Nga Carlo Bollino
Të përmendesh në një përgjim si gazetar dhe për këtë të paraqitesh publikisht si kriminel, është diçka që ndodh vetëm në një regjim diktatorial. Vetëm se, në këtë rast, regjimin nuk po e krijon qeveria, por një pjesë e opozitës. Që prej ditës së djeshme ka nisur një tjetër fushatë e turpshme, episod i radhës i atij që është quajtur “metoda Bollino”, që parashikon linçimin publik të kundërshtarëve. Këtë herë, përveç meje, në shënjestër janë edhe kolegu Mero Baze dhe televizioni Top Channel.
''Syri'', portali dhe televizioni i familjes Berisha, kane filluar publikimin e një dosjeje “ekskluzive”, për origjinën e së cilës nuk duket qe ka asnjë dyshim. Në fakt, kjo dosje është pjesë e dokumentacionit që Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si provë shtesë për të konfirmuar masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt. Dosja është klasifikuar si “akt sekret” dhe, ndonëse avokatët e Veliajt e kanë lexuar, as ata nuk e kanë marrë në dorëzim. Kështu që, kopja e vetme ekzistuese ndodhet në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut (të cilët ende nuk e kanë depozituar vendimin e arsyetuar ku mund të bashkohet pjesa e pergjimeve), por çuditërisht dokumenti ndodhet edhe në duart e disa mediave opozitare. Madje, dje, avokatët e Veliajt kanë reaguar zyrtarisht duke kërkuar nga SPAK ndalimin e botimit të materialit. Nëse bëhet fjalë për një rrjedhje të paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion se dosja ka dalë me leje nga ato zyra.
Së bashku me Syri-n, materiali po botohet edhe nga një portal periferik hibrid, i lidhur me opozitën, por i financuar edhe nga ministra dhe ish-ministra socialistë, si dhe nga disa oligarkë të mbështetur nga pushteti. Asnjë gazetar tjetër nuk ka arritur ta sigurojë këtë dosje. Por kjo nuk është dëshmi e ndonjë aftësie profesionale të medias në fjalë, por thjesht shton edhe më shumë dyshimet mbi politizimin e disa përfaqësuesve të “drejtësisë së re”.
Nga dosja, Syri ka publikuar disa përgjime telefonike të Erion Veliajt, i cili, nga kabina e burgut të Durrësit, fliste me bashkëshorten apo me vëllain. Gjatë këtyre bisedave, ndër të tjera, Veliaj u kërkonte familjarëve të kontaktonin me disa media me shpresën se do ta mbështesnin. Mediat e përmendura janë: Top Channel, Klan, Shqiptarja.com, Gazeta Tema, Gazeta Dita, Euronews dhe Report TV, një gjë krejt normale, duke qenë se bëhet fjalë për mediat më të rëndësishme të vendit.
Gjatë përgjimeve përmendet dy herë edhe “Carlo”, pra unë, gazetar dhe botues i Report TV dhe Shqiptarja.com. Një herë përmendem në një bisedë ku thuhet se vëllai i Veliajt duhet të organizojë një “takim” me mua, me Meron dhe Mirën, “me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, takim që të paktën me mua nuk ka ndodhur kurrë, dhe as ajo kërkesë nuk është bërë ndonjëherë.
Herën e dytë përmendem në lidhje me një intervistë të dhënë nga Veliaj, e cila u transmetua realisht në Report TV, madje duke përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të strukturuar më mirë përgjigjet e tij të marra me shkrim nga qelia.
Ja pjesët e “përgjimeve inkriminuese” që Syri i ka publikuar sikur janë një skandal:
''Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës, ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon dhe ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos.” Pra, aq “të lidhur” jemi, sa gruaja e Erion Veliajt nuk ka as numrin tim të telefonit! Por përgjimet vazhdojnë:
“Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.”
Nga stresi i gjendjes ku ndodhej, Erjon Veliaj, brenda pesë minutave, duket se ka kërkuar si nga gruaja, ashtu edhe nga vëllai, të njëjtën gjë, pra që të verifikojnë nëse përgjigjet që ai kishte dhënë pas pyetjeve të redaksisë kishin mbërritur në televizion. Kaq është “skandali” që ka mjaftuar ta paraqesë dosjen si provë të ndonjë krimi të madh që paskam kryer unë.
Zinxhiri i baltosjes sipas “metodës Bollino” tashmë është i kolauduar: shpifje e re, e botuar nga mediat e Berishës, po përdoret tani nga kamikazët e familjes, si Belind Këlliçi, sikur të ishte provë për shpifjet e tyre të vjetra ndaj meje, për të cilat pikërisht Këlliçi po gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës ku e kam kallezuar. Madje sot, me një deklaratë publike, Këlliçi në emër të Partisë Demokratike jo vetëm që më kërcënon, por ushtron edhe presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i akuzuar pse nuk më kanë inkriminuar ende, pasi Partia Demokratike ka dorëzuar edhe dy kallëzime të rreme ndaj meje. Pra, ata që ushtrojnë presion mbi drejtësinë, akuzojnë të tjerët për presion.
I njëjti ton akuzues është përdorur edhe kundër kolegut Mero Baze dhe kundër Top Channel, ose kolegu Ilir Yzeiri të cilët, ashtu si unë, përmenden në bisedat mes Erion Veliajt dhe dy familjarëve të tij. Kuptimi i atyre përgjimeve është gjithmonë i njëjtë: Erion Veliaj, i izoluar në qeli, ka postuar në Facebook akuzat e tij ndaj prokurorit Ols Dado, i cili sipas tij e ka arrestuar padrejtësisht, dhe kërkon që familjarët të ndërhyjnë tek mediat më të rëndësishme të vendit për të ripublikuar deklaratat e tij, për të organizuar intervista apo për të rikthyer në vëmendje artikuj që e mbrojnë.
Ku është shkelja etike, profesionale apo ligjore që justifikon etiketimet dhe fyerjet publike ndaj gazetarëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë thjesht për intervista apo artikuj, pra lëndë e parë për çdo gazetar në botë?
SPAK, në tekstin shoqërues të përgjimeve të përdorura si provë për të kërkuar në Apel konfirmimin e arrestit me burg ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, e përshkruan këtë situatë si “një fushatë shtypi” që ka zgjatur 8 ose 10 ditë. Ne nuk dimë nëse gjyqtari i Apelit, në arsyetimin që ende nuk është bërë publik, e ka përdorur vërtet atë përpjekje për propagandë mediatike nga ana e Veliajt si një arsye shtesë për ta mbajtur në burg. Nëse ka ndodhur, do të ishte surprizues, sepse detyra e gjyqtarit nuk është të gjykojë se çfarë thotë një i burgosur në një bisedë telefonike të autorizuar me familjarët (të cilën Veliaj me sa duket e kishte të drejtë ta kryente), por vetëm nëse ai ka kryer ose jo ndonjë vepër penale. Nuk ka ligj në botë që i imponon një të burgosuri se çfarë duhet të thotë në telefonatat e tij të lejuara. Aq më pak, të mund të mohohet e drejta për t’u vetëmbrojtur, pasi vetëm gjatë diktaturës enveriste mbrojtja e të pandehurit ishte e ndaluar. Natyrisht, ai nuk mund të urdhërojë kryerjen e krimeve per shembull, dhe nëse e bën, përgjigjet për to. Por të kërkosh ripublikimin e një statusi që tashmë është i botuar në Facebook, apo të kërkosh nepërmjet shkrimeve publike apo intervistat mbështetje për mbrojtjen tënde në media, nuk përbën vepër penale. Dhe në fakt, edhe vetë SPAK nuk i atribuon Veliajt ndonjë akuzë të re.
Sigurisht që nuk kemi kryer asnjë vepër penale as ne gazetarët të përmendur në pergjime, të cilët, si në Shqipëri ashtu edhe kudo në botë, përdorim postimet në Facebook të politikanëve si materiale për botim apo i ripublikojmë shkrimet e mediave të tjera. As nuk përbën shkelje të ligjit nëse bëjmë intervistat apo shprehim mendime kundër vendimeve të drejtësisë, e aq më pak, ato mendime mund të konsiderohen “presione”. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptohet me lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit, e cila në fakt mohohet vetëm në regjimet diktatoriale.
Ajo që e bën komike gjithë këtë fushatë linçimi përmes përdorimit të qëllimshëm të përgjimeve të SPAK-ut, është se protagoniste është një media si Syri, e cila për më shumë se një vit (e jo për 10 ditë siç i faturohet Veliajt) ka sulmuar publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, sepse kanë arrestuar Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij për aferën e ish-klubit “Partizani”. Nëse Veliaj kërkonte nga mediat kryesore të vendit që të ripublikonin postimet e tij, apo dërgonte përgjigje me shkrim për intervista në distancë, Sali Berisha ka mbajtur mbi 300 mitingje publike nga ballkoni të transmetuara “live” nga thuajse të gjitha televizionet e vendit duke përdorur kamerat dhe pajisjet e Syri tv; ka dhënë intervistat të shumta me video (pa nevojë për inteligjencë artificiale) për Syri-n dhe çdo media tjetër që ia kërkonte, përfshirë edhe televizione të huaja; ka bërë presione dhe kërcënime të përditshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; ka frikësuar dëshmitarët; ndërkohë që një ushtri “analistësh” të paguar nga familja Berisha çdo mbrëmje ka marrë pjesë në debate televizive (duke nisur nga ekranet e Syri-t) për të mbrojtur Sali Berishën dhe për të kriminalizuar SPAK-un. Dhe në fund të kësaj beteje, Berisha ka fituar edhe lirinë.
Kjo po, ka qenë një fushatë e mirëfilltë për të intimiduar drejtësinë, që përfshinte edhe linçimin publik të atyre pak gazetarëve që kishin guximin të mos bëheshin pjesë e saj (pikërisht të njëjtët gazetarë që sot përfshihen në shpifjet e reja duke përdorur përgjime ndaj Erion Veliajt). Dhe megjithatë, SPAK nuk reagoi asnjëherë, as botoi ndonjë listë me media të përfshira në fushatën mbi njëvjeçare berishane, siç ka bërë tani me Erion Veliajn. Edhe pse në ato përgjime të bëra publike nga SPAK, është e qartë që gazetarët nuk kanë kryer asnjë shkelje, fakti që përmenden me emër (në vend që të mbulohen me “omissis”, siç ndodh zakonisht për persona që nuk janë subjekt i hetimeve) krijon një precedent të rrezikshëm, sepse përbën hapin e parë drejt ndërtimit të “listave të zeza” për median.
Pjesa më e rëndë te kjo histori lidhet pikërisht me rolin që mund të kenë luajtur disa elementë brenda SPAK-ut, institucion që ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm nga Kushtetuta, jo për të vepruar politikisht, jo për të zbatuar standarde të dyfishta, jo për të favorizuar individë, media apo klane të caktuara, por për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në vend. Por si mund të vendoset Drejtësia duke bashkëpunuar në forma preferenciale me disa media periferike dhe gjysmë-ilegale, që dihet botërisht që paguajnë rroga në zarfe me para të pista dhe mbijetojnë përmes gjobave dhe shpifjeve, është diçka krejtësisht e papranueshme dhe e pakuptueshme. Një institucion kaq i rëndësishëm siç është SPAK-u, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive që ka krijuar, duhet të bëjë dallimin mes njerëzve të ndershëm dhe mashtruesve, duhet të tregojë realisht pavarësi nga çdo pushtet dhe, mbi të gjitha, të mbajë kontakte vetëm me shtresat më të larta dhe më të pastra të shoqërisë shqiptare, e jo të zhvillojë takime apo marrëdhënie selektive me përfaqësuesit më të kalbur e më të dyshimtë të botës mediatike. Ne kemi besim maksimal ndaj prokurorit Altin Dumani, por i takon atij të garantojë standardet më të larta dhe barabarta brenda strukturës që drejton.
Rreziku nuk është vetëm të njollosen emrat e gjyqtarëve apo prokurorëve që ulen në atë nivel, por që të dëmtohet në mënyrë të parekuperueshme imazhi dhe besueshmëria e institucion që ata përfaqësojnë, që nuk është një ndërrmarje e tyre private por investimi kolektiv i të gjithëve ne.
POST SCRIPTUM 1 - Por a përbën publikimi i materialeve sekrete hetimore një shkelje ligjore? A do të veprojë tani SPAK-u për të hetuar gazetarët që i kanë publikuar dhe për të sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dosjet, siç ka vepruar në raste të tjera të ngjashme, për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit?
POST SCRIPTUM 2 - Titulli i deklaratës së Belind Këlliçit, i botuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, është vërtet surreal: “Këlliçi: SPAK kundër SPAK. Prokurorë të kësaj strukture inkurajojnë leçjanin Karlo Bollino, të godasë kolegët e tyre!” Pra, një presion dhe një përpjekje diversioniste qesharake, sikur tani PD duhet të mbrojë prokurorët e SPAK-ut nga Bollino! Por zoti Këlliçi, rri i qetë: kallëzimi i dytë penal ndaj teje është gati. Shihemi përsëri në gjykatë, vetëm këtë herë mos u fshih si herën e parë.
Nese te kritikone Syri Berrishes do te thote qe je ne rregull. Ndersa persa i perket Nesti Angonit kuptohet eshte ne sherbim te familjes kriminale Berrisha . Carlo je gazetar me i mire je njish mos e rruaj fare 'ga bajgat te tipit i Qimi Pekes apo seimendt e krimit si Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Erla Mehilli Grida Suma Rakipillari Rakipkari Barbaramo Abilekaj Eni Vasili keta paguhen nga krimi , kur drejtesia eshte e kapur nga krimi mos e kerko . Mèr shembullin e Mero Baze qe nuk e rruan Gencin fare nga gjyshi komunist duke e diskretituar çdo dite me artikuj.
Grida sipas përgjimeve del qe eshte e zdromsit si e shan ate vjen rende ahahaha
Spak nuk mund te distacohet nga ata qe e krijuan, PD dhe Saliu jane pronaret e Spak, Rama eshte vetem debil qe e financon nga Buxheti. Mbaje mend o Ed Rama qe ne momentin e fundit BE do vendose te mos na antaresoje vetem sepse atehere do duket sheshit ne mes te Brukselit se Spak ka punuar si organizate e korruptuar kriminale e Saliut dhe UDB-se me emer tjeter sot.
Po, SPAK po behet me shume se nje organizate kriminale, me duket se po imiton metodat e gestapos dhe SS- ve te Hitlerit. Keto metoda nuk i kishte as sigurimi i shtetit. Me kryesori nuk eshte Dado, eshte vete Dumani qe inkurajon e udheheq inkuizicionin, me letra anonime. Nese SPAK e GJKKO humbasin ne gjykatat me te larta me vendimet e tyre, duhet te shkarkohen nga detyra dhe me kryesorja te cdemtojne ata te denuarit padrejtesisht dhe jo arka e shtetit. Vetem atehere mund t'i vene gishtin kokes se cfare po bejne. Carlo bukur shkruan e argumenton, por duket se i godet me pambuk, duhet me fort, drejtperdrejt dhe jo me "perkedheli" ose ndrojtje. Bjeru tamam, shesin vete informacione dhe akuzojne te denuarit. Eshte krim ndaj te pafajshmeve. Drejtesia duhet te dale ne banken e te akuzuarve, ka shume bema ( krime) qe i rendojne ne kurriz.
Kjo llum opozite ka mbeshtetjen e spakut....
Boll kemi plehra shqiptare ne mediat kryesore por duhet dhe ky mafjozi i paskrupull italian qe si shushunja tja pine gjakun ketij populli. Momentalisht Karlo eshte zagar i Veliajt si nermjetes i mafies ne pastrimin e parave ne ndertimet e kullave ne Tirane.
Po edhe ti je nje pisllek,langaraq,mashtrus e te gjitha te keqijat e kesaj bote,pse te mos jesh i ketyre cilesive edhe ti ate here?? Me ç'baza akuzon nje person tjeter per mafjoz zotrote??!!! E kupton qe kur tejkalon opinionin personal tregon sa idiot je??
Kohe fushate we pellcasin pusetat e haleve te Shqupit
A ka me media krimi se sa TV REPORTI qe drejton ti o pleher,Qe rrin nga mengjesi deri ne darke duke mbrojtur hajdutet e PS
Titi Tata Tutu haaaaa te rroje gjyshi Berrisha komunist i fundit i Europes , doktori shures de shokut Hysni Kapo dhe mik i familles se diktatorit Hoxha. Te kujtohet 1997 kur mercenaret e Tropojes malokeria verrshoje ne Jug per te na vrare o pis njeri . Te kujtohet 1998 grusht shteti me arkivolin e Hajdarit . Te kujtohet Firmat piramidale PO nafta Milloshevici...... Po Gerdeci PO kater te vrare para kryeministris PO korrupsion PO vrasjet PO vjedhjet o pis njeri te mbeshtesesh nje kriminel je zntikombetar
Titi te kofte Titoja ropt e shpais or taj
Titi,-loku, ky u shklyn bythesh ju banditeve te Berishes, me demaskime te vjedhjeve e te poshtersive qe I keni bere ketij vendi. Karlos ti rruani trapin!
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Respekte Bolino dhe Mero jeni gazetaret me profesionista dhe me te besueshem ne Shqiperi
Spakun po e shkaterron nga dita ne dite frikacaku Dumani, i cili i trembur nga kercenimet e tij eshte dorezuar dhe me pahir eshte vene ne sherbim te tij bashke me disa prokurore
O Titì legeni ku e di ti qe jane hajdute apo nisesh nga fjalet e saliut. Me mire te mbrosh nje hajdut se nje vrases , hajdutet dhe antishqiptaret e pd -se more teveqel . Shiko ndryshimet qe kane bere hajdutet , po ne kohen e kriminelit sali si ishte Shqiperia ?
Ndryshimet i ka bërë vajza jote se nderron cdo ditë nje drejtor qe ti te rrish ne emigracion e qetë. Sakrifikohet goca me hajdutet e Rilindjes qe mbushen Shqipërinë me droge e kriminele e ty te duket bukur se nuk I mbyll kembet vajza.
Sufllaqe. Ky është problemi me ju salistat, shani, kërcënoni, ofendoni, kështu ju ka mësuar Saleh pleh serbi. Nuk dini të argumentoni. Jeni thjesht jashtëqitja e shqiptarëve.
bythqir dhe vegel .....ku i rruhet ketij per drejtesi .Ketij i rruhet te zgjase qendrimin e piktorit qe te zgjase zhvatjet e veta ...mos flasim pastaj per doktorin sesi zeni dhe argita mezi presin te kene kontroll mbi llokmat e ketij vendi....ju jeni te gjithe tju qish root bashke me mero bythqirin qe leh si zagar dhe qim peken......shkerdhata
Gjithe ky shkrim qyrravites, dhe morale della favola? Keto mediat qe permend me emer dhe oligarket dhe politikanet qe i ke lene pa emer jane asgje me shume krahu tjeter. Pra ti ben te njejten gje por me bekim nga i madhi ndersa keta guxokan dhe te sulmokan ty? Ju beri lemsh lali nga burgu, mesa duket do kemi gallata!
BOLINO!Shqiptaret thone:-me thuaj me ke rri te te fhem se cili je.Nu ka me asnje dyshim per hajduterine e Veliajt
BOLINO!Shqiptaret thone:-me thuaj me ke rri te te fhem se cili je.Nu ka me asnje dyshim per hajduterine e Veliajt
BOLINO!Shqiptaret thone:-me thuaj me ke rri te te fhem se cili je.Nu ka me asnje dyshim per hajduterine e Veliajt
Spak te distancohet NGA nji shtet spiun i degjenerum si shteti carabiner i kti gazekarit, se spak po mer qaf mijera shqiptar per interesat e shteteve fqinje, kan frik me sjell njerzit lek se arrestohen per llogari italis e spiuneve tjer europian, rroft Putin e ishalla i luft shpejt me eliminu spiunet dhe familjet e tyre, dhe pastrojm arkivat e ktyre pederve, me liru popullin nga egjemonia fashisteve.
Carlo, ç'farë ne quajmë trëndafil, do të mbante të njejtën aromë tē këndshme edhe me një emër tjetër.
Te dergoi urdher Veliaj prap dhe ti e Mero fap artikull! Shko o Lacian, ndjese per gabimin- lecian bej gazetarin e mafias ne itali mos na qelb me shume gazetarine ketu
Carlo SPAK punon me stilin Putian
Dy shkerdhata ne nje dere te dhjere deri ne fyt blla blla Jepi more shkerdhate se ska burra te te shkerdhejne fis e fare ty dhe ymer gelbazes Brudhni dhe lehni sipas kockes se lalvjedhesit Shkurt kurva
Spakut po i del kallaji, Popull mendohuni mire me 11 maj, PS mbas fitores veni gishti plages e dizinfektoni Spakun per morrat qe gjenden mrenda tij.
Qe SPAK-u dhe e ashtuquajtura "drejtesi e re" po e diskreditojne veten duke vepruar me standarde te dyfishta, duke denuar zyrtare e funksionare per "nje arke me peshq", duke shtyre per ne kalendat greke krimet e perbindshme te Gerdecit e te vrasjes se kater qytetareve te pafajshem ne mes te dites ne bulevard, duke zvarritue pafundesisht aferen Partizani, duke iu dhene mediave e deputeteve te opozites materiale te klasifikuara nga dosjet hetimore per t'u bere te pandehurve gjyqe popullore para gjykimit zyrtar etj., etj., kjo tashme po behet e qarte cdo dite. Perse vepron keshtu SPAK? Nuk e di, por me ben pershtypje qendrimi i militanteve fanatike pedeiste, qe ne keto raste po behen mbrojtes te zjarrte te SPAK-ut. Tani ta ndajne mendjen: jane me spak-un dhe drejtesine e re, apo jane me skap-in e xhe Saliut? Se nuk mund te jesh me te dy.
Sahan lepires dhe servile te qeverise ne mbrojtje te Lali Erit ne nje rresht MBLIDHU!
Pse e nderrove nickun mor @titi , mos u tremb mor cub i bajraktarit !
I erdhen paret nga veliaj, ketij te "ndershmit"? Kur shtypi e qeveria ne shqiperi sulmon SPAK,tregon se spak bo Ben dicka te mire qe I.ka.hequr gjumin rames se.spiros,meros se gelbazes dhe ktij skuthit Italian.
Salistet jane hedhur ne sulm edhe ketu tek gazeta e Meros te frymezuar nga Spaku
Më tragji komiku i deritashëm është Belind Kriçi. Karlo ke qenë dhe mbetesh bashkë me Meon dy nga gazetarët analistë objektivë suoeriorë. Ju lumtë!
Gazetare pwr te marre shembull je karlo Tuuuurp qe ne gjuh kafsherie duken kudo pd istat kudo ne parlament e komente..jeni pa arsye e argumente prandaj shani a shau gazetari perfect jo.... Ai qe shan esht fajtore..
O rosa...akoma mburr kete horr mafioz. Po ky vetem me para te pista mbahet. Merr para nfa inceneratoret. Merr para nga Veliaj. Merr para dhe toka nga qeveria. Dhe del leh tere diten kunder opozites. Ka njeri me te ndyre?