Nën dhè ka disa të gjallë

4 Prill 2025, 17:06Blog TEMA
Nën dhè ka disa të gjallë

Nga Frrok Çupi

Si fillim, titullin e nisa  ‘Nën tokë…’, por s’kisha pse përderisa kemi shprehje tjetër për të njëjtin kuptim. Themi ‘i nëndheshëm; si krimbi nën dhè; nga na doli, nga dheu?, si të mbinte nga dheu…”.

S’ke pse thua ‘nën tokë’.

Në fakt, pesha e asaj që po bluaja në mendje nuk ishte forma se si shprehet. Më mbeti në mend një intervistë e para tre ditëve e kryepolicit të Tiranës në ditën kur rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në Tiranë, 20 shkurt 1991. Bajram Yzeiri, që tani ruan pamjen e një lordi, ka qenë edhe ministër i Rendit në ato kohë. Në luftën shtetërore kundër popullsisë së Jugut në mars 1997, e kishin ulur pedagog në Akademinë e Policisë.

Tamam kur po tregonte për ‘luftën e armatosur të shtetit kundër popullit’, atëherë nisi t’i bëjë miza gjuha dhe po i vinte si rrotull.

-I morën studentët e Akademisë dhe i nisën për në Delvinë

-Pse në Delvinë, e pyeti Rudina Xhunga?

-Në Delvinë?… Me kallashnikovë në dorë dhe i vunë në pozicion lufte.

– Lufte?… Kundër kujt?

– Kundër atyre që po protestonin pse u kishin vjedhur paratë e kursyera të familjes… (Piramidat financiare).

– Kush dha urdhër?

-Po ja, komandantët e vënë në shërbim të atyre që po vrisnin popullin… ( S’po e thoshte).

-Po cilët?

– Po ja, ata gjeneralët që ishin gati të shërbenin. (S’po e thoshte).

….

-Gjeneral Hysen Arapi, pra, ky i mori studentët dhe i rreshtoi në luftë në Jug, shpërtheu zoti Yzeiri.

Gjeneralin Arapi presidenti Berisha e kishte marrë, më duket nga Kosova, për të shtënë në dru e ndoshta edhe në dhè, popullin e Jugut që ‘nuk po bindej të rrinte urtë pas vjedhjes’. Njëfarë Xhafer Deva, ministër, që në 4 shkurt 1994, iu vuri sharrën e ‘marshinave’ qindra qytetarëve të Tiranës se pse ‘bënë një faj’.

Po ku më mbeti narrativa e ‘të gjallëve nën dhè’?… Te gjuha e ministrit Yzeiri. Aq sa i studiuar e i formuar mirë, aq rrotull i erdhi emrit të gjeneralit gjakatar që në emër të presidentit i vuri studentët në llogore. Kur tha ‘Hysen Arapi’, u duk se shkarkoi një barrë, si të thuash ‘e thashë, më në fund e thashë!’. Mendoni që në këtë kohë kaq të re siç jemi sot, ministri dhe dëshmitari i kohës së frikës flet me ‘ngërç’ kur zbulon emrin e gjeneralit vrasës të popullit të vet.

Ca kohë më parë as që bëhej fjalë që ta tregonte dikush krimin që kishte parë me sy.

Ca kohë akoma më të shkuara, pas viteve ’90 natyrisht’, as që mund të mendohej se një ditë dikush që kishte parë çfarë kishte parë, ta tregonte. Ka qenë një periudhë tmerri e frike, shumë më e frikshme se në diktaturë.

Njeriu u deformua. Por u deformua deri në krim, krim pa dashje, sigurisht.

Ja çfarë tregon gazetari dëshmitar i vrasjeve të 2 Prillit, 1991, në Shkodër. Gëzim Gjyrezi. Ai thotë si dëshmitar se në trupin e pa jetë të Arben Brocit (dëshmor i demokracisë), këta të Demokracisë futën shtiza. Shtizat i futën në vrimën që kishte hapur plumbi, tejpërtej trupit. Qëllimi i shtizës ishte që të prisheshin gjurmët e plumbave…

A ka gjë kaq të mizore mbi dhè?.

Por edhe kishte për ta mbuluar dheu përjetë këtë dëshmi sikur të mos kishim këtë kohë kur ‘duket se e mundëm përbindëshin’. Dikush po thotë se e mundi SPAK-u, por në fakt është FATI njerëzor, jo SPAK-u. Po zbulohen krimet. Krim i rëndë mbetet ky kundër të gjallëve, krimi që deformoi shpirtin e tyre. Fatmirësisht ‘nën dhè’ kanë jetuar të gjalla dëshmitë dhe të gjallë disa njerëz.

Fati i ‘dheut’, është hyjnor për njeriun. Aty fshihen të gjitha, aty ruhen, aty treten, aty gjallojnë…, madje edhe vetë njeriu. Se po të ishte vetëm për mekanizmat ligjorë e teknologjikë, këta do të na kishin lënë në rrugë.

Edhe SPAK do të na kishte lënë në rrugë, siç edhe më duket se po del kundër dhe po i mbulon prapë dëshmitë e ‘nëndheshme’.

Ndërsa FATI Hyjnor, që është e Drejta, ky kapton male larg përbindëshit dhe fshihet diku për një ditë. A nuk kaptoi male e dete motra e djemve të Haklaj, deri në Suedinë  pranë Groenlandës. Europa e fuqishme qe në gjendje ta fshihte ‘nën dhè’ njeriun e dëshmisë, edhe pse nuk mundi t’i dalë përballë vrasësit të Haklajt.

Puna u ruajt për sot.

Sot po dalin shumë të gjallë nën dhè.

24 Komente

  1. I
    I indinjuari 35 vjeçar-

    Bravo Frrok Cupi te lumte dora dhe pena,nuk kam se çfar te them tjeter ne se me kuptoni.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Eh Sa te drejte ke o zoti Frrok ! Fjalet e tua jane si gozhda e trashe ne nje mur betoni. Dua te them shume e verteta,por ama per te vertetuar te verteten duhen organet e drejtesise qe ekzistojne formalisht. Edhe nje SPAK e GJKKO e BKH qe u formua ,populli pati shprese te madhe,por kur po shikon me syte e tij,hapur dhe shiqare qe jane shitur te Sali Berisha,punojn e urdherohen nga ai,nuk ngelet gje tjeter per popullin, vetem zhgenjim. Lirohet Sali Berisha nga arest shtepie qe ka nje mal me krime monstruoze dhe futet ne burg Erion Veliaj,nje kryetar punetor dhe i dashuruar pas Tiranes dhe shqiperise,nepune e siper arestohet. Nuk pritej kurre qe keto organe te reja te drejtesise te degjeneroni aq sa te vihen nene kembet dhe sherbim te Sali Kriminelit. Vendin teon e pret nje revolucion i madh ku do ngrihet populli e do t'i verin zjarrin ketyre institucioneve.

      Përgjigjjuni
    2. w
      w

      Qe shoku Frrok ja fut kot, po marr vetem nje fakt . Frroku thote se Xhafer Deva me 4 Shkurt 1944 u vuri sharren e "marrshinave" qindra qytetareve te Tiranes. Gabimi i pare-ne ate perudhe Shqiperia ishte e pushtuar nga gjermanet dhe armet e perdorimit nuk ishin "marshina" te cilat kane arme angleze por ishin automatket gjerman Sturmgewehr 44 .E dyta -Ne masakren e 4 Shkurtit 1944 nuk jane vrare qindra qytetare te tiranes por sipas dokumenteve te prokurorise se asaj kohe jane vrare 17 qytetare por qe flitej se ishin rreth 60 te burgosur partizane qe u pushkatuan. I mora keta shembuj qe jane lehtesisht te verifikueshem sepse jane fakte historike per te treguar se lufta e shtetit kunder jugut eshte vetem ne imagjinaten e Frrokut per te nziturr urrejtjen e ndasine krahinore. E kunderta ka ndodh, kane qene brigadat e divizionet partizane dhe repartet e ndjekjes qe kane ushtruar dhune, terror, tortura e vrasje ne popullsine e krahinave te veriut. Asnje pushtues ne asnje kohe nuk eshte sjelle me keq se Toger baba ne Mirditen e Frrokut. Mua qe po shkruaj me kane vrare xhazhain ne ate periudhe ,vete i dyte qe vetem po shkonin rruges naten dhe i kane varur ne litar per se vdekuri , i kane lene tre dite tre net dhe pastaj i kane varrosur naten ne nje vend te fshehte ku eshtrat e tyre nuk u gjeten kurre. E megjithate populli shqiptar eshte nje d he i pandare dhe kam idene se kjo ndarja veri jug eshte me shume imagjinate se realitet. Gege e tosk, malsi jallia, eshte nje komb me u da s'duron-thoshte mirditasi i madh Ndre Mjeda.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XZ

        Ti W nuk ke kuptuar asgje nga shkrimi i Frokut. Froku i di mie keto qe thua ti per partizanet dhe ballistet, por ai ne retroprespektive te kujton ty or derdimen qe Sali Berisha, pa asnje arsye te forte, sic ishte koha e luftes, ju versul Jugut. Sali Berisha nuk ka pasur asnje kontradite me jugun. Bile ai eshte sjelle shembullor me shokun Enver dhe i dashuronte jugoret deri ne peshtiresi. Thone qe cdo mengjes ai pinte nga shurra e shokut Enver, per tu bere si shoku Enver. Bente sikur i ngjante shokut Enver, por asnje nuk e vinte re se Sali Berisha do behej si ata krimat e halese qe vine nga nentoka dhe qelbin dynjane me eren e tyre. I gjalle jo nga nentoka por nga gropa e halese, Saliu ju sul Jugut, sepse i dukej vehtja si krim nentokesor dhe mendoi se detyra qe i vuri shoku Ramis qe ishte verior, ishte me djallezi dhe kunder jugoreve....Nejse dihet se cberi haleja berisha me jugoret, por ata qe hane dhe sot nga plumbat e pabese te Saliut, ishin thjeshte tokesor dhe jo netokesor si krimat e hales me ne krye Saliun, kete shkerdhate te kombit tone qe na ben te ndihemi me turp dhe shtrojme pyetjen; Si ka mundesi qe nje krim haleje, akoma ka mbeshtetje....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          O W,me sa duket ti nuk qenke ne terezi. Urdheri per te goditur jugun eshte realitet. Eshte dhen nga Sali Berisha dhe e ka zbatuar Gazidede. O tutkun! Po dy pilotet qe moren urdherin,mbushen avionet me municonin e duhur dhe si trima,e si patriot te medhenj,nuk pranuan te bombardonin popullin e tyre,por iken e dezertuat per ne Itali. Po te qendronin ne shqiperi,Saliu do ti pushkatonte. Dy pilotet qe nuk zbatan urdherin e Saliut, duhet te shpalle heronje se bene vepren me sublime,nuk pranuan dhe nuk bombarduan jugun e shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kendveshtrim tjeter

            W ke te drejte. Frrokut ja kane ashtu nanen, prandaj therret gjithnje "baba".

            Përgjigjjuni
          2. A
            Abu Albani

            Frrok Qupi nga Gjibuti.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Abu nga picka e hanemes qe mban ere ngaqe e lan njehere ne vit.

              Përgjigjjuni
            2. J
              Juristi pensionist

              Z Çupi, përgëzime për mençurinë, diturinë, guximin dhe patriotizmin! Eshtë interesant fakti që, organet e drjetësisë, vazhdojnë të mbyllin sytë dhe veshët përpara krimive të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Shumë interesant! Berisha dyshohet për krimet më të rënda ndaj njerëzve dhe kombit megjithatë, askuish nuk merr nguximin t'a lidhë me hekura dhe t'a ulë në bankën e të akuzuarit.

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Frroku ishte mirë t'a fillonte, si mbinë "lulet" që emrin e kanë Kallash, në duart e këtyre studentëve dhe antarëve të PD, për të luftue në jug të Shqipërisë! Kush urdhëroi?! Fol,ke dal mbi dhe!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SOKRATI

                  Po te ishte Drejtesia e munguar nje ''Zonje'' mbi te gjitha dhe njerezit ta shikonin me syrin plotë besim, plote siguri dhe shprese, kushdo, do te kishte guximin, pa as me te voglen frike, te vinte dhe te denonconte çdo person hajdut, vrases, kriminel, trafikant dhe te gjithe njerezit do te drejtonin gishtin nga keqberesi dhe do t'i faleshin DREJTESISE, ketij TEMPULLI te magjishem dhe do t'i thurnin nderim, mirenjohje dhe lavdi te merituar. Po ku e kemi ne Drejtesine?! Drejtesia akuzohet, shahet dhe poshterohet nga kriminele me damke, turperohet dhe degjenerohet, si te jete nje çerdhe horrash dhe ''tempulli'' fle i qete, nje vesh e ben shurdh dhe nje sy e ben qorr. Eshte per tu çuditur me qendrimin e heshtur te krereve te ketij megainstitucioni, qe trajtohet ekonomikisht sikur eshte nje ''pasha'', ndersa perdite jete njerezish humbasin, te tjere vuajne ne paraburgime dhe te tjere njerez vajtojne per fatin mizor, qe femijet apo te afermit e tyre ua mori dheu PADREJTESISHT... Kur do te kemi ne si komb nje Drejtesi, tek e cila te shikjome shprese dhe siguri?! Pyetja eshte e thjeshte, por per pergjigjen e shteruar, komplikohet nga strukturat shteterore, qe kane ne dore, te levizin çdo leve, çdo gur, çdo segment te shtetit, çdo institucion, per te bere nje reforme radikale, ne menyre qe njerezit e kesaj fushe ta meritojne trajtimin ekonomik dhe populli te preke nga afer frutet e kesaj drejtesie, qe tani per tani ecç çalë-çalë, si e plagosur.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qoftelargu

                    Edhe W ja fut kot e kot komplet!!!???Ne 1997 ka ndodhur Veriu kunder Jugut.Pse?Ne firmat piramidale u depozituan me interesa te rritura(e njejte me skemen PONCE,te ndodhur ne USA,ne fillim te shekullit 20).Pasi falimentuan firmat piramidale,populli u ngrit ne kembe me kerkesen mbarepopullore “duam parate tona”,pasi Berisha deklaroi ne TV shteterore se parate e shqiptarit jane te pastera!!!???Filloi revolta ne jug sidomos ne Permet,Gjirokaster e Vlore dhe famozi Berisha futi ushtrine e komanduar nga i famozi Gazidede,kunder revoltave ne jug te vendit,por…me maloke te ardhur nga veriu i vendit!!!???U perdoren dhe aviacioni(Miget) per te bombarduar urat dhe rruget???Deri ketu arriti puna O W…

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Ben

                      Plak kriminel mos beni gabim ta votoni o shqiptare. Bravo Çupi ????

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Revolucionari

                        Eh more Frok mirë thua ti, por autori, krimineli më i madh i të gjithë kohrave Sali Berisha të çan trapin çdo ditë sigurisht duke mashtruar, ndërsa ASPAKU fle gjumë dhe merret vetëm me përgjimet e 3000 e kusur telefonave si ato gratë që rrinë tek vrima e çelsit për të parë se çfarë bën burri dhe gruaja në krevat. Sali krimineli duhet të varet prej koqesh në mes të sheshit "skënderbej" e jo të sorollatet si matuf rrugëve.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bukur

                          Si gjithmone Frrok ke mendje te arte , te uroj shendet te plote dhe te falenderoj per Guximin sepse ti e din me mire Se kushdo Se cfar Hitleri eshte Saliu , Po Kisha vetem nje pyetje si shkarrimtare dhe flakvenes I shqiperise ku do te vendi set busti I I Sali Berishes e eshte lodhur dhe dermuar sepse e merit on bustin per paisjen me diploma universitetesh kush e ka deshiruar duke e blere me lek, per vitin e zi 1997, per Gerdecin ku ishte biznes I familjes Se ti je , per 21 janarin , per firmat piramidale, per organizimin e verioreve per te shtypur dhe vrare jugun, per vrasijet mafioze dhe lenien Pa varre shume njerez, per fshire Remzi Hoxhen , per keto duhet te shkruajme dhe te ngrihemi me nje Jo te madhe ketij banditi dhe te jap llogari para shqiptarve sepse vetem duke mos e votuar dhe organet e drejtesise te bejn detyren per ta cuar pas hekurave per bemat e ti je ne si popull do te shpetojme njehere e mire nga ky perbindesh i lindur.I wish God be with you Frrok .

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            limoni

                            F,L.M. Frrok. Je nje pasuri e jashtezakoneshme per pohimet e te vertetave te kombit tone .

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kallmeti

                              Te ka qellu fyelli me nje brime shoku Frok!

                              Përgjigjjuni
                              1. h
                                hila

                                Te lumte dora, e mendja Frrok Cupi, njeri i mencem i Mirdites e Shqipnis, Spaku Nuk po ndigjon gja nga ai vesh, te flasin sa te dojne njerezit, Spaku don me letra anonime mundesisht nga greqija se per ate pune i ka pipez! Dru me pre pra.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Euroatlantiku

                                  Une I qendroj asaj cka Kam thene edhe nje here tjeter . Cupi dhe te tjere si Cupi bejne mire te mos shkruajne asgje per Berishen . Te mos shkruajne asgje per kete monster , per kete minues te demokracise ( sinonimike I fjales " Minues " eshte "VRASES" , madje nje vrases shume here me I tmerrshem se nje vrases I zakonshem . ) , sepse sa me shume te shkruaje Cupi dhe te tjere si Cupi , aq me shume I sherbejne Berishes , aq me shume ia zgjasin jeten keto cobano , ketij tumori kancerogjen ... ! Berishen , berishizmin duhet ta stigmatizojne ata qe mund te ndikojne ne shkuljen e ketij tumori .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dule

                                    Spiuni frrok fran pal frruk mark leshi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Realisti

                                      Kryekrimineli Sali Karaxhiqi ka kryer aq krime sa nuk kane bere bashke te gjithe krimenelet qe kane dale nga ky vend. Ky monster (ç'ironi),na del akoma neper televizione edhe kerkon te vij ne pushtet. O tempora o mores!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dursakja

                                        Bravo Frrok Çupi, për fuqinë e jashtëzakonshme të penës magjike dhe të mendjes dritëdhënëse. Shkrimet tuaja hedhin dritë mbi ngjarjet e vërteta, me thellësi dhe qartësi mendimi. Shkrimet e tua dhe të të ndjerit Andrea Stefanit janë bindshëm mjaftueshëm për të kuptuar sa tragjikisht erdhi "Demokracia" për popullin tonë. Pena top t'u bëftë!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          VLONJATI

                                          Spaku ky institucion verior i saliut te udb eshte vetem ajo vegel ne shqiperi qe ka filliuar ne 1992 dhe nuk dihet kur do mbaroje .Eshte vegla berishiane bashke me gjykatet dhe prokuroret mafoinere

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Elvira Zeneli

                                            ???? Te lumte!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje