Nga Artan Fuga
Dosja media!
E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë kandidatë për deputetë, rolin e tyre para publikut apo jo?
Pa përgjithësuar në mënyrë absolute, shoh prej tyre, gra a burra, që nuk e ekuptojnë sa dhe si duhet se cili është misioni i tyre përpara publikut.
Ka që bëjnë pyetje dhe presin përgjigje, pastaj lexojnë pyetjen e radhës pa lidhje me përgjigjen e marrë. Ky është debat shurdhësh.
Ka ca që shohin me sy të përdëllyer kandidatin politik, a thua se ju dhimbset i gjori, në vend t'i çjerrin maskën e propagandës dhe ta bëjnë për ujë të ftohtë në të mirë të publikut.
Ka të tjerë që merren me çështje tretësore, jo e lagu, jo se lagu, sa për të shtyrë minutat e emisionit dhe për të treguar kollaren e bukur ose dekoltenë e hapur.
Ka ca që nuk ja kanë haberin për dosjet që duhet trajtuar, nuk dinë të dhëna, por hanë çdo gjë që u thuhet sikur të ishin ballokume Elbasani.
Ka të tjera dhe të tjerë që quajnë emision të nxehtë kur kandidatët rivalë ndërpresin njëri- tjetrin, gjasme debatojnë dhe publiku nuk merr vesh asgjë.
Asnjë e dhënë vizuale nuk paraqitet.
Merren si të vërteta çfarë thonë kandidatët.
Pa ekspertë në studio.
Asnjë lidhje TV me audiencat, aktorët e interesit.
Ka dalë formula idiote një politikan dhe një "analist" në të majtë, një politikan dhe një "analist" në të djathtë, si shqytarë këta shoqëruesit, dhe ping - pong pa pikë bereqeti.
Asgjë për personalitetin e kandidatëve.
Merren me gjëra të vjetra që edhe gjyshi im i dinte kur ishte gjallë. Jo lista të hapura, jo të mbyllura,
Jo pasaporfta çeke, jo letërnjoftimi bullgar.
Jo unë i ri, jo ti i vjetër, debat me nuanca të rënda genocidiste dhe bulliste, tmerr!
Pastaj në paqe, pas emisionit i fusin një kafe me kandidatët dhe ndahen si krushq pas vizitave për nderrim nishanesh.
Ore, e kuptoni se luani fatet e Shqipërisë, apo kush po e çan trapin!
Mirë profesor! Është vërtet situatë humori
Nji Lajm i mire per shqiptaret . 1 Akademik rebelon Traditen Shekullore te lepirjes se Pushteteve ,( Te Huaj apo Vendas ) dhe hedh veshtrimin brenda Bordellos 34-vjecare . Rrespekt z:Fuga
Ndjekja e debateve ne studiot televizive eshte humbje kohe . Me thoni cfare prodhojne televizionet Eshte per te ardhur keq qe nuk transmetohen kronika edukative apo sensibilizuese per t'i bere njerezit me te qete dhe me te mire por vecse dhune dhe luks
E thjeshte ...une nuk e shikoje kurre Fevziun as Canin as Grida Suma as Berrishen kur flet , nuk e shikoje kurre Rakipin me Bushati Lubonja Shkullaku Erla Mehilli kurre , nese degjoje nje emision eshte te abc Sokol Balla , nuk degjoje kurre Artur Zheji emision kazanet theritet tre kater pseudo analistet kur Karramuco fillone ( sipas informationeve te mia kete jave do arrestohet njeri , jooooo ja kthene A.Ballabani si pas burimeve te mia ......futja pordhes kot. Mer telecomande nderojne kanale dhe mbarone kjo histori.
- Epo kështu ndodh kur Grida harron të më ftojë mua në studio. I bie audienca..... . Ndërsa unë i jap informacione të sakta publikut..... . Psh: - A nuk ju thashë unë në studioon e Top Channel se Juri Kim do të arrestohet..... . Dhe doli fiks siç thashë unë..... . Kimetja u emërua në detyrë të re që të mos e kuptojë që po bëjnë plan ta arrestojnë, sepse arratiset tek Arben Ahmetaj.... E di Qimi ku është Beni....... . Po Non Grata e Berishës? Ju thashë që do hiqet...... Është hequr, pavarësisht se diktatori Edvin Rama nuk e publikon..... . Megjithatë ka dhjetra video në TEK TUK, që tregojnë kur Trampi firmos heqjen e non gratës dhe thotë shqip, shqip thotë: - Bëjini të fala Berishëa nga unë, dmth nga Trampi..... . Dhe nëse audienca e Top Channel ra si kurrë më parë, mbrëmjen kur kishte ftuar Berishën në studio, kjo ka ndodhur nga sabotimi i bërë nga Karlo Bolino, në televizionin e tij Report TV, ku në të njëjtën orë publikoi sondazhin e PIEPOLI-t..... . Hë Karlo, Karlo. Ti kujton se të gjithë shqiptarët i besojnë sondazhet e TV tënd.... Ka që nuk i besojnë.
Mire e the zoteri , kush po e çan trapin!
Z. Fuga vetë po e "çan trapin", ha ha ha
Nje artikull i goditur sepse si kudo duke filluar nga qeveria e deri tek rojet e parqeve cdo gje eshte ne dore te spontanitetit dhe vulgaritetit kulturor ku dhe insstitucionet e kultures perfaqesohen nga te njenjte persona qe sheh ne rruge, jane injorante me kollare dhe tualete te ngarkuara per te injoruar vehtveten dhe coroditue popullin..!!!
Kjo është akademia e Fugos që na mori mend për 30 vjet. E mbolli me kujdes budallallëkun Fugisti Artan dhe tani habitet për programet televizive. Ti pikërisht ti ishe pjesë e gatimit të kësaj çorbe të ndyrë, tani të paska ardhur mendja, ku ishte ajo e shkretë kur ti flisnje si I shkarë dhe mburrje veten për aftësitë e tua "të rralla" profesionale. Ja ke fut kot në atë kohë dhe ja ke borxh këtij vendi për atë pjesë të së keqes që gatove, prandaj ti dhe të tjerë si ti t'i thërrasin mëndjes nëse ju ka mbetur sadopak! Çdo bari që drejton një tufë sado të vogël duhet ta çojë atë drejt një kullotje të shëndetshme për këtë duhet ca shpirt dhe pak mënçuri. Zoti i mënçuroftë shqiptarët!