Në shoqëritë moderne, pushteti nuk matet më me forcën e armëve apo censurën e hapur. Sot, ai matet me heshtjen prej frikës që mbështjell individët dhe institucionet. Matet me diskreditimin publik, torturën psikologjike dhe deformimin social. Frika, një ndjesi e padukshme por gjithnjë prezente, bën çdo zë të dridhet para se të flasë. Ajo bën çdo veprim të ndalet, i paralizuar nga pasojat që mund të vijnë.
Ky është një diktat i ri – një diktat pa dhunë të hapur, por me një sofistikim të frikshëm.
Në këtë lojë të hidhur pushteti, prokuroria po shfaqet si një arma e sofistikuar e frikës, ndërsa politika, nga një monitoruese sovrane, po kthehet në një aleate të heshtur, shpesh edhe viktimë e saj.
Edgar Hoover, drejtuesi më jetëgjatë dhe figura kontroverse që formësoi FBI-në, drejtoi këtë institucion me filozofinë: “Justice is incidental to law and order” (drejtësia është rastësore përpara ligjit dhe rendit). Kjo qasje, që vuri rendin mbi drejtësinë, shkaktoi një rrënim të besueshmërisë publike të FBI-së pas vdekjes së tij. Kongresi Amerikan u detyrua të kufizonte fuqinë e institucionit dhe të vendoste mekanizma mbikëqyrjeje. Por a po jetojmë sot një rikthim të asaj filozofie? Deklaratat, veprimet dhe sjelljet që konstatohen në një seri hetimesh të SPAK, që do hetohen individ apo grup individësh që kanë më shumë rezonancë publike dhe jo fakte apo grup faktesh kriminale, pavarësisht emrit, sugjeron një transformim shqetësues të hetimit penal, nga hetimi i veprës penale tek hetimi i autorit të aluduar publikisht si autor i veprës penale. Hetimi, dikur një proces për të zbuluar të vërtetën mbi faktet, po kthehet në një instrument ndëshkimi publik. Kjo qasje po mbështetet nga media dhe disa segmente politike, duke shndërruar hetimin në një dënim në vetvete.
Politika, që duhet të mbrojë balancat e pushteteve dhe të garantojë të drejtat e individit, shpesh ndodhet në kryqëzimin mes frikës dhe oportunizmit. Në vend që të sfidojë këto simptoma deformuese të drejtësisë, ajo shpesh hesht ose bëhet bashkëpunëtore. Ka politikanë që përdorin hetimet si armë kundër kundërstarëve, ndërsa të tjerë zgjedhin të heshtin nga frika e përballjes me drejtësinë. Disa, në mënyrë hipokrite, mbështesin këtë sistem, duke ushqyer frikën për përfitime afatshkurtra politike. Por çmimi i kësaj loje është shkatërrimi i thelbit të shtetit të së drejtës.
Media, që duhej të ishte gardiani i së vërtetës, shpesh përfshihet në lojën e diskreditimit publik. Shkrimet sensacionale dhe komentet e pamatura shërbejnë si benzinë në zjarrin e represionit. Përfitimi i klikimeve dhe interesat komerciale po e largojnë median nga misioni i saj thelbësor: informimi dhe mbrojtja e interesit publik. Gazetarët dhe pronarët e mediave shpesh ngurojnë të sfidojnë pushtetin. Frika nga ndëshkimi penal i bën ata pjesë të problemit dhe jo zgjidhjes.
Ky "diktat i frikës" ka një kosto të lartë shoqërore. Politikanët nuk guxojnë të flasin, gjykatat paralizohen nga frika, dhe qytetarët ushqehen me imazhin e një drejtësi por jo me drejtësinë objektive, duke u ekspozuar e mbetur pa mbrojtje. Klima e represionit minon besimin në sistemin e drejtësisë dhe dëshpëron ata që kërkojnë një shoqëri të drejtë dhe të lirë.
Frika nuk është e pathyeshme.
Ish-Zëvendëspresidentja Kamala Harris mbajti një fjalim në Samitin "Leading Women Defined" dhe tha: “Kur një person ndjen frikë, ajo ka një mënyrë për t’u përhapur te të tjerët përreth dhe përhapet – dhe ne po e shohim këtë, pa dyshim. Por unë po them edhe këtë, miqtë e mi të dashur: edhe guximi është ngjitës”.
Guximi – si nga individët, institucionet dhe media – është kundërpesha e vetme ndaj kësaj klime represive. Politika duhet të rifitojë rolin e saj udhëheqës dhe të krijojë mekanizma të fortë llogaridhënieje për institucionet e drejtësisë. Gjykatat duhet të rigjejnë integritetin dhe pavarësinë e tyre. Ndryshimi fillon kur shoqëria zgjedh të mos heshtë dhe të ekspozojë çdo sjellje të paligjshme. Kur të gjithë të jenë në rrethin e pandëshkueshmërisë, të kontrollit dhe monitorimit, të gjithë të barabartë para ligjit, përfshirë edhe organet e reja të drejtësisë, atëher kemi realizuar parimin kushtetues të check and balance, pra të gjithë të kontrollueshëm, asnjë i gjithëpushtetshëm. Kur guximi për këto parime triumfon, ai mund të shembë çdo sistem të padrejtë dhe të sjellë një epokë të re drejtësie dhe barazie. Ne duhet të përqafojmë këtë guxim për të mbrojtur liritë dhe të drejtat tona.
Drejt në mënyrë të pakundërshtueshme.
jeni hajdute madje pak jua bejne ,ti i pari mor shkerdhate zhvates ....vdeksh ne burg ti dhe kushdo qe prek xhepin e popullit qe punon 8-12 ore ne dite per te nxjerre femijet nje here ne muaj per nje dreke....ju rente aty ku ju dhemb me se shumti...robqira .Karma do vije dhe per ju ....
Shumë drejt e thua se për të mos u bërë qeveri , polici, gjykatë me pavarësi të frikëshme dhe absolutisht të pa kontrollueshme dhe e pa detyruashme për të dhënë diku llogari për abuzivizmat e këtyre organeve , pa tjetër duhet të ketë një sistem kontrollues monitorues, dhe drejtë peshues i shkeljeve apo deformimi i drejtësisë që bëhet si nga individë brënda sistemit dhe psejo edhe nga gjyqësori i çdo shkalle. Kjo nuk nënkupton që të kthehemi në drejtsinë e 30 vjtëve të shkuara se pastaj na mori lumi.Por dhe një shtet brënda shtetit kjo nuk mund të pranohetBalancën në dhënie drejtësisë e ruan parimi :samë shumë pavarësi dhe mos ndërhyrje nga politika aq më shumë vigjilencë duhet për të mos lejuar abuzim keqpërdorim të pavarësisë dhekjo nuk duhet lënë në ndërgjegjen e prokurorit gjykatësit .Këto organe japin drejtësi por nuk janë zoti i pa gabueshëmNë fund të fundit njerëz janë dhe gabojnë herë pa dashje por nga subjektivizmi,herë nga niveli profesional, herë dhe më e tmerrshe deformimi në dheni drejtësi bëhet nga presioni i bandave por , por akoma më keq kur gjykatësi, prokurori korruptohen ,blihen dhe kështu i marrin njerëzit në qafë.Prandaj Parlamenti dhe gjithë zinxhiri i gjyqësorit dhe drejtësisë duhet të mendojë se si ti thotë ndal një fatëkeqësie të tillë.Mqindra dhe mijëra njerëz të sistemit të drejtësisë duhet ta vetë propozojnë një mekanizëm ligjor për tu prerë rrugën abuzimeve me pavavarësin absolute të niveleve të sistemit të drejtësisë.
Po hajdutlleku a eshte ngjites o koqe? Mos u lodh me publiçistike se s’t’i lexon njeri.
Shkrimi eshte plot inteligjence dhe shqetesimo i sakte, por nuk mjafton guximi denoncimit, por prerja e rrenjeve dhe ligjet i ben parlamenti i zgjedhur nga populli, prandaj keta njere qe u ra diçka ne dore si prokurore e gjykates, duhet qe ta ndiejne dhe keta friken se nuk jane te pa prejshem. Edhe Hitleri keshtu erdhi ne pushtet, njesoj si Spaku i Shqiperise sot me Dumanin dhe ate koloni prokuroesh e gjykates qe neser mund te jene viktimat e vetes tyre, familjes tyre dhe shoqeruse. Valle e lendojne kete ? Jo, se mbase mendojne se nuk do arrijne te bdeshkohen, por edhe natyea ka ligjet e saj objektive qe te ndeshkon veçnjeriut. Eshte krijuar nje grupim prokuroresh dhe gjykates qe drejtohen nga segmente edhe greke, hapet. Haja tek i zoti!