik përtej aktivizimit të natyrshëm politik, mundësuar nga numri i vogël i popullsisë, kundër lirisë së personit për të zgjedhur.
Këtë nuk do ta përfytyronte as Pietro Quarone, diplomati italian në Shqipëri i viteve tridhjetë, që thoshte: “Mundohem me i mësu shqiptaret se zgjedhjet e lira janë mjeti me e lënë dhe jo me e marrë pushtetin”.
Ndërkaq, Rama mbetet i mbërthyer në sindromën e vitit zero, sikur gjithçka fillon me të. Edhe në Lezhë së fundi.
Duhet thënë se në Lezhë ka lindur pas viteve nëntëdhjetë enti botues “Gjergj Fishta”, me atributet e një instituti kombëtar të rrallë të fishtjanës në çdo fushë. Ent privat, me funksione publike. Vepër e Frano Kullit, rrethuar me bashkëpunëtorë e njerëz dashamirës, përfshirë pushtetarët lokalë të PD-së dhe PS-së, që e kanë vlerësuar e mbështetur në vazhdimësi.
Lezha ka dekada që jep çdo vit çmimin Letrar Kombëtar “Gjergj Fishta”. E ka pas Qarku, e ka trashëguar Bashkia. E cila, këtë vit ka vendosur ta lartësojë në të gjitha aspektet, duke dhënë një shembull që nuk e kemi parë as në bashkitë e mëdha si Tirana.
Në Lezhë lartësohet monumenti më i bukur në Shqipëri i Gjergj Fishtës, realizuar në vitin 2009 nga skulptori i talentuar Hilmi Kasemi me mbështetjen e qeverisë së Partisë Demokratike të asaj kohe. Studime të ndryshme rreth figurës poliedrike të Fishtës janë mbështetur gjatë atyre viteve.
Rama po qëndron më gjatë në pushtet dhe sigurisht që do të bënte më shumë. Le të imagjinojmë sikur të ishte larguar në vitin 2021, pas dy mandateve, si qeveritë e mëparshme. Do të kishte ikur pa bërë gjë për Fishtën.
Dua të them se çdo qeveri bën diçka. Kështu përcillet stafeta. Ama, s’kishte përse e përzinte Fishtën me zgjedhjet në mënyrë banale dhe arrogante. I mjafton opozita politike që ka.
Top Channel
Per poezi- preci, per kritike arti- preci, per bujqesi- preci, politike nderkombetare- preci, politike te perbrendshme- po preci, per SPAK- preci, per skap- preci….. preci preci preci , “ haj medet s’ka mbete kush gjalle, kemi precin sa per tane “…..
Për kë do të votonte Vučić?
Per nenen tende dhe te Preçit qe ka votuar gjitha ato ligje me Saliun per shkaterrimin e Shqiperise.
Na ke ca bythen or Prec.
O mi halesh rri rri dhe e nxjer kokek nga kanali haleve
Çfarë thua Agron, a mos nuk je mirë? Po lexoje së paku, pastaj fol. Shkrimi është brilant, në mënyrën më të qytetëruar i bënë vërejtje kryeministrit të vëndit ku jeton. Çka këtu për të fyer? Apo shkrimi të cënoi atje ku të dhëmb më shumë, tek Perëndia e interesit tënd. Me komentin që bënë tregon se je thjesht skllav. Tani, këputëm dhe mua një të sharë vënçe dhe e mbyll "me nder" sulmin ndaj "armiqve" të pushtetit. Ne jemi vërtetë popull për t'u mëshiruar....
Se ke do votonte Homeri nuk e di se ka 3000 vjet qe s'e kam takuar, por se ke nuk do votonte Fishta e di se e ka lene me shkrim tek Gomari i babatasit : Ju rrugaca, sallahana vagabonda shakllabana rriqna t'ndyet, mikrobe t'kqinj Qi te mjeres moj Shqipni kthelle hi i keni n'mushkni pa dhimbe gjakun tuj ja pi Ah bre ju nuk di c'ka u kjofte se tash ma jem tuj u njofte e sa pare u ban gjaku se per ju po duhet laku per meu vjerre o kund ndoi shpat. Ani kush, pra me i pri kombit ju do pyka bij prej llomit q'i shqiptar vedit i thoni jo se ju Shqiperine e doni jo se ju ndoi send kuptoni Shka asht Atedheu e cka asht liria perparimi e qytetnia po vec pse edhe deri me sot nje tiran s'po e gjeni dot nen kembe te cilit ju me u shtrue se une tash jam regj me jue e jau njoh shpirtin deri n'palce pleh i ndyte me u bajtiun n'strajce e me u qite jashta Shqipnie.
Preci a ke qene minister kulture dikur ne mos gaboi, pse nuk e beri tij ate memorie per Gjergj Fishten ,ai qe e bane punen I takon me fole pak ma teper dhe e dyta, propogande per qeverine pse mos te beje
sali kerma krimineli ne burk sa me shpejt. se do beje na nje krim. tjeter. se eshte. profisjonist. per. krime. ai mezi pret