Perëndimi që lind në Ukrainë dhe vdes në Gaza

28 Mars 2025, 17:05Blog TEMA
Perëndimi që lind në Ukrainë dhe vdes në Gaza

Nga Blendi Kajsiu

Agresioni rus në Ukrainë formësoi shumë shpejt një perëndim që artikulonte mbrojtjen e demokracisë përballë autoritarizmit, parimet ndërkombëtare të sovranitetit dhe të identitetit kombëtar përballë ambicieve imperiale, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe në kohë lufte. 

Ndonëse SHBA-të janë tërhequr tashmë nga ky lloj perëndimi ai vazhdon të artikulohet nga shumë vende evropiane, si Gjermania, Franca, Spanja apo Britania të cilat vazhdojnë ta shohin luftën në Ukrainë si një përballje vlerash mes demokracisë dhe autoritarizmit, mes vetvendosjes kombëtare dhe imperializmit agresiv, mes të drejtave themelore të njeriut dhe dhunës ushtarake ndaj civilëve të pafajëshëm nga regjimi autoritar dhe fashist i Putinit. 

Fatkeqësisht e njëjta Evropë, që me të drejtë çirret për të drejtat e njeriut, sovranitetin dhe demokracinë në Ukrainë, hesht turpshëm për Gazën. Pikërisht aty ku në sytë e botës po zhvillohet genocidi më i dokumentuar dhe më publik në historinë e njerëzimit nga regjimi tashmë fashist i Benjamin Netanjahut. 

Qëllimi i Izraelit për të shfarosur jo vetëm Hamasin por të gjithë popullatën palestineze në Gaza është artikuluar publikisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë Izraelite që i konsiderojnë palestinezët racë inferiore, duke i quajtur “kafshë” (shiko ketu). 

Pastrimi etnik i Gazës si e vetmja zgjidhje afatgjatë gjithashtu artikulohet publikisht nga ministrat e qeverisë Netanjahu, kuptohet edhe me bekimin e presidentit Trump (shiko ketu).

Bombardimi dhe vrasja masive e civilëve, shumica gra dhe fëmijë, shkatërrimi total i infrastrukturës së Gazës, që nga spitalet, maternitetet, deri tek shkollat, kombinuar me bllokimin e ndihmës humanitare, tregon se pastrimi i Gazës nga palestinezët nuk është thjesht retorikë por një objektiv i qartë i qeverisë së ekstremit të djathtë të Netanjahut.

Arrestimet arbitrare ndaj mjekëve dhe intelektualëve palestinez, torturat dhunimet dhe përdhunimet e dokumetuara që i bëhen të burgosurve në burgjet Izraelite nuk janë fenomene sporadike por sistemike dhe të mirë-dokumentuara (shiko këtu).

Ato janë produkt i ideologjisë raciste që dominon sot në Izrael dhe që ka normalizuar prej kohësh apartedin ndaj arabëve, trajtimin e palestinezëve si sub-human dhe për pasojë genocidin dhe pastrimin etnik të Gazës. 

Janë fenomene që e hedhin në erë mitin e Izraelit si e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme. Aq më tepër sot kur lufta në Gaza bëhet mbi të gjitha për interesat e ngushta të Benjamin Netanjahut për të qendruar në pushtet dhe frymëzohet nga ideologjia fashiste e ekstremit të djathtë Izraelit që e mban në këmbë qeverinë e tij. Me një proces të hapur për korrupsion e vetmja mënyrë që ka Netanjahu për të mbetur jashtë burgut është qëndrimi në pushtet nëpërmjet një lufte pafund që frymëzohet nga shovinizmi zionist i të djathtës ekstreme që mban postet kyçe në qeverinë e tij.

Të gjitha këto fakte Perëndimi Evropian i ka të qarta, e megjithatë ai nuk bëzan. Ai denoncon autoritarizmin, agresonin, krimet dhe dhunën e Putinit por nuk thotë asnjë fjalë për dhunën, agresionin dhe krimet e Netanjahut kundër palestinezëve të pafajëshëm. Ai dënon nacionalizmin ekstremist rus, por injoron shovinizmin izraelit.

I njëjti Perëndim që i kërkon llogari Rusisë për fëmijët e rrëmbyer në kampet e edukimit Rus nuk thotë asnjë fjalë për mijëra fëmijë palestinez të varrosur në gërmadhat e Gazës nga bombat e Izraelit. Evropa që dënon pushtimin Rus të Ukrainës nuk dënon pushtimin e përditëshëm të Gazës, të Bregut Perëndimor apo të Libanit nga Izraeli. Përkundrazi ajo dhunon, arreston dhe cilëson si anti-semitist protestuesit që denoncojnë genocidin e palestinezëve nga Izraeli, madje edhe kur protestuesit janë hebrenj (shiko ketu).

Është kjo hipokrizi akute që i hedh në erë idealet perëndimore. Ajo, më shumë se gjithçka, ushqen ideologjinë nihiliste putiniste dhe trampiste se në botë nuk ka vlera por vetëm forcë. Se rendi ndërkombëtar liberal nuk është një ideal por një përrallë e mërzitëshme e interesave perëndimore. 

Është kjo hipokrizi e thellë e Perëndimit që legjitimon putinizmin në Evropë dhe trampizmin në SHBA. Në zgjedhjet e fundit presidenciale Kamala Harris dhe Partia Demokratike nga njëra anë denonconin racizmin, dhunën dhe ksenofobinë nacionaliste të Trampit kundër emigrantëve, nga ana tjetër armatosnin dhe mbronin shovinizmin, racizmin dhe genocidin e qeverisë Netanyahu kundër civilëve palestinez në Gaza. 

Ndaj Gaza është transformuar sot në një varrezë të madhe jo vetëm për Palestinezët por edhe për vetë Perëndimin që ka mbyllur sytë, veshët dhe gojën përballë genocidid dhe pastrimit etnik të palestinezëve. Një Perëndim që nuk e sheh, nuk e dëgjon dhe nuk e flet dot të vërtetën është një Perëndim i vdekur. Ose i padallueshëm nga nihilizmi putinist dhe trampist ku e vërteta është zëvendësuar prej kohësh me vullnetin dhe interesat e liderit.  

21 Komente

  1. E
    E vërteta e hidhur

    Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk ke çfarë të shtosh më shumë. Tani në Amerikë po arrestojnë edhe ata studentë që i dolën në mbrojtje popullit palestinez. Lexoni çfarë ka thënë Volteri për çifutët.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIMUR LENGU

      Z. Kajsiu ! Pergjithesisht, me je dukur djale i mencur por njerezve te mencur nuk iu shkon qe te pohojne se lufterat pushtuese ( si ajo midis Ukraines dhe Rusise ) na qenkan luftera midis vendeve autoritare ( diktatoriale ) dhe atyre demokratike, pra si nje lufte vlerash dhe parimesh politike. Jo zoteri ! Ajo, ashtu si lufta midis Izraelit dhe popullit palestinez, jane luftera pushtuese, pra luftera per te grabitur dhe skllaveruar popujt e tjere. Ky Perendimi, qe permend ti, eshte ai Perendim qe ka pushtuar, skllaveruar, vrare e grabitur gjysmen e botes dhe, edhe sot, vazhdon me mjete e menyra te sterholluara qe shoqerohen me propagande mashtruese e trushplarese, por qellimi eshte sundimi i popujve te tjere per t'iu marre territor ose pasuri, ose te dyja njeheresh. Ajo qe po ndodh ne Gaza ( jo per te paren here ) ku nje popull pushtohet, debohet, vritet e shfaroset me armet dhe parate e ketij Perendimit " demokratik " eshte prova e pakundershtueshme e falsitetit te propagandes njeqind vjecare perendimore, e humanizmit te rreme dhe e " drejtesise " qe Perendimi ka vendosur dhe zbaton. Kaq per sot.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pjeter

      Gaza ishte per bukuri, deri kur ne tetorin e vrasjeve dhe rrembimit te qindara mijra Israeliteve nga Hamasi, Paqja u prishur dhe nuk ndreqet pa i kthyer pengjet e pa vdekura akoma. Populli tja kerkoje hamasit psene e kesaj tragjedie? Izraeli i ka dy duart per nje koke.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të krahasoshë Rusinë me Izraeli dhe terrorist me n

        Ky artikull, vlen veç për njerzit e prapambetur lindore-që janë islamikë të pa cilivizum. Të krahasoshë një Plastinezë Myslamënt,( terrorist), me një Ukrahinasë të cilivizum , ështe njësoj si të krahasoshë Natën me ditën. Të krahasoshë diktaturën-imperjalistë Ruse me demokranicën e izraelit që mbronë perëndim nga terrorizmi islamikë , ështe njësoj si të krahasoshë territ me dritën. 3 milon Ukrahinasë në Polonie per 3 vjetë kanë ardhur. A ke dëgjue gjë ti o Gazetar i prapambetur që Ukrahinasë dalin vrasin dhe therin njerzë rrugve të Evropës dhe Polenisë? Pasë keti shkrim o Gazetar i prapambetur shpellar shko në Anadoll apo Sumalie dhe futja një tasë groshë...

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasani

          shpellar je ti e jo gazetari qe thote te verteten ! Netanyahu dhe jo Izraeli , kjo duhet te theksohet po demton Imazhin e vendit te tij. Ai po perserit krimet e nazisteve qe mbysnin femijte ne dhomat e gazit! Cdo vrasje e civileve me justifikimin e goditjes se terroristeve eshte krim kunder njerëzimit!

          Përgjigjjuni
        2. P
          Poseidon

          CDO LUFTE KA NJE ARESYE OSE SIC I THONE NJE SEBEP........VERTET QE NETANJAHU ESHTE TIP I DJATHTE NE DAC EDHE FASHIST POR TI SKE THENE ASGJE PER ARESYEN E FILLIMIT TE KESAJ LUFTE,QE ESHTE IN AZIONI I HAMASIT DHE RREMBIMI I DISA QINDRA IZRAELITEVE ......EDHE MBAS KAQ GJAKDERDHJE HAMASI NUK DOREZON PENGJET IZRAELITE TE MBETUR PA U DOREZUAR.......DHE KJO ESHTE ARESYE PER TE VAZHDUAR LUFTA.......HAMASI PERDOR CIVILET SI MBUROJE DHE SHUMICA E CIVILEVE JANE VRARE NE KETO RASTE.... .....NUK JUSTIFIKOHEN SHUME VRASJE PATJETER POR.....TERRORI I USHTRUAR NGA HAMASI ISHTE SHUME I TMERRSHEM.......DHE VAZHDON ME MOS DORZIM TE PENGJEVE......NE KETE RAST PERGJEGJESIA ESHTE E DYANESHME....

          Përgjigjjuni
          1. P

                        1. J
                          Ja vdekje, ja liri

                          Poseidon! Para se të japësh mend or idiot mëso t'i postosh vetëm një herë komentet dhe jo 8 herë, o budall. Për sa i takon atyre që shkruajnë se palestinezët e patën vetë fajin se sulmuan izraelitët dua tu kujtoj se palestinezët, përfshirë Hamasin, kishin dy zgjedhje: Ose të jetonin 2.2 milionë banorë në 350 kilometra katrore si kafshët në kafaz ose të revoltoheshin kundër armikut të tyre 70 vjeçar. "Ja vdekje, ja liri, se nuk jetohet në robëri"! Të mbrosh izraelitët sot është si të mbrosh nazistët në masakrën e tyre në Borovë. Ku ekzekutuan banorët e një fshati të tërë vetëm se partizanët sulmuan dhe vranë nja 2 - 3 gjermanë. Dhe gjermanët dogjën dhe vranë banorët e një fshati të tërë. Bravo gjermanët atëhere.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Linza

                            Artikulli shkruar me shume vertetesi. Izraeli po sillet si shtet fashist, po ben spastrim etnik te palestinezeve. Terroriste jane ultra ortodokset çifute qe kane zene tokat e palestinezeve dhe qeveria fashiste izraelite. Gaza nuk eshte e Izraelit por e Palestines. Vertet Hamasi beri nje akt terrorist, por pergjigja duhet te jete proporcionale. Paletinezet nuk jane fondamentaliste myslymane por popull i vuajtur. Çifutet po sillen me palestinezet si u sollen gjermanet me ta gjate L2B.

                            Përgjigjjuni
                            1. 2
                              2 fytyrësia politike

                              Pirdhini përrallat, kthejuni interesave të kombit shqiptar!

                              Përgjigjjuni
                              1. א

                                Pale po si shoh apo m'a mos po shatojnë një zedeli me ananas s'e kurrë s'i dihet si nuk morri pjeshka në kumbull e m'i do midetë ftujaku mollët varrur në ftua . Ose mullënjën me gargull e optim për derivate e ç'farë fare . Khaluf - fare . Ç'interes edhe dobi ç'nuk i shohim ibridit herbivor që ndërzeshta t'n'a qe edhe karnivore .

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Leon Ashkelat

                                  Shima ti kur vinte pa ditur ç'ishe !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Via Egnantia

                                    T'a shtyjmë ca më tej temën n'apoteozë ? “Al-Quds” or “Quds” is the Arabic name for Jerusalem . Hence, this event is also called “Jerusalem Day”. In Arabic, the word “al-Quds” translates to “the holy one”. The city of Jerusalem is holy to all three monotheistic religions, Christianity, Islam and Judaism. Je ti unë apo do të jesh u'a thua ? Skampa e emëruan dikur e sot gdhihen rrjedhës së Shkumbinit nga Elbasani .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Niko

                                      Gazetar leshi qe vdes per lesh arabi. U bere ti t‘i tregosh evropes si te trajtoje psikopatet islamik.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Qytetar i zakonshem

                                        Mendoj se është një artikull me vlera, analizë mjaft e saktë . Do thoja se nuk është kuptuar nga disa komentues që autori nuk e ka hallin tek Izraeli por tek Europa dhe standardet e sajë të dyfishta. Tjetër standart për veprimin e Rusëve , Tjetër standart për veprimin e Izraelitëve . Dhe krejt tjetër standart gjykimi për qëndrimin e SHBA-ve. Sepse pyetja është nëse sistemi I vlerave vlen për të gjykuar të gjitha rastet apo për raste të ndryshme kemi siteme vlerash të ndryshme?

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje