Nga Alba Malltezi
Ndryshe nga sa mund të duket për disa këto kohët e fundit, gazetaria është një nga profesionet më të bukura në botë. Ajo “merr përdore” lexuesin, shikuesin, dhe ka pushtetin ta çojë të shohë, të njohë, njerëz dhe ngjarje që përndryshe do të mbeteshin pa u mësuar dhe kuptuar ndonjëherë.
Ashtu siç bëri gazetari i televizionit Euronews Albania nga Korça, Xhensil Shkembi, në reportazhin e tij dhe intervistën në shtëpinë e ish-kryebashkiakut të atij qyteti në vitet 1997-2000, Robert Kotmilo, i cili u nda nga jeta këto ditë në moshën 83 vjeçare.
Përse ka një vlerë të paçmuar ai reportazh që cilido mund ta gjejë online: Së pari sepse solli para nesh një shqiptar të rrallë; të rrallë si ish-kryebashkiak dhe të rrallë si njeri, të rrallë si besimtar, të rrallë si qytetar; të aftë për të dëgjuar dhe të përkushtuar për të ndihmuar, por sidomos një dëshmi që në pushtet mund të qëndrosh i papërlyer dhe të qëndrosh plot sharm e dinjitet, tamam si shtëpia e vjetër korçare ku Kotmilo mbylli jetën e tij, tamam si Korça vetë, një nga qytetet më qytetare të Shqipërisë.
Që nga fillimi i tij, reportazhi të çon në një botë që na përkiste dikur, por që e kemi shuar: Dera e vjetër prej druri me dorezën e hekurt për të trokitur, oborrin me pjergullën dhjetëravjeçare që bën hije në të, vetë gazetari që merr përdore ish-kryebashkiakun e moshuar dhe ngjisin shkallët e pragut të shtëpisë bashkë. Brenda, biblioteka, ajo e vjetra e ish kohës së diktaturës – 16 mijëshe apo 22 mijëshe siç e kishte gati çdo familje në qytet – librat në të: “Kushtetuta”, “NATO dhe Shqipëria”, kolana e veprave të Nolit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, kolana e veprave të Shekspirit të të njëjtës shtëpi botuese e cila nuk ekziston më, flasin shumë për Kotmilon-njeri.
Ashtu siç flet divani i vjetër ku ulet dhe velenxat shumëngjyrëshe që mund të kenë moshën e tij, apo ikonat mbi oxhak. Flet mirënjohja që e ka karakterizuar ndërsa merr ushqimin e përditshëm nga një organizatë humanitare në qytet e në vend që të fshihet, siç do të mund të bënin shumë, e vlerëson si një fat, sepse në të vërtetë, një shoqëri e qytetëruar merr nën kujdes të moshuarit e saj.
Po përtej objekteve, në intervistën e tij të fundit bërë në këtë reportazh, ish kryebashkiaku i qytetit të Korçës la disa mesazhe të vyera për ata shqiptarë që vendosin të marrin mbi supe përgjegjësi shtetërore: “Të braktisin çdo pasion për pasuri! T’u shërbejnë komunitetit”
A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.
Na e tregoi kështu gazetari largmin e Robert Kotmilos dhe raportoi se në funeralin e tij shkuan ortodoksë e myslimanë, të majtë e të djathtë, qytetarë e fshatarë. Shkuan të gjitha ata që ia dhanë titullin si: ndër më të pasurit e Shqipërisë!
Respekt dhe mirenjohje te thelle per Kotmilo-t e Shqiperise. Do te kujtohet perhere per virtytet e larta! U shua ne heshtje si kandili, por do te kujtohet gjate...
Vërtetë të vjen keq kur ikën një njeri i tillë. Por më keq të vjen kur një të ngjashëm të tij e mbajnë në burg "pa gjyq". Sikur këta "maskarenjtë" e SPAK të mos e kishin futur në burg, sot ne do të ishim dëshmitar të fjalimit më brilant të mbajtur nga Lali Eri në varrimin e të ndjerit. Fjalimi do të ishte model i nxjerrjes në pah të dy vlerave të pasurisë më të madhe për njeriun e qytetëruar, thjeshtësinë e jetës dhe peshën e lehtë të kuletës, dy simbole këto që i kanë lartësuar dhe madhëruar shërbëtorët e popullit, përfaqsues të rilindjes së dytë. Mallëngjimi nga ky fjalim që do mbante Lali Eri, ato fjalë të arta dhe të sinqerta që ai do llafoste për të ndjerin do bënte që lotët e pjesmarrësve në varrim të ktheheshin në një përrua të vërtetë. Po ç'ta zgjasim, për t'a zografisur "ngjashmërinë" si dy pika uji të të ndjerit me Lali Erin do duhej që Mero Baze ose vet Carlo Bolino të uleshin e t'a bënin me atë penën e tyre të artë.
O loni, leri kto krahasime. Ne respekt te atij qe iku, mos ngatrro floririn e vertete me mutin ngjyre te verdhe.
Te qofte dheu i lehte Berti dhe i paharrueshem ne kujtese ,si i ri dhe i vjeter! Shqiptari ne radhe te pare eshte Shqiptar i ndershem si zanacinjte e vjeter dhe grate punetore te Korces! Kultura nuk blihet por eshte dhunti e Zotit! Lamtumire Berti!
R.I.P.
Respekt për qytetarin e Korçës dhe gazetarin që i dha jetë një episodi jete…
Respekt edhe për Alba Malltezin…
Nuk është kollaj të jeshë NJERI. I tillë, do të mbahet mënd i ndjeri. Burrë i mirë. Qytetar. I kulturuar. Mbi të gjitha, ishte NJERI i mirë deri në pafundësi. I lehtë dheu për këtë burrë të mirë. Amin.
Te gjithe njerzit e menqur vdesin pa probleme per kete pune kan lexu mos mi lon vetes ngaterresa
imagjino te ishte skiptar musliman duke u pallaritur me novruza dhe iftare...fatali ndryshimi dita me naten e rraces.
O Detar, pse ia prish kenaqesine shkrimit dhe ndjesise se mire qe z. Kotmilo ka lene. Muslimanwt jane njerez shume te mire qe e kane detyrim te ndihmojne njerezit ne nevojë, nejse gabim bere...
Keta njerez dhe me kete lloj ndergjegje i duhen Shqiperise.
Fjalet te bukura i ke moj Alba, por Karlua jot i ben te gjitha pislleqet per tu pasuruar! Eduko ate te parin!
Eno, qendro be rreshtin e njerezve normale, se po dole do te haje dhelprra ate poshte. Per tjeter gje bisedojme ketu, tjeter vend te ha ty.
ik moj te qifsha ropt mos ja zer ne goje emrin se e ben pis ,ti dhe bolino jeni hipokrite dhe kurva mediatike .jeni qen te pushtetit qe lehni me porosi njesoj si qim peka e ky i djersituri i ketij portali ...ju jeni te fundit per te na treguar kush ka vlera e kush jo ,jeni qenie pa asnje moral e karakter dhe pergjimet vulosen ate cka cdo njeri e di shume mire .......shkofshi ne te s'emes....
Vetem Alba Malltezi mund ta kuptonte e ta shkruante bukur nje shkrim per Bertin. Ajo nuk e ka kompleksin te lavderoje punen e mire te nje kolegu. Sa per inatin e berishianeve me çiftin Malltezi-Bolino nuk kemi se c’u bejne se e kane hallin e madh jo me gazetaret e nderuar por me veten.
Te dhjefsha Salen o noname,sa mire te kesh zagare si ty verdalle ndaj nuk iken sala nga pushteti.
Jeni bërë qesharak dhe të pështirë. Kemi 12 vjet nën narko- pushtetin e Edvinit dhe ju thoni "nuk ikën Berisha nga pushteti". Është detyrë patriotike të jesh kundër këtij pushteti 12 vjeçar. E përsëris, 12 vjeçar. Si mund të votohen përsëri hajdutë e batakçinjtë?! Nuk ka rëndësi për kë voton, mjafton votë jo kusarëve
Kur flisni dhe ju bythmutet e Saliut per narko-shtet, keni harruar si e kishit katandis vendin. Do merrni nje mut madheshtor ne 11 Maj, se populli u njeh mire kush jeni, sado te kene qefmbetje me PS'ne. Shkofshi ne grope bashke me Salen.
Te qofte dheu i lehte Berti dhe i paharrueshem ne kujtese ,si i ri dhe i vjeter! Shqiptari ne radhe te pare eshte Shqiptar i ndershem si zanacinjte e vjeter dhe grate punetore te Korces! Kultura nuk blihet por eshte dhunti e Zotit! Lamtumire Berti!
Shpirti ne paqe o njeri i mire
Njeriu që i bëri njërëzit të flisnin pët të, me largimin e tij nga jeta. Ata janë njërëz që flasin më shumë me ikjen e tyre, se për ta nuk ka ikje sepse lanë pas modele thjeshtësie, përkushtimi, urtësi e përgjegjësisë për detyrën. Këto janë heronj të heshtur, që ndriçuan errësirën shpirtërore si yje të pashuar. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, si kujtimi i njeriu me pasuri të paçmuar të botës së rrallë shpirtërore!
Po ti Alba...tani u kujtove?
Numrin e celularit të Albës nuk e kishte Berti (ngushellime familjes) por e kishte Lal skuthi dhe bashkëshortja mafioze e tij. Hajdutët vlerësojnë të ndershmit. WTF!
"Tamam tamam" ne varrim moren pjese ortodokse, mysliman. Po katolike nuk kishte mo? Po xaxa? Ky informim ishte me shume rendesi. TAMAM.
Lerini hartimet. Nje njeri qe ka punuar nje jete te tere duhet te marre nje pension qe e lejon te ushqehet pa shtrire doren tek femijet ose organizatat bamirese. Nese eshte shume i vjeter per t’u kujdesur per veten dhe s’ka te aferm qe mund ta ndihmojne, atehere bashkia ka per detyre ta marre ne azil ose t’i caktoje nje punonjes social per disa ore ne dite.
Birishe muti mos u kruj me gazetar te nderuar po shif maskarejte qe shkrujne per ty. Jeni njerëz pa edukat e pa pik nderi
Alba shumë bukur. Duet të jedh e njohësh Korçën që të gjykosh tamam për dërën e Kotmilos dhr pjesës më të mafhe të fiseve si ata.Wë nfëryuan administruan e ruajtën Korçën.Megjithëse në drejtimin e saj politi sidomos PD dhe ekonomik sollën kryesisht xorxopë e agallarë nga kolonja e devolli që u mundian ta vjedhin e shkatërrojnë,por i hëngrën munë.
Respekt pafund per kete njeri te madh! Nderkohe nendoj se ti zonje duhet t' ja kujtosh tet shoqi faktin se 2 metra vend do marrim te gjithe dhe lum kush kujtohet per mire e jo per babezi!
Ne kete vend muti, sa here qe ka ndonje ngjarje ekstreme, nxjerrin koken krokodilat dhe e bejne zerin si njerez. Eshte pikerisht ajo qe kam thene : Bertetasin dhe denojne me shume te korruptuarin, ai qe brenda vetes ulerin: Po perse nuk mu afrua rasti, qe ta beja une kete lloj korrupsioni. Dhe te koruptuarin me te madh e kemi mbi kryet tone, qe vazhdon te beje ate lloj korrupsioni, shume me i rrezikshem se dhe ai material, mbasi ka te beje me te djeshmen te sotmen dhe te ardhmen e vendit, qe eshte ai i dashurise se marre mbas karriges me te larte.Duke verbuar ndonje naiv, me fishekzjaret teper te kushtueshme dhe ato mbi vlerat reale te tyre, fsheh gjymtimin hitorik te pariparushem, te ketij vendi, duke zbuar, ne masen e tij me te madhe,, jashte kufijve te tij, trurin dhe trupin me vital te tij per te mos u kthyer me kurre ketu.Mos fole me per gjithe te tjerat, ku ky popull perplaset cdo dite, qe vec shtojne deprimimet dhe shkurtojne jetet e sakatosura.
Gjithçka që zotëroni është kalimtare. Shtëpia juaj, makinat tuaja, paratë tuaja. Ato do të shkojnë te dikush tjetër pas jush, dikush që as nuk do ta dijë se sa përpjekje keni bërë për t'i vënë ato. Partneri juaj: Nëse vdisni sot, gruaja ose burri juaj mund të martohen përsëri pas disa muajsh. Rrobat, këpucët, pasuritë tuaja: Këto sende, kaq të çmuara për ju, do të përfundojnë në duart e dikujt tjetër ose do të harrohen. Jeta është e shkurtër dhe e paparashikueshme Edhe para se të përfundojë funerali juaj, bota do të vazhdojë të rrotullohet. Disa tashmë do të përpiqen të mbushin boshllëkun që ju keni lënë. Çfarë është në të vërtetë e juaja?! E vetmja gjë që është me të vërtetë e juaja është shpirti juaj. Është ajo që ushqeni me veprimet tuaja, mendimet dhe zgjedhjet tuaja. Jini të përulur: Gjërat materiale nuk përcaktojnë vlerën tuaj. Jepni atë që mundeni: Edhe një kontribut i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Praktikoni mirësinë, mirësinë dhe mirënjohjen. Vlerësoni gjërat thelbësore. Shijoni gëzimet e vogla të jetës: një buzëqeshje, një perëndim të diellit, një bisedë të sinqertë. Çlirohuni nga lidhja me pasuritë materiale dhe përqendrohuni në atë që ka vlerë të vërtetë të përjetshme: marrëdhëniet njerëzore, paqen e brendshme dhe dashurinë. Jeta është e shkurtër. Mos e harxhoni atë duke ndjekur vlerat kalimtare. Mësoni ta jetoni jetën në maksimum, me zemër të hapur dhe një shpirt të ushqyer nga veprime pozitive.
Te qofte dheu i lehte o njeri i mencur e i mire e qofsh i paharruar per jete ,jo vetem ne Korcen tende por ne mbare Shqiperine!!! Njerez ,mos e ndotni te ndjerin ne ikje nga kjo bote ,me politike ,kini respekt sic edhe kish ai per punen,popullin e vehten!!! Vetem Respekt ! R.I.P.
Shkrimi me i bukur qe lexova sot
Per ata qe gjykojne Alben me fjalet e pista te Berishes dhe bandes se tij ju them nje gje, prisni kini durim se do ti kuptoni deri ne fund se kush jane gojepistet e ngushte te Sales. Na keni ndotur gjithe mjedisin me keta palaco dhe ata pak njere qe rezistojne ju ne vend qe ti mbroni beheni njesh me gojepistet! Jazek ju qofte!
Largime të tilla nga jeta e bëjnë njeriun të pavdekshëm. Paskemi patur nevojë për kësi shembujsh. Faleminderit Robert.