Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

31 Mars 2025, 13:43Blog Nga Ylli Manjani

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e

Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht.

Absolutisht kështu është.

Vettingu ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala.

Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan  nga sistemi gjysma e gjykatësve e prokurorëve, duke krijuar një kolaps, më të rëndin, në sistem.

Sot shërbimi në drejtësi është bërë mallkim. Kjo është pasoja e Reformës.

Gjykatës e prokurorë që arrestuan, gjykuan e dënuan edhe me burgime të përjetshme për llogari të shtetit dhe, ku i fundit nxorri në rrugë si "shpërblim" nuk quhet dot reformë! Aq më pak drejtësi.

Pastaj a u luftua korrupsioni duke goditur kaq rëndë gjykatësit e prokurorët apo u thellua dhe më keq?!

Kush i ka sytë në ballë e mendt'të në kokë duhet të jetë në gjendje të kuptojë se reforma ishte DËSHTIM!

Si ka mundësi që një proçes administrativ të të dënojë përjetë, dmth më rëndë sesa proçesi penal?  Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

Dmth, nëse gjykatësit apo prokurorët do ishin dënuar nga gjykata për korrupsion, siças Kodit Penal ndalohen deri në 5 vite të mos kthehen në sistem, ndërsa vettingu i përjashtoi ata për jetë!!!!

Pra proçesi penal i bazuar në prova të largon 5 vite nga sistemi, ndërsa procesi administrativ i bazuar në thashetheme të largon përjetë!

Ky është kulmi i padrejtësisë që iu është bërë punonjësve të drejtësisë dhe duhet rregulluar.

****

E kam analizuar edhe më parë këtë aspekt dhe i qëndroj idesë së rikthimit në sistem të të gjithë atyre gykatësve e prokurorëve, që e kanë kaluar aftin 5 vjeçar të "ndëshkimit".

Këtë ide e prezantova edhe në një event të fondacionit Kondad Adenauer ku ishte prezent edhe  zoti Sali Berisha.

E prezantoj dhe e mbroj këtë ide edhe në eventet publike të zotit Edi Rama pa asnjë problem.

Drejtësia nuk do zhbllokohet vetëm me  studentë të magistraturës, aq më pak me punonjës të jashtëm.

12 Komente

  1. A
    Agron

    O stala,me qen se e ke prezantuar para babait shpirtëror sali ke te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ajax

      Deri dje ke shkruar mire , por sot Ylli e ke qelbur , si mund ti mbrosh ata prokurore e gjykates kriminela , milionera , nuk ka shtet qe te kerkonte qe te gjithe keta mbas vitingut duheshin tu merej pasuria e burgosur deri ne 20 vite , qe mbas kesaj prokuroret e gjygjtaret te mos marin asnje qindarke , vetem keshtu behet shteti , e jo me keta qe mbron zoti ish minister

      Përgjigjjuni
      1. k
        koli

        20 apo 30 nuk eshte ceshtja tek vitet e perjashtimit por tek procesi administrativ apo penal qe duhet ngritur per te korruptuarit e paraburgosur me lincime mediatike, kete po trajton yllka ne facebook me siguri se nuk e pjerdh as saliu as edi vetem sa ha mut kot si dijshem dhe parimor sepse shteti behet me ligje ne sherbim te qytetareve ose pasaporta e be nuk vjen kurre dhe jo pse nuk do beleri apo pse lulit nuk i dalin llogarite 7x7 ne ashensorin e taos

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tyryryryry

          Po pikerisht kete ka thene shkruesi i shkrimit, o zoteri. Ka thene qarte se ashtu si u zhvillua procesi i ashtuquajtur veting, me llafe rrugesh dhe shkarkoi qindra gjyqtare e prokurore, do ishte me i besueshem nese pas shkarkimit per pamjaftueshmeri te provave per te justifikuar pasurine, po prova te pakundershtueshme ama, per pasoje duhej filluar procedimi penal per te gjithe te shkarkuarit per pasuri te pajustifikuara dhe procesi te perfundinte me nje vendim denimi konform ligjit penal dhe ti sekuestroheshin pasurite. Keshtu keta qe u shkarkuan nuk do mund te perjashtoheshin perjetesisht nga sistemi me vendime te mbeshtetura ne ligj e nuk do pretendonin per padrejtesi. Por pyetja qe vjen ne vijim eshte se kush do i hetonte e gjykonte keta mor aman, keta te “ drejtesise se re”? Realiteti eshte aq i hidhur, madje shume me i hidhur se para pseudoreformes, pasi askush, po annje njeri nuk po gjen me drejtesi pa paguar dhe brenda nje afati te arsyeshem. Padrejtesia dhe misdhenia e drejtesise eshte kthyer ne normaliteton e ri shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nata

            I u eshte bere padrejtesi ketyre gjyqtareve?!!! Po ato padrejtesite qe u jane bere qytetareve duke i futur ne burg te pafajshmit dhe duke liruar kriminelet per te mbushur xhepat me para! Jane te zhytur deri ne fyt ne llumin e padrejtesive qe kane bere maskarejte, me gjeni nje gjyqtar qe ka jetuar vetem me rrogen e shtetit!

            Përgjigjjuni
        2. T
          Teodor

          Ke pjeserisht tr drejte ..por po flet shume vone...ishe minister atehere...bere gje? Lesh e Currit...mbas berihait...ik o Manjan mos na bilbilos kot...demi u be e nuk cbehet...po vuajme nga 10 vjet pa filluar seanca.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Z.Ajaks,juristi ka deri diku te drejte.Per kedo qe u largua nga sistemi (per mosjustifikim te ardhurash)korupsion ,duhej te kishte filluar ndjekia penale per verifikimin e korupsionit te bere.Juristi Manjani thote se per vepren e bere nuk mund te ndeshkohesh per jete.Me kete menyre ne tregojme se sistemi yne nuk njeh reabilitim.Ish gjyqtar e prokuror te larguar nga sitemi nuk kane vendim per korupsion,qe do tu konfiskonte edhe pronen e fituar padrejtesisht.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia behet me Kocesion Italise

              Si ata qe u larguan nga vetingu, edhe ata sot si Dumanet e Banet nje mut jane, te gjithe hajdute, ose me sakte 99% e tyre mbase. Ne nuk do behemi shte i te drejtes nese nuk e japim drejtesine me koncesion Italise. Nese kushton 100 milione dollare ne vit, ky do ishte koncesioni me i vlefshem ne historine e shtetit shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mashkullori

                Dakort me ty,Manjani,por me nje kusht: -Te dorezojne ne shtet diferencat e pajustifikuara ne leke dhe prona deri ne kohen e vetingut... -Te konsiderohet i gjykuar,per masen e vjedhjeve te pajustifikuara... - Te kete paguar per periudhen e mbas vetingut,taksat perkatese ne tatim taksat,c'ka do te tregonte se ka " nxene mend"... Keshtu e mirratoj une propozimin tuaj per rrikthimin ne sistem te juristeve te ndeshkuar nga vetingu... Perndryshe rrikthimi i tyre ne sistem eshte t'ju varresh si ujkut melcitr ne qafe,sepse nga njeri vesh ju ka hyre dhe nga tjetri ju ka dale... Shpresoj se,pa dashur dhe ju jeni dakort qe kane vjedhur por nuk jeni dakort te ndeshkohen me shume se 5 vjet.Ligji,gjykata,nuk do I ndeshkonin 5 vjet pa ju sekuestruar paret dhe pronat e vjedhura ,APO JO?

                Përgjigjjuni
                1. m
                  m

                  Mbrojtes te gjyqtareve e prokurireve hajdute.Te tere ata qjywtare e prokurore we u hiqen duhet te mrreshin ne pergjegjesi penale per korrupsion.kjo eshte fathewesia e ligjit te Reformes.Nuk jan perjasbtuar per thash e theme o Ylli qorr ose mbtojtes I krimit gjukates e prokuror.je vet I implikiar ne korrupsion prandaj e se deshtim reformen.Mire o Sali plus Ilir mir.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Drejtësia jonë është dhe ishte drejtësi e krimit, drejtësi e padrejtësisë. Ajo është fajtore e këtij korrupsioni i cili në të gjithë kohën funksionoi si i ligjshëm duke penguar që në fillim të demokracisë krijimin e një shteti ligjor. Pikërisht ky institucion drejtësie shërbeu si shkak kryesor në lindjen dhe në ekzistencën e vazhdueshme të kaosit, ai ka bërë punë armiqësore për detyrën e tij, në forcimin e themeleve të demokracisë.. Populli fajëson organet e drejtësisë për të gjithë situatën në udhëkryq të këtij vendi.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mirësia

                      Ata që drejtuan drejtësinë në humnerë sot kërkojnë të rikthehen, si ujqër që duan të veshin përsëri lëkurën e bariut. Të përjashtuar nga vettingu për korrupsion, paaftësi dhe shitje të hapur të drejtësisë, tani guxojnë të ankohen, si viktima të një sistemi që vetë e kalbën. Këta njerëz nuk kërkojnë drejtësi. Kërkojnë pushtet. Kërkojnë të rifitojnë privilegjet që përdorën për të shkelur popullin dhe për të poshtëruar çdo ideal të ndershmërisë. Kërkojnë të rikthehen te një tryezë ku ligji është bërë monedhë pazari. Ky është kulmi i përçmimit ndaj këtij vendi! Të një vendi që ende përpëlitet në vargonjtë e padrejtësisë që ata vetë krijuan. Një tallje e rëndë për çdo qytetar që kërkon të jetojë me dinjitet. Këta grabitës të drejtësisë nuk kanë vend në asnjë sallë gjyqi. Nuk kanë fytyrë të flasin për të drejta, kur gjithçka që njohin është pazari dhe tradhtia. Nuk janë gjyqtarë, nuk janë prokurorë – janë turpi i këtij vendi. Nëse ky sistem i lejon të rikthehen, atëherë ky vend është i dënuar të mbetet në të njëjtin udhëkryq ku e hodhën ata që sot kërkojnë të rikthejnë padrejtësinë në fron.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje