Rama-Berisha në ‘lakmuesin’ SPAK

2 Prill 2025, 18:04Blog TEMA
Rama-Berisha në ‘lakmuesin’ SPAK

Nga Namir Lapardhaja

Për të kuptuar hallet e Sali Berishës dhe Edi Ramës, mjafton të shohësh qasjen e tyre ndaj SPAK-ut. Të dy, me deklaratat e tyre, tregojnë qasjen e vërtetë ndaj drejtësisë. Berisha ka premtuar se do ta shkrijë SPAK-un, duke e cilësuar si një instrument të përdorur politikisht kundër tij, nërsa Rama, për të justifikuar goditjet në rrethin e afërt, është mburrur se është ai që i ka dhënë ‘shpatën’ në dorë Dumanit, madje pak kohë më parë u shpreh publikisht edhe se amerikanët ishin tërhequr dhe nuk kishin asnjë lloj interesi më në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithatë, deklarata e fundit e Ambasadës amerikane, ku shprehet mbështetja e qartë ndaj SPAK-ut dhe luftës kundër korrupsionit, si një interes kombëtar i SHBA-ve, i ka lënë të dy pa fjalë. As Berisha dhe as Rama nuk kanë reaguar, duke zgjedhur të heshtin në vend që të përballen me mashtrimet që vetë kishin ushqyer.

Kjo heshtje tregon qartë se për ta, vota që u kërkojnë shqiptarëve nuk është për zhvillimin e vendit, por për mbijetesën e tyre politike dhe ligjore. Ata nuk duan të ndërtojnë një Shqipëri me institucione të forta dhe të pavarura, por një vend ku drejtësia mund të kontrollohet ose të eliminohet sipas interesave të tyre.

Por ajo që është halli i tyre, nuk është edhe halli i shqiptarëve. Shqiptarët duan një drejtësi të vërtetë, të pavarur dhe të pakapur, sepse vetëm ashtu mund të ketë zhvillim ekonomik dhe një politikë të përgjegjshme. Ata janë lodhur nga korrupsioni, nga kapja e shtetit dhe nga riciklimi i të njëjtëve figura që, në fund, vetëm ndihmojnë njëri-tjetrin për të mbetur në pushtet.

Berisha dhe Rama janë shkaktarët kryesorë për situatën ku ndodhet vendi. Berisha, edhe pse i larguar formalisht nga pushteti, mban gjallë sistemin e vjetër të korrupsionit dhe klientelizmit, duke u bërë në një farë mënyre garant i vazhdimësisë së Ramës.

Nga ana tjetër, Rama, me kontrollin e tij të gjithanshëm mbi institucionet dhe narrativën publike, vazhdon të mohojë realitetin, duke pretenduar se korrupsioni i qeverisjes së tij nuk është real. Por e vërteta është se korrupsioni ka infektuar gjithë sistemin. Peshku është qelbur nga koka, ndërsa vetëm Rama thotë që mban erë vetëm bishti.

Prandaj, nëse ka një shpresë për të ardhmen, ajo është te forcimi i drejtësisë së pavarur dhe llogaridhënia e të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin. Shqiptarët nuk duan më premtime boshe dhe retorikë populiste, por veprime konkrete që të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

6 Komente

  1. M
    Munika

    Ja ke fut pordhes kot o Namir. I rrezikuar serjozisht nga Spaku eshte Rama, dhe mire ti behet, se e ka hak. Kurse kufomes non grata prej dhjetra vjetesh nuk I ka hyre asnje gjemb ne kembe, edhe pse kreu genocid ne Gerdec e gjetke.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XHGj

      Namir I dobet dhe limonate ky shkrim! Hamendesim! Duhet te thellohesh! Nga keta te dy qe permend, njeri eshte I identifikuar per korrupsion madhor ( mbeshtetur ng familja dhe rrethi i tij I aferme) dhe per vrasje. Kurse tjetri per korrupsion te paindentifikuar dhe per drejtim te papergjegjeshem, jo serioz te qeverise dhe shtetit. Num jane not z. Namir! Kjo eshte nje nga tezat me te ndyra dhe disfatiste? edhe kur e perdor nje wytetar I thjeshte. Tregon munges analize te brendeshme, dmth nivel mendimi te nje idioti.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kane dituri te medha

        Tani u gjet zgjidhja,kryetar te partise SPAK,te vendoset nje gazetar apo analist

        Përgjigjjuni
        1. p
          prokurori

          O namir o djal i mir! Nuk bëhet kurrë barazi a përafërsi të Saliut me Edin a me këdo qoftë tjetër ,që mund të të pëlqejë ty a kujdo.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            po nuk krahasohet. rama. me kriminelin. sali berish kermen. se rama. nuk e shkateroj. shqiperin. por. ka bere. pun shum. shum dhe nuk ka bere krime dhe vrasje. si krimineli sali qe nga 97 98 gerdeci 21 janari. dhe vazhdon. po te kishte. drejtesi. sali krimineli do kishte. ngordhur ne burk. sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              sali. berisha. eshte krimineli. i shqiperis. nuk. e kuptoj. si e pranojn. shkodranet. kete. kerme. qe kerma sali. i futi ne lufte. civile po kush I haron krimet. e sali kermes

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje