nga Ardi Stefa
Në politikë lehtësisht ikën, por vështirë se rikthehesh. Shumë pak veta kanë qenë përjashtmi i rregullit.
Përsa i përket Berishës, kjo nuk vlen (sikundër pretendojnë disa analistë), sepse ai nuk u largua kurrë.
Humbi zgjedhjet, ngeli kryetar i partisë dhe i opozitës, i fitoi ato pas disa vitesh; i rifitoi; i humbi për t’u “larguar”, i humbi përsëri edhe pse ishte në hije dhe përsëri do t’i humbasë, pavarësisht se pretendon se do të fitojë e do ta bëjë Shqipërinë Madhështore...
Arsyeja?
Ka një milion arsye pse opozita duhet të fitojë, ashtu sikundër ka po një milion arsye pse duhet t’i humbasë...
Dhe arsyeja e parë dhe më kryesore është reformimi, ndryshimi, modernizimi dhe përshtatja e opozitës me epokën e re. Reformimi në ide, burime njerëzore, vlera, meritokraci, program, retorikë e veprim.
Por a mund të ndodhë? Vështirë!
E kapur me thonj e dhëmbë pas së kaluarës; në kulte, njerëz, ide, retorikë e mentalitet opozita jonë nuk e ka seriozisht marrjen e pushtetit. Të qenët në opozitë është më komode për të. E “ngrin” kohën atje ku e tek kush i intereson, pa llogaritur që bota përreth nuk “ngrin”, as qëndron e as pret bashkë me të. Dhe, sa kohë që ajo ngujohet në pritje në kullën e saj të fildishtë, bota e njerëzit jashtë ndryshojnë e evoluojnë vazhdimisht pa pritur të zgjohet e të ndryshojë opozita që “do të rikthehet”!
Ndërkohë përpjekja e organizuar e qeverisë për të investuar e për të mos lejuar ekzistencën e një opozite serioze e konkurruese përkohësisht i ka dhënë dorë, por në fund të fundit në një moment do t’i kthehet kundër. Sepse ky investim kundër opozitës nuk ishte gjë tjetër veçse rezultat i një qëndrimi arrogant, ngaqë te pozita mbizotëron perceptimi autoritar se, duke qenë se nuk kishte opozitë për të ushtruar presion, gjithçka do të “rregullohej” siç donte ajo.
Opozita si kundërshtare e qeverisë nuk i intereson shumicës së elektoratit, përveç opozitës dhe ndjekësve të saj.
Në të kundërt, opozita si “qeveri e ardhshme” na intereson të gjithëve.
Natyrisht fragmentarizimi dhe pamundësia rrugëtojnë bashkë në politikë. Sa më shumë të ngelet jashtë e larg pushtetit opozita, aq më shumë e ka të pamundur, dobësohet e zbehen karakteristikat e saj qeverisëse.
Dikur Xhulio Andreoti ka thënë: “Pushteti dobëson atë që nuk e ka!”
Dhe le të mos gënjejmë veten. Do të jetë e vështirë që të ketë ndryshim të qeverisë aktuale në 11 maj 2025.
Përveç se nëse “qeveria e ardhshme” do të jetë e sotmja me ndonjë shtesë: të ndonjërit apo disave nga opozita e sotme.
Vullnetarët? Janë të rrallë, por jo e pamundur të gjenden...
Zoti Stefa. Logjikisht nuk mund te thuhet "me kryesore". Nese eshte "kryesore", nuk mund te jete "me kryesore". Pra, ka te beje me "kryet-koken". Nese eshte "kokesore" nuk ka si te jete me shume se del jashte "kokes".
Joel! - I sakte apo correct! - s'di si te shprehem me drejt.
Tek ne jane kalcifikuar si pozita edhe opozita, perderisa pushtetet e tjere kane vdekur. Ky mision qe thoni ju, I perket drejtesise e cila s'guxon te dale nga shpella. Pa gjykuar e denuar krimet e djeshme, nuk nuk mund te mendosh per te nesermen. Prandaj keto zgjedhje do thellojne stanjacionin politik
opo ai bufi nuk eshte i athinase por eshte i heres motres se zeusit tjeter ,njeri dje shkruante sebufi eshte i barabarte ose i njejte me kukumjacken jo bre. shok,sistematika E KARL LINEUT NUK NA E LEJONKEte E
I sakte Ardi! Angazhimi i personave si Ju eshte i nevojshem pavaresisht, pozite apo opozite!