Axhenda e brendshme dhe e jashtme e presidentit amerikan Donald Trump do t'u sjellë mjerim njësoj si amerikanëve ashtu edhe jo-amerikanëve, duke njollosur reputacionin e vendit për vitet në vijim. Tani i takon qytetarëve dhe ligjvënësve amerikanë të mbrojnë vlerat demokratike që kanë mbështetur prej kohësh lidershipin global të vendit.
Nga Chris Patten
Mamaja ime thoshte gjithmonë për ata, ngritja e famës së të cilëve ndërtohej mbi mendjemprehtësinë dhe jo mbi talentin: “Vërini veshin fjalëve të mia. Gjithçka do të përfundojë me lot.” Është një bast i sigurt se ky do të jetë fati i presidentit të SHBA Donald Trump dhe ndjekësve të tij. Fatkeqësisht, lotët nuk do të jenë vetëm të tyre. Amerika do të përballojë koston e pamaturisë së tyre dhe kështu, në mënyrë të pashmangshme, do të bëjë edhe pjesa tjetër e botës.
Njerëzit që nuk jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të mendojnë se janë të sigurt, por si superfuqia kryesore në botë – dhe dikur flamurtarja e standardeve për vlerat që mbështetën pjesën më të madhe të përparimit të 80 viteve të fundit – ajo që ndodh në Amerikë nuk qëndron në Amerikë. Mirëqenia kolektive dhe siguria e shoqërive të hapura në mbarë botën kanë qenë prej kohësh varura nga mençuria dhe guximi i presidentëve amerikanë, që datojnë që nga Franklin D. Roosevelt. Edhe Richard Nixon, me të gjithë gabimet e tij, la pas arritje të rëndësishme diplomatike, veçanërisht hapjen e tij ndaj Kinës.
Ndërsa askush nuk e di saktësisht se kur dhe si do të shkojnë gjërat, retë e stuhisë po mblidhen në mënyrë të pagabueshme në Uashington dhe më gjerë. Një krizë kushtetuese (ose më keq) duket se është në prag, ndërsa administrata Trump minon sundimin e ligjit – dikur gur themeli i demokracisë amerikane – për të shënjestruar kundërshtarët dhe kritikët e saj politikë.
Sigurisht, ka precedentë për këtë lloj sjelljeje – veçanërisht në Evropë gjatë viteve 1930 dhe 1940. Dhe nëse ky krahasim ju duket absurd ose i padrejtë, merrni parasysh komentet e fundit të Trump në Departamentin e Drejtësisë. Gjyqtarët e pavarur dhe oficerët e zbatimit të ligjit u përshkruan si “njerëz vërtet të këqij”, të cilët “u përpoqën ta kthenin Amerikën në një vend të korruptuar komunist dhe të botës së tretë”.
Gjatë dy muajve të fundit, Trump ka çmontuar sistematikisht barrierat kushtetuese që kufizojnë pushtetin ekzekutiv. Nëse ai do të ketë sukses, kjo varet kryesisht nga fakti nëse amerikanët janë të gatshëm të jetojnë nën një regjim autoritar në zhvillim.
Ndërsa Trump dhe besnikët e tij kërcënojnë të fajësojnë gjyqtarët që marrin vendime kundër axhendës së tyre, u takon votuesve dhe ligjvënësve të mbrojnë institucionet dhe vlerat që kanë mbështetur lidershipin global të vendit. Ligjvënësit, në veçanti, përballen me një zgjedhje kritike: të mbështesin autoritetin e tyre kushtetues ose t’i kthejnë sytë nga ana tjetër, ndërsa ai gërryhet vazhdimisht. Shumë – veçanërisht republikanët – janë nën presion të madh për të heshtur, për shkak të kërcënimit të sfidave kryesore, ndoshta të financuara nga Elon Musk.
Deri më tani, perspektiva nuk është aspak qetësuese. Në mënyrë alarmante, shumë republikanë dikur me parime, si senatorja Lindsey Graham, tërhiqen vazhdimisht në shenjën e parë të mosmiratimit të Trump. Për sa kohë amerikanët që besojnë në fjalën e lirë dhe një shtyp të lirë do të mbështesin kanosjen e Trump ndaj organeve të mediave dhe pronarëve të tyre? Edhe universitetet më të mira dhe firmat ligjore tani po gjunjëzohen, ndërsa Shtëpia e Bardhë shton sulmet e saj ndaj bazave institucionale të opozitës.
Për të përballuar sfidat e mëdha nevojitet unitet kombëtar – diçka që SHBA-ja ia ka dalë ta arrijë herë pas here. Por kjo nuk është mënyra e Trump. Përkundrazi, ai dëshiron t’i lërë mënjanë ata që nuk janë mbështetës të tij politikë, edhe kur ata u shërbejnë institucioneve jetike kombëtare. Një shembull i qartë është Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese e Uashingtonit, ku ai shkarkoi bordin, zëvendësoi anëtarët e saj me besnikë dhe u vendos vetë si kryetar i saj.
Rreziqet mund të bëhen më të qarta për mbështetësit e Trump kur ata të kuptojnë se rritja e tarifave nuk është e njëjtë me uljen e taksave dhe se, në vend që të ulë çmimet, axhenda e tij tregtare ka të ngjarë të shkaktojë një recesion dhe të rrisë inflacionin. Megjithatë, nëse dhe derisa kjo të ndodhë, askush nuk duhet të presë që SHBA-ja të sigurojë një lidership të qendrueshëm dhe të besueshëm në sfidat kryesore të politikës së jashtme me të cilat përballen shoqëritë e hapura në mbarë botën.
Trump, i bindur se negociatat ndërkombëtare nuk kërkojnë asgjë më shumë se instinktet e një zhvilluesi pasurish të paluajtshme në Nju-Jork, i pëlqen ta mendojë veten si një mjeshtër i diplomacisë globale. Por kushdo që ende e ha ende atë fantazi, duhet t’i shikojë më nga afër gabimet e shumta që ai bëri gjatë mandatit të tij të parë.
Marrëveshja katastrofike e Trump me talebanët pak para largimit të tij nga detyra në 2021 është një shembull i rëndësishëm. Fituesit e vetëm të tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani ishin udhëheqësit talebanë, të cilët u lanë të lirë të rivendosnin sundimin e tyre mizogjen dhe autoritar pa kufizime.
Pastaj ishte afrimiteti shumë i lavdëruar i Trump me diktatorin koreano-verior Kim Jong-un. Pavarësisht gjithë zhurmës rreth raportit të supozuar të tij me Kim – një tiran me një botëkuptim të Epokës së Gurit – Trump u largua nga posti pa asgjë për të treguar për të, duke mos bërë asnjë përparim domethënës në denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Duke pasur parasysh këto, nuk është çudi që Trump ka dështuar të përmbushë premtimin e tij për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme “në 24 orë”. Në Lindjen e Mesme, administrata e tij thjesht i ka dhënë kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu një dritë jeshile për të bombarduar dhe vrarë palestinezët në Gazë dhe Bregun Perëndimor në një përpjekje për t’i bindur ata të braktisin shtëpitë e tyre.
Sa i përket Ukrainës, është shumë e qartë se presidenti rus Vladimir Putin është tallur me Trump-in. Në vend që të mbrojë sovranitetin e Ukrainës, Trump duket më i shqetësuar për përfitimet politike dhe personale që mund të përfitojë duke ia ofruar vendin Rusisë në një pjatë argjendi. Për fat të mirë, braktisja e Ukrainës nga Trump duket se i ka nxitur vendet evropiane që të marrin përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre dhe të mbrojnë vlerat dhe interesat e tyre, në vend që të mbështeten te SHBA-ja që këtë ta bëjë ajo për ata.
Megjithatë, e kam të vështirë të besoj se Amerika thjesht mund të qëndrojë duarkryq ndërsa Rusia vperon për të anuluar pavarësinë e Ukrainës. Qëndrimi në këtë rrugë do të ishte katastrofik jo vetëm për botën, por edhe për vetë SHBA-në, duke minuar reputacionin e saj global për vitet në vijim. E megjithatë heshtja e ish-presidentëve dhe zyrtarëve të lartë të Amerikës është bërë shurdhuese. Njerëzit pyesin veten nëse dikush do të ngrejë zërin fuqishëm kundër politikave të pamatura të Trump para se lotët të bëhen lumë.
PO AKOMA SE MORE VESH MO QE SKA ME PRESIDENT AMERIKAN ,POR PRESIDENT I FEDERATES RUSO _ AMERIKANE QE QUHET PUTIN VLADO
Bravo! Një analizë shumë e saktë politike, paralajmërim i fuqishëm që mund t'a përmbys rendin demokratik në vendin ku popujt e kishin për nder të merrnin shembull. Frika më e madhe, madje më e madhe se ekonomia është idea drithëruese e fillimit të ndonjë përplasje luftë botërore .
Trapizmi përfundon me këmbët përpjetë, si ai Trampi italian më 1945.
Pirdh o Chris Pirdh! Të kishit mbajtur Biden më mirë....
Filluan bythqiret Trampista te tipit Mustafahhhhh. 100 here me mire Biden o debil se sa ky shkerdhate qe po shkaterron boten
e ke shume gabim dhe mos me ofendo. Duhet te jemi krenar per kete figure te ndritur qe perendia na e beri neve si dhurate. Ne fjalen e tij e quajti si dita e clirimit , tu befte dita 1000 Donald dhe marrsh nga ditet tona.
O Muc apo je vete Merua? Je i forte. Hedh nje shashke dhe shqeteson forumin
Trump do qeverise me metodat e tije si nje biznesman keto 4 vjet.Nje cike ndryshe nga Radha e pare 2016-2020.Eshte shume shpejt per te gjykuar rezultatet se cfare do qrrije.Nese reformat e tije dalin me sukses edhe kur te largohet Trump do lere Trumpizmin ne Amerike.Ka shume mundesi qe Trampizmi nuk vdes me.
Viktor, Kjo (tarifa totale) eshte provuar ne te shkuaren, dhe ka dhene vetem nje rezultat: probleme dhe renie ekonomike
Dhe lotët do bëhen ‘lumë’,sepse amerikanët j’a kanë futur ‘gjumit letargjik’ dhe kur të ‘zgjohen’,do të shohin diktaturën e ‘goliatit’ që do i ketë vënë në rresht,ku kushdo qe reagon apo del nga rrjeshti duke u ankuar,i ‘shpërthen’ çipi në kokën e kontrolluar nga Elon Musk-ët me shokë. Sa për ish presidentët,janë ‘të vdekur’ ,sepse janë në ‘tavë’,sepse kanë dalë si duket ‘të kapur’ dhe ata dhe janë detyruar të firmosin për ‘axhendën e re’,që sipas Trumpit do të shpëtojë Amerikën dhe tani edhe pse të zhgënjyer me ç’po ndodh,se është jasht konceptit të tyre,janë ‘strukur’ thellë në folenë e tyre të rehatit ku pushteti i dikurshëm i ‘ka dhuruar’.Vetëm ‘hartimi’ i znj.Klinton pak ditë më parë ,apo fjalimi 21 orësh i senatorit demokrat,nuk arrijjnë të ‘ngrejnë qimen empatike’ te Trump,për t’u kthyer në Amerikën demokratike. Kështu ka ndodhur dhe me republikanët,ku lidershipi i tyre ka firmosur ‘ nën rrogos’ si duket edhe ai,aq sa tani edhe pse ka dëshirë të thotë diçka,është ‘i mekur’ edhe kur Trump e shpërfill,apo zëdhënësia e tij e quan një ‘shef azilantësh’.. Kanë ngelur gjykatat e prokurorët,që kanë reaguar,por që jane ‘sulmuar’ fuqishm nga Trump.aq sa edhe shefi i ‘supreme court’ nuk arrin ‘ti mbrojë’ ata dhe të gjej një nen të ligjit,që ta bëjë Trump të përballet me shkeljet kushtetuese,që ai ka provokuar e vazhdon të provokojë çdo ditë shtetin amerikan,ligjet e tij ,të cilat në atë pikë që kanë arritur deri sot,mbrojnë demokracine amerikane dhe vlerat e saj demokratike. E pra Amerika demokratike nuk është më,ajo ra dhe po bie si çdo perandori tjetër m parë,ku rënia ka filluar nga brenda dhe më pas ajo largohet nga çdo partneritet e aleanc ,duke u ndrydhur e vetmuar e me shumë armiq në ‘guackën’ e vet.
Amerika qe nga lufta e dyte boterore ka thene: beni Si bej une. Pak e ndoqen lutjen e saje. Autokracia dhe poste komunizmi kthyer rrezistence ne illégalitét, po rrezikon demokracine ne bote. Tani Amerikes i mbetet VEC nje rruge: beni si them une. Se pari e ka filluar nga vetja sepse dhe instancat e saje Jane infektuar nga pake, nga virusi autokratik. Tani bota autokratike duhet te veteleviz te beje sikur Amerika ndryshe nuk asht Amerika dhe Anglia e 1947 qe terhoqi ambasadat nga vendet autokratike staliniste dhe komunizmi ropi te gjalle ata antikomunist (dissidente) qe mbeten ne male, por keté radhe ajo do ta rjepe autokracine ose po u vonua asht e humbur. Trump mendoj se e zoteron mire karizmen qe dhe nje njeri i thjesht per ta kuptuan dhe atyre qe ju duket i ngatrruar gabojne. Amerika ka ne kryer ate qe i duhet, dhe ai nuk duhet te friksohet analisteve me pikpamje gjysma autokratike. Bota unipolaire dhe demokratike asht vete parajsa tokesore.
TRAMPI NË AMERIKË DHE SALIU NË SHQIPËRI..JAN 2 PSIKOPAT QË PO ÇUDISIN BOTËN
Komente te tilla vijne nga njerez te deshperuar dhe deshtake , Trump ka problemet e tij por ka dhe filozofine e tij te qeverisjes per t'i sherbyer vendit te tij per mire apo per keq Ai mban pergjegjesi per popullin e tij ne fillim pastaj per internacionalizmin proletar....... Ato vende qe deri tani kane pare parajsen tek Amerika , jane ato qe bertasin me shume kunder Trump, Trump po bene ate qe te gjithe udheheqesit e tjere bejne per popujt e tyre prandaj ne komente permbahuni se sa per diktatura apo "hitlere" ne Amerika nuk dhe nuk do te kete .. Amerika eshte krijuar per te qene e lire dhe e forte gje qe te tjereve nuk i pelqen ..pak rendesi ka....
Amerika mbetet vend i madh
Amerika po zhytet poshte keq e me keq cdo dite me kete psikopatin Trap